I nderuari Bardhyl,
Telegram Urimi
19/03/2006
I nderuari Bardhyl,
Në pamundësi që të jem me ju në këtë rast të rëndësishëm për ju dhe lidershipin e PDSH-së, më lejoni që nga Zvicra tju uroj aderimin tuaj në PDSH.
Duke e njohur nga afër të kaluarën tuaj politike, sidomos gjatë Luftës sonë Çlirimtare si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe potencialin tuaj politik, intelektual e shkencorë jam i bindur se ju në bashkpunim me liderin e PDSH-së dhe mikun tim Arbën Xhaferi dhe kuadrin tjetër drejtues të PDSH-së, do të bëni që ambienti politik në Maqedoni të pësojë ndryshimet e nevojshme kualitative në të mirë të të drejtave legjitime të vëllezërve tanë në Maqedoni dhe për të mirë të integrimeve gjithëkombëtare.
Përkrahja ime e sinqertë për ju do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa asnjë rezervë.
juaji
Rustem Mustafa-Remi
Antar i Kryesisë së PDK-së

Komentet e ruajtura
Shumë i nderuari Z.Mahmuti përzemërsishtë të përuroj me rastin e inkuadrimit tëndë për ti udhëhequr shqiptarët e Iliridës.Nuk ka dyshim që ju me aftësit që keni do të dini që vllezërit tanë atje ti drejtoni drejt synimeve gjithkombëtare.Tradhëtit dhe devijimet që po bëhen nga klasa aktuale politike janë të patolerushme dhe shumë të dëmshme për cështjen shqiptare në përgjithsi.Në asnjë mënyrë nuk mundë të tolerohet që personat ose të afërmit e tyre që janë dëshmuar si antikombëtarë ose si bashkpuntorë të shërbimeve Jugosllave sërisht të rehabilitohen dhe të udhëheqin interesin e shqiptarëve atje.Ata ose të afërmit e tyre që të kan dënuar ty,mua dhe shumë e shumë shokë tanë me disa vjetra burgë SËRISHTË kanë poste kyqe në politikën shqiptare atje nga të cilët nuk mund të pritet asgjë pëpos pasurimeve personale dhe devijim i mëtutjeshëm i interesave shqiptare.
Z.Mahmuti,ti ke bërë shumë për Kosovën për të cilën jemi shumë mirnjohës e në vecanti ke një autoritet të jashtzakonshëm në DRENICÊN E KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARI lauratin e të cilit e mban edhe ti,prandaj të lutem të keshë parasyshë që sa herë do ta lypë nevoja Drenicën do ta keshë me ty.
Të fala Milaim Hoxhaj-Skenderaj

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.