Koktej rasti me antarët dhe simpatizantët e PDSH-së

19/03/2006
Partia Demokratike Shqiptare në hotel “Liraku” në Tetovë organizoi nje koktej rasti me antarët dhe simpatizantët ku të pranishëm ishin kreu i PDSH-së kryetari z.Arbën Xhaferi, zëvendëskryetari z.Menduh Thaçi, Bardhyl Mahmuti dhe funksionarë të tjerë të PDSH-së. Supriza e mbrëmjes ishin mysafirët nga Kosova, Jakup Krasniqi sekretarë i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, Gjeneral Sami Llushtaku, ish antrët e grupit politik për diplomaci pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sabri Kiçmari dhe Ramadan Avdiu, deputeti i Parlamentit të Kosovës Bajrush Xhemajli dhe të tjerë.Në fillim të pranishmit i përshendeti kryetari i PDSH-së z.Arbën Xhaferi i cili pasi i përshëndeti mysafirët dhe të praninishmit tha:” Që në fillim dëshiroj të theksoj se jam në hall për shkak se deri më tani duheshte të duroj tempon që e impononte z.Menduh Thaçi kurse tani duhet të duroj edhe një tempo të fortë që e imponon z.Bardhyl Mahmuti, kështu që partia jonë tani punon 24 orë në ditë”.
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Mr.Bardhyl Mahmuti
Më pas fjalën e mori Bardhyl Mahmuti i cili ndër të tjera tha: “Me 10 qershor 1978 në Tetovë kam dhënë betimin se do të angazhohem se do të angazhohem deri në realizimin e të plotë të të drejtave të shqiptarëve. Për më shumë se dy dekada, meqenëse lufta e popullit shqiptarë ishte e orientuar për realizimin e kërkesave të popullit shqiptarë të Kosovës, unë si dhe shumë shokë nga Tetova dhe vise tjera të maqedonisë u angazhuam në këtë lëvizje. Tani, pasiqë shihet qartë se pavarsia e Kosovës është e pashmangshme, nga njëra anë dhe nga ana tjetër duke parë se të drejtat e popullit shqiptarë në maqedoni ende janë larg për tu realizuar, duke parë se kjo garniturë e politikanëve që përfaqësojnë shqiptarët nuk është e aftë që të realizojë të drejtat legjitime të shqiptarëve, duke parë se gjendja ekonomike është katandisur deri në një katastrofë humanitare, duke parë se të drejtat politike janë cunguar deri në maksimum, unë ja kam për borxh vendit tim që të angazhohem. Meqense kam biseduar me shumë forca politike dhe nga të gjithat kam parë Partinë Demokratike Shqiptare si bosht rreth së cilës mund të mobilizohemi të gjithë, intelektualët, profesionistët dhe patriotet e mirfilltë, kam ra në kontakt me kryetarin dhe zëvendëskryetarin e kësaj partie dhe kemi gjetur një gjuhë të përbashkët që hapen dyert për tërë potencialin demokratik me qëllim që të bëjmë një forcë të mirfilltë demokratike dhe ti realizojmë të drejtat tona legjitime.
Kam kënaqësinë që në mesin tonë janë edhe figurat më të lavdishme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zoti Jakup Krasniqi, zoti Fatmir Limaj, Gjeneral Sami Llushtaku, ish veprimtarë i lëvizjes dhe deputet i Parlamentit të Kosovës Bajrush Xhemajli, ish antrët e grupit politik për diplomaci pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sabri Kiçmari dhe Ramadan Avdiu.
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Jakup Krasniqi
Më pas fjalën e mori Jakup Krasniqi sekretarë i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili tha:” Të nderuar bashkombas, kam nderin që t’u përshëndes në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, të përshëndes kryetarin edhe zëvendëskryetarin e PDSH-së dhe antarët dhe simpatizantët e saj. Ne sonte ndjehemi të privilegjuar për shumë arsye, parasëgjithash edhe ndjehem krenarë edhe na vjen keq që Bardhyl Mahmuti shoku ynë i idealit, luftës dhe angazhimeve politike për demokraci dhe prosperitet të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e kishim shok të idealit, shok të politikës dhe të veprimtarisë në Partinë Demokratike të Kosovës dhe për këtë po na vjen keq që po na lë neve, por po na vjen mirë që po i bashkangjitet Partisë Demokratike Shqiptare me energji të reja për ti dhënë forcë edhe intelektuale edhe poltike për realizimin e aspiratave të qytetarëve shqiptarë të maqedonisë. Ne kemi bindjen se shoku ynë Bardhyl Mahmuti do ti jep forcë dhe energji të re jo vetëm Partisë Demokratike Shqiptare por të gjithë proceseve demokratike që janë duke u zhvilluar këtu.
