Edhe pas Serbisë (falë LDK-së dhe satelitëve të saj) serbish
Edhe pas Serbisë (falë LDK-së dhe satelitëve të saj) serbishtja gjuhë edhe e
shqiptarëve
Xhevat Bislimi
Qeverisja e LDK-së, e drejtuar nga trojka tashmë famëkeqe, Rugova - Kosumi -
Daci, në bashkëpunim me disa qarqe ndërkombëtare, nuk po e lënë të qetë popullin
e Kosovës në vendin dhe shtëpinë e tij. Këmbëngulja e tyre për ta ringjallur
politikën serbe në Kosovë edhe pas Serbisë ka acaruar pa masë popullin liridashës
dhe demokrat të Kosovës. Kjo qeverisje, pjellë e asaj force politike që sabotoi
me të gjitha mjetet dhe format Luftën Antipushtuese Çlirimtare dhe Qeverinë e saj
të Përkohshme, në ditët tona nuk po lenë gurë pa lëvizur për ta bërë pakicën
serbe (5%) të barabartë me popullin shqiptar në Kosovë (90%). Përkushtimi dhe
angazhimi i tyre për këtë çështje (për trojkën çështje jetike për Kosovën!)
vërtetohet
katërcipërisht me projektet për rindarjen e Kosovës («decentralizimi»), për
rikolonizimin e Kosovës («kthimi») dhe për ribashkimin ose ripajtimin e Kosovës me
Serbinë («dialogu» me Beogradin) .
Se politika e qeverisjes së LDK-së, e drejtuar nga trojka, Rugova-Kosumi-Daci,
çon ujë në mullirin e Serbisë dhe se është në kundërshtim me përcaktimin
kombëtar, vullnetin politik dhe Luftën Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, si dhe
në kundërshtim me angazhimin e miqve tanë ndërkombëtarë, dëshmon edhe imponimi i
gjuhës serbe popullit shqiptar edhe pas Serbisë. Populli shqiptar i është
nënshtruar një presioni politik e policor, shantazhi dhe dhune mediatike të
paparë për ta pranuar gjuhën serbe si gjuhën e tij!!! Dikur kjo gjuhë u
imponohejë shqiptarëve nga pushtuesi serb, nga Serbia, ndërsa sot ajo imponohet
dhe «sponzorizohet» nga qeverisja e urryer e trojkës,
Rugova-Kosumi-Daci dhe nga miqtë e tyre ndërkombëtarë. Pas gjenocidit dhe
holokaustit në Kosovë gjuha serbe dhe çdo gjë që lidhet me serbët edhe për shumë
dekada do të përjetohet si provokim kombëtar dhe politik, do të lëndojë dhe rëndojë
shpirtin dhe psikikën e shqiptarit.
Nën trysninë, por më shumë të sunduar nga ndjenja e miqësisë për Bashkësinë
Ndërkombëtare që përfaqësohejë me pesë shkronja tashmë të pabesuara, UNMIK,
shqiptarët i bënë lëshime të mëdha pakicës serbe dhe në emër të një të ardhmeje
paqësore dhe demokratike u zotuan se do t’ia njohin të gjitha të drejtat kësaj
pakice. Kjo gatishmëri dhe zemërgjerësi e shqiptarëve u shpërdorua dhe u
keqkuptua nga një pjesë e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe nga shërbëtorja e bindur,
LDK-ja, dhe qeverisja e saj. Nuk ka shembull në botë që gjuha e një pakice (5%)
të përdoret në gjithë vendin si gjuhë zyrtare! Shikoni çfarë statusi ka gjuha
shqipe në Serbi! Dëgjojeni Oliver Ivanoviçin, të cilin po e ftojnë në
televizionin e UNMIK-ut dhe
të Agim Zatriqit për t’ua mbushur mendjen shqiptarëve se Kosova është Serbi dhe se
gjoja dy «komunitetet» tona paskan bërë luftë midis tyre e tash duhet të merren vesh
për të ardhmen e Kosovës! Sa perfidë është ky Ivanoviçi kur i hedh këto teza e sa të
trash dhe të pa dinjitet janë ata shqiptarë të LDK-së që debatojnë me të! Këtij
përfaqësuesi të pakicës serbe, ose më saktë të Beogradit, dhe kujtdo tjetër duhet
t’i bëhet e qartë se: E para, Kosova as nuk është Serbi dhe as pjesë e Serbisë (ajo
ka qenë për shumë kohë e pushtuar nga Serbia) dhe së dyti, populli shqiptar
(Ivanoviçi e quan «komunitet») dhe Kosova nuk kanë qenë në luftë me pakicën serbe,
që ai e quan poashtu «komunitet», por me Serbinë. Pakica serbe e Kosovës është vënë
në shërbim të Serbisë dhe ka luftuar përkrah saj kundër fqinjve të saj në Kosovë,
duke u bërë pjesëmarrëse e drejpërdrejtë e gjenocidit dhe holokaustit serb
në Kosovë. Prandaj, populli shqiptar i Kosovës nuk ka pse t’i nxjerr në treg lirinë
dhe drejtat e tij të fituara dhe të paguara me çmimin e jetës dhe të gjakut.
