Jo në BDI, por në PDSH
[Fotografi nga arkivi i vjetër]
Dr. Gjylymsere Kasapi
Jo në BDI, por në PDSH
07/03/2006
(Lidhur me tekstin “Për hatër” shqiptarët pritet të kenë gjashtë deputete”, të botuar në të përditshmen “Fakti” të datës 2 Mars 2006)
Për hirë të vërtetës, ndiej përgjegjësi që opinionit t’ia sqaroj apo t’ia them të vërtetën në lidhje me shkrimin në faqet e gazetës “Fakti”, ku jo për herë të parë nga qarqet e BDI-së, manipulohet me emrin tim, se gjoja edhe kësaj rradhe gjendem në rradhët e femrave të cilat kjo parti politike i “kalkulon” për deputete të mundëshme për zgjedhjet e arëdhshme parlamentare. Për t’i demantuar këto të dhëna, apo të pavërteta, deklaroj që prej sot me tërë qenien time intelektuale, profesionale, kombëtare dhe humane, do të përqendërohem për të dhënë kontributin tim në rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare, e bindur thellë se në këtë mënyrë më krijohet hapësirë për ta pasqyruar vizionin tim politik.
Me këtë rast i bashkangjitem grupit impozant të intelektualëve, të cilët fillojnë të rreshtohen pas idesë dhe apelit të zotëri Bardhyl Mahmutit, që vlerësohet si njëri nga figurat më të shquara politike, kombëtare shqiptare, më shumë se dy dekada, si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë dhe më gjërë. Dr. Gjylymsere Kasapi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.