SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NË SHQIPËRI...
SUNDIMI I PRINCIT GJERMAN VILHELM VID NË SHQIPËRI
7 MARS – 3 SHTATOR 1914
Sheradin Berisha
Hyrje
Dihet mirëfilli se Lufta e parë Ballkanike e vitit 1912 solli ndryshime të mëdha politike e gjeostrategjike në hapsirat e Gadishullit Ballkanik.Dhe për t´i shqyrtuar ndryshimet e bëra me luftë,e cila ende s´kishte përfunduar si dhe për të vendosur një”rend të ri drejtësie dhe paqeje në këtë rajon”më 17 dhjetor 1912 në Londër u organizua një konferencë në nivel ambasadorësh nga gjashtë Fuqitë e Mëdha:Anglia,Franca,Gjermania,
Austro-Hungaria,Rusia dhe Italia.
Lidhur me të ardhmen e Shqipërisë Konferenca vendosi që të krijohet një Shqipëri Autonome nën sovranitetin e Turqisë,pa e përfillur,Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.Pra,konferenca e Londrës nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë,nga”fakti”se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë.Konferenca që në seancën e parë në parim vendosi,që Shqipëria autonome të kufizohej në veri me Malin e Zi e në jug me Greqinë,ndërsa më 25 mars 1913 ajo përcaktoi kufijtë verilindorë,duke lënë jashtë,Kosovën dhe viset tjera etnike,të cilat kaluan nga pushtimi osman,në robërinë serbo-malazeze.Derisa i zhvillonte punimet konferenca,shtetet e “Aleancës Ballkanike”(Serbia,Mali i Zi,Bullgaria dhe Greqia)kishin pushtuar me forcë,pjesën më të madhe të tokave shqiptare.
Pas marrjes së Janinës nga forcat greke dhe të Shkodrës(22 prill 1913) nga forcat malazeze,Austro-Hungaria dhe Italia duke e parë se sundimi osman nuk mund të mbahej më në Shqipëri,para konferencës paraqitën një projekt të ri për pavarësinë e plotë të Shqipërisë.Duke u mbështetur në këtë projekt,pas një lufte të ashpër diplomatike,konferenca më 29/31 korrik 1913 përfundimisht vendosi,që Shqipëria të bëhej shtet i pavarur,asnjanës dhe të vihet nën kontrollin e Fuqive të Mëdha.Tashmë Turqia nuk do të kishte asnjë lloj suvereniteti mbi Shqipërinë.Fuqitë e Mëdha për të ndërtuar një administratë civile dhe financiare,e formoi një Komision Ndërkomëtar të Kontrollit(KNK) dhe në tetor 1912 do të dërgohet në Shqipëri.Gjatë kësaj kohe,për të vënë rendin dhe sigurinë në vend nisi krijimi i një xhandarmërie të huaj.Organizimi i Xhandarmërisë fillimisht iu la në duar Suedisë,mirëpo pas refuzimit të saj,në Shqipëri u dërguan xhandarë hollandez.Gjithashtu në mbledhjen e 31 korrikut u vendos që në krye të shtetit shqiptar të caktohet një princ i huaj,brenda 6 muajve nga vet Fuqitë e Mëdha.
Pretendentët për fronin princëror në Shqipëri
Pretendentët për fronin princëror në Shqipëri ishin të shumtë,nga disa oborre mbretërore evropiane...Pretendenti i parë për këtë fronë ishte princi francez:Franz Ferdinand Bourbon-Orleans,Duka i Montpesier.Duka ishte i afërm me familjet më të rëndësishme që qëverisinin Evropën.Ministria e jashtme franceze,e mbështeti synimin e Dukës për fronin princëror shqiptarë,por kërkoj që të fitonte përkrahjen edhe të fuqive tjera evropiane.Për këtë qëllim Duka i Montpensier do të vizitoj Shën Petersburgun ku u prit nga vet Car Nikolla II,por nuk mori ndonjë siguri për pretendimin e tij.Edhe autoritetet vjeneze nuk e mirëpritën synimin e tij për t´u bërë princ i Shqipërisë edhe pse ai kishte përkrahjen e një numri aristokratësh shqiptar.Në vitin 1913 Duka i Montpesierit në Londër vazhdimisht ishte i shoqëruar nga Isa Boletini,në përpjekjet e tij për të siguruar mbështetjen e kancelarive evropiane,për çështjen shqiptare.
