NUK DI APO NUK DO PLAKU SABRI GODO?!
Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei
NUK DI APO NUK DO PLAKU SABRI GODO?!
MË 20.02. 2006, NË EMISIONIN "KONTRAST" NË TV AL-SAT
FOLËN ANALISTËT SABRI GODO DHE MEHMET IBRAHIMI
ME TEMËN:
ZHVILLIMET E FUNDIT NË KOSOVË
NE DUAM TANI T´I NJOFTOJMË LEXUESIT PËR QËNDRIMET E TYRE DHE PËR MOSPAJTIMET
TONA ME KËTË:
REAGIM
Ne, nuk dyshojmë që Sabri Godo i di të gjitha, por ne indinjohemi fort përse
ai si analist, nuk e flet të vërtetën.
Ne, habitemi përse ai ad-hok del hapur kundër lëvizjeve me orientim të
theksuar çlirimtar.
Ne, kemi respekt për veprat e tij letrare, por nuk pajtohemi aspak me
qëndrimet e tij politike.
Ai, duke i njohur fort mirë rrethanat historike dje dhe sot është në nderin
e tij që shkencërisht të del me qëndrime të drejta për të ardhmen e Kosovës
dhe të viseve të tjera shqiptare të cilat për më tepër se njëqind vjet po
heqin nga pushtimet sllave.
Por jo, S.Godo nuk e bënë këtë, ai i bie daulles së "pushtetarëve",
natyrisht për interesa meskine dhe personale.
Sabri Godo, "plaku i urtë", krejtësisht i qetë, foli kundër aktivistëve të
Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Foli kundër Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe krahut të saj
të armatosur, AKSH-së, pra u deklarua hapur kundër posterëve të shpërndarë
në Kosovë dhe në troje të tjera shqiptare.
Ky dhe analisti "i famshëm", Mehmet Ibrahimi po i quajnë këto aksione të
veprimtarëve të FBKSH-së dhe të rinisë shqiptare të rreshtuar në Lëvizjen
VETËVENDOSJE! si të dëmshme, si të kryera nga grupe apo individë të
papërgjegjshëm, që po veprojnë kundër popullit të Kosovës!!!
Pra, pa dorashka nga plaku pacifist këtu u dënuan aksionet e guximshme që
botës ia tërheqin vëmendjen se me fatet e trojeve shqiptare nuk mund të
luhet lehtë si në një lojë shahu.
Për më tepër pa hezituar po krejt qetësisht ky "analist i regjur" që anon
nga të fryjnë erërat "demokratike" këta djelmosha
e cuca heroike po i quan tradhtarë, që po e shesin Kosovën - këtë e tha
konkretisht për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Por, këto aksione siç pretendoi ai, "nuk mund të shënohen si problem, në
planin e përgjithshëm ta destabilizojnë Kosovën, por jep mundësi që serbët e
Kosovës të thonë; ne do ta lëshojmë Kosovën, pastaj Beogradi do të manipulon
me ata si në kohën e S. Millosheviçit.
Ata, mund të kalojnë në anën veriore të Mitrovicës dhe prej andej të bëjnë
provokacione (sulme) mbi popullatën shqiptare atje!
Këtu, analisti mjeran, mbjellë frikë, që populli shqiptar të heshtë përballë
sulmeve të egra që po bëhen me "decentralizimin demokratik" që Kosova dhe
viset tjera shqiptare, sërish të copëtohen.
Nuk janë me vend ato posterë, deklaroi ai!...
...Por, nëse aktivistët e VETËVENDOSJE!-s janë sipas tij "tradhtarë", ai i
përkrahu qëndrimet e politikanëve kompromisaxhinj që janë hedhur në valle të
turpshme që për asnjë çast të mos i thonë JO kësaj ofensive barbarie
diplomatike që po bëhet mbi ardhmërinë e trojeve shqiptare.
Këtë, politikë disfatiste po e konsideron të mençur, të urtë dhe
vizionare!!!
