Bardhyl Mahmutit “PDSH-ja, boshti rreth të cilit duhet të ba

2006-03-02 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

[Fotografi nga arkivi i vjetër]

Shkas Bardhyl Mahmutit “PDSH-ja, boshti rreth të cilit duhet të bashkohemi

MBAJU ALI AHMETI:

PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE

Lajmi se Bardhyl Mahmuti u prit në zyret e PDSH-së nga kreu më i lartë i kësaj partie duhet të gëzojë çdo shqiptar në Maqedoni dhe më gjërë. Ky hap është një hap i mençur politik i veprimtarit të njohur të çështjes shqiptare, i cili për dy dekada e më tepër ka shkrirë çdo qelizë të gjakut dhe mendjes së tij për avancimin e aspiratave të kombit shqiptar në luftën e drejtë për liri dhe pavarsi. Nuk ka intelktualë, aktivist politik, ushtarë të UCK-së, invalidë të luftës që nuk kanë dëgjuar për bujarinë, mikëpritjen, guximin, drejtësine dhe trimerinë e Bardhyl Mahmutit. Në momentet më kritike të kombit shqiptar, ai i ka dalë zot interesave të kombit, ka thirr për unitet dhe ka mbrojtur në mënyrë shembullore idealet e luftëtarëve të lirisë, kur të tjerët kanë bërë sehir nga larg duke pritur fundin e skëterrës në vitin 1999 në Blacë. Nëse mençuria e Bardhylit ka pasur guxim në kohën më të vështirë t’u dalë përballë faktorit ndërkombëtarë dhe të mbrojë idealet e luftës se komandantit tonë legjendar Adem Jashari për liri dhe pavarsi, reagimin e tij në vitin 2001 kundër anomalive të udhëheqjes së PDSH-së vetëm shpirtkëqinjët dhe halabakët e BDI-së që nuk vënë interesin e qytetarëve shqiptarë në rend të parë mund ta kenë kuptuar gabimisht dhe ta keqinterpretojnë për intersa miskine në strofullin e Branko Cervenkovskit.

E nisa këtë shkrim kësisoji, pasi para një viti skoevcat e BDI-së me urdhërin e Ali Ahmetit, ose siç e kam quajtur njëherë Ali Baba kreu aktin e “Llakërdisë Toptan” me dyzet hajdutët në zgjedhjet lokale në Maqedoni, patën aktivizuar makinerinë e luftës propgandistike kundër Bardhyl Mahmutit, pas disa spekulimeve të shtypit për takimet e tij miqësore me liderin e PDSH-së, z. Arbër Xhaferin. Gjë që e detyruan z. Bardhyl Mahmutin të reagojë dhe të prononcohet për angazhimin e tij politik në Maqedoni. Kush i ka përcjellur reagimet e tij, ose e ka vizituar web faqen www.bardhylmahmuti.com, e ka të qartë se Bardhyl Mahmuti patë paralajmëruar BDI-në se kur do të vendosë të angazhohet në politikë, i pari që do të merr vesh këtë lajm të MIRE do të jetë vetë Ali Ahmeti. Tani lajmi është: “PDSH-ja, boshti rreth të cilit duhet të bashkohemi”