Kompromisi që po bëjnë shqiptarët duke pranuar një shtet për Kosovën e sotme nuk
është i vogël. Duhet të shkruhet dhe të thuhet qartë e me zë të lartë nga çdo
shqiptar se në Kosovë nuk jetojnë disa «komunitete», por se aty jeton populli
shqiptar (90%) dhe disa pakica etnike (10%). Ky popull i Kosovës (shqiptarët) do
t’ua garantojë, pa asnjë luhatje, të gjitha të drejtat pakicave që jetojnë me ta.
Mirëpo, pakica serbe duhet ta ketë të qartë se koha kur ka sunduar dhe shtypur,
vrarë e poshtëruar (kuptohet me ndihmën e mkinerisë vrastare shtetërore të Serbisë)
shumicën absolute shqiptare ka perënduar. Edhe pretendimi i Serbisë, i disa qarqeve
ndërkombëtare dhe i trojkës famëkeqe që pakica serbe të ketë statusin e kombit
shtetformues
në Kosovë (ta ndajë Kosovën me shqiptarët) do të dështojë me turp ose do të shpie në
një luftë të re… Këtë fakt po e apostrofojnë edhe analistët e huaj…
Përhapja, shtrirja dhe vendosja e gjuhës dhe e mbishkrimeve serbe në tërë
territorin e Kosovës, edhe në vendbanime ku as nuk ka dhe as nuk ka patur kurrë
serbë, është një aventurë e rrezikshme e qeverisjes së LDK-së dhe e atyre që e
përkrahin këtë qeverisje. Futja e gjuhës, e shkrimit dhe e mbishkrimeve serbe në
tërë Kosovën, pas një letre që bëri për këtë çështje paraardhësi i Bajram
Kosumit, të kujton kohërat e shkuara të Serbisë dhe Jugosllavisë. Me kaq lehtësi
nuk arrinte ta zbatonte politikën e saj në Kosovë Serbia edhe atëherë kur ishte
me tërë potencialin e saj ushtarak e policor në Kosovë. Zbatimi i kërkesës që
dilte nga letra për t’ua bërë shqiptarëve serbishten si gjuhë të tyre arriti
rekordin! I
gjithë «llumi» i popullit shqiptar (shërbëtor të djeshëm të Serbisë ose pjella e
tyre) me një entuziazëm të paparë, si në kohën e diferencimeve dhe leçitjeve,
pranuan dhe «jetësuan» direktivat e partisë dhe UNMIK-ut për zyrtarizimin dhe
përdorimin e gjuhës serbe në Kosovë imponimin e saj edhe për shqiptarët! Për këto
arritje nxjerrin gjoksin dhe mburren si gjeli maje plehut edhe në mjetet e
informimit ! Soji dhe sorollopi i tyre bënë një garë të panjohur më parë për
zbatimin e kësaj kërkese antishqiptare. Të inkurajuar nga ky sukses morën turr edhe
për krijimin e komunave të reja politike dhe etnike me një urdhëresë administrative
të UNMIK-ut! Qeveri se jo mahi! Kësaj qeverisje të LDK-së do t’ia kishte lakmi edhe
qeverisja e LKJ-së.
Mbishkrimet publike në shkolla, në institucione dhe në rrugë edhe në gjuhën serbe
mund të bëheshin vetëm në vendbanimet e pakicës serbe. Hyrja dhe përdorimi i
gjuhës serbe në vendbanimet shqiptare përbën provokimin më të rëndë pas luftës.
Këto mbishkrime në gjuhën serbe po fshihen dhe po nxihen kudo nga njerëz të
panjohur që nuk mund të pajtohen që gjuha serbe të jetë edhe gjuhë e shqiptarëve.
Treshja famëkeqe dhe qeverisja e saj ndoshta do të fillojnë ndjekjen dhe dënimin
e këtyre shqiptarëve që me të drejtë nuk e pranojnë serbishten si gjuhë të tyre.
Pra edhe në këtë kuptim vazhdon loja e dreqit (e Serbisë dhe argatëve të saj) në
Kosovë. Vendosja e mbishkrimeve serbe në shkolla ku nuk ka asnjë nxënës të
pakicës
serbe dhe në rrugë e vendbanime shqiptare nuk i shërben shtendosjes së marrëdhënieve
të shkatërruara ndërnjerëzore për fajin e Serbisë dhe të pakicës serbe në Kosovë.
Përkundrazi. Politika që po ndiqet nga institucionet e UNMIK-ut dhe LDK-së do ta
thellojë edhe më tej ndarjen dhe mosbesimin edhe ashtu të thellë. Këtë gjendje dhe
këtë politikë të sëmurë, të papërgjegjshme dhe konfliktuoze mund ta shërojë krijimi
dhe njohja e shtetit të Kosovës dhe e të drejtës së popullit të Kosovës për
vetëvendosje.
