TESTIMI I POLITIK I KOSOVËS

2006-03-15 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

TESTIMI I POLITIK I KOSOVËS

Ndryshimi ndodhë gjekundi kur nuk ka rezultate, kur nuk tregohet seriozitet në qeverisje politike te institucionëve. Madje edhe kur gjërat rrjedhin ashtu si ma parë, dhe kur nuk ka shumë aspirata birokratike, shtrohet dhe në formë më normale vije si një domosdo ndryshimi, ndryshimi që është një mundësi për të freskuar ambientin nga paorit politik dhe ajo që nuk josh më zhvillimin e vendit

nga Bekim REXHEPI

Mbase askush nuk është i gatshëm dhe askush nuk është i predispozuar në mënyrë klasike të marrë një llogaritës dhe të shumëzoi me numra matematikor, si një detyrë në të cilën do të mund të nxirrnim përfundime edhe sipërfaqësore se kush është dhe kush nuk është për pavarsinë e Kosovës.
Akoma nuk kemi ndonjë insiativë të ngjajshme, siç ishte insiativa e Fances, për njohjen kolektive të Jugosllavisë së mbetur. Rasti i Kosovës tani e hapë mundësinë e insiativave, Britanikët duken më të prirur për një insativë të tillë ngase ditaditës dukën më te qartë në prononcimet e tyre rrethë zgjidhjes së statusit politik të Kosovës derisa të tjerët hezitojnë për këtë.

LOJË ME FIGURA

Situata politike në Kosovë është frustëruar befas, kur nuk „dihej“, e nuk „pritej“ dhe askush nuk mund ta marrë dhe ta thotë se kjo që ndodhi, si një ndërrim figurash në krye te institucionëve të përkohshme në Kosovë ka qenë një kurdisje e paramenduar. Se ishte ky ndrrim në favor të Kosovës kjo nuk mund te diskutohet, madje një qeverisje e re do ti shkonte shtatit dhe momentit politik. Po a ishte opozita ajo qe e kërcnoi skenën politike për një hapë të tillë ndryshimi, pa mëdyshje JO. Kjo trysni e opozitës aktuale nuk qe dhe nuk u bë siç bëhet në vendet e tjera me ashpërsi dhe bojkote. Por për çudinë e pa zakont në mediat tona dhe ne opinionin e atykëtushëm u krijua mendimi se qe një „opozitë tjetër“, e cila ndikoi më direkt dhe më fuqishëm në brendinë e pozitë, që kjo e fundit të shtrëngohet për këto ndryshime. Këto ndryshime u bënë befasisht dhe aq shpejt pa paralajmrime të mëhershme, dhe sikur qenë të kordinuara, u bënë pa marrë parasyshë atributet e të ndrruarve dhe kenë këto ndrrime te vogla dhe jo te thella siç ndodhin kur qeverit e pasuksesshme akuzohen. Në esencë Kosova kishte nevojën e ndryshimit të domosdoshëm në qeverisjet tona politike. Po ajo që s'arritëm të kuptojmë se cila ka kenë strategjia e mirëfilltë që kanë zgjedhur partitë në koalicionin LDK, AAK dhe 6 +1, për këto ndryshime te krerve të tyre dhe si argumentohen ato?
Eshtë fare e qartë se ky koalicion në pozitë u bashkua në një kërkesë për ndryshime, ndryshimet u bënë mënjëherë ashtu siç dolën edhe në opinion, duke mos i përjashtuar rezervat e mundshme dhe ndonjë akuzë naive lidhur më këto ndryshime. Nuk do të doja t'i hyja në hakë asnjë naiviteti të mundshëm politik, se cilët kenë faktoret më të kërcnushëm që sollën deri këtu. Ndryshimi ndodhë gjekundi kur nuk ka rezultate, kur nuk tregohet seriozitet në qeverisje politike te institucionëve. Madje edhe kur gjërat rrjedhin ashtu si ma parë, dhe kur nuk ka shumë aspirata birokratike, shtrohet dhe në formë më normale vije si një domosdo ndryshimi, ndryshimi që është një mundësi për të freskuar ambientin nga paorit politik dhe ajo që nuk josh më zhvillimin e vendit.

PSE DACI DHE PSE „KËSHILLTARI I TIJ“?