Për këtë fronë pretendonin edhe dy pasardhës të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbeut:Markezi italian “Di Aluetta-s” dhe fisniku spanjoll “Don Juan Aladro Castriota y Perez y Velasco”.Një tjetër pretendent ishte princi Albert Gjika,i cili rridhte nga një derë bujare rumune me origjinë shqiptare,që kishte mbështetje kryesisht ndër kolonitë shqiptare në Rumani dhe Bullagari.1 Nga princi trashgimtar austriak Franc Ferdinanti dhe nga Vatikani mbështetej kandidatura e Dukës Wilhelm Herzog von Urach.Por kjo figurë nuk gjeti përkrahjen nga Italia,e cila së bashku me Rusinë nuk dëshironin si princ një katolik dhe sigurisht asnjë favorit të Vjenës,që do ta kthente Shqipërinë në një protektorat austriak dhe një bastion kundrejt shteteve sllave në Ballkan.2
Poashtu edhe familja Bonaparte për fronin shqiptar vuri tre kandidat:Princ Viktorin,Princ Louisin dhe Princ Roland bonaparte-s.Princin Louis e mbështeste Vatikani,ndrërsa kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolik.Pretendentë të tjerë,për fronin mbretëror në Shqipëri,ishin edhe gjermanët:Mauricio i Schonbourg-Lipe,duka Karl von Urach,princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied;anglezi Arthur of Connaught;suedezët-duka Vilhelm Soedermanland dhe Duka Karls Westgothland; princi danez Aksel;...3.
Një familje pretenduese për fronin princëror kishte edhe ajo e fisit katolik në Shqipëri:familja e Prenk Bib Dodës.Një idea e kreut të Mirditës ishte kthimi i vendit të tij në një”Piemont”të Shqipërisë katolike.Por horizonti i Prenk Bib Dodës nuk shkonte me tej se Shqipëria e veriut...!!!
Shpresa për të marrë fronin shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit të Zi.Madje Nikolla,mbajti kontakte me disa banorë të Shqipërisë së Veriut,të cilët e vizituan në Cetinje dhe si dhuratë për mbështetjen e tyre morën parë dhe armë.Mirëpo fuqitë e mëdha dëshironin një Shqipëri të pavarur e të kontrolluar nga ata e jo një Mal të Zi të zmadhuar.4
Përveq këtyre dy kandidatëve me sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga shtetet evropiane,për fronin shqiptar pretenduan edhe kandidatë mysliman
Duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman të një pjese të madhe të popullsisë së Shqipërisë,si dhe lidhjet e vjetra të feudalëve shqiptarë me elitën e ish-perandorisë osmane,Porta e Lartë,për fronin princëror shqiptar propzon: Abdyl Mexhidin,Burhan Meddinin...dhe ministrin e Luftës gjeneralin Ahmet Izet Pashën-me prejardhje shqiptare nga Manastiri.Xhonturqit parashikonin në Shqipëri të shkaktonin trazira,për t´i qetësuar prandaj me thirrjen e vendosjes së një princi mysliman në Shqipëri.Mirëpo,Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit(KNK) i vendosur tashmë prej Fuqive të Mëdha në Shqipëri,u informua prej ambasadës gjermane në Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori menjëherë masa kundër tyre.Një nga figurat më të preferuara për princ të Shqipërisë ishte edhe ajo e princit egjyptian:Ahmed Fuad Pashës,pasardhës i derës së familjes së Mehmet Ali Pashës,i cili ishte themelues i Egjiptit modern.Ahmed Fuadi kishte zhvilluar edukimin e tij ushtarak në Torino dhe konsiderohej si mik i madh i Iltalisë dhe ky fakt ishte i mjaftueshëm për të kundërshtuar Austria kandidaturën e tij.5
Këto kandidatura u refuzuan edhe nga fuqitë tjera evropiane,për faktin se nuk dëshironin që fronin princëror në Shqipëri të marrë një mysliman.
Përfundimisht në tetor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë e të miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane,u pranua që në fronin shqiptar të vjen një gjerman:princi Wilhelm Friedrich Heinrich von Wied,i cili si protestan që ishte,nuk i përkiste asnjë besimi ekzistues fetar në Shqipëri dhe ky zatën ishte fakti ndikues në vendimarrjen e Fuqive të Mëdha.