Veteranët e Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, qindra mijëra shqiptarë të
persekutuar dhe të burgosur gjatë kohës së pushtimimit, familjet e dëshmorëve,
familjet e viktimave dhe të të zhdukurve dhe çdo shqiptar që ka gjak shqiptari,
pyet: Pse e bëmë luftën? Pse u torturuam, u burgosëm e gjakosëm? Pse i dhamë më
të dashurit? Këto pyetje shtrohen natyrshëm nga populli shqiptar, këto pyetje
dalin nga realiteti i sotëm në Kosovë. Qeverisja e Kosovës po bëhet nga ajo klasë
politike që herë drejpërdrejtë dhe herë tërthorazi ishte bashkëpërgjegjëse për
gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovë para dhe gjatë luftës. Pastaj
ekonomia (pasuria e Kosovës) pothuaj se qind për qind është në duart e asaj
shtrese
a klase që ishte bërë dysheku i butë i pushtuesit serb. Edhe privilegjet tjera
(punën, shkollimin e të tejra) i gëzojnë kryesisht ose janë të «rezervuara» për këto
shtresa të shoqërisë. Veteranët e Luftës, të përndjekurit dhe të burgosurit,
familjet e dëshmorëve dhe populli që i vuri gjoksin pushtuseit serb jetojnë si mos
më keq. Këto janë shtresat më të varfëra dhe shpeshherë të përbuzura (nga qeverisja
e LDK-së dhe trojka e saj) të shoqërisë sonë.
Mbrapshtitë dhe rreziqet që sjell qeverisja e LDK-së dhe trojkës së saj për
Kosovën (siç është edhe imponimi i gjuhës serbe për shqiptarët) duhet të
«dridhin» shpirtin dhe të «trondisin» mendjen e çdo shqiptari që ia do të mirën
Kosovës dhe rajonit, por veçmas shpirtin dhe mendjen e asaj që ne e quajmë
inteligjencë… Kjo çështje duhet të bëhet shqetësim i pandashëm i njeriut tonë dhe
veçmas i atyre grupimeve politike që «predikojnë» dhe angazhohen për lirinë dhe
të drejtat e popullit të Kosovës, për paqe dhe stabilitet afatgjatë politik e
ekonomik në Kosovë dhe rajon, për zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshëm të
statusit të Kosovës… Për popullin tonë liria, paqa dhe siguria e Kosovës dhe e
rajonit duhet të jenë
dhe të vihen mbi interesat momentale të LDK-së dhe trojkës së saj dhe mbi interesat
momentale të UNMIK-ut dhe të atyre qarqeve që nuk po e lënë të qetë Kosovën dhe
lirinë e saj, duke ia zënë dritën e diellit…
XhevatBislimi

Komentet e ruajtura
Z.Xhevat pse ju nuk e kuptoni se shumica e ketij populli kane votuar per kete qeveri qe eshte ne pushtet, kjo "trojka" siq e quani ju ka mbeshtetjen e popullit dhe denjesishte po i zbatone kerkesat e votuesve, sa zgjedhje ne duhet ti fitojme qe ju ta kuptoni se jeni dhe keni per te qene te humbur deri sa nuk ndryshoni?.Une besoj se ti je ne gjendje ta kuptoshe kete,
dhe populli do te gjykoje me se miri edhe ne zgjedhjet e ardheshme.Presidenti(profeti) yne i ka parapare gjerat qyshe para 15 viteve kur ka kerkuar nje protektoriat nderkombetare gje qe ne e kemi tani, tani po e kerkone pavarsine dhe se shpejti do ta kemi, edhe shume gjera te mira do te vine per kete popull fale qeveris aktuale dhe nje opozite konstruktive jo destruktive!Jo nje opozite qe vret ne koke, jo nje opozite qe dergone akuza te UNMIKU ne ditet me kritike per Kosoven, jo nje opozite me SHIK.Jo nje opozite qe ka duarte e perlyera me gjake shqiptaresh.Nese keto elemente te keqija arrine opozita ti ndryshoj eshe pse tash eshte vone gjasat per te ardhe ne pushtet pas nje dekada do te rriten.

o i mjeri Xhevat.....
Ti me duket se je nji sorollop dhe llym i kmombit tone Shqiptare o i mjer a vetem LDK dhe treshi i saj te pengone
si duket ty te pengone e krejt SHQIPTARIA dhe 70 perqindshi i saj ne Kosove,po pse moire i mjere je aq FANATIK
i Dr RUGOVES pse ore i mjere e ke humbe te xhithe ate kohe ne internet per ate shkrim aq bajat dhe te pa krype
e ti qe aq teper je i lidhur me te madhen U C K dhe te nderuaren per te gjithe popullin Shqiptare ti a ke qene ne lufte
dhe a ke qene ndonjeri prej komandanteve te BLLACES.
Ore i mjere mos e tregoni maresina te tjerve por mbylle ate QQQQQQ...............ti dhe tjeret te cilet kurr nuk kini bere kurgje por kosoven dhe popullin e saje por vetem dini te shitni pallavra

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.