Partia Nacionale Demokratike i bashkangjitet PDSH-së

2006-03-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Partia Nacionale Demokratike i bashkangjitet PDSH-së
02/03/2006
KOMUNIKATË PËR OPINIONIN

Duke parë rrjedhat e fundit politike dhe sociale në Maqedoni, të brengosur thellësisht me degradimin e gjendjes së përgjithshme shoqërore të shqiptarëve, Partia Nacionale Demokratike në mbledhjen e saj të fundit me datë: 01.03.2006 vendosi të njoftojë opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë se mijëra antarë, nënshkrues dhe simpatizant të PND-së I bashkohen inisiativës së z.Bardhyl Mahmuti për bashkërenditje të përbashkët të forcave politike shqiptare dhe me gjithë potencialin tonë intelektual, professional, patriotik dhe material t’i bashkangjitemi Partisë Demokratike Shqiptare për të formuar një bashkim demokratik shqiptarë të mirëfilltë. Duke parë situatën politike sot në Maqedoni ftojmë intelektualët, patriotët dhe popullatën në mënyrë masive t’i bashkangjiten kësaj inisiative sa nuk është vonë.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.