Nje «Shaka e Hidhur» ne kurriz te shqiptareve
08:45/02.06.05 - Nje «Shaka e Hidhur» ne kurriz te shqiptareve !!?
(Nga Koço Danaj)
U bene lloj lloj deklaratash mbi te ashtuquajturin sondazh lidhur me zgjedhjet e 3 korrikut ne Shqiperi. U permend dhe pastaj u pergenjeshtrua emri i realizuesit te sondazhit, Gallup. Mbeti qe sondazhi ishte realizuar nha nje OJQ shqiptare, dy ambasada te huaja, britanike dhe hollandeze dhe siç duket nga disa politikane shqiptare qe kane qejf te jene te paret vetem ne sondazhe.
Por edhe kaq nuk mjafton. Kjo nuk perben thelbin e problemit. Ai eshte me teper dhe me I thelle. Nuk kemi te bejme me sondazh. Nuk kemi te bejme me testime lidhur me qendrimin e qytetareve shqiptare ne 3 korrik. Kemi te bejme me nje Shaka te hidhur lidhur me te ardhmen e shqiptareve.
Nga njera ane lloj lloj diplomatesh dhe politikanesh te huaj vijne ne Shqiperi dhe deklarojne se jane te shqetesuar lidhur me fatin e zgjedhjeve. Ata i lidhin keto zgjedhje me te ardhmen e popullit shqiptar etj etj. Duke ju mbajtur ison atyre, Kreu i Shtetit deklaron se zgjedhjet e 3 korrikut jane njesoj te rendesishme si ato te 92-shit. (Vertet me çfare kemi te bejme ne 3 korrik, me ndryshim sistemi apo ndryshim pushteti. Neqoftese eshte siç thote kreu i shtetit, atehere si quhet sistemi qe duhet rrezuar ?)
Ndersa politikane dhe diplomate te tjere bejne te kunderten e atyre qe flasin per te ardhmen e shqiptareve. Ata bejne Shaka me te ardhmen e shqiptareve. Dhe ne rastin konkret kete Shaka po e bejne dy ambasada ; ajo britanike dhe ajo hollandeze. Nga sondazhi i fundit i organizuar dhe financuar prej tyre, del qarte, mjerisht qarte se ata jane duke bere nje Shaka tragjike me te ardhmen e shqiptareve. Te ndihmuar dhe te mbrojtur nga disa politikane qe pavarsisht bindjeve politike imitojne Pim Fotuinin, te ndihmuar edhe nga nje qeveri e cila interesohet shume pak per dinjitetin e qytetareve te saj, por edhe te vetes se saj, te ndihmuar nga nje opozite qe ne kerkim te nje imazhi me te mire shkon deri ne perulje ndaj te huajve, ata kerkojne qe kete Shaka ta vazhdojne akoma ne kurriz ze shqiptareve.
As me shume dhe as me pak, kerkohet qe te krijohen artificialisht kushtet per nje skenar gjeorgjian, kirgistan etj etj.
Por harrohet nje gje e madhe. Mentaliteti i shqiptareve te vitit 2005 nuk eshte mentaliteti i shqiptareve te vitit 1991. Mentaliteti i shqiptareve te vitit 2005 nuk eshte mentaliteti i shqiptareve te vitit 1997. Eshte shume here me i pjekur dhe shume here me qytetar.
Shqiptaret e vitit 2005 e njohin shume mire politiken dhe realitetin e Europes ku ata jane pjestare. Ata e dine shume mire se ne Hollande, ashtu siç ka demokraci ka edhe nje parti te ekstremit te djathte qe eshte ne qeverine aktuale. Ata e dine fare mire se ekstremi i djathte tashme drejtohet kunder emigranteve dhe kunder muslimaneve.
Ata e dine se ne Europe ka me dhjetra parti te ekstremit te djathte. Ashtu siç dine se ne France shumica e francezeve dhe hollandezeve votuan kunder Kushtetutes Europiane. Por ata dine se sondazhet ne keto vende nuk i beri ndonje ambasade, por institute prestigjioze ne vendet e tyre qe merren vetem metestime dhe anketime.
Analiza e kesaj Shakaje sondazhesh te drejtuar nga dy ambasada, antare te BE, te çobn ne nje konkluzion te trishtuar. : Me shume se sa sondazhe ka nje perpjekje per te trullosur opinionin. Me shume se sa parashikime per zgjedhjet ka nje perpjekje tinzare per krijimin e nje klime konfliktuale. Me shume se sa thellim demokracie, ka nje perpjekje per krijim kushtesh per anarshi. Pra ka nje perpjekje te segmentuar, por qartesisht te orientuar qe tu mbushin mendjen qendrave zyrtare te BE dhe SHBA se shqiptaret nuk dine qe nuk dine te bejne zgjedhje te lira dhe demokratike. Prandaj po luhet edhe Shakaja me Sondazhe ambasadash. Nje Shaka e Hidhur. Por nje Shaka qe nuk ka per tu gelltitur nga shqiptaret. Formuluesit e Shakase kane harruar nje gje : Ato qe ndodhen ne Gjeorgji ne vitin 2004 ne Shqiperi kishin ndodhur 12 vjet me pare. Por shqiptaret e dine mire se kush ishin perkrahesit me te medhenj te Eduard Shevernadzes. Ato qe ndodhen ne Kirgistan disa muaj me pare perseri ne Shqiperi kishin ndodhur 13 vjet me pare. Por shqiptaret e dine mire se kush e mbajti ne pushtet Askar Akajevin, ish antarin e Komitetit Qendror te PKBS. Ato qe ndodhen pjeserisht ne Beograd 5 vjet me pare ne tetor te vitit 2000, ne Shqiperi kishin nje dekade qe kishin ndodhur. Po shqiptaret e dine mire se kush e vrau Zoran Gjingjiçin. Ajo qe ndodhi ne Ukraine disa muaj me pare, perseri ne Shqiperi kishte 14 vjet qe kishte ndodhur. Por shqiptaret e dine shume mire perse ish-antari i Byrose politike te PKBS, Kuçma u mbajt ne pushtet. Shqiptaret e dine mire se kush jane ata qe organizuan trazirat ne Uzbekistan. Por ata dine po aq mire se kush e mbajti dhe kush vazhdon ta mbaje ne pushtet ish-antain e Byrose politike te PKBS, Islam Karimovin.
Pavarsisht nga Shakaja me sondazhe per krijimin e parakushteve per destabilizim, shqiptaret nuk kane per ta gelltitur ate. Ata vertet do te dine te mbrojne te ardhmen e tyre.
Mbetet vetem qe autoret e Shakase, diplomate te huaj dhe politikane shqiptare tu kerkojne ndjese qytetareve te Shqiperise.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.