Kështu që Bardhylit, kryetarit z.Arbën Xhaferi, zëvendëskryetarit z.Menduh Thaçi dhe të gjithë juve ju dëshirojme fat, suksese në të ardhmen dhe suksese gjithë shqiptarëve kudo që janë
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Fatmit Limaj
Fatmir Limaj në fjalën e tij tha:”Kam kënaqësinë që sot gjindem këtu pasi që siç dihet një kohë të gjatë nuk kam pasur mundësi të vij. Dua ta nisi fjalën time aty ku e la zoti Xhaferi, është e vërtetë zoti Xhaferi që nuk do ta keshë lehtë me Bardhylin dhe Menduhin por edhe këto nuk do ta kenë të vështirë nëqoftëse e përcjellin mendimin dhe veprimin tënd politik. Sot padyshim është një moment i rëndësishëm për subjektin tuaj politik për arsye se sot po ju bashkohet një njeri i cili eshtë i shkolluar dhe i pregaditur në shkollën më moderne politike në ate perendimore, njeri i dëshmuar në të gjitha periudhat më të rrëndësishme të historisë kombëtare, në përiudhat më të vështira dhe mendoj se nuk ka nevojë që të flitet për biografinë politike, kombëtare të Bardhyl Mahmutit, i urojmë suksese atij dhe Partisë Demokratike Shqiptare për të realizuar vizionin e saj politik dhe synimet që i kanë shqiptarët në maqedoni për të qenë të barabartë me të gjithjë popujt tjerë këtu. Unë uroj që ky vizion kjo gadishmëri dhe ky vullnet politik të shfrytëzohet maksimalisht me qëllim që shqiptarët e maqedonisë t’a kenë dita ditës më mirë dhe t’i realizojnë interesat dhe synimet kombëtare. Urime juve simpatizantë dhe antarë të PDSH-së që sot në kuadër të reshtimit tuaj politik po bashkohet një njeri, i cili unë jam i bindur do të gjejë rrugën e veprimit politik, dhe ju do të jeni ata që do ta mbështeteni dhe do ta përkrahni në vizionin e tij politik. Urime edhe një herë të gjithëve”.
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Arbër Xhaferi
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Menduh Thaci
Më pas fjalën e mori zëvendëskryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi i cili pasi i përshëndeti mysafirët dhe të pranishmit tha:
“Kur vendosëm ta organizojmë këtë koktej, duke ftuar edhe mysafirë të nderuar nga Kosova, të gjithë na pyesnin për motivet e një takimi të këtillë. Në pyetjet e tyre ekzistonte një dozë e theksuar e kureshtjes mistike, duke i dhënë këtij kokteji një peshë të madhe. Arsyet për një kureshtje të këtillë, për një mistifikim të këtillë me siguri duhet kërkuar te rrethanat e jashtëzakoshme historike që impononin idenë se Kosova dhe kosovarët gjenden diku largë dhe se ardhja e tyre në këto hapësira po aq shqiptare sa edhe Kosova paraqet një rrezik latent, një konspiracion i rradhës. Ne, një kohë të gjatë i luftojmë këtw mendësi dhe përpiqemi ta normalizojmë ndwrveprimin politik, ekonomik, kulturor, sportive në mes të shqiptarëve. Së këndejmi ky koktej është në funksion të krijimit të një klime të re ku bashkëpunimi në mes të shiptarëve, ngado qofshin ata është një dukuri normale që nw të ardhmen do të marrë nxitim edhe më të madh.