Po bëhen katër vite që Ali Ahmeti u patë premtuar shqiptarëve se me realizimin e “Marrëveshjes së Ohrit” çdo gjë do të jetë në rregull dhe në favor të shqiptareve. Prej atëherë e deri më sot janë realizuar në rritje vetëm projektet e pamundësisë për shqiptarët për të mbetur në kufijtë minimal të ekzistencës. Janë realizuar vrasje të kundërshtarëve politikë, deri sa edhe të pafajshmit, qytetarët e rastit nuk janë kursyer. Janë realizuar largime nga puna të shqiptarëve dhe janë zëvëndësuar me maqedon si gjest i vullnetit të mire për integrim në Strumicë. Janë realizuar standarde për kujdesin e grupeve kriminele dhe mafioze, në vend që të realizohen standardet e statusit të familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, të atyre që lufta e vitit 2001 i la pa kulm në krye. Janë realizuar ligje për të dënuar gazetarë nga shteti Amë, për të kontrolluar mediat shtetërore dhe për të penguar punën e TV-ve private, në vend që gazetarët të jenë të lirë në punën e tyre, mediat shtetërore të jenë publike, kurse mediat tjera private të mos kërcënohen nga halabakët e BDI-së. Janë realizuar dhe ndarë komuna rurale për shqiptarë duke lënë pasuritë e tyre nën adminstrimin e shtetit unitar, në vend të decentralizimit të drejtë dhe vetëadministrimit të pasurive tona. Janë realizuar ndarje të qyteteve ku shqiptarët do të jenë viktima të përqindshave në përdorimin e gjuhës shqipe, në vend që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë. Janë realizuar kontrata biznesi për larjen e parave të pista të narkomafiozëve, në vend të krijimit të kushteve për siguri të investitorëve dhe kapitalit të tyre ligjor. Janë realizuar ndërtime prej guri dhe mermeri me na lënë me kujtesë heroike për mbytjen e varfërisë që po troket në çdo derë shqiptare në Maqedoni. Janë realizuar akte normative për pedagog partiak te shpallin konkursin e korrupcionit nëpër shkolla, në vend të konkursit të vlerave. Janë realizuar rrugë për veprim legal të bandave për të shtrirë për tokë udhëheqësit fetar në mënyrën më të poshtër, në vend të mbrotjes të sigurisë dhe lirisë së tyre.

Mbi të gjitha, më e keqja, është realizuar mbyllja e konteksteve shqiptare në Maqedoni, është harruar Ilirida në emër të një integrimi vullgar, hibridë, i papërshtatshëm, aq më tepër artificial dhe anakronik, duke na kujtuar periudhën e hidhur të djeshme me Piti Gula, Dellqeva dhe ASNOME. Mbyllja e kontesteve shqiptare nga kreu i BDI-së arsyetohet me integrimet rajonale dhe globale. Shumë qesharake. Atëherë çka ju desht lufta gjenocidale sërbëve në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, pasi ata një ditë do të ishin të integruar me kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët në integrime rajonale dhe globale!? Përse arkitekti i luftës në Maqedoni, siç ka qejf ta quan veten z.. aLI Ahmeti, e nisi luftën për çlirim kombëtar për ta shndrruar në kryengritje për të drejta më të mëdha dhe për të përfunduar në integrimin e strofllës së LSDM-së për t’i bërë temena Republikës se Krushevës. Kurse, nga ana tjetër, te elektorati shqiptar per t’u legjitimuar paraqitet me uniforma të luftës, me spote ushtarake dhe buste të Skenderbeut. Dhe krejt kjo është HIPOKRIZI. Kurse shqip i thonë: RRENE.

Për katër vjetë radhazi Kupa e Realizimeve nga Ali Ahmeti është mbushur me RRENA dhe sot ka detyruar Bardhyl Mahmutin, por edhe shumë tjerë, të shpallin LAJMIN, mbahu Ali Ahmeti: “PDSH-ja, boshti rreth të cilit duhet të bashkohemi”. Vendimi i Bardhyl Mahmutit për bashkim rreth partisë opozitare shqiptare (PDSH) është hap i mençur politik dhe tepër i guximshëm, por para se gjithash është një kthesë e madhe në politikën e shqiptarëve të Maqedonisë. Një shpresë për të ndalur fragmentizimin e mëtutjeshëm të spektrit opozitar politik shqiptar, për të ndalë politikën e mahallave, mentalitetin e klaneve, bajraktarëve, etj. Shkurt dhe shqip: për të kthyer butonin e sigurimeve të shtetit unitar në gjendjen “DESABLED”. Thirrja e tij për bashkim rreth PDSH-së është një thirrje që ju drejtohet intelektualëve, punëtorëve, studentëve, nxënësve pa dallim gjinie, është thirrje për të gjithë ata që kanë diçka të thonë pa frikë se do të persekutohen nga xhelatët e verbëruar partiak. Është një thirrje për kthim në vlera ndër shqiptarët e Maqedonisë.

Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë kohë për pritje, nuk kanë nevojë për integrime në Strumicë dhe në rebelimet e katuneve Krusheviçka të para 100 vjetëve. Nuk kanë nevojë për identitet të ri përderisa e kanë të ngulitur identitetin e tyre në zurretin ilir dhe miletin Skenderbeg. Këtë të drejtë, ne që mendojmë ndryshe, nuk ua kontestojmë edhe BDI-së që verbërisht me Ali Ahmetin është futur atje ku trupi është i paidentifikuar me shpirtin.

Shqiptarët kanë nevojë për integrime shqiptare, për bashkim kombëtar dhe për vlera kombëtare. Ata nuk kanë nevojë për shumë parti, nuk kanë as resurse dhe as energji për parti të reja për shkak të numrit dhe pozitës së tyre të disfavorshme në Maqedoni si në planin politik, ekonomik, social, kulturor dhe sportiv. Këtë gjendje të disfavorshme e ka kuptuar më mirë se krejt Mr. Bardhyl Mahmuti dhe ka vendosur të zgjedh edhe një herë në karrierën e tij politike rrugën më të vështirë, rrugën e mundimit, rrugën për unitet dhe integrim brendashqiptar, rrugën për të bashkuar grupet e ndryshme politike opozitare në Maqedoni, për të ndërtuar vlera të mirëfillta demokratike brenda PDSH-së dhe më gjërë, ku në plan të parë do të jetë puna e ndershme e intelektualit, punëtorit, studentit dhe mbi të gjitha për të dëgjuar zërin kritik brenda partisë edhe nga organet bazë dhe për të përshendetur çdo iniciativë qytetare që është për përmirësimin e jetës dhe të nevojave të qytetarëve shqiptar.

Në këtë synim për Bardhyl Mahmutin është e qartë se nuk ka shqiptarë të mëdhenjë dhe të vegjël (siç është praktikë e Ali Ahmetit t’i kategorizon bashkëluftëtarët e tij në të vegjël kur ballafaqohet me akuzat e tyre). Të gjithë e dijnë se, kur në pyetje janë shqetësimet dhe kritikat e qytetarëve, kur vlerat kombëtare deformohen dhe interesi i qytetarit shqiptar është në rrezik, Bardhyl Mahmuti nuk bënë politikë artificiale të interesave të klaneve, por reagon dhe vepron me guxim të atdhetarit, njëjtë sikur i doli në mbrojtje Ali Ahmetit dhe luftetarëve të lirisë në vitin 2001. Autoriteti i tij dhe mençuria politike e Arbër Xhaferit rebelin Ali Ahmeti në Prizren e bënë faktor politik, që ky i fundit më vonë nga gëzimi të servilizohet dhe të shkrihet fund e krye në filiallë të LSDM-së.

Në këtë kontekst e kam kuptuar letrën e Bardhylit Mahmutit në vitin 2001 dhe në këtë kontekst do të shoh angazhimin e tij politik në të ardhmen në PDSH. Jo se ai nuk ka pasur lidhje miqësore edhe atëhere me Arbër Xhaferin dhe Menduh Thaqin. Për arsye se Bardhyl Mahmuti merr nën mbrotje të pambrojturit, intelektualët, studentët, nxënësit dhe mbi të gjitha interesin kombëtar që është pa kompromis në vizionin e tij poltik. Kapitali i tij politik sjellë freski te re në PDSH për ndryshime kualitative brenda në parti dhe jashtë saj, hap rrugën e të menduarit ndryshe për integrime kombëtare dhe evropiane me përmirësimin e jetës së qytatrit shqiptar në të mirë, sjell një përvojë profesionale në politikë për përgjegjësi individuale dhe kolektive, për institucionalizim të vlerave në vend të kuazivlerave te spitaleve neuropskiatrike të Zvicrës. MBAJU ALI AHMETI: "PDSH-JA FORCE E BASHKIMIT PER VLERA KOMBETARE"



Musa Lamallari,



2. 03. 2006,

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.