Vërtetë, Daci është për t'u përmendur e mbajtur në mend. Është një (se-donte-të-bëhej-me-ç'do-kusht) më i mençuri politik, më i përgjegjëshmi i përgjegjëshmërisë. Këtë teori shpejt i'a mbuloi një saten dhe i ra shkëlqimi përrallor i njeriut pa te meta. Në postin e kryetarit të parlamentit, ay e nxorri shumë shpejtë të shpërlarë figuren e tij autoritare. Madje duke e ushtruar te drejtën e tij për ti mistifikuar problemet politike me mënyra e vet që i shkonte për shtati vetëm ati. Parlamenti në mandatin e tij u aktualizua si një parlament i pa pjekur, për faktin se i mungonte debati i gjërë dhe zhvillimi i tyre. Proklamonte më dëshirë më te madhe arritjet që nuk tejkalonin zeron dhe ushqente vetën në mënyrë mediokrite me nocionin e pavarsisë. Shkarkimi nga posti i kryetarit të Parlamentit apo kuvendit të Kosovës e zuni në pushime dimrore. Vërtetë ke dimër për Dacin. Nuk la pa dhënë akuza te tipit të papjekurisë politike, duke i akuzuar zyrtaret e SHBA-së të instaluar në Kosovë se ata kanë ndikuar dhe janë pështillur në këtë lojë kundër tij. Të tilla akuza nuk duhet parë mbi simetrinë politike personale, por mbi demet që ato mund të shkaktojnë në ndërkoh edhe procesit ku ndodhet Kosova e provave të mëdha apo e testimëve politike.
Edhe „këshilltari i tij“ me po këtë naivitet u paraqit para gazetarve dhe mediave që e rrethuan kur u shkarkua shefi i tij Daci. Ay bëri akuzat e njëjta dhe lëndoi në mënyrë shpekullative se veprimi i kryesisë së LDK-së është veprim puqistë, etj. Më shumë u kuptua se dhimbja peshonte në pozitën e tij si këshilltar se sa të halli i shefit. Po si të mos rëndonte më shumë kjo humbje tek pozita e tij, sepse po ikte repotacioni i kshillëtarit për tu kthyer në gazetari ku e kishte vendinedhe më parë.
Jo të gjitha këto kenë një varg justifikimesh te mundshme, të cilat e përbëjnë thelbin e vërtetë që quan të ndryshimi. Nga ana tjetër, koalizioni në pozitë nuk dukej se kishte ndonjë nguti për ta futur Kosovën, para një akti të tillë ndrrimesh në krye, në një situatë e cila nuk përceptohej nga askushi si kaotike. Eshtë i sigurt fakti që LDK e dinte se pas vdekjes se Rugovës partia kishte nëvojë për një rirreshtim të ri dhe për një freskim te pozitave te brendshme udhëheqëse duke u orvatur t'i eliminojë pa ndonjë dhimbje të keqe të gjitha frustërimet e saja të cilat përbefasishëm nuk kishin pëlcitur sa ishte Rugova. Rugova ishte një rrypë i gjërë, por që dinte mjaftë mirë ti përmbledhte të gjitha vrimat në trupin e partisë. Dhe këtë parti e mbajti në një „kompaktsi“ te jashzakont edhe pse në shumë raste i dilte tym i dendur.
AAK-ja gjithashtu një pari e vogël dhe e zakonshme në skenën politike në Kosovë, por që krye ka një ish luftetar te pakompromisë më regjimin kriminal. Ramush Haradinaj, ish kryeministër dhe i akuzuar nga Tribunali i Hagës, akoma ruan brenda vetës një afinitet në opinionin gjërë shqiptar.
Ndërsa nga ana e strategjisë politike, ky koalicion POZITAR nuk e lufton OPUZITËN ashtu siç kemi pamjet në Shqipëri dhe Serbi. Pozitës sonë nuk i leverdis as më shumë e as më pak që t'i ketë kundërshtarët e vet politik të përçarë, ajo që mund të shihet si një arritje është suksesi i eliminimit të konfliktit politik dhe tani janë bashkuar dhe në shumë raste duket si një koalicion i gjërë e i pashpallur.

14 Mars 06
[adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.