Zonja dhe zotërinjë një kohë të gjatë na është imponuar vlerësimi se takimet e këtilla, të kësaj natyre lezhere, pa qëllime të mëdha janë të panatyrshme dhe se nw vete fshehin qëllime komplotiste. Sado që të përpiqem sonte të them se nuk kemi qëllime që të krijojmë aleanca të fshehta kundër askujt, megjithatë dyshimet dhe kureshtja do ta bëjnë të veten. Pra, ndjej nevojwn qw tw ritheksoj se sonte kemi për qëllim parësor që të japim një shtysë për normalizim të komunikimit të brendshëm kombëtar dhe natyrisht, në një klimë të relaksuar të bisedojmë për shumë çështje, madje edhe për ato që kanë peshë të rëndë historike.
Në këtë mbrëmje janë ftuar mysafirë profesionesh të ndryshme, të cilët nuk kanë patur mundësi që të komunikojnë drejtpërsëdrejti me përfaqësuesit e shquar politik kombëtar, kështu që sonte mund të shfrytëzojnë rastin që të komunikojnë me ta dhe t’i shpalosin shqetësimet, dilemat, idetë dhe sugjerimet e tyre. Në këtë mënyrë ne përpiqemi që të demokratizojmë ambientin politik duke e hapur krahun kontaktit të drejtpërdrejtë që ka një vlerë shumë të madhe dhe të pazëvendësueshme. Njerëzit e thjeshtë aspirojnë që të kenë mundësinë, të paktën për një cast të komunikojnë me përfaqësuesit elitarë politik të kombit, prej të cilëve, fundja varet fati i tyre. Komunikimi me opinionin vetëm përmes medimeve informative ka krijuar, jo vetëm një boshllëk të madh, por edhe një tëhuajsim (tjetërsim) në mes të popullit dhe përfaqësueve të tij.
Te shqiptarët e Maqedonisë ekziston njw interesim i gjallë për bisedimet lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës. Natyrisht se të gjithë shqiptarët janë unik sa i përket pavarësisë së Kosovës, mirëpo ekzistojnë dilema dhe shqetësime lidhur me çështjen e sovranitetit. Siç dihet pavarësia shpesh herë nuk është komplementare me idenë e sovranitetit. Vlerwsoj se kjo çështje duhet të zbërthehet në mënyrë racionale, me përgjegjësi dhe pa populizëm.
Çështja e dytë që i shqetëson shqiptarët e Maqedonisë është uniteti i faktorit politik kosovar. Në popull ekziston një përcaktim i mitizuar pro unitetit, ndonëse perceptimet e këtilla, që apsolutizojnë nevojën për unitet mund të jenë edhe të rrezikshme nëse nuk përkuzfizohet tabani, ideja mbi të cilën ngritet uniteti.
Çështja e tretë që është në fokus të interesimit të shqiptarëve të Maqedonisë është çështje e teorisë për identitet politik kombëtar, pra atij kosovar që e zvetënon identitetin etnik të shqiptarëve.
Çështja e katërt që krijon implikime strategjike edhe në Maqedoni ka të bëjë me idenë e cënimit të integritetit territorial të Kosovës etj. Pra, këto janë tema që kryesisht dominojnë në diskutimet formale apo joformale që edhe sonte mund të preken dhe trajtohen në një atmosferë krejtësisht lezhere. Pra, ne synojmë që t’i normalizojmë këto takime, këto ndërveprime, këto trajtime që kanë të bëjnë me interesat jetësore të shqiptarëve”.
Ju uroj mirëqenie dhe bashkëbisedim produktiv dhe vëllazëror. Mirëardhshi gjithmonë!
[Fotografi nga arkivi i vjetër] Sabri Kicmari
Më pas fjalën e mori Sabri Kiçmari ish antrë i grupit politik për diplomaci pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tha:” Ju përshëndes të gjithëve në mënyrë të veçantë Bardhyl Mahmutin. Zoti kryetar, është një kënaqësi e veçantë që gjendem sontë këtu në këtë solemnitet me rastin e angazhimit në PDSH, të mikut tim, shokut tim, me të cilin jam njohur për herë të parë në vitin 1988 në një bazë studentësh në banesën e Fadil Vatës. Që nga ajo kohë kemi lëvizur shpesh dhe shumë bashkë. Kemi lëvizur që nga Divjaka, një fshat në malësi e deri ne Bruksel. Jam i bindur zoti Kryetar se e njoh dinamikën me të cilën punon Bardhyl Mahmuti me atë dinamikë do të karakterizohet edhe në ditët, javët, muajt dhe vitët e ardhëshme në të mirë të çështjes së shqiptarëve në Maqedoni, dhe sidomos në të mire të integrimeve mbarëkombëtare shqiptare.
