Merr hov iniciativa e Bardhyl Mahmutit për bashkim në PDSH
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Dega e FRD-së në Tetovë iu bashkangjit PDSH-së
17/03/2006
Merr hov iniciativa e Bardhyl Mahmutit për bashkim rreth PDSH-së
Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, projekti i Bardhyl Mamutit për bashkim të forcave intelektuale, profesionale dhe patriotike pritet që të rezultojë edhe me shumë bashkëngjitje të radhës.
Dega e Forcave të Reja Demokratike (FRD-së) në Tetovë dhe anëtarët e kryesisë qendrore të kësaj partie dje iu bashkuan PDSH-së. “Iniciativa që të bashkohen të gjithë patriotët dhe intelektualët e mirfilltë rreth PDSH-së si bosht i vetëm për artikulimin e drejtë të kërkesave kombëtare, aspiratave tona shekullore dhe të drejtave tona legjitime në Maqedoni, po has gjithnjë e më shumë përkrahje”, tha antari i PDSH-së, Bardhyl Mamuti me rastin e bashkangjitjes së Degës së FRD-së në Tetovë dhe anëtarëve të kryesisë qendrore nga kjo degë të këtij subjekti politik.
Ish-anëtari i kryesisë së FRD-së, Dr. Sadi Bexheti, me këtë rast tha se “iniciativës së Bardhyl Mamutit për bashkim të të gjitha forcave demokratike dhe atdhetare për realizimin e të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni vendosëm që edhe ne t’i bashkëngjitemi”. Me të njëjtën përmbajtje foli edhe ish-kryetari i Degës së FRD-së në Tetovë, Alajdin Hasani, i cili mes tjerash tha se kjo bashkëngjitje erdhi në shprehje si rezultat i thirrjes për bashkim të Bardhyl Mamutit, dhe krejt kjo me qellim kështu të bashkuar, sa më shpejtë të krijojmë klimë që të vijë në shprehje realizimi i të drejtave të shqiptarëve.
Zëvendëskryetari i PDSH_së Menduh Thçi, me këtë rast iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përsa u përket rrjedhave të fundit politike në vend. Në lidhje me raprtin që dha Ministria e Punëve të Brendshme për rastin e fundit në Kndovë, Thaçi tha se kjo trgon se Ministria përkatëse edhe një herë tregon se nuk është e gatshme që të jetë tranparente ndaj qytetarëve dhe ti pranojë fajet dhe gabimet që ka bërë jo vetëm me rastin e Kondovës por edhe me shumë raste të tjera.
Pyetjes se sa ka njohuri PDSH-ja në lidhje me publikimet e fundit nëpër mediat e huaja se ekzistojnë paralajmërime përgatitje të situatave të pakëndëshme për një konflikt të mundshëm në Maqedoni dhe më gjërësidomos gjatë kohës së zgjidhjes së statusit të Kosovës, Menduh Thaçi tha se “informatat e mija flasin se nuk ka gjasa teorike për një destabilizim të serishëm dhe se këtë dezinformata bëhen nga qarqet të ndryshme me qëllim që ta pengojnë procesin e bisedimeve për Kosovën”. Për ne, theksoi Thaci është me rëndësi që Maqedonia të jetë stabile gjatë këtij procesi të rëndësishëm për Kosovën dhe unë jamë i sigurtë që pavarësia e Kosovës do të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e mëtejshëm të Maqedonisë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.