PDSH-ja bashkon forcat në Gostivar

2006-03-13 · Forumi historik RTVZIK · 2 përgjigje të ruajtura

[Fotografi nga arkivi i vjetër]
PDSH-ja bashkon forcat në Gostivar
13/03/2006
Menduh Thaçi, “Fitorja e partisë duhet të jetë më e rëndësishme se fitorja e individëve”
Bardhyl Mahmuti, “Ndjeva për obligim moral që të kthehem në PDSH pasi kam konstatuar se pikërisht nëpërmjet kësaj partie mund të arrihen qëllimet tona kombëtare”.

Në prezencë të Zëvendëskryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH) Menduh Thaçi dhe Bardhyl Mahmuti, të dielën në selinë e degës në Gostivar, me një solemnitet rasti është bërë shkrirja e të gjitha fraksioneve të kësaj dege që kanë egzistuar që para zgjedhjeve të fundit lokale. Në këtë takim ku të pranishëm ishin shumë anëtarë të vjetër të degës së PDSH-së në Gostivar, zëvendëskryetari i PDSH-së Menduh Thaçi mes tjerash para të pranishmëve bëri apel për unitet dhe bashkim të të gjitha strukturave partiake.

“Pa marë parasysh a jeni antarë të vjetër të partisë apo antarë të ri, bashkimi dhe unifikimi i qëndrimeve është parësor dhe i domosdoshëm. Duhet të lihen anash zënkat dhe përçarjet dhe të flasim në një gjuhë, pasi kjo është garanci për fitoren e arrdhshme të PDSH-së”, nënvizoi Thaçi. Ai me këtë rast theksoi se, “fitorja e partisë duhet të jetë më e rëndësishme se fitorja e individëve”. Ndërsa Bardhyl Mahmuti pasi bëri apel për bashkim, nënvizoi se ardhja e tij në PDSH synon kontributin për të aritur aspiratat e popullit shqiptarë. ”Mbi 30 vite kam vepruar në skenën politike të diasporës shqiptare, tani ndjeva për obligim moral që të kthehem në PDSH pasi kam konstatuar se pikërisht nëpërmjet kësaj partie mund të arrihen qëllimet tona kombëtare. Koha do të dëshmojë se unë nuk kam ardhur për interesa personale dhe për poste në këtë parti”, tha Mahmuti.

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-03-13

nga xhemil idrizi

Ndjeva për obligim moral që të kthehem në PDSH pasi kam konstatuar se pikërisht nëpërmjet kësaj partie mund të arrihen qëllimet tona kombëtare”.

Pasi qe Bardhyl Mamuti ndjen oblikim moral te kthehet ne vendilindje ,aspirata e tij per ta ndihmuar popullin e vuajtur duke, konstatuar qe nepermjet partis PDSH mund te arrihen sukseset kombtare . Duke e njohur guximin e Bardhyl Mamuti qe ne rinin e tij te hershme dhe veprimtarin e tij kam besim te madhe ne te. Perforcimet e pdsh do ti dobsoj veprimtaret tjer kombtare dhe te tjeret do ti fut ne huti . Ne keto momente historike te kombit ton /te Kosoves cdo lloj percarje do ta degradoje ceshtjen Shqiptar ne keto troje te ballkanit. Bashkim rrethe nji boshti veprues por pa ndikim partiak do te sjelle te mirat qe i kan munguar popullit. Partit, aftesit e tyre le ti tregojne ne programet e pergatitura per ta nxjer popullin nga kriza e rende ekonomike. Sikurse, jena ne dijeni qe nga vitet 90 partit Shqiptare nuk bene azgje perkunder, humben dhe ate qe e patem ,drejten e flamurit etj. Inatet nderpartiake vetem mund te na sjellin deshprime te reja dhe armiqsi mes veti dhe ndarje ne tabore te ndryshme partiake. Mendimet e ndryshme ne shoqrin ton duhet te sjellin perparim dhe ngritje te shoqris ton dhe jo percarje. Vazhdimsia e ides vetem ne kualicion me partit Maqedone na dergon ne dekadenc dhe ne deshprime te reja, sukseset tona do jene vetem ne raste se veprojme te bashkuar rrethe nji boshti kombtar. Percarsit do te bashkohen rreth nji boshti monetar te cilet do te provojne vetem te percajne bashkimin e idejave perparimtare- kombtare. Bashkveprimet do te sjellin Fitore kombin ,perfitimet do ti gezojme te gjithe dhe deshtimet duhet te ndajme ne mes veti pa neglizhenc te taborit kundershtar partiak. Te gjithve ju deshiroj sukses ,vecanrishT Bardhylit nji kthim te sukseshem ne vendlindje.

Përgjigjja 2 · 2006-04-03

Jam tepër i gezuar me rastin e kyqjes së Dr.Bardhyl Mahmutit në Politik në Maqedoni.Të them të drejtën ka ngjallë shpresa të mëdha te shqiptarët e zhgënjyer nga BDI e cila nëpërmjet gjakut erdhi në pushtet.Haram i qoft.E lus edhe Rufi Osmanin që të inkuadrohet dhe ti shporim definitivisht azilantët psikopat të Evropës.
Të uroj shumë suksese Z.Mahmuti

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.