Vajza shqiptare nga Mali i Zi Emine Çunmulaj merr titullin f

2006-03-01 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Vajza shqiptare nga Mali i Zi Emine Çunmulaj merr titullin fytyra e dytë më e bukur e top-modeleve botërore


Nju Jork/Paris, 1 mars - Emine Çunmulaj, manekene dhe bukuroshe shqiptare nga Mali i Zi, është nderuar me titullin fytyra e dytë më e bukur në mesin e top-modeleve botërore që kanë marrë pjesë në javët e modës në Nju Jork, Paris dhe Milano.
Titulli i më të bukurës i ka takuar vajzës nga Brazili, Izabel Fontani. Këtë mirënjohje ua kanë ndarë kritikët më të njohur të "Feshën TV".
Përndryshe Eminja është një nga modelet më glamuzore - "Elit", e cila në javët e kaluara të modës ka veshur kreacionet e kreatorëve më prestigjiozë botërorë, si Versaçe, Dolçe e Gabana, Fendi... [imghttp://www.zeriyt.com/galeria/albums/userpics/00040f.jpg[/img][/url]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.