Policia maqedonase intervenoi në fshatin Kondovë

2006-03-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Policia maqedonase intervenoi në fshatin Kondovë
02/03/2006
K O M U N I K A T Ë

Sot në orët e hershme të mengjesit,sipas metodave të skuadronëve të vdekjes, policia maqedonase intervenoi në fshatin Kondovë, me ç`rast u vra një person , Enver Xhaferi, plagosi Fatmir Lurin dhe burgosën një shtetas i Shqipërisë.

PDSH-ja nuk dëshiron që të spekulojë për motivet e këtij intervenimi spektakular dhe brutal ,por shpreh brengosje për metodat tashmë të shndëruara në sistem të policisë maqedonase .

Ky intervenim në një fshat, Kondovë që për një kohë te caktuar u bë vatër e brengosjes së të gjith faktorëve paqëdashës , të brendshëm apo të jashtëm dhe që me mund të jashtëzakonshëm u qetësua , flet për tendenca që në Maqedoni sërishë të shfaqen vatrat e destabilizimit.

PDSH-ja ishte angazhuar me të gjitha kapacitetet e saja që të zgjidhet nyja e krizës në fshatin Kondovë dhe së këndejmi ka të drejtë morale dhe politike që të kërkojë përgjegjësi prej qeverisë së Maqedonisë.

Tashmë është e qartë që policia maqedonase nuk është e trajnuar që të burgosë të dyshuarit por të vrasë dhe të tmerrojë në gjumë njerëzit dhe anëtarët e familjeve të tyre. Me këto metoda anakronike që zbaton policia maqedonase nuk mund të arrihet paqa dhe qetësia , por të shtohet deri në masat të pakontrolluara dislojaliteti I qytetarëve ndaj sistemit.

Deri më tani , pas nënshkrimit të marreveshjes së Ohrid janë organizuar disa ekspedita të këtilla policore që për pasojë ka pasur vdekje të qytetarëve të pafajshëm dhe traumatizim të qytetarëve që janë shndëruar në objekte të trajnimit të brutalitetit të policisë.

Këto eksedita jo vetëm që mbjellin urretje të qytetarëve ndaj sistemit , jo vetëm i thellojnë antagonizmat ndëretnike, por edhe largojnë Maqedoninë nga proceset intergruese në NATO dhe EU .

Fajtorët objektivë i këtyre incidenteve me pasoja të këtilla janë të gjithë anëtarët e koalicionit qeveritar .

Duke u nisur nga e drejta që garanton jetën e cdo qytetarit , duke konstatuar se e drejta për jetë e shqiptarëve është e privuar në shumë raste, duke konstatuar se intervenimet e këtilla organizohen vetëm kundër shqiptaërve që për pasojë kanë vdekjen e qytetarëve të pafajshëm , PDSH-ja kërkon urgjentisht dorëheqjen e ministrit dhe të zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Këtë kërkesë PDSH-ja e mbështet në standarde demokratike dhe në përcaktimin e saj për rruajtjen e paqës së brishtë.

KOMISIONI PËR INFORMIM I PDSH-SË

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.