Princi Wied ka lindur më 26 mars 1876 në Neuwied am Rhein dhe i përkiste një prej familjeve më të vjetra të Evropës dhe kishte lidhje me familjet mbretërore të kohës.Ai ishte oficer i ushtrisë prusiane dhe deri para kandidimit të tij nuk kishte njohuri madje as mbi ekzistencën e popullit shqiptar.6 E ëma e princit ishte me origjinë holandeze,vet princi ishte kusheri i Kaiserit gjerman dhe nip i mbretëreshës rumune Elisabet,e cila dhe e mbrojti dhe mbështeti kandidaturën e tij për fronin shqiptar.Mbi detajet e propozimit të tij si princ i Shqipërisë nuk dihen në hollësi,por është fakt i njohur se ishte dëshira e shprehur e mbretëreshës rumune, Ministrit të Jashtëm austriak Kont Berchtoldit që bëri zgjedhjen e tij në këtë fronë.Ndrësa personalisht Kaiseri gjerman Wilhelm II ishte deri në momentin e fundit kundër kandidtaturës së tij për fronin shqiptar.Meqenëse gjendja në Shqipëri ishte brisht në fund të tetorit princ Widi pranon këtë ofertë dhe më 1 nëntor bëhet shpallja e kandidtaturës së tij si princ i Shqipërisë.7
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe minimi i shtetit shqiptarë
nga lëvizja ”Vorio-epirote”në jug të Shqipërisë
Në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914,Shqipëria në pikpamje politike ishte në një pozitë të mjeruar,sepse nuk kishte një qeverisje unike në gjithë vendin.Në të vërtet asokohe në Shqipëri sundonin shumë qeveri lokale si:Qeveria e Vlorës e kryesuar nga Ismail Qemali;në Durrës nga 12 tetori 1913 vepronte”pleqësia e Durrësit”e Esat Pashë Toptanit;në Orosh të Mirditës qeveriste Prenk Bib Doda;në Fier e Myzeqe sundonte qeveria e Aziz Pashë Vrionit;në Lezhë e Shëngjin Dedë Coku e Vat Marashi;në Shkodër qeveriste një detashment i ushtrive ndërkombëtare nën kryesinë e kolonelit anglez Filips;në Himarë qeveriste agjenti grek Spiro Milo;në Gjirokastër qeveria e Jorgji Zografos;në Mat Ahmet Zogu dhe shumë grupe mercenarësh që vepronin përgjatë kufijve veri-lindorë si:Arif Hiqmeti,Jusuf Beu etj.8
Meqenëse Fuqitë e Mëdha caktuan princ Vidin për të qeverisur në Shqipëri,Qeveria e Vlorës në krye me Ismail Qemailin,dhanë pëlqimin për ardhjen e tij në vend.Dhe për t´i hapur rrugë një zhvillimi të ri politik të Shqipërisë si dhe sigurisë së saj në të ardhmen,më 22 janar 1914,Ismail Qemali dha dorëheqje dhe pushtetin ia dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit/KNK/.Pas dorëheqjes,I.Qemaili u largua nga shqipëria(në Zvicër),por nuk hoqi dorë kurrë nga përpjekjet në interes të vendit. Ato ditë KNK administratën qendrore të Vlorës e shndërroi në një administratë lokale të varur prej tij dhe në vend të 8 ministrive u krijua një drejtori e përgjithshme dhe pesë degë me kompetenca të kufizuara.
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) i kërkoi edhe Esat Pashë Toptanit, që ta shpërndante "Pleqësinë e Durrësit”, dhe ai këtë e bëri më 12 shkurt 1914,pasi mori premtimin nga KNK-ja se më 21 shkurt do ta kryesonte delegacionin shqiptar në Gjermani, për t'ia dhënë kurorën Princ Vidit”në Kështjellën Neiwied”në emër të shqiptarëve.Po kështu edhe qeveritë tjera lokale në shqipëri(përveç në jug të Shqipërisë),u shpërbënë njëra pas tjetrës dhe u detyruan ta njohin princ Vidin si të vetmin sundimtar të Shqipërisë.
Me përqëndrimin e administratës shtetërore shqiptare në duart e KNK,gjendja e brendshme e Shqipërisë nuk u përmirësua dot,përkundrazi ajo u keqësua edhe më tepër nga lëvizjet që po përgaditeshin brenda e jashtë vendit,kundër sovranitetit dhe tërësisë tokësore të Shqipërisë,të cilat po minonin nga themelet,ekzistencën e shtetit shqiptar.Ajo që minonte shtetin shqiptarë në fund të vitit 1913 dhe në fillim të vitit 1914,ishte lëvizja për autonominë e”Vorio-Epirit”në Jug të Shqipërisë.Pas caktimit të kufirit shqiptaro-grek,me protokollin e Firencës më 17 dhjetor 1913,fuqitë e mëdha i kërkuan Greqisë t´i tërhiqte trupat e saj nga jugu i Shqipërisë.Kryeministri grek Elefter Venizellos në fund të dhjetorit, e kushtëzoi tërheqjen e ushtrisë me zgjidhjen e ishujve të Egjeut në favor të Greqisë.Dhe për t´i kënaqur kërkesat e palës greke,më 13 shkurt 1914 fuqitë e mëdha i deklaruan qeverisë greke me një not kolektive,se çështja e ishujve të Egjeut do të zgjidhet pozitivisht pasi të jenë larguar trupat e saj nga tokat shqiptare që përfshiheshin brenda kufijve të caktuar me protokollin e Firencës.Qeveria greke,formalisht,i pranoi këto kërkesa dhe nuk pushoi së bëri deklarata mashtruese se po merrte masa për të qetësuar”Vorio-Epirin”.Më 1 mars 1914 pasi u largua ushtria greke nga Korça,aty u futën repartet e xhandarmërisë shqiptare dhe menjëherë u ngritë një administratë shqiptarë nën varësinë e KNK.Ndërsa Korça u bashkua me atëdheun,në krahinat tjera të jugut(në Gjirokastër,Sarandë,Delvinë dhe në Përmetë) autoritetet greke,duke e shfrytëzuar mungesën e një qeverie të plotëfuqishme shqiptare me qëllim që t´i jepnin një bazë”të ligjshme” lëvizjes”vorio-epirote”,më 2 mars në Gjirokastër organizuan një”kongres epirot”,ku u shpallë”autonomia e Vorio-Epirit”me një”qeveri të përkohshme”të kryesuar nga Jorgji Zografos,ndërsa nën shembullin e Zografit,ndërkohë majori i ushtrisë greke himarioti Spiro Milo shpalli gjithashtu”autonominë e Himarës”në një zonë që përfshinte 7 fshatra të bregdetit të banuar me shqiptarë.9 Në këto rrethana qeveria greke mendonte t´i përdorte këto krahina si një bazë për pushtimin,në kushte më të favorshme,të pjesës tjetër të Shqipërisë së Jugut.
