Në Tetovë vdiq atëdhetari i madhë Memet Myrtezani-Gega

2006-03-15 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Adnan Aliti-Kopenhagë-15.03.06

Sot në Tetovë ndërroi jetë atdhetari i madhë dhe ish i dënuari politik Mehmet Myrtezani-Gega.

Mehmet -Myrtezani-Gega tanë jetën e vet ja përkushtoi cështjes kombëtare shqiptare duke filluar aktivitetet e tija atdhetare qysh në moshën e re.Ai ngriti lartë zërin e vet kundër regjimit titist,regjim ky që në mënyrë të paskrupullt j'ua mohonte shqipëtarve të drejtën për të jetuar dhe të drejtën për vetvendosje.
Popullit shqiptarë në Maqedoni përveç se i mohoeshin të drejtat në arsim, kulturë, punësim etj, kishte të ndaluar edhe përdorimin e simboleve kombëtare.

Në vitet e 60-ta Gega do të formojë grupin e vet dhe në mënyrë të organizuar do ti luftojë këto dukuri negative dhe diskriminuese që vinin nga regjimi titist në Maqedoni si dhe dëmet e mëdhaja dhe të pakonsiderueshme që i vinin nga shtresa më e poshtër e kombit nga ata shqipfolës që ishin radhitur në shërbimin sekret të UDB-së dhe në mënyrë më antinjerzore i ndjeknin atdhetarët e mëdhej duke i ndjekur dhe duke i shpionuar te padronët e tyre maqedon.Pikërisht nga udbashat shqiptarë grupi i Mehmet Gegës do të përcillet pandërprerë deri sa të bien në duart e gjakatarve maqedon.Në vitin 1968 si rezulltat i ndjekjeve aktive dhe dëshmive fallco të UDBASHVE SHQIPÊTAR(fundrinave të kombit) në gjygjë do të dënohet 1.Mehmet Myrtezani-Gega, mësues-me 7 vjet burg; 2. Faik Mustafa, student-me 5 vjet burg; 3. Abdylselam Selami-mësues, me 1, 6 muaj burg etj.

Populli shqiptar në Maqedoni meqenëse jetonte në pozita diskriminuese, grupi i Mehmet Gegës me rastin e ditës së Flamurit u mbledhën në shtëpinë e Faik Mustafës, pikërisht në vigjilje të kësaj feste kombëtare, (27 nëntor 1968) në kohën kur në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës u mbajtën demonstrata të fuqishme, dhe aty shtruan për diskutim organizimin e një demonstrate në Tetovë , Gostivar, Kumanovë, Shkup dhe në qytete tjera shqiptare. Meqë ato ditë, ishte ramazan, Mehmet Gega për ta përgaditur masën popullore për demonstratë, më 28 nëntor 1968 xhematit të mbledhur në xhaminë e sahatit i foli për rëndësinë historike të festës së Flamurit, që prej Kuvendit të Lezhës (28. XI. 1444) e deri në Kuvendin e Vlorës (28. Xi. 1912, kur u shpallë edhe Pavarësia e Shqipërisë, si dhe për padrejtësitë e shumta që i bëheshin shqiptarëve para dhe pas luftës së dytë botërore. Me propozimin e tij u bënë edhe lutje për dëshmorët e atdheut. Ndërkaq gjatë gjysmës së parë të muajit dhjetor 1968 u zhvillua një aktivitet i dendur organizativ

Në vazhdim ju sjellim një fragment nga jeta dhe veprimtaria e bujshme e të madhit Mehmet Gega.

Demonstrata e Tetovës në dhjetor 1968

Demonstratat e muajve tetor-nëntor 1968 që u organizuan në Kosovë, ndikuan fuqishëm edhe në viset shqiptare në Maqedonin perëndimore. Nismëtarë për organizimin e Demonstratës në Tetovë u bënë studentët shqiptar nga Tetova, Gostivari, Kumanova. . . , që studionin bashkë me studentët nga Kosova në Universitetin e Beogradit, Zagrebit dhe në disa fakultete të Prishtinës. Dhe në krye të këtyre aktiviteteve atdhetare u vunë mësuesit: Mehmet Gega nga Tetova, i cili në vitin 1955 u denua me 10 vjet burg, per shkak të pengimit të shpërnguljeve të familjeve shqiptare për Turqi; Hysniqemal Sherifi (i cili në vitin 1963 ishte udhëheqës i grupit patriotik e revolucionar ” Flamuri ” 52, pastaj studentët: Faik Mustafa nga fshati Shipkovicë, Ramadan Sinani nga fshati Gajre, Hysenxhevat Kalishta, Abdylmenaf Rustemi, Arbër Xhaferi, Fehmi Rufati etj. 53

Popullit shqiptarë në këto vise etnike përveç se i mohoeshin të drejtat në arsim, kulturë, punësim etj, kishte të ndaluar edhe përdorimin e simboleve kombëtare. Përkundër ndalesave shtetërore, shqiptarët i kremtonin me dinjitet festat kombëtare.

Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, më 27 nëntor 1967 në shtëpinë e Mehmet Gegës mblidhen një grup të rinjësh për të festuar këtë ditë të madhe kombëtare. Në këtë mbrëmje festive ishin të pranishëm: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Hysenxhevat Kalishta, Miftar Zymberi, Fehmi Rufati, Abylselam Selami, Xhemil Mustafa, Arbër Xhaferi, Abdylmenaf Rustemi. Atë natë derisa grupi këndonte dhe bisedonte për pozitën ee rëndë të shqiptarëve, sidomos në fushën e punësimit dhe të arsimit, vajza e Mehmetit, Valdetja do ta qëndis flamurin kombëtar, të cilin po këtë natë e përfundon. Më 27 nëntor 1967 edhe Shefit Pollozhani nga Struga, bashkë më Sejdi Llogën, Olloman Selën dhe Xhevat Lenën ngritën flamurin kombëtar dhe shkruan parullat: ” Rroftë 28 Nëntori ” , ” Rroftë populli shqiptar ” , ” Rroftë Shqipëria ” dhe të nesërmen festuan këtë ditë të madhe kombëtare. Një vit më vonë ditën e Flamurit, e festuan edhe dy grupe të rinjësh në Gostivar: Zydi Bilalli, Shaip Bilalli dhe Naim Bilalli nga Çegrani dhe Hysen Hasani dhe disa të të tjerë u tubuan në ambientet e shkollës fillore ku ngritën flamurin kombëtar dhe kremtuan këtë datë historike. Ndërkaq një grup tjetër arsimtarësh nga Gostivari në përbërje: Jusuf Dalipi, Xhavit Muharremi, Imer Imeri, Mustafë Rushiti, Refik Dauti, Flora Muharremi dhe Jamin Nuredini, pikërisht në paraditen e 28 nëntorit 1968 i vendosin flamujt në vetura dhe parakalojnë nëpër fshatrat Gajre, Florinë dhe Çegran, kthehen në qytet dhe sërish nisen e shkojnë në drejtim të kundërt , në fshatin Debresht. Pasdite Jusuf Dalipi, Jamin Nuredini, Refik Dauti, Mustafë Rushiti dhe Imer Imeri me flamur në veturë shkojnë në Mavrovë (18 km. larg Gostivarit) dhe hyjnë në restorantin e ” Haneve të Mavrovës ” duke e vendosur edhe flamurin kombëtar mbi tavolinë. Para këtyre ngjarjeve, më 18 tetor 1968 në Tetovë, u bë bojkotimi njëditësh i mësimit të nxënësve shqiptarë të Gjimnëzit të Tetovës. Ata kërkonin hapjen e paraleleve shqipe, propozim ky që ishte dhënë një vit më parë. . . mirëpo qarqet shoviniste maqedonase e pengonin sendërtimin e tij. Këtë ngjarje edhe pse të gjithë instancat politike dhe shtypi i kohës e karakterizuan si një akt të rëndë në prishjen e marrëdhënieve ndërnacionale, megjithatë pas shqyrtimit të kësaj kërkese, më 20 tetor 1968 filloi punën paralelja në gjuhën shqipe.