Po e pyesim Sabri Godon:. a nuk është kjo pak më tepër ndryshe?!
Pajtimin e tyre për uljen e kurrizit përballë armiqëve të pamëshirë dinakë,
ruso-europianë po e quan tepër të dobishëm për kombin shqiptar, pra po
krekoset me këtë unitet, duke harruar që janë pikërisht politikanët
pacifistë dhe të gjithë ata që hynë në aleancë "pushtetore" me ato ( parti
pacifiste) që deri tani na lanë pa shtet dhe tani seriozisht po e rrezikojnë
copëtimin e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare të okupuara nga sllavët
okupatorë.
Siç theksuam më lartë në këtë valle turpi "analizash" të palogjikshme po
lidhet mjerueshëm ( në këtë emision ) edhe Mehmet Ibrahimi i cili për
lëvizjet e fundit të aksioneve të rinisë shqiptare hapur po e shprehë
dyshimin se: këto janë vegla të Beogradit!!!
Ky konstatim, jo vetëm që është verbëri e shprehjes së mendimit
"demokratik", por kjo është hiq më pak se idiotizëm politik i paskajshëm...
Kur dihen se kush janë uhdëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, populli i njehë
fort mirë sa janë të dëshmuar ata kombëtarisht para dhe gjatë luftës
çlirimtare në Kosovë.
Ata, i lanë me djersë e gjak jo vetëm trojet shqiptare, por edhe burgjet e
Serbisë, kur dihet se shumë prej tyre protestauan e luftuan, prandaj në
betejat për liri shumë prej tyre u vranë dhe u burgosën, por kurrë nuk u
nënshtruan, nga dhuna as nga mashtrimi, ashtu siç vepruan dhe po veprojnë
disa elementë renegatë të cilët kanë rënë në kurthet e mashtrimit, pra të
pushtetit pa shtet!!!
Ky, po merr forcë nga një deklaratë e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaqi i
cili këto ditë në Shkup në një tryezë, paska deklaruar që "dhunën do ta
dënoj populli i Kosovës"!
Këto aksione "analistët" e ngutshëm po i parqaesin si aksione për interesa
individësh dhe grupesh, të cilat paraqiten shumë radikalë.
Kështu, njerëzit tani po dëgjojnë "xhevahire" propogandistike të llojit
anti-çlirimtar në vitet e "arta" gjatë viteve 90-ta, kur pacifistët titistë
me Ibrahim Rugovën në krye e sulmonin me të gjitha llojet proppogandistike
UÇK-në dhe pastaj këtë e bënë edhe për ushtritë tjera çlirimtare që luftuan
në trojet e okupuara shqiptare.
Ish-kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, S. Godo, atëbotë
deklaronte, citojmë:
"Nga njëra anë, vendosja e bombave mund të jetë një kurdisje e vet partive
ekstermiste serbe.
Kjo për të akuzuar popullin shqiptar për terrorizëm, në mënyrë që të
justifikohet një shtypje ushtarake direkte e tyre dhe për të nisur një
operacion spastrimi etnik të ngjashëm me atë që serbët synuan ta bënin në
Bosnjë.
Dhe shpjegimi tjetër është se nëse autorët e këtij akti kanë qenë shqiptarë,
themi se kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm, me terroristë që duan të
veprojnë tamam në kohën kur duket se predispozicioni i SHBA-së, Gjermanisë,
i Francës apo dhe i shtetetve tjera për të përkrahur Shqipërinë drejt një
hapi përpara në zgjidhjen e drejtë të problemit të Kosovës.
Por Kosova duhet që të ndihmoj vetveten në një veprimtari aktive politike,
që të them se ka munguar", "Ushtria Çlirimtare e Kosovës - Dokumente dhe
artikuj" "Zëri i Kosovës" faqe 38, 1998.
