Jep dorëheqjen kryeministri Kosumi dhe shkarkohet kryetari i
Ndryshon peizazhi politik në Kosovë. Jep dorëheqjen kryeministri Kosumi dhe shkarkohet kryetari i Parlamentit
Kosumi: “Nuk kam më shumicën në Parlament, jap dorëheqjen”
B. B
PRISHTINË – I kritikuar deri edhe në kampin e vet, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, njoftoi dje zyrtarisht dorëheqjen. «Jap dorëheqjen për të ruajtur stabilitetin politik të institucioneve të Kosovës dhe sepse nuk e kam më shumicën në Parlament”, - ka shpjeguar ai, duke konfirmuar kështu informacionet e publikuara nga mediet kosovare. Sipas tyre, kryeministrit i janë bërë presione të forta për dorëheqje nga partitë në pushtet, të cilat i kanë gjykuar performancat e tij të pamjaftueshme. Me largimin e Kosumit pritet që në kabinetin qeveritar të bëhen ndryshime të mëdha. Analistët thonë se tronditjet në skenën politike kosovare janë pasojë e përplasjeve politike në gjirin e partisë më të madhe në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas vdekjes së ish-udhëheqësit të saj, Ibrahim Rugova.
Kosumi, i cili është 45 vjeç, ishte zgjedhur vitin e shkuar nga parlamenti i Kosovës, duke zëvendësuar Ramush Haradinaj që u paraqit për t’u hetuar për krime lufte në Tribunalin penal ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në Hagë. Partia e ish-kryeministrit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kishte denoncuar mungesën e autoritetit dhe të efikasitetit të tij. Burime politike bëjnë të ditur se, për shembull, portofolet e Ministrisë së Brendshme dhe të Drejtësisë, të krijuara para tre muajsh, ende nuk janë aplikuar.
«Jap dorëheqjen në interes të progresit të përgjithshëm. Qeveria ka arritur të realizojë disa suksese gjatë punës së saj njëvjeçare, sidomos në lidhje me hapjen e negociatave për statusin e ardhshëm të Kosovës”, - ka shpjeguar ai. “Si kryeministër, unë kam punuar në favor të krijimit të një Kosove të pavarur dhe demokratike”, - shtoi ai. "Dorëheqja ime nga posti i kryeministrit mendoj se është një veprim korrekt dhe etik”, - u shpreh ai përpara shtypit, pasi i kishte paraqitur dorëheqjen presidentit Fatmir Sejdiu.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur, madje para njoftimit të kësaj dorëheqjeje, të emërojë një kryeministër të ri. Posti i është ofruar gjeneralit
Agim Çeku, komandant i trupave mbrojtëse të Kosovës (TMK). Kjo dorëheqje është komentuar dje edhe nga disa media të huaja si mundësi destabilizimi për Kosovën. Kjo pasi ish-kryeministri Bajram Kosumi bënte pjesë në ekipin e negociatorëve kosovarë për statusin e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se ndërrimet e krerëve të institucioneve të vendit janë një proces normal dhe se ndryshime të tilla janë të nevojshme për të gjithë procesin politik të vendit. Të logjikshme dhe madje të vonuara i konsideruan këto ndryshime edhe krerët e opozitës, që u shprehën dje për mediet kosovare se ato duhej të kishin ndodhur përpara një viti. Ndërsa i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Mart Ahtisari, është shprehur se kjo është një çështje të brendshme të politikës kosovare, në të cilën ai nuk preferon të ndërhyjë, duke siguruar megjithatë ecurinë e mëtejshme normale të negociatave për statusin e Kosovës.
Bajram Kosumi: Ja arsyet e dorëheqjes sime
"Duke pasur parasysh mundësinë që qeveria e Kosovës të ngelë pa shumicën e votave në kuvendin e Kosovës dhe duke pasur parasysh krijimin e mundësive të reja për forcat politike në Kosovës, për të vazhduar me proceset dhe për të krijuar shanse të reja, e çmoj si akt të duhur dhe veprim moral që në përputhje me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, të jap dorëheqjen time nga posti i kryeministrit të Kosovës."
Arben Çeku, kryeministër i ri i Kosovës
PRISHTINË – Agim Çeku, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të jetë kryeministri i ri i Kosovës. Sipas një komunikate të AAK-së (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës) Çeku është njeriu më i përshtatshëm për të drejtuar qeverinë e Kosovës. 45 vjeç, ky i fundit kryeson Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, një njësi civile e krijuar për riintegrimin e ish-luftëtarëve. Çeku ka qenë një nga krerët kryesorë të ushtrisë kosovare gjatë luftës në 1998-1999. “Çeku do ta drejtojë Kosovën me devotshmëri drejt realizimit të objektivit tonë të përbashkët: një shtet i pavarur dhe sovran”, - thekson në një komunikatë AAK-ja.
LDK-ja shkarkon Dacin, propozon Kolë Berishën
Prishtinë - Turbulencat që kalon Kosova kanë tronditur jo vetëm qeverinë: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), partia kryesore e Kosovës e themeluar nga Ibrahim Rugova, ka vendosur të revokojë kryetarin e Parlamentit, Nexhat Daci, gjë që mund të sjellë një modifikim edhe më të thellë të peizazhit politik të vendit.
Kryesia e LDK-së vendosi të mërkurën me 15 vota pro dhe 4 abstenime që të shkarkojë Nexhat Dacin nga posti i kryeparlamentarit të Kosovës, ndërsa në vend të tij ka propozuar nënkryetarin aktual të LDK-së, Kolë Berisha. Ky lajm është konfirmuar dje nga Eqrem Kryeziu në një konferencë për gazetarët në Prishtinë. Daci ishte kryetari i parë i Parlamentit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e vitit 2001 që u fituan nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai shërbeu për dy mandate, edhe pas fitores së LDK-së në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2004.
“Kryesia e LDK-së ka marrë një vendim të vështirë, por të domosdoshëm”, - është shprehur Eqrem Kryeziu, nënkryetar i LDK-së. Dhe pikërisht ky vendim konsiston në faktin që Kolë Berisha ta zëvendësojë Nexhat Dacin, si kryetar i Parlamentit të Kosovës.
"Ne vazhdimisht themi se e duam një Kosovë demokratike dhe të pavarur në emër të Zotit, ndërsa kur vjen puna, nuk e kam fjalën për Nexhat Dacin, karrigen më shumë apo demokracinë, aty vihen në dyshim. Dhe nuk po them vetëm për njerëz në Kosovë, por në krejt Ballkanin. Dhe pikërisht këto teste që nuk janë të lehta, janë shumë të vështira, janë dëshmi e orientimit institucional të shoqërisë kosovare dhe të institucioneve për të treguar praktikisht dinamizmin se në ecjen demokratike të Kosovës mund të bëhen edhe këso ndryshime pa pësuar tronditje as subjekti politik as shoqëria kosovare",- tha Kryeziu. Nënkryetari i LDK-së shkarkimin e Nexhat Dacit e ka quajtur test për demokracinë e Kosovës.
02/03/2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.