Ardhja e Princit Vilhelm Vid në Shqipëri
Pas një udhëtimi nëpër kryeqytetet evropiane për t´u njohur dhe promovuar si princ i Shqipërisë,Vidi niset për në Shqipëri dhe më 7 mars 1914 me anijen austriake”Taurus”të shoqëruar edhe nga tri anije luftarake italiane,angleze dhe franceze,zbarkon në portin e Durrësit.Me këtë rast çifti princëror u prit me entuziazëm nga përfaqësuesit shqiptar që kishin ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë,me bindjen se ai do t´i realizonte aspiratat e shqiptarëve.
Për kryeqytet të Shqipërisë Princ Vidi zgjodhi pikërisht Durrësin, ku edhe kishte ndikim të fortë Esat Pashë Toptani.Esat Pasha me qëllim që të siguronte një pozitë me rëndësi në kabinetin qeverisës të princ Vidit,zyrtarisht deklaroi se e mirëpret caktimin e tij për princ të Shqipërisë,por fshehurazi vazhdoi tërë kohën,të nxiste lëvizjen për një princ mysliman në vend.Luftrat e brendshme dhe trysnitë e jashtme,mungesa e strategjive politike dhe e projekteve me frymëmarrje të gjerë diktojnë zgjedhje fatale për Princ Vidin.Për rrjedhim,më 17 mars Vidi ,duke u mbështetur kryesisht te feudalët,formoi qeverinë e re shqiptare, në krye me Turhan Pashë Përmetin,një diplomat i vjetër që kishte qenë ambasador i perandorisë Osmane për 25 vjet rresht në Peterburg të Rusisë.Kabinetin e tij qeveritarë e përbënin:
1.Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme;
2.Aziz Pashë Vrioni-Ministër i Bujqësisë dhe i Tregtisë;
3..Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Kultit;
4.Dr.Mehdi bej Frashëri-Ministër i Financave;
5.Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafikeve;
6.Dr.Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit;
7.Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Botore.10
Regjimi i Vidit u sanksionua nga Statuti Organik i Shqipërisë,(ligji i parë themelor i shtetit shqiptar),i cili u përgadit nga KNK dhe bazohej kryesisht në vendimet themelore të marra nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 29 korrik 1913.
Sipas nenit 1 të këtij Statuti,shqipëria shpallej:”Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme”,nën garancinë e Fuqive të Mëdha.Me nenin 2,Fuqitë e Mëdha garantonin gjithashtu tërësinë dhe paprekshmërinë e tokave të Shqipërisë në kufijtë që kishin caktuar ato.Me nenin 3 shteti shqiptar do të ishte asnjanës dhe kjo asnjanësi garantohej po nga Fuqitë e Mëdha...Sipas nenit 7 në fronin e Shqipërisë njihej me të drejta sovrane princi Vilhelm Vid,i cili ishte kryetar i administratës civile e ushtarake dhe kishte të drejtë të emronte Këshillin e Ministrave.Organi legjislativ i Shqipërisë ishte Asambleja kombëtare.Gjuhë zyrtare dhe e detyruar në shkolla ishte shqipja.Nga ana administrative,Shqipëria ndahej në 7 sanxhaqe(prefektura),të cilat ndaheshin në kaza(nënprefektura)dhe kazatë në nahije(komuna).Statuti Organik i Shqipërisë caktoi institucionet e larta të shtetit,përbërjen e forcave të armatosura,të administratës,të financave,të drejtësisë,të arsimit...dhe garantonte ushtrimin e lirë të veprimtarisë ekonomike,shoqërore e politike.11
Me tu vendosur në fronin e Shqipërisë,princ Vidi u përpoq të zgjidhte problemin më urgjent dhe më të ndërlikuar të vendit,atë të largimit të trupave greke nga Shqipëria e jugut dhe të vendosjes së administratës shqiptare në këto vise .Por qysh në fillim ai tregoi se nuk ishte i vendosur të mbronte deri në fund,pa kompromis interesat e shtetit shqiptar.Për të zgjidhur këtë çështje ai hyri në bisedime me qeverinë”vorio-epirote” të shpallur në Gjirokastër.Dhe për këtë qëllim Vidi caktoi si komisar të jashtëzakonshëm për shqipërinë e Jugut oficerin holandez Tomson,i cili kishte ardhur në Shqipëri për të ristrukturuar xhandarmërinë shqiptare.Ky shkoi në Korfuz dhe më 10 mars zhvilloi bisedime me përfaqësuesin e”vorio-epirotëve”,Karapanon.Tomsoni,duke ditur se Fuqitë e Mëdha,KNK dhe vet princ Vidi nuk donin të kishin shumë kokëçarje,u premtoi grekëve disa të”drejta të veçanta”për popullsinë e”Epirit të Veriut”.
