Marrëveshje te vogla në marrëveshje të madhe

2006-03-15 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Marrëveshje te vogla në marrëveshje të madhe

Sistemi politik i demokracisë si një kërkesë imanente e lirisë, si një domosdoshmëri e jona, po provohet edhe në këtë rajon, që deri se voni u trondit në mënyrë të tmerrshme nga regjimet ati popullore. Këtu nuk po e alarmoja (anti)klimën apo mungesën e demokracisë në rajon, e në veçanti në Serbi.
nga Bekim Rexhepi

Ndofta jo pa te drejtë do të kërkonim, të kuptojmë se çka është më e pakuptimtë në politikën e përgjegjëshmërisë. Duke shtruar disa pyetje; po pse nuk kërkohet llogari mbi ndihmat financiare të SHBA-së dhe BE-së për proceset demokratike në rajon, e në veçanti edhe në Serbi? Pse duhet të na interesoi demokracia serbe? Dhe çka po bëjmë ne shqiptaret aktualisht për Demokracinë tonë? E te tjera pytje të tilla, sepse tashmë të gjithë jemi te vetëdijshëm se rajoni ynë është i mpakur nga sistemet gjysëmake, as komunizëm e as socialreformizëm.
Sistemi politik i demokracisë si një kërkesë imanente e lirisë, si një domosdoshmëri e jona, po provohet edhe në këtë rajon, që deri se voni u trondit në mënyrë të tmerrshme nga regjimet ati popullore. Këtu nuk po e alarmoja (anti)klimën apo mungesën e demokracisë në rajon, e në veçanti në Serbi. Elemente e bollshme të sistemeve gjysmake që i përmendëm më sipër janë akoma aktivë dhe një ndërrim i shpejtuar nuk mund të bëhet për shkaqe të njohura, si infektimi i thellë ideologjik, benefitet e majme partiake dhe lukse te tjera te ngjajshme. Të gjitha ato fryrje sistematike që u bënë si insuficiencë po sherbej edhe sot, ndaj edhe po e vështërsuar kalimin e domosdoshëm në kërkesën imanete të lirisë dhe promovimin e demokracisë në shoqëri. Kjo (anti)klimë apo mungesë e demokracisë në rajon nese mund ta quajmë në këtë shikim të parë, nuk është aq e lidhur me fatin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për faktin se pesha politike e instalimit të personelit dhe e forcave ndërkombëtare në Kosovë ka rëndësin e veçant dhe te jashtzakontë në procesin që po kalojmë, madje kjo peshë është garantues më direkt në rrugëtimin tonë drejtë pavarsisë.
Fundja demokracia në Serbi është domosdo e vetë serbëve. Nga ky sistem i vlerave përfiton se cili, madje edhe „fqiu i demokratit“. Por, Kosova mund ta përbëjë një pjesë të pamfletit të demokracisë në Serbi. Jo, pse për këtë e qajmë kokën dhe mu për këtë e duam qe Serbia te jetë demokratike. Përkundër, neve do të na shkon në ndihmë një Serbi e tillë çfare është ajo sot. Duke kenë një Serbi e zhytur në hegjemoni, në krime, në kërcnime te vazhdushëm të Kosovës, neve do të na bënte më te rezistushëm, më të përpiktë në aspiratën tonë dhe realizimin e saj... Qeveria serbe e postmillosheviçit apo më mirë ta themi kështu siç duket trupkoka e regjimit të sotëm, i cili po vazhdon në të njëjtën linje ta akceptoi mënyren e vjetër te qasjes serbe për Kosovën dhe shqiptarët. Menyrë kjo sa shumë e sofistikuar dhe e proklamuar që akoma nuk i lejon serbet të mëndojnë më esull, më me realitet gjendjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Antidemokracia serbe ndaj Kosovës ua pamundëson vet serbëve hapjen e tyre drejt integrimeve në BE. Dhe gjithsesi e bënë më te koklavitshëm procesin rajonal drejtë synimeve te përbashkta për një integrim të te gjithëve. Jo pse, dhe gjithsesi ne duhet ta kuptojmë se Serbia e ka vështirë të kthehet në binarët e stabilitetit, luftrat e saj më të gjithë në Jugosllavi, kanë kenë të kushtushme dhe te mundimshme, nga kjo trullosje Serbia e ka te vështirë të qohet.
Jo vetëm sa për të ngritur supozime tona lidhur më atë se çfarë kahjen duhet të marrë Serbia, madje këtë kahje ajo nuk duhet ta marrë për shkaqet e te tjerëve, siç mund të akumulojë intern pretendimi i tyre më naivë, kjo(sipas tyre) bëhet për shkaqe të interesave te jashtme dhe jo te brendshme serbe. Nga këtu nuk mund të dilet si „puna e pazargjiut që shko në pazar e tenton te kthehet thatë“, sepse realiteti politik koinçidon në observimin e të gjitha shkaqeve identifikuese, që janë si obstruksion për integrime të përbashkëta.
Serbia e di se duhet patur edhe një marrëveshje, me ndërkombëtaret e instaluar në Kosovë dhe me palën shqiptare dhe se pasë humbjës së të drejtës për ta ushtruar çfardo pushteti teoriko-ekzekutivë në Kosovë ka marrë fundë. Realishtë kjo po ndodhë.
Ndodhë kështu realisht sepse pala shqiptare është ridimensionuar në kërkesat e saj pas luftës së fundit më Serbinë. Kërkesat politike të palës shqiptare tashmë janë të njohura në opinionin e gjërë. Madje për këtë opinion është i njohur edhe opinioni serbë, i cili ndahet në dysh, a) në serbët që duan të komentojnë këtë pamje ashtu siq duket dhe më me realitet dhe b) në serbet që e dinë këtë pamje realiteti dhe që duan ta paraqitesin këtë realitet si të brishtë dhe mos besues.
Bisedimet shqiptaro-serbe që kanë filluar për një marrëveshje të madhe me prani ndërkombëtare duket se janë fare afër, për shkak se kemi të bëjmë me skenar të limituar. Në këto bisedime arbitrari nuk mund të anashkalohet si ne rastet e më hershme të bisedave te pasukseshme. Serbia siç është paraqitur në rundin e parë të bisedimeve që u zhvilluan në Vijenë, ka dalur se nuk një faktor serioz dhe i përgaditur, madje as e aftë për t'u përballur me realitetin. Pala shqiptaret ka një avansim në rundin e parë, madje edhe kështu u agjitua nga delegacioni ynë në opinionin tonë. Është herët që në këto konverzacione të japim ndonjë mani suksesi sepse rundi i parë qe më tepër protokullar.
Vdekja e Rugovës dhe më pas edhe e Millosheviqit, nuk mund të sherbejnë për asgjë ndikuse në procesin negociator, madje mund të konkludohet saktësisht se nuk kishin asgjë të përbashkët.
Në rundin e dytë te bisedimëve pala shqiptare, hynë me një lëvizje të vogël, po të rëndësishme duke e zhgjedhur liderin e opozitës z. Hashim Thaqin, si kryesues të delegacionit në procesin negociues. Të shpresojmë se ruandi i dytë i besedimëve do të sjellë se paku një marrëveshje te vogël në letër, që t'i sherbej mundësisë për një marrveshje përfundimtare që gjithësesi do te jetë një marrëveshje e madhe për te dy palet.

15 Mars 06
[adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.