Serbët, duhet të reflektojnë pozitivisht - thotë ai, pastaj shtron pyetjen
nga do të marrin kahje gjërat: a do të integrohen serbët me shqiptarët në
Kosovë, apo ata do të janë më tej të instrumentalizuar më tej nga
Beogradi?!!!
E shtron këtë pyetje kinse nuk po dihet objektiva e tyre; këtë tani po e
dinë edhe fëmijët parashkollorë, ndërsa Godo qenka i fjetur fare nga kjo
"mosnjohuri"!...
Si thotë kështu S. Godo, ai shprehë qëndrimin i habitur : a do të
radikalizohen serbët?!
Kjo, s`do koment, kur dihet që serbët që jetuan dhe ata që jetojnë ende në
Kosovë ende e kanë ison nga Beogradi, ata e kanë bojkotuar çdo nismë të
shqiptarëve për t´u ofruar ndihmë atyre, për t´i integruar në Kosovë ata që
e meritojnë, pra ata që nuk i kanë lyer duart me gjakun e shqiptarëve.
Edhe këto ditë kur negociatat filluan në Vjenë, serbët e Kosovës, dalin në
rrugë dhe pa dorashka deklarojnë se: "nëse Kosova bëhet e pavarur, ne të
gjithë do të shpërngulemi nga Kosova" ; këtë e bëjnë për të bërë presion tek
faktorët ndërkombëtarë që assesi të mos e njohin pavarësinë e Kosovës!
Sabri Godo, qëndron në këmbënguljen e tij se të gjithë shqiptarët nuk duhet
të dalin përtej politikës së sotme të "pushtetarëve" të Kosovës.
Pra, sipas tij qëndron ideja se: edhe në demokraci nuk paska askush aspak të
drejtë të shprehet dhe të veprojë ndryshe, veçse sikur ata që me të gjitha
mjetet (dhunës apo mashtrimit) e paskan marrë mandatin e përfaqësimit të
popullit.
Më tej Mehmet Ibrahimi bie në batakun e mashtrimit kur deklaron që
shqiptarët do të fitojnë duke u integruar në shtetet e Ballkanit; me këtë
rast do ta pyesnim Ibrahimin, po çka do të humbnin shqiptarët sikur
fillimisht të integroheshin (ribashkoheshin) midis tyre ?!
Mos vallë do t’i vinte keq se do të kishte zhdukur "membranën" koloniale
serbo-sllavo-maqedonase mbizotëruese ende në trojet shqiptare në këto
çaste?!
Pse e "harron" zotëria këtë ide kaq madhështore për të cilën luftuan brezni
të tëra shqiptarësh në shekuj?!!!
Pra, ky "analist" paragjykon se politika botërore do t´i shpërblejë
shqiptarët nëse ata e përqafojnë paraprakisht integrimin evropian se
ribashkimin shqiptar; sepse Brukseli dhe Nju Jorku, "do të bëjnë trysni" mbi
Beogradin!!!
Ne, mendojmë se ky është vetëm një paragjykim, ëndërr e bukur me sy hapur!
Fatkeqësisht, realiteti i gjertanishëm po flet ndryshe; bashkësia
ndërkombëtare pas luftës vetëm sa e përkëdheli Serbinë, duke ia dhuruar
Republikën Serbes në Bosnjë dhe tani siç po kërkohen kompromiset prej
shqiptarëve, "për ta stabilizuar rajonin" atyre ju ka bërë mendja top që
edhe në Kosovë, Serbisë t´i dhurohet një mini - republikë serbe si ajo e
Vatikanit.
Pastaj, Ibrahimi vlerëson se: kur bota perëndimore po e toleron Malin e Zi
të del në referendum, pra qëndrimin do ta ndryshojë edhe ndaj Kosovës. Sipas
kësaj ideje po rilindet ideja pacifiste rugoviste që: nëse ne shqiptarët
rrimë urt, durojmë, bota do të na shpërblejë- mjerisht koha pastaj tregoi se
këto kishin qenë ide të pa rezultate, prandaj ne vlerësojmë të kundërtën e
këtij qëndrimi, pra të vendnumërimit e të pritjes së dhuratave "baba -
dimërore", nga perëndimorët.