Populli shqiptar në Maqedoni meqenëse jetonte në pozita diskriminuese, grupi i Mehmet Gegës me rastin e ditës së Flamurit u mbledhën në shtëpinë e Faik Mustafës, pikërisht në vigjilje të kësaj feste kombëtare, (27 nëntor 1968) në kohën kur në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës u mbajtën demonstrata të fuqishme, dhe aty shtruan për diskutim organizimin e një demonstrate në Tetovë , Gostivar, Kumanovë, Shkup dhe në qytete tjera shqiptare. Meqë ato ditë, ishte ramazan, Mehmet Gega për ta përgaditur masën popullore për demonstratë, më 28 nëntor 1968 xhematit të mbledhur në xhaminë e sahatit i foli për rëndësinë historike të festës së Flamurit, që prej Kuvendit të Lezhës (28. XI. 1444) e deri në Kuvendin e Vlorës (28. Xi. 1912, kur u shpallë edhe Pavarësia e Shqipërisë, si dhe për padrejtësitë e shumta që i bëheshin shqiptarëve para dhe pas luftës së dytë botërore. Me propozimin e tij u bënë edhe lutje për dëshmorët e atdheut. Ndërkaq gjatë gjysmës së parë të muajit dhjetor 1968 u zhvillua një aktivitet i dendur organizativ. Anëtari i grupit Faik Mustafa vuri kontakte me dy studentë nga Gjakova: Agim Jakën dhe Ibrahim Rudin, me të cilët u konsultua rreth kërkesave që duhet shtruar në demonstratë. Ndërkohë u shkruan dhe u shumzuan (me ciklograf) qindra thirrje për demonstratë, të cilat u shpërndanë nëpër fshatrat përeth Tetovës dhe në disa qytete. Paraprakisht u shkruajtën edhe kërkesat në transparente. Në mbrëmjen e 19 dhjetorit 1968 (në vigjilje të kremtes së Bajramit) me porosit të Mehmet Gegës, në disa minare të xhamive të Tetovës u vendosën flamujt kombëtar shqiptar. Fillimisht, flamuri vendoset në Xhaminë e Sahatit, që gjendet ne qendër të qytetit, dhe atë e vendos Myrtezan Myrtezani (vëllai i Mehmet Gegës) ; në xhaminë e vjetër Eski Xhami e vendos Abdullah Jusufi, ndërsa në Xhaminë e Pashës Haqif Ferati. Flamuri u ngrit edhe në disa shtëpi private dhe punishte zejtare, por edhe në disa fshatra si në Radovicë, në Reçicë, në Shipkovicë, në Gajre etj. Derisa ngritja e flamurit kombëtar, për shqiptarët e Tetovës ishte një fitore e madhe, qarqet shoviniste maqedonase këtë aksion nuk e shikuan me sy të mirë, prandaj dhe organizuan një skenar provokues. Në orët e mbrëmjes të 22 dhjetorit, fotografi maqedonas Sreçko Janevski nga Tetova, e grisi flamurin shqiptar, të ngritur në punishten e Ismail Ejup Spahiut (rrobaqepës) në rrugën ” Ilindenska ” mu në qendër të qytetit. Të revoltuar nga ky akt shovinist, me shpejtësi në vendin e ngjarjes u grumbulluan dhjetra tetovarë dhe deri rreth orës 20 të mbrëmjes masa u rrit në disa qindra vetë. Masa e tubuar e ndoqi sllavomaqedonin S. Janevski, i cili gjatë ikjes me revole në dorë kërcënon shqiptarët dhe futet në ambientet e hotelit ” Makedonija ” . Protestuesit shqiptar pasi i thejn xhamat e dritareve hyjnë brenda në hotel, por ndërkohë vjen policia dhe e merrë në mbrojtje këtë provokator. Masa e revotluar shqiptare në krye të së cilës u ndodhën mjekët: Harun Jakupi dhe Mahmut Bajraktari si dhe arsimtarët: Selajdin Hyseni dhe Abdullah Kalishta, protestuan duke marshuar rrugëve të qytetit dhe hodhën parolla kundër pushtetit maqedonas dhe rreth orës 21 u shpërndan të qetë.

