KONSTATIMI I RI
NGA LAJMET.COM
Mitreva: Shqipëria nuk mund të jep garanci për kufijt e Maqedonisë
Maqedonia vet i garanton kufijt e saj, e porositi ministrja e Punëve të Jashtme e Maqedonisë kolegun e saj shqiptar Besnik Mustafaj, i cili deklaroi se në rast të ndarjes së Kosovës, Shqipëria nuk mund të garantojë monsdryshimin e kufijve të Maqedonisë dhe Kosovës. ...
"Është kontestuese sesi një shtet fqinjë, në këtë rast si Shqipëria mund të japë garanci për kufijt e Maqedonisë. Për kufijt tonë, garanci mund të japim vetëm ne, gjegjësisht parimet e rregullores ndërkombëtare", deklaroi Mitreva sot në Shkup.
Mitreva tha se në bisedën telefonike me ministrin Mustafaj ka shfaqur faktin se, "Maqedonia është shtet unitar dhe nuk mund të flitet për pjesë, qofshin shqiptare apo maqedonase, porse bëhet fjalë për karakterin e një shteti të vetëm".
Duke u përqëndruar në Kosovën, Mitreva theksoi se Maqedonia apsolutisht i përmbahet qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, BE-së, Grupit të Kontaktit lidhur me atë se statusi i ardhshëm i Kosovës nuk mund të bazohet mbi ndarjen e saj, nuk mund të bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, madje as, që mund të bëhet fjalë për bashkimin e Kosovës drejt territoreve të shteteve tjera".
Shefi i diplomacisë shqiptare Besnik Mustafaj dje tha se "Tirana është e gatshme për çdo gjë por vetëm në rast se bahët fjalë për ndarje të Kosovës, Shqipëria nuk jep garanci për mosndryshim kufijsh", duke u përgjigjur rreth tezës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në rast të pavarsisë
“Unë dua të them se në muajin tetor kur kam qenë në Bruksel, dikush në një konferencë mëngjes pune me një numër të madh analistësh, përfshi zyrtarë të rëndësishëm të Komisionit Evropian të NATO-s, por edhe të medieve të shtypit, dikush më bëri një pyetje të ngjashme dhe pyeti për kufijtë dhe unë dhashë një përgjigje që pati një farë komenti jo të vogël, dhe thashë që “nëse Kosova ndahet në nuk japim më garanci për mosndryshim të kufijve, jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me pjesën shqiptare të Maqedonisë”, theksoi Mustafaj në emisionin "Kontrast" të televizionit satelitor shqiptar "Alsat'./V.H./Liria

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.