Ne, duhet të lëvizim fuqishëm që të kemi sukses, për t´i bindur miqtë tanë
se vërtetë e meritojmë lirinë.
Prandaj, konstatimi i Mehmet Ibrahimit, që Serbisë në Dejton iu bë siç u
shpreh ai: "shah-mat"; është qesharak dhe i gabuar; sepse pikërisht në
Dejton, serbët u shpërblyen me një republikë e cila dikur në ish-federatën
titiste ishte joekzistuese.
Këtyre gjurmëve po përpiqet t’u ecën Serbia, që edhe në Kosovë, me ndihmën e
miqve të hapur e të maskuar ta fitojë për serbët edhe një mini- republikë
serbe, kjo po tentohet të bëhet gjithmonë nën maskën e decentralizimit.
Ndërsa, S. Godo parashikon që me Preshevën nuk do të ketë ndryshime kufijsh,
sepse Titoja e la ashtu...
Ne, shtrojmë tani pyetjen si mundi S. Godo ta kaloj aq thjesht çështjen e
asaj pjese të trungut shqiptar?!
Gjatë asaj "analize" ai nuk e pa të arsyeshme as të deklarohet se është kjo
e drejtë apo e
padrejtë historike, e cila kërkon o sot o kurrë të rishikohet!...
Pra, të vendoset drejt sipas deklarimit të popullit të asaj ane me të
drejtën e vetëvendosjes, përmes të një referendumi se a do apo nuk do ai
popull t´i ribashkohet Kosovës?!Përse, S. Godo nuk e ngre zërin e së
vërtetës e të thotë: "ato të drejta që Serbia i kërkon për serbët që jetojnë
në Kosovë, po për të njëjtat të drejta edhe ne në Shqipërinë administrative
do t´i kërkojmë, sepse u takojnë edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore.Pastaj,
nëse Titoja e paska lënë Kosovën me vise tjera shqiptare nën robërinë e
Serbisë, (sipas kësaj logjike) ne, s´paskemi pasë të drejtë të ngritemi në
luftëra e të çlirohemi prej saj!!!
Derisa, Serbia është vërsulur me fushatë të ethshme me krejt arsenalin e saj
propagandistik, (në radio, televizione dhe në shtyp) brenda dhe jashtë saj;
me akademitë, kishat dhe me institucionet tjera sipas politikës gebelsiane
që: "prej njëmijë rrenave, besohet nga bota si diçka e vërtetë"; kur pa
mëshirë po i sulmon shqiptarët çlirimtarë, duke i quajtur "terroristë" e me
njëmijë epitete tjera ofenduese; këta (me apo pa vetëdije) i bashkohen asaj,
me apo pa dijeninë e tyre po i bëjnë një dëm të konsiderueshëm çështjes sonë
madhore...
A e mendon z. S. Godo dhe "analistët" tjerë pacifistë një fakt: derisa, për
vite të tëra para dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë dhe në viset tjera
shqiptare, në Serbi dhe jashtë saj kanë vepruar paramilitarë me grupe të
armatosura të cilat kanë vrarë e masakruar qindra e mijëra shqiptarë; ndërsa
asnjëri nga analistët as politikanët demokratë serbë këto grupe nuk i ka
dënuar as i ka quajtur "tradhtarë të Serbisë"!
Madje, këtë Serbia "demokratike" se bëri as pas luftës, ajo kurrë s´i dënoi
as i ndaloi "Rojat e urës", të cilat e ndanë Mitrovicën me ndihmën e
komplotistëve francezë e të tjerë miq të tyre evropianë.
Zotërinj!
Mësuesi i madh Petro Nini Luarasi pohoi se "tradhtaret janë dy llojesh :
tradhtar prej pakujdesie dhe tradhtar prej ndërgjegjes.