Nisur nga kjo situatë e krijuar, grupi i Mehmet Gegës mori qëndrim për vazhdimin e protestës. Të nesërmen më 23 dhjetor, protesta u shndërrua në demonstratë. Rreth orës 11 organizatorët e demonsratës: Faik Mustafa, Ramadan Sinani, Ismail Emini, Hysniqemal Merxhani etj, ishin tubuar përpara dyqanit të provokatorit Sreçko Janeski. Masa e demonstruesve, lëvizi nga qendra e qytetit në drejtim të kuvendit komunal dhe me këtë rast nxënësi i gjimnazit Hamit Salihu me disa shokë u futën në ambientet e komunës dhe në dritaren e një zyreje në katin e tretë e shpaluan flamurin kombëtar. Pasi njoftohet policia nga kujdestarët e komunës, aty shkaktohet një përleshje midis demonstruesve dhe ” ruajtësve të rendit ” . Policia për t´i shpërndar demonstruesit përdorën shkopinjtë e gomës, ndërsa demonstruesit shqiptarë mbroheshin me gjësende që gjenin përreth. Pas këtij marshimi demonstruesit kthehen andej ka kishin ardhur rrugës kryesore , dhe meqë ishin informuar rrejshëm se tashmë ishin burgosur disa demonstrues, masa u ndalua fuillimisht para ndërtesës së Sekretariatit për Punë të Brendshme dhe qëndruan një kohë të gjatë , duke kërkuar lirimin e të burgosurve. Më pastaj demonstruesit marshojnë në drejtim të tregut të qytetit, [[RrugaTetove-Gllobocice | rrugës që të shpije për Ferizaj]]. Gjatë rrugëtimit bashkohen punëtorët shqiptar të Kombinatit ” Tetex ”, zejtarët dhe popullata e fshatrave të Tetovës. Demonstruesit mbanin në duar flamuj kombëtar dhe transparente me parullat: ” Poshtë shovinizmi maqedonas ”, ” Kërkojmë hapjen e Universitetit të Kosovës ”, ” Kërkojmë përdorimin e lirë të Flamurit Kombëtar ” . . . , ndërsa masa parreshtur brohoriste: ” Kushtetutë, kushtetutë!, ” Flamuri, Flamuri ” , ” Duam mësim në gjuhën shqipe ” etj.

Në orët e vona të pasdites masa prej 4-5 mijë vetësh (e cila vinte akoma duke u rritur) u grumbullua në qendër të qytetit, ndërkohë që edhe përforcimet e policisë të ardhur nga Shkupi u shtuan shumë. Në këtë situatë entuziazmi të madh të përcjellur me brohorima e parulla për barazi kombëtare, para masës, djaloshi 20 vjeçar Shifajet Fetahu, u ngjit në një shtyllë metalike dhe venedosi flamurin kombëtar. Ngritja e flamurit para demonstruesve qe akti me kulminant i kësaj demonstrate.

Më pastaj demonstruesit filluan sërish marshimin drejt kinemas “ 19 nëntori ” ku policia duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe kondakët e revoleve dhe të automatikëve u përpoqën t´a shpërndajnë masën. Gjatë këtyre përleshjeve pati dhjetra shqiptarë të plagosur si dhe u arrestuan shume të tjerë. Ndërkaq në këto përleshje u shkatërrua një vetur e policisë, një kamion, shumë vetura zyrtare e private, Komiteti Komunal i LK të Tetovës, Komuna dhe zyrat e Sindikatës. . . Demonstrata nëpër rrugët e Tetovës përfundoj në orën 20 të mbrëmjes.

Manifestime të hapura në frymën e demonstratave pati edhe në: Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Preshevë si dhe në Ulqin, ku me ekspozimin e flamurit kombëtar u shpreh vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Për demonstratat e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u denuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 vetë u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “ për vepër penale kundër shtetit ” u denuan:

1. Mehmet Myrtezani-Gega, mësues-me 7 vjet burg; 2. Faik Mustafa, student-me 5 vjet burg; 3. Abdylselam Selami-mësues, me 1, 6 muaj burg; 4. Ramadan Sinani-student me 2 vjet; 5. Fehmi Rifati student me 2 vjet burg; 6. Abdylmenaf Rystemi student me 2 vjet; 7. Hysni Qemal Sherifi arsimtar me 1, 6 muaj; 8. Refki Murati murator me 2 vjet; 9. Nexhmidin Neziri mësues me 1, 6 muaj; 10: Ibrahim Rudi student me 3 vjet; 11. Agim Jaka student me 2, 6 muaj; 12. Hysenxhevat Kalaishta student me 5 muaj burg;13. Xhemil Mustafa student me 5 muaj; 14. Arbër Xhafëri student me 3 muaj ; 15. Agim M. Xhaferi student me 3 muaj burg e shumë të tjerë.

Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinjë shqiptar, që nuk kishin lidhje me demonstratat e Tetovës. Në shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagand armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet po për propagand armiqësore. Asokohe në Strugë u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet, ndërsa në Kërçovë Syrja Qura, Sali Ramadani etj.

RTVZIK-INFO-Kopenhagë

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.