MORALI I ARGJILËS POLITIKE

2006-02-27 · Forumi historik RTVZIK · 3 përgjigje të ruajtura

MORALI I ARGJILËS POLITIKE

BEKIM REXHEPI


Broçkollina prej broçkolline dukej, dhe duket, dhe mbase broçkollina do t'i
ketë ndihumuar në studion e hapur (te Pandi Xhata, i Alsat-it) t'i
përshpekulloi, zërat që rrallë herë dëgjohen dhe rrallë herë vijë e
paraqiten në skenën shqiptare të politikës. Ky njëri nga disa të tjerë quhej
edhe „Kryeplaku i Përrallave“ apo „Odagjiu i
Pashës“, sido që te quhet edhe më të tjerë emëra thojzash, ja vlen ta
quajmë me emërin e mbiemërin e vërtetë, pra ky është vetëm: Sabri Godo.
Ky intelektual pa peshuar mirë dhe si duhet në karrigën analitike, dha akuza
dhe përshpekullonte opinionin pa bazë kundër lëvizjës
„VETËVËNDOSJA“, të Kosovës. T'i japësh vetës të drejtë më shumë
se sa në fakt të takon nuk është prakticizëm moralizues i një intelekti,
madje këtë mund ta bëjë më se miri vetëm spirituali, se çfarë e ka gjetur,
apo e ka shtyer Sabriun nuk e di, ndofta mund të ketë qenë ndonjë
„ZH“ e futur mes GODO-së.
Ky intelektual apo ky ish komunist që su bë dot as gzof i rëndësishëm në
politikën shqiptare, hyri me përralla dhe mbet po në përralla. Përallat e
tij kan aromë argjile, ndokush i do edhe më këtë aromë, por përrallat që
zgjatën dy orë në sallën me qylym të kuq, u monotonizuan dhe patën akuza.
Dhe, ndërsa fliste, në mbrëmjen e 21 shkurtit 06, nuk mund të kuptohej gjë
tjetër, pos disa fjalë të paartikullushme dhe onomatopeja gërrëhamash e
akuzash të ulta politike.
Këto gërrëhama dhe këto akuza të Godos, ishin te mbërapta që iu
drejëtoheshin lëvizjës „VETËVENDOSJA“, sipas tij kjo lëvizje u
fut në aleancë të kordinur me „AKSH“-në dhe me ndonjë tjetër që
ay po e aludonte, dhe i paragjykonte veprimet e saja si antiKosovë, si
antishqiptare. Është e drejtë e tij të radhitet në paragjykime dhe gjykime
të atilla që shpesh vijnë nga Serbia, madje është e drejtë e tij të
barazohet me Drashkoviçin, me Kushtunicën apo edhe ndonjë tjetër nga rangu i
tyre. Akuza të tillë si të Godos, vijnë shpesh në adresë të lëvizjës
„VETËVENDOSJA“. Ky intelektual harron shumë faktor politik që
ndikojnë në Kosovë, harron se lideri i „VETËVENDOSJËS“, Albin
Kurti ka dhënë më shumë për Kosovën dhe i ka ndihmuar më shumë se sa
përrallat e vet Godos, me aromë argjile.
Më këto akuza Godo, pretendonte të shëndrrohej në një“stërhollues
politikë“ duke i çortuar të gjithë ata që bëjnë politikë jashtë
institucionëve politike në Kosovë dhe të tjerat levizje që jashtë
institucioneve, i quajti si radikale dhe antiKosovë, duke u adresuar më me
qejf të jashzakont në levizjën „VETËVENDOSJA“.
Albin Kurti ishte sekretar politik i UÇK-së, në ditet më vëndimtare për
Kosovë dhe i burgosur politik për shkakë të kësaj veprimtarie. Nuk e di se
si mund ta quaj Godo, pra Albin Kurtin si njëri që punon për AntiKosovë dhe
për Antishqiptari.
Godo më heret e akuzonte edhe ish presidentin e Kosovës I.Rugovën, si njëri
që nuk i përshtatej realitetit të Kosovës dhe në fund kur Rugova ndërroi
jetë, po ky Sabri Godo e lartësoi Rugovën si njëriun e duhur në vendin më te
duhur të Kosovës, pra kjo tregon njeriun e „stërholluar
politik“ si Godo. Nuk mund ti shkëpus sa edhekëto akuza të fundit nga
kjo sirenë e Godos, ato që ay i tha në „TV-ALSat“, kundër
lëvizjesë „VETËVENDOSJA“ do të përgjasojnë shumë me ato
shpekullimet serbe apo krejt kjo do të jetë një lojë me moralin e argjilës
së vetëvetës.

24.02.06

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-02-28

Ky intelektual apo ky ish komunist që su bë dot as gzof i rëndësishëm në
politikën shqiptare


Eh,edhe k'tu njëherë k'ta intelektual shqiptar komunist bënin pordhën e qejfit derisa Kosova dhe gjith shqiptarët në ish-jugosllavi plandoseshin për toke nga komunistët e nacionalistët shkje,por at'herë ju analistët e kalemit të pa'gdhendur,pordhët e k'tyre intelektualëve komunist shqiptar,Kosovës i'a keni servuar e i keni shitur për erë trëndafili.
Tash mos u ankoni nga kundërmimi i pordhëve të këtyre intelektualëve,se edhe "dje" kan pasur erë pordhe,por i keni sajuar si erë trëndafili!
Kalon edhe kjo erë!

Përgjigjja 2 · 2006-03-19

tung juve qe keni ikur nga kosovae beni politiken pa krye

Përgjigjja 3 · 2006-03-25

Sa shumë kokë me demek paska në këtë reagim

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.