Kompromisi i Tomsonit ngjalli protesta të ashpra në rrethet patriotike shqiptare.Edhe qeveria e Durrësit/e Turhan Pashës/poashtu nuk e pranoi këtë kompromis,prandaj e shkarkoi Tomsonin nga detyra e komisarit dhe u shpreh kundër çdo lloj autonomie për krahinat e jugut.Në këto rrethana trupat greke për t´i realizuar planet e veta(pasi ishin tërhequr nga Korça më 1 mars)natën,duke gdhirë 2 prilli 1914 bënë një puç-komplot të armatosur më qëllim të pushtimit të Korçës.Mirëpo xhandarmëria shqiptare nën komandën e majorit holandez G.Sneller dhe korpusi i vullnetarëve me qindra fshatarë nën udhëheqjen e Themistokli Gërmenjit,intervenuan shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër e shtypën puçin e komplotistëve grek.
Repartet e xhandarmërisë shqiptare pastaj vazhduan marshimin e tyre për të marrë në dorëzim Kolonjën,Leskovikun,Ersekun etj.Dështimi i puçit të Korçës,vendosmëria e forcave shqiptare për të kundërshtuar çdo veprim shovinist e antishqiptar si dhe qëndrimi i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke që shkelnin edhe vendimet e Londrës,e bindën më në fund qeverinë greke dhe Jorgji Zografin,se nuk ishte e lehtë të sigurohej”autonomia”e plotë e krahinave jugore.Prandaj ata fuqive të mëdha u paraqitën kërkesa më të zbutura,duke pranuar tani autonominë e Korçës dhe të Gjirokastrës pa i shkëputur ato nga Shqipëria,por me kusht që të administrohen nga një guvernator me origjinë të huaj,xhandarmëria të formohej nga popullsia vendase nën komandën e oficerëve grekë me origjinë”epirote”...etj.Në të vërtet qeveria greke e bëri këtë për të fituar kohë në përpjekjet e tija për pushtimin e Shqipërisë jugore.
Qeveria shqiptare e Durrësit i hodhi poshtë këto kërkesa dhe për më tepër ajo mori vendim që të organizoheshin sa më parë reparte të reja të armatosura për të dëbuar nga krahinat e jugut pushtuesit grekë dhe për të vendosur atje administratën shqiptare.Ndonëse përballë aleancave politike ushtarake evropiane(Antantës dhe Bllokut Qëndror)Greqia mbante ende një qëndrim të papërcaktuar,ajo përkdhelej nga të dya palët,sepse ato lakmonin pozitën e saj strategjike.
Më 24 prill 1914 fuqitë e mëdha,e njoftuan Venizellosin se ishin të gatshme t´u bënin lëshime”vorio-epirotëve”dhe se mund të pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar në favor të Greqisë.E ndodhur nën një presion të gjithanshëm,qeveria shqiptare u detyrua më në fund,më 5 maj,t´ia besonte KNK zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-grek.Bisedimet ndërmjet KNK dhe përfaqësuesve”vorio-epirot” u mbajtën në Korfuz.Ato filluan më 10 maj dhe përfunduan më 17 maj me nënshkrimin e një protokolli,e që u quajt”protokolli i Korfuzit”.
Në këtë protokoll parashikohej që dy prefekturat në jug të Shqipërisë,ajo e Korçës dhe e Gjirokastrës,ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar,do të kishin një administratë më vete,pothuajse autonome,organizimi i së cilës i lihej në dorë Këshillit Ndërkombëtar të Kontrollit.Protokolli i Korfuzit sanksionon në fakt ndarjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme nga ajo e Jugut.KNK pranoi gjithashtu edhe kërkesën e Spiromilos për t´i njohur krahinës së Himarës,në një zonë që shtrihej tani në 14 fshatra të bregdetit të Jonit.