Tradhtar nga pakujdesia quhet ai i cili mund, ose e ka për detyrë po nuk do
të përdori logjiken e tij për të mirën e përgjithshme te njerëzisë.
Dhe tradhtar me ndërgjegje quhet ai që përdor logjikën e tij për dëm të
njerëzisë".
Tradhtia prej pakujdesie apo me ndërgjegje, në kontekstin e situatës shumë
të rëndë në të cilën ka katandisur sot kombi shqiptar, nuk thotë asgjë
tjetër se sa pranimi i kësaj situate, bashkëpunimi me armikun në mënyrë të
hapur edhe përmes fjalëve.
Në këtë kontekst, të deklarosh se UÇK-ja është "dorë e zgjatur të Serbisë"
apo se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e formuar nga "tradhtarë" do të thotë që
vet të rreshtohesh radhës së kuislingëve, nga moment që të gjithë
liridashësit djem e cuca luftuan dhe luftojnë për lirinë e Kosovës, për
shkëputjen e saj nga merimangat e kolonializmit serb.
Kjo "logjikë" juaja "politike" qëllimisht dhe vullnetarisht e krijuar në dëm
të popullit shqiptar, nuk shkon, nuk hahet as me kripë, as pa kripë!
Që të jemi më qarte: nëse ju quani djemtë dhe cucat e VETEVENDOSJE!-s si
tradhtarë, ju vetë jeni të tillë, sepse po bashkëngjiteni, po bëheni
vullnetarisht "kuti te rezonancës" se korit propagandistik, dezinformativ të
Serbisë dhe "logjikoni" vetëm sipas erës së keqe që po bie prej Beogradit!!
Ky servilizëm i pa fre, nuk i shërben aspak ardhmërisë sonë kombëtare!
Përkundër përpjekjeve tuaja dhe ithtarëve të tjerë kozmopolitikë "puthadorë"
që këto insinuata disfatiste t´i paraqisni si "një politikë të hollë"!
A e mendoni ju "analistë" të kromosur si reformatorë dhe të veshur me petkat
e "demokracisë", se me kë ju po "këshilloni" që ne shqiptarët të hyjmë në
dialog?
Ju po na sugjeroni të hyjmë në "negociata" me përkrahësit e hapur të
politikës vrastare të S. Millosheviqit në Kosovë dhe në viset tjera
shqiptare, pra po na "jepni kurajo" të puthemi me Koshtunicë Kallashnikovin
dhe me Drashkoviqin, "babain" e "Thikës", kundër shqiptarëve!!!
Kur Lëvizja VETËVENDOSJE!, i kundërshton këto "negociata", ju pa hezitim
merrni guximin që djelmoshat e cucat e Kosovës së kolonizuar, t´i quani
tradhtarë!!!
Z. të nderuar Godo dhe Ibrahimi!
Pse i djallëzoni ju pikërisht ata që nuk pajtohen me pushtetin dhe
kolonializmin serb, ndërkohë që jepni lëvdata Serbisë se qenka "demokratike"
duke pyetur nëse me aksionet e "radikalëve" dhe "tradhtarëve" jashtë kutisë
hermetike të pushtetit servil shqipfolës nuk do të "radikalizohet" pas
veprimeve kundër "rendit dhe ligjit" të nënshtrimit ndaj Beogradit dhe
kolonës së tij të pestë, UNMIK-oviçi çifligar e feudal?!
A e dini ju që krerët e Serbisë "demokratike", për muaj me radhë këmbëngulën
kategorikisht që të mos hyjnë në bisedime me "terroristin" Ramush
Haradinaj?!
Prandaj, me këmbënguljen e tyre dhe të vasalëve të tyre të hapur e të
maskuar shqipfolës, Haga mori masa, e burgosën, bashkë me dy shokët e tij të
luftës çlirimtare, pastaj e linçuan...
