Edhe FRD e Strugës u shkri në PDSH
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Edhe FRD e Strugës u shkri në PDSH
20/03/2006
Në emër të Degës së FRD-së vendimin për shkrijen e kësaj dege e bëri publik kryetari Çerkez Iljazi, i cili tha se ka pasur bisedime dhe konsultime të ngjeshura këto ditë me anëtarët e kryesisë së Degës.
Dega e PDSH-së në Strugë ka bërë publik dje në një takim me mediat shkrirjen e Degës së FRD-së në PDSH. Të pranishëm në kët takim kanë qënë zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deputeti Xhevdet Nasufi, Bardhyl Mahmuti , që së fundmi ka bërë publik angazhimin e këtij në këtë subjekt politik dhe në skenën politike shqiptare në Maqedoni, etj. Duke ju përfaqësuesve të mediava dhe të pranishmëve të tjerë në këtë takim, Mahmuti ka përsëritur arsyet e inkuadrimit të tij në strukturat e Partisë Demokratike Shqiptare. Ai theksoi se pas një veprimtarie disadekadëshe në favor të zgjedhjes së çështjes së Kosovës dhe pas një përvoje të fituar profesionale dhe shkencore, po angazhohet në skenën politike shqiptare në Maqedoni, me qëllim të realizimit të aspiratave të popullit shqiptar këtu. Mahmuti theksoi se BDI është e paaftë ti realizoi këto aspirata, për shkak të interesave individuale dhe grupore. Ai shtoi se është inkuadruar në skenën e këtushme politike për të ndihmuar për tejkalimin e vështirsive, ndërsa ka theksuar se Kryesia e PDSH-së është treguar e hapur për të gjithë ata njerëz me ideale kombëtare aspirate fisnike. Mahmuti theksoi se PDSH është boshti rreth të cilit duhet të bashkohen këto forca.
Në emër te Degës së FRD-së vendimin për shkrijen e kësaj dege e bëri publik kryetari Cerkez Iljazi, i cili tha se ka pasur bisedimedhe konsultime të ngjeshura këto ditë me anëtarët e kryesisë së Degës së FRD-së në Strugë, ndërsa në fund është vendosur që kjo degë t’i përgjigjet pozitivisht apelit të bërë nga Bardhyl Mahmuti apel ky që ka për qëllim bashkimin e forcave demokratike atdhetare shqiptare. Iljazi theksoi se shpreson që nisma e Bardhyl Mahmutit, të vihet në funksion të realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ai u ka apeluar atyre, siç ka theksuar, të gjithë intelektualët profesionistë dhe atdhetarëve të bashkkohen rrëth PDSH-së, si bosht i vetëm dhe garant i realizimit të të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni.
Zëvendëskryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka vlerësuar si hap të guximshëm veprimin e bashkimit të Degës së FRD-së në PDSH, duke shtuar se që sot të gjithë në këtë parti janë të njejtë. PDSH, tha Menduh Thaçi, nuk është parti e stazhierëve, prandaj në të nuk bëhen dallime midis atyre që kanë qenë në të kaluarën në të dhe atyre që sot bëhen pjesë e strukturave të saj. Duke kërkuar afrimin e të gjithëve në PDSH, ai ka vlerësuar se njërëzit që nuk i bashkangjiten kësaj nisme, kanë vetëm interesa grupore dhe individuale. Zëvedëskrytari i PDSH-së, ka theksuar se ky process duhet të realizohet, sepse PDSH është e bindur se procesi politik për shqiptarët në Maqedoni, është kthyer prapa.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.