[Fotografi nga arkivi i vjetër]

Jam i autorizuar nga Rustem Mustafa i njohur si Komandant Remi, të përcjellë një telegram urimi të cilin po ua lexoj:
I nderuari Bardhyl,
Në pamundësi që të jem me ju në këtë rast të rëndësishëm për ju dhe lidershipin e PDSH-së, më lejoni që nga Zvicra tju uroj aderimin tuaj në PDSH.
Duke e njohur nga afër të kaluarën tuaj politike, sidomos gjatë Luftës sonë Çlirimtare si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe potencialin tuaj politik, intelektual e shkencorë jam i bindur se ju në bashkpunim me liderin e PDSH-së dhe mikun tim Arbën Xhaferi dhe kuadrin tjetër drejtues të PDSH-së, do të bëni që ambienti politik në Maqedoni të pësojë ndryshimet e nevojshme kualitative në të mirë të të drejtave legjitime të vëllezërve tanë në Maqedoni dhe për të mirë të integrimeve gjithëkombëtare.
Përkrahja ime e sinqertë për ju do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa asnjë rezervë.
I juaji
Rustem Mustafa-Remi
Antar i Kryesisë së PDK-së
[Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër][Fotografi nga arkivi i vjetër]

Komentet e ruajtura
LEGJENDAT E GJALLA NE TETOVE
KETA LEGJENDA TE GJALLA DUKE I DHENE MBESHTETJE BARDHYL MAMUTIT DHE PDSH ,NJIKOSISHTE PO NA TREGOJNE NE MENYR INDIREKTE SE PO BEHEN PREGATITJE QE NGADAL NE QETSI TE TERHIQET ZOTRI ARBEN XHAFERI NGA POSTIT VEPRUES I KRYETARIT TE PDSH I CILI DO TE MBES SIPAS MENDIMIT TIM KESHILLTAR I PARTIS DHE UDHEHEQES SHPIRTROR I PARTIS.NGA VET FJALA E ARBRIT DHE TE LIMAJT VEREHET QE SIPAS TE GJITHA GJASAVE BARDHYLI ESHTE PRU PER TE ZAVENDSUAR ARBEN XHAFERIN. LEGJENDAT E GJALLA NUK DO TE VININ KOT NE KETO TROJE PERVEC NJI MISIONIT TE RENDSISHEM DHE INDIREKT DUKE E PARALAJMERUAR BDI DHE DAJEN SE, NUK DO TE TOLEROJME NJI, KRIZ TE RE NDERSHQIPTARE NE MAQEDONI. BETIMI I DHENE NGA ALIU DHE FAZLIU DESHTOJE SEPSE RRETH VETES MBLODHEN DISA NJEREZ, IDEALI I KTYRE ESHTE VETEM PARAJA. BASHKVEPRIMET NDERSHQIPTARE NE NJI FORC ,NE KUALICION NE NJI TRUP VEPRUES PER QESHTJE KOMBTARE DHE VECMAS PER PROGRAME EKONOMIKE . SHPRESOJ SE BARDHYLI MAMUTI NUK DO TI BEJ GABIMET E SHOKVE TE TIJ TE ZVICRES(ALIUT ,FAZLIUT ,RAMIZIT) TE CILET I INJORUAN ATA QE METVERTET NDIHMUAN SI NE KOSOVE DHE NE MAQEDONI. PERPARSIA E BARDHYLIT ESHTE NE ATE SE MENDUH THAQI I PO I NJEH TE GJITHE ATA QE MUND TA SHFRYTZOJNE RASTIN PER TE DAMNTUAR PARTIN E PDSH, KETE MUNDSI ALIU DHE DAJA NUK E PATI DHE DESHTUAN NE PLANET KOMBTARE. SUKSESE BARDHYLIT,PDSH DHE SHQIPTARIS.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.