Meqenëse Italia luftoi energjikisht për arritjen e marrëveshjes së Korfuzit,për shkak të interesave të veta në Vlorë,Venizellua e kënaqi kërkesën e saj,duke i paraqitur parlamentit grek më 18 maj,projektligjin mbi lëshimin e Sazanit shtetit shqiptar dhe ky projektligj u miratua më 27 maj.Protokolli i Korfuzit do të fuqizohej pasi të ratifikohej nga qeveria shqiptare(më 23 qershor 1914) dhe nga qeveria”vorio-epirote” si dhe pasi të miratohej formalisht nga gjashtë fuqitë e mëdha.Njoftimi mbi nënshkrimin e marrëveshjes së Korfuzit e cila ishte plotësisht në kundërshtim me Statutin Organik të Shqipërisë dhe shkelte hapur sovranitetin e shtetit shqiptar,shkaktoi një indinjatë të thellë në tërë Shqipërinë.12
Shpërthimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme
Në këto rrethana gjendja e brendshme e Shqipërisë u ndërlikua shumë edhe nga shpërthimi i kryengritjes së armatosur në Shqipërinë e Mesme,kundër regjimit të Vidit.Në të vërtet kreu i kryengritësve ishte i larmishëm.Në të u rreshtuan ithtarë të ndryshëm si:partizanët e një princi mysliman,antividistët,xhonturqit,panturkistët apo panislamistët siç u quajtën ndryshe, antifeudalët...dhe pas këtij koalicioni laraman qëndronin qarqe të huaja serbe,franceze,ruse,greke,turke,italiane...,të cilat ishin të interesuar për një gjendje sa më kaotike në Shqipëri.Pra bartësit kryesor të së keqes në Shqipëri në atëkohë qenë reaksioni feudal proserb,progrek,proitalian...i udhëhequr nga Esat Pashë Toptani,reaksioni grekoman i udhëhequr nga peshkopët grek(Jakovi e Germanos),J.Zografos,Spiromilo etj,reaksioni turkoman i kryesuar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi etj.
Kryengritja e Shqipërisë së Mesme ose e rebelëve,siç u quajt ndryshe,filloi në rrethin e Tiranës.Më 17 maj 1914 u sulmua te ura e Limuthit afër Tiranës batalioni i vullnetarëve tiranas që ishte nisur në drejtim të Durrësit për të shkuar në jug,në frontin kundër shovinistëve grek.Pasi shpartalluan batalionin e vullnetarëve kryengritësit hynë në Tiranë.Të nesërmen grumbuj fshatarësh të armatosur zunë Shijakun dhe iu drejtuan Durrësit,mirëpo në hyrje të qytetit hasën në rezistencë të forcave qeveritare të Vidit.Drejtuesit e kryengritjes me këtë rast dolën hapur kundër princ Vidit dhe kërkuan një princ turk.13
Për vendosjen e një princi mysliman prej kohësh angazhohej edhe Esat Pashë Toptani.Esat Pasha edhe pse kishte dy ministri më të rëndësishme në qeverinë e Durrësit,me kohë u shpërndau armë mercenarëve të vet”kinse për t´iu bërë ballë fqinjëve”ndërsa fshehtas propagandonte nëpërmjet njerëzve të vet kundër V.Vidit,duke i këshilluar”me kërkue një mbret prej Stambollit,me qëllim që këto pshtjellime e trazime t´i sillnin fitim për ta shtie në dorë pushtetin” 14.
Qeveritarët në oborrin e princit në kohën kur po përballeshin me sulmet e kryengritësve,duke menduar se prapa kërkesave të kryengritësve qëndronte Esat Pasha,më 19 maj 1914 organizuan xhandarmërinë e Durrësit dhe e arrestuan atë në shtëpinë e tij.Goditja kundër Esat Toptanit u konsiderua nga Italia si një grusht që i jepej ndikimit të Romës në Shqipëri. Brenda qeverisë dominonte mendimi që E.Toptani duhej të gjykohej,mirëpo princi atë as nuk e denoi as nuk e nxori të pafajshëm,gjë që u indinjuan shumë besnikët e tij.Pas ndërhyrjes energjike të ministrit italian në Durrës,baronit Alioti,Vidi ia dorëzoi E.Toptanin legatës italiane e cila e mori me një luftanije dhe e dërgoi në Itali.Para se të largohej nga Shqipëria,Esati do të firmos një premtim se ai nuk do të kthehej më në shqipëri dhe se nuk do të përzihej më në politikën shqiptare ose në intrigat kundër fronit,mirëpo ai nuk do ta mbaj premtimin e dhënë.15
Pas largimit të Esatit pasuan ndryshime në qeverin e Vidit.Disa ministra më 22 maj dhanë dorëheqje nga postet e tyre ministrore me arsyetimin se”nuk durojnë të përdoren më si kukulla në duar të oficerëve holandez dhe të marrin përsipër gabimet trashanike dhe keqbërjet e tyre”.16
1.Turhan Pasha sërish mbeti kryeministër;
2.Preng Bib Doda-ministër i punëve të jashtme;
3.Aqif Pashë Elbasani-Ministër i Brendshëm dhe i Luftës;
4.Filip Noga-Ministër i Financave;
5.Dr.Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit;
6.Mithat Frashëri-Ministër i Punëve Botore dhe i Postë-telegrafave dhe
7.Abdi Toptani-Ministër i Bujqësisë.17
Largimi i Esat Pashës edhe pse u konsiderua si një fitore e madhe, kryengritja e nisur nuk u ndërpre dot,zjarri i kryengritjes u përhap edhe në krahinat tjera.
