Po ç'na polli?

2006-03-06 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Po ç'na polli?



Po ç'fatëkeqësi; është një moment të mbajmë Zi Kombëtare. Momenti më i
shimbshëm i historisë sonë brenda kufijve të Shqipërisë. Po kta faqezes na
harruan; harruan se kur morën përgjegjësinë të përfajqësojnë një popull të
tërë në tempullin e demokracisë dhe drejtësise kombëtare. Harruan se godina
e Kuvendit të Republikës së Shqipërise nuk është e licensuar as ë të
zhvilluar ndeshje sportive boksi dhe as ndonjë sporti tjetër fizik. E
njëkohërazi këta njerëz qe gjoja na përfajqësojnë kanë harruar se Godina e
Kuvëndit nuk është as pronë e tyre private.



Organizata të njëpasnjëshme brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë, në
synimet e tyre rreshtojnë thënjet me të cilat angazhohen në "Përmirësimin e
imaxhit të Shqipërisë", por për fat të keq që të bëjnë një gjë të tillë ata
duhet të fillojnë duke edukuar ata që në botën e jashtme quhet anëtarë të
Kuvendit Kombëtarë, por që në Shqipëri ata duhet të quhen anëtarë të klubit
"kick box"-it apo të shoqatës së fyerjeve banale me karakter grindavecësh.
Ah turp që nuk keni o njerëz të humbur; ju kurrë nuk keni për të qenë ata që
do e integroni Shqipërinë në Evropë. Evropa do i pranonte Shqiptarë që nesër
po të kishim njerëz me moral si përfajqësues të tyre. Për fat të keq partitë
politik janë shndërruar në skuadra krimi, dhe kur ju cenohet territori i
tyre ata fillojnë ta mbrojnë me grushta në Kuvend. E ardhmja e kombit është
në fijen më të hollë të historisë sonë.



E ndërsa ndjehem shum i mjeruar për gjendjen gracken në të cilën vendi ynë
ka rënë, ndërmend më vijn fjalët e poetit tonë ta madh, Pashko Vasa, që
thotë " Çonju Sqytpar prej gumit conju"! Çonju o njerëz që kjo gjendje ua
vret ndjenjen tuaj fisnike, çonju o gazetarë që me fjalët tuaja të mbroni të
drejtat e një populli dhe kombit të cilit ju i përkisni dhe për të cilët ju
pranuat të betoheni se do të luani rolin moral që i keni dhënë vetes kur
jeni betuar ta ushtroni këtë profesion të shejntë.



Mjaft! Është koha të dalim nga kjo grackë, është koha ti themi ndal kësaj
gjendjeje të mjerueshme. Të gjithë e dimë se grindjet banale mes
pseudo-kuvendarëve dhe përfajqësuesve tanë në kuvendin e Shqipërisë nuk
është që të ndihmojnë familjet që ushqehen me lista 15 vjeçare; me një fjalë
borxhe të pafundme varfërie që po e shkatërrojnë jetën dhe familjen
shqiptare dita ditës. A mos vallë e keni vënë re se sa vrasje makabër kanë
ndodhur gjatë vitit të kaluar në territorin e Shqipërisë, kjo është
përgjigjja që paralemnatrë duhen të jenë të indinjuar për ti gjetur
pergjigjen me qëllim për ta parandaluar ata. Për të most hëenë që këto
vrasje e kanë zanafillen në Kuvendin e Shqipërisë.



Kuvendi i shqipërisë me përjashtim të dy apo tre njërëzve, është kthyer si
një arenë kundërshtimesh të pa nevojshme. Mashkullit Shqiptarë nuk i pëlqen
të drejtohen me rreptësinë e ligjit kur ai ushtrohet nga një grua. Përsëri
ne mend me bien disa fjalë të mençura, që thonë, kuvendarët me makina të
mira, shtëpi e pushime luksoze, losing rahen por nuk kuvendojnë, pika që su
bie se djersën e popullit ata po shfrytëzojnë.



Alban Bytyqi

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.