Krejt logjikshëm, ne shtrojmë pyetjen, pse ju o zotëri dhe pasuesit tuaj nuk
bënit këmbëngulje që as ju të mos hyni në "negociata" me ata që i kanë armët
në brez kundër shqiptarëve?!
Pastaj, në pyetjen: a do ta ndihmojë Shqipëria administrative, Kosovën, me
një "maturi" ky i përgjigjet: a do ta ndihmojë apo do të mbetet në
deklaratat e derisotme (këtu potencojmë-shën. ynë) deklarata e ministrit të
jashtëm, B. Mustafaj i cili deklaroi deri në OKB se: për Kosovën mjafton një
pavarësi me kusht"!
Siç pretendoi S. Godo, Shqipëria (ndonëse nuk e paskan qitur hapur në shtyp)
, më 11.12.2005, Shqipëria ia paska bërë me dije komunitetit ndërkombëtarë
se: pavarësia e Kosovës të mos cënohet, çka bëjmë tani e tutje, nuk jemi
drejtpërdrejt të angazhuar në negociata, por ne kemi detyrim, kemi popullin
tokësor, jemi vëllezër, duhet të ndjekim me vëmendje zhvillimet negative po
edhe ato pozitive-theksoi ai.
Shpresojmë në mbështetjen e SHBA-ve, por nuk duhet të përjashtojmë edhe
eventualitete të mundshme!
Natyrisht, me këto qëndrime të drejta pajtohemi edhe ne por shprehim habinë,
përse S. Godo,
nuk e tregon arsyen, pse Shqipëria të mos jetë pjesëmarrëse direkte në
zhvillimet politike në Kosovë?!
Kjo, dihet mirëfilli, nuk e ka këtë rol që duhej ta kishte pikërisht nga
gabimet e faktorit politik shqiptar në Kosovë, i cili e ka ulur si mos më
keq kurrizin tek faktori ndërkombëtarë.
Në zhvillimet politike direkt do të duhej të angazhoheshin të gjithë
shqiptarët nga të gjitha viset ku jetojnë.
Themi kështu, sepse serbët këtë po duan ta bëjnë me ngulm, bile jo vetëm ata
por edhe të gjitha minoritetet ë sot jetojnë në Kosovë.
Analisti Mehmet Ibrahimi, këtu tregoi një "sihariq" kinse maqedoni Buçkovski
u tregua i pa komplekse lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Vallë mos ky Ibrahimi nuk paska jetuar këto vite në Maqedoni, apo edhe nëse
ka jetuar qenka i fjetur fare, kur harron se: Buqkovski & Co, jo vetëm që
s´kanë treguar komplekse ndaj Kosovës por disa hera janë deklaruar se: ne
pajtohemi për pavarësinë sipas qëndrimit të faktorëve ndërkombëtarë dhe ne
duam ta zgjedhim çështjen e kufijve me Kosovën, para zgjidhjes të statusit
të saj!
Kjo, e tregon hapur fytyrën e vërtetë kolonialiste të Maqedonisë fqinje, ajo
hapur dëshiron që ta gllabëroj peshqeshin që Serbia ia la, pra t´i pushtoj
ato 2500 km-katrorë tokë shqiptare, përkundër faktit që e ka pushtuar
padrejtësish Luginën e Vardarit.
Këta dy analistë sërish po i bien daulles paqësore se: bota do të na
ndihmojë nëse ne shqiptarët rrimë urtë, pra nëse ne e ulim kurrizin..
Ibrahimi si "analist novatorë" konstaton se bota e paska bindur Maqedoninë
të ndërroj kursin ndaj shqiptarëve, se Kosova nuk është armike por partnere
e saj; prandaj Maqedonia e ka ndryshuar kursin- kjo është hiq më pak se
naivitet politik.
Po, si e paska ndryshuar kursin Maqedonia kur ende ju qëndron besnike
synimeve pushtuese të cilat i përmendëm më parë?!
Dikur Maqedonia kishte interesim më shumë për Serbinë se për Kosovën -
deklaron i ekzaltuar djaloshi...