Duke shfrytëzuar sukseset e kryengritjes,krerët e saj me 3 qershor 1914 në Shijak organizuan një mbledhje,ku u zgjodh” Këshilli i Parë i Përgjithshëm” me këtë përbërje:Mustafa Ndroqi-kryetar;Xhenabi Adili.-nënkryetar,Musa Qazimi-anëtarë etj,dhe Qamil Haxhi Feza-u emrua komandant i përgjithshëm i kryengritësve.Në këtë mbledhje u miratua edhe një program politik thellësisht antikombëtar,që iu paraqit përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në KNK.Programi përmbante kërkesa për largimin e princ Vidit;për kthimin e Shqipërisë nën administrimin Turk,ose sjelljen e një princi turk të varur nga Sulltani;për ngritjen e flamurit të Turqisë;për përdorimin e alfabetit turko-arab në gjuhën shqipe;zgjedhjen e kryemyftiut të Shqipërisë nga Sheih-ul-Islami i stambollit etj.18
Kryengritësit edhe pas disa përpjekjeve për ta shtirë në dorë Durrësin nuk patën sukses,andaj iu drejtuan qyteteve tjera dhe gjatë muajit qershor ata morën Kavajën,Krujën,Peqinin dhe Elbasanin.Mbas pushtimit të Elbasanit,- Qermenika,Quksi dhe Mokra,njëra pas tjetrës bashkohen me kryengritësit,kurse në veri ata u shtrinë deri në Milot,buzë lumit Mat.Në fillim të korrikut kryengritësit marshuan drejt jugut dhe brenda pakë ditëve morën Lushnjën,Fierin,Beratin dhe nga lindja arritën deri në Pogradec,ku aty më 11 korrik nënshkruan edhe një marrëveshje të përkohshme me “vorio-epirotët”të cilët ato ditë kishin pushtuar Kolonjën,Korçën,Tepelenën dhe kishin arritur deri në Berat.
Largimi i princit Vilhelm Vid nga Shqipëria
Duke e ndjerë rrezikun nga sukseset e kryengritësve,princ Vidi bëri thirrje për ndihma nga të gjitha anët,por vetëm nga veriu mundën të vinin disa forca të pakta,ndërsa Shqipëria e jugut duke qenë përballë ndjekjeve,mizorive e shpërnguljeve nga forcat greke,nuk mundi të jepte ndihmë.Për rrjedhojë,në fund të korrikut 1914 dhe në pragun e shpërthimit të luftës së parë botërore,Shqipëria ishte në gjendje të rëndë politike.
Pushteti i qeverisë Shqiptare tashmë ishte kufizuar vetëm në Durrës e në Vlorë-(deri më 1 shtator kur ajo ra në duarë të kryengritësve);në Shqipërinë e Mesme shtrihej pushteti i kryengritësve;viset e jugut ndodheshin nën shtypjen e forcave greke,krahinat e verilindjes nën presionin e vazhdueshëm të serbëve,ndërsa Shkodra ndodhej nën administrimin e forcave ndërkombëtare.
Princ V.Vidi bëri përpjekjen e fundit për të shpëtuar qeverisjen e tij.Ai iu drejtua edhe Fuqive të Mëdha me kërkesën për të zbatuar zotimin që kishin marrë në Konferencën e Londrës për të garantuar bashkarisht pavaresinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe për këtë qëllim kërkoi formimin prej tyre të një force ndërkombëtare prej 3 mijë vetësh,për të shtypur kryengritjen. Por fuqitë e mëdha duke qenë në konflikt me njëra-tjetrën,premtuan se do të ndihmonin për të shpëtuar vetëm jetën e princit dhe të familjes së tij,por jo edhe intervenimin ushtarak atje.
Në këto rrethana,kur edhe kishte filluar lufta e parë botërore,princ Vidi u detyrua të largohej nga Shqipëria,më 3 shtator 1914 pas plotë 181 ditësh sundimi të pasuksesshëm.
Vilhelm Vidi dhe suita e tij e lëshojnë Durrësin në orën 8 të mëngjesit dhe me anijen italiane të luftës”Mizurati”kalon në Itali.Së bashku me te u larguan edhe ministrat e qeverisë ,anëtarë të tjerë të oborrit mbretëror si dhe udhëheqës të lëvizjes patriotike shqiptare,të cilët u vendosën pjesërisht në Shkodër,ndërsa një pjesë kaloi në vende të ndryshme të Evropës.Menjëherë pas largimit të V.Vidit,më 5 shtator në Durrës hynë kryengritësit dhe aty u vendos selia e”këshillit të përgjithshëm”.19
Aktet ndërkombëtare të viteve 1913-14 edhepse kishin definuar pozitën neutrale të Shqipërisë dhe garancinë e Fuqive të Mëdha për këtë statut të saj, megjithatë Shqipëria u përfshi në planet ushtarako-strategjike të fuqive ndërluftuese, veçanërisht të Austro-Hungarisë e Italisë dhe të shteteve fqinje:Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë, të cilat që nga tetori 1912 nuk rreshtnin për ta coptuar atë.
