Vdes ne burg ish-lideri serb Sllobodan Miloshevic
Hage, Vdes ne burg ish-lideri serb Sllobodan Miloshevic
Nga Ina Koxha
HAGE (11 Mars)
Ora: 14:45 “Me vjen keq qe Milloshevic vdiq pa marre denimin e merituar, per krimet qe ka bere ne Kroaci dhe Bosnje”, keshtu eshte shprehur me ane te nje deklarate per shtyp presidenti kroat Stipe Mesic.
Ora: 14:45 Ministri i jashtem francez, Philippe Douste-Blazy, ka thene me ane te nje deklarate per shtyp se Millloshevici vdiq nga shkaqe natyrale. Sipas ministrit te jashtem te Frances, Milloshevic, ishte shkaktar I lufterave ballkanike dhe i spastrimeve etnike.
Ora: 14:40 Autoritetet holandeze po hetojne rastin, pa dhene asnje shpjegim per shkaqet e vdekjes. Tribunali I Hages tha se eshte urdheruar ekzaminim i plote i kufomes. Nderkohe eshte njoftuar edhe familja e Milloshevicit
Ora: 14:35 Drashkovic: Fatkeqesisht Milloshevic vdiq pa u pergjigjur per krimet e veta Menjehere pas konfirmimit nga Gjykata e Hages per vdekjen e Millosheviçit, ka dale ne nje konference per shtyp ministri i Jashtem serb Vuk Drashkoviç. Ai tha para mediave se eshte per te ardhur keq qe qe ish-presidenti jugosllav Sllobodan Milloshe-viç vdiq pa u pergjigjur per veprimet e kryera ndaj vendit te tij.
Ora: 14:20 Solana:Me vdekjen e Milloshevicit Serbia do te ece drejt te ardhmesPërfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Havier Solana u shpreh sot se vdekja e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, mund ta ndihmojë Serbinë të shikojë përfundimisht drejt së ardhmes
Ora: 14:00 Kryeministri I vendit Sali Berisha ka reaguar sot lidhur me vdekjen e Sllobodan Milloshevicit.
"Vdekja në qeli e kasapit të Ballkanit, njeriut që u shkaktoi dramat më të mëdha në historinë e tyre moderne boshnjakëve, shqiptarëve e kroatëve, Sllobodan Milosheviçit, përbën një lehtësim për familjet e qindra mijëra viktimave të barbarisë së tij që me padurim prisnin verdiktin e drejtësisë. Por Zoti i dha verdiktin e merituar", thuhet ne njoftimin zyrtar te faqes se kryeministrise.
Ora: 13:05- Vdes ne moshen 64-vjecare, ne burgun e Sheveningenit ne Hage ish-presidenti i ish-jugosllavise Sllobodan Milloshevic. Lajmi fillimisht eshte bere i ditur nga agjensia serbe e lajmeve Beta e cila citon burimeve jozyrtare nga Haga. Sipas Betes Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake. Sipas agjencive serbe, Milloshevic ka vdekur nga problemet kardiake dhe trupi i tij i pajete eshte gjetur sot ne mengjes ne qeline e tij. Nderkaq lajmi konfirmohet zyrtarisht edhe nga Haga, sipas njoftimit te se ciles trupi i Milloshevic eshte gjetur ne oren 10 te paradites se sotme.
Ish-presidenti i Jugosllavise vuante prej kohesh nga zemra madje kishte kerkuar leje nga Gjykata Nderkombetare e Hages per t'iu nenshtuar nje ekzaminimi te hollesishem ne nje klinike ne Rusi, por qe u refuzua nga Haga. Mbi Millosheviçin rendonin tri aktakuza të veçanta për Kosovën, Kroacine dhe Bosnjë Hercegovinën. M ë 1 shkurt të vitit 2002, atij iu bashkuan në një lëndë. Akuzohej për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin në luftërat e Kroacisë dhe të Bosnjes, në vitet 1991-1995 dhe në Kosovë në vitet 1998-1999. Per kete arsye mbi te jane.
Nderkaq nga Kosova ende nuk ka ardhur ndonje reagim zyrtar lidhur me vdekjen e Milloshevicit. Megjithate eshte i njohur fakti tashme se familjet kosovare qe kane humbur anetaret e tyre ne lufte, e kane pershendetur Gjykaten e hages per venien e drejtesise, ne kohen kur Milloshevici ishte para gjyqit.
Sllobodan MILLOSHEVIC
I lindur më 20 gusht 1941 në Pozarevc, Serbi, Rrepublika Federale e Jugoslavisë (RFJ-së)
I akuzuar me: 1 Prill të 2001 nga autoritetet Beogradase
I transferohet Tribunalit të Hagës: 29 Qershor 2001
3 Korrik 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kosovën".
29 Tetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Kroacinë".
11 Dhjetor 2001, ka deklaruar se "nuk është fajtor" në të gjitha pikat e aktakuzës për "Bosnjën dhe Hercegovinen"
Kohet e fundit ka kerkuar vazhdimisht te kurohej ne Rusi, por eshte refuzuar nga Gjykata e Hages. Pritej qe gjykimi per te perfundonte brenda ketij viti.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.