A nuk e merr parasysh Ibrahimi se sipas kësaj logjike del që: Maqedonia,
bashkëpunoi me Serbinë simotër derisa e zhvati një pjesë të Kosovës, ndërsa
tani përse të interesohet më tej?!
Kur po shihet që Maqedonia i ka arritur objektivat e veta nëse jo me plumba
ia arriti me "politikën e pambukut", ajo edhe sot i trajton shqiptarët si
mos më keq!
Pastaj, në pyetjen si qëndrojnë marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë?
Sabri Godo, përgjigjet realisht: marrëdhënie Tiranë -Prishtinë, kanë rënë
ulshëm nën epokën para demokracisë-siç u shpreh ai.
Atëbotë, ka pasur shkëmbime me universitetet, kulturën dhe sportet , por
këto tani kanë rënë.
Nëse ne nuk mund të kemi marrëdhënie politike, sepse është UNMIK-u ai
(ndërmjetësues) që jepë leje apo refuzon, por për veprimtaritë tjera nuk
pyetet UNMIK-u. prandaj, përse të ngelen ato-shtron me të drejt pyetjen, S.
Godo.
Tani, do t´ia shtronim pyetjen S. Godos, a nuk kemi pra të drejtë ne kur për
këto prapakthehu në jetën shkencore dhe kulturore i kemi sfiduar disa hera
qeveritarët e Kosovës.
Kur dihen tani se në çfarë rrethanash kanë vepruar institucionet shqiptare
dhe populli i Kosovës, nën pushtetin e egër titist, kur egërsisht ndalohej
liria e fjalës dhe vizitat e shqiptarëve të Kosovës jo rrallë e merrnin një
haraq të tmerrshëm...
Duhet punë konkrete e jo fjalë!
Konstaton me të drejtë, S. Godo.
Ka kaluar thotë, ajo koha e vlimeve e deklarimeve se: jemi vëllezër etj
etj...
Pastaj, angazhohet për rrugën Tiranë-Durrës e cila-siç tha: qon jo vetëm në
Kosovë, por edhe në brendinë e Ballkanit.
Pastaj e shtroi domosdoshmërinë e paraprëgaditjes një ditë pas pavarësisë së
Kosovës.
Pa ekuivoke, doli me qëndrimin se: kjo pavarësi do të ketë një mbikëqyrje,
trupat e UNMIK-ut, kontigjentin amerikan, të garantojnë qetësi.
Do të vepron një lloj mbikëqyrsi europian, që kontrollon, sugjeron, ndihmon
të luftohet korrupsioni , nepotizmi, grupet politike, pra drejtësia
europiane rri aty-siguron ai.
Por, unë do të thosha "do të ishte mirë" veç të këshillojnë...
Kur i thotë të gjitha këto "analisti" plak harron, nuk di apo nuk do ta
thotë të vërtetën: çfarë pavarësie është ajo kur një shtet sovran
kontrollohet nga qarqe të huaja civile dhe ushtarake?!
Shtetin sovran të Kosovës, pse do të duhej ta kontrollonte Europa?!!!
Për më keq, kur i thotë këto, plaku "feudal" e fyen civilizimin tonë të
lashtë kombëtar, sikur ne shqiptarët nuk dimë të drejtojmë shtetin tonë!!!
Po, fundi i fundit nëse vërtetë do të na paraqiteshin pengesa subjektive apo
objektive, përse rolin e forcave të UNMIK-ut, apo të kontingjenteve të huaja
amerikane etj, të mos e marrin vet shqiptarët e Shqipërisë së sotme
administrative?!
Asgjë të keqe s´ka kur vëllai e ndihmon vëllain derisa ky të stabilizohet në
shtetin e tij.
Në pyetjen që iu bë M.Ibrahimit, çfarë ndikimi do të ketë pavarësia e
Kosovës?
Përgjigjja e tij qe e natyrshme: do të ketë ndikim për ne brezin tonë, që
kemi hequr shumë!
Ai me të drejtë bëri ftesë tek të rinjt që të mos ikun nga Kosova por të
kthehen në Kosovë, pastaj shprehi bindjen se Kosova do të krijohet pa
dhembje, pa konflikte, sepse bota do të na përkrahë, shpresoj-tha ai.
...Dhe, më tej e shprehi optimizmin se: do të jemi dëshmitarë të një
ndryshimi të madh për Kosovën!
Ne, u përpoqëm të shpjegojmë pjesën më të rëndësishme të atij emisioni në
Al-Sat, përkundër faktit që aty u thanë edhe ca gjëra tjera për Rusinë, se:
kjo paska ndërruar qëndrimet ndaj Kosovës e ndikuar nga rrethanat: bindjet
apo presionet e faktorëve të jashtëm!!!
Ne, shprehim dyshimin e bazuar në fakte që: Rusia e carëve ishte dhe ka
mbetur e papërmirësueshme deri në vitet e fundit, armike ndaj çështjes
shqiptare.Dhe, zor e ka të përmirësohet aq lehtë nga synimet e vjetra
ekspansioniste për dominim në Ballkan.
Para se ta përfundonim këtë reagim do të shtonim edhe këto ide:
Ne, shqiptarët të ndodhur përballë këtyre situatave tepër të rënda që po
kalojmë, kërkohet të jemi unik, veprimtarë të palodhshëm, optimistë, një
komb që paraprakisht të llogaris në forcat e veta e pastaj ta pranoj edhe
ndihmën e miqve të sinqertë të shteteve mike nëpër botë.
Paraprakisht, të përqëndrohet me aksionet paqësore për realizimin e fitoreve
tona, si ato të llojit të Lëvizjes Vetëvendosje; pra të kërkojë me çdo kusht
pandalshëm deri në realizimin e saj që popullit tonë t´i njihet e drejta për
vetëvendosje!
Por, njëkohësisht këtu shprehim qëndrimin që në qoftë se nuk arrihet
realizimi i programeve tona historike me mjete paqësore, bota duhet ta dijë
se: krejt natyrshëm do të dalin në skenë forcat e armatosura çlirimtare!
Kjo, pastaj do të kishte rreziqe të paparashikuara për Kosovën dhe rajonin!
Luftërat nuk i dëshiron askush, popujt liridashës nuk janë luftënxitës, por
popujt që luftojnë për lirinë e tyre, luftojnë kundër kolonializmit të
çfarëdo ngjyre...
Suedi-Rumani, 24.02.2006

Komentet e ruajtura
Ju lumt mir ia paskeni then Dhelpërs plak.ai asghte tërbuar dhe e ka humb drejtpeshimin si intelektual.eshtee vërtet se ka shkruar disa libra dhe si shkrimtar ka vepra të mira ,libri e Ali Pshes, kur ta lexosh të lë shpresa të mira se kemi të bejm me një njeri te përsosur.
Por duke e ndejekur më afer e sidomos tani kur PPSH dhe Sigurimi që Sabri Godo ishte në krye të funksioneve.të lë të shpresosh se ky mundet të jet një manipulator i rezikshem që ka mundesi librat nuk jan të tija .Por duke qen si udhëqës i Sigurimti ai ka fallsifikuar shkrimet dueke i mer në emer të vet kta shkrime.Kjo personalisht më le të dishoj sepse nuk mundet të jet aqë i poshter dhe me disa deklarata të pa kripta keto 16 vitet e fundit.

Po cka mund te presish nga papagallat si Fadil Shyti dhe Mona.. mbiemrin assesi nuk mund tia mbaj mend.Keta dy trumbetana kane guximin te replikojne me te madhin Sabri Godo?!
Me intereson edhe dicka tjeter! kush e ka shkruar kete shkrim Fadil Shyti apo Mona ... ? ose te dy kane ndenjur afer njeri tjetrit dhe njeri ka shkruajtur shkronjat e