-----------
1 Peter Bartl-“Albanian”-Garat e Fisnikëve evropianë për të marrë fronin princëror shqiptar,Albanovaonline.com 14 shtator 2004.
2 Po aty
3 A.Puto:Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,Tiranë 11978,fq.566;
/G.Shpuza:Kuvendime për historinë kombëtare,Tiranë 2000,fq.156/157,
/Dr.Xh.Shala:Marrëdhëniet Shqiptaro-serbe 1912-1918,Prishtinë 1990,fq.185
4 P.Bartl:vepra e cituar
5 Po aty
6 Po aty
7 Po aty;A.Tare-Mbreti i Shqipërisë mund të ishte një anglez,Zëri-9 korrik 2002,fq.14.
8 K.Frashëri:Kryengritja e fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme(1914-1915),buletin për shkencat shoqërore,nr.1,tiranë 1954,fq.23//R.Fiçorri:Ushtritë e huaja në Shqipëri 1912-1922,Tiranë 2002,fq.144//Dr.Xh.Shala:Vepër e cituar, fq.186.
9 Historia e popullit shqiptar,(vëllim i dytë)-Prishtinë 1979,fq.403.
10 Kujtimet e sekretarit të Princ Vidit-anglezit Heatorn Armstrong-« Gjashtë muaj mbretëri « Zëri -18.03.2002,fq.19;/A.Puto:Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha 1912-1914,Tiranë 1978,fq.580-581;/Dr.Xh.Shala:Vepër e cituar,fq187;/U.Butka:Gjeniu i kombit,Drier 2000,fq.90.
11 Historia e popullit shqiptar,vepër e cituar,fq.405;/Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,Prizren 2001,fq.182.
-/”Më 10 prill 1914 në Vlorë KNK miraton përfundimisht Statutin e Shqipërisë.Ai përbëhet prej 216 nenesh të ndarë nëpër kapituj,përkatësisht:shqipëria dhe territori saj(nenet 1-6);Sovrani(nenet 7-21);popullsia(nenet 22-39);legjislacioni(nenet 40-71);organet e qeverisjes(nenet 72-140);financat(nenet 141-143);punët publike(nenet 144-148);forcat e armatosura(nenet 149-158);drejtësia(nenet 159-169);feja(nenet 170-177);arsimi publik(nenet 178-182);prona e tokës(nenet 183-194);bujqësia,tregtia dhe industria(nenet 195-208);postat,telegrafët dhe telefonat(nenet 209-210);marrëdhënie me jashtë(nenet 211-212);e drejta administrative(nenet 213-216)/.Antonello Biagini:Historia e Shqipërisë-nga zanafilla deri në ditët tona,Tiranë 2000,fq.120./
12 Historia e Popullit Shqiptarë,Prishtinë 1999,fq.226/227;/Historia e popullit shqiptar,vepër e cituar,fq.406/409.G.Shpuza:vepër e cituar,fq.159/166;/Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve,vepër e cituar,182/183.
13 Historia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë,vepër e cituar,fq.184.
14 Dr.Xh.Shala:vepër e cituar,fq.193/citat i marrë nga libri i Gaspër Mikelit:Njoftime historike për Shqypni,Shkodër 1932,fq.55/56.
15 Esat Pasha nga Italia më 18 gusht shkoi në Greqi e pastaj në Serbi dhe me një forcë të rekrutuar në territorin serb,sërish më 2 tetor 1914 do të kthehet në Durrës.Këtu ai e detyroi “Këshillin e Përgjithshëm”ta kalonte pushtetin në duart e tij dhe shpalli vehten kryetar të”qeverisë së përkohshme”dhe komandant të përgjithshëm të ushtrisë.
16 George Fred Williams:Shqiptarët,Tiranë-botoi shtypshkronja”Dielli” 1934,fq.44-45
/Më 15 qershor 1914 koloneli hollandez Tomson u vra dhe me këtë rast qindra njerëz u therën në kënetë./
17 Historia e shqipërisë dhe e shqiptarëve,vepër e cituar,fq.405.
18 Historia e popullit shqiptar(vëllim i dytë),vepër e cituar,fq.412/413.
19 Historia e popullit shqiptar,vepër e cituar,fq.417/419;/Dr.Xh.Shala:vepër e cituar,fq.200/201
/S.Vllamasi-shënim i cituar,fq.16/23.

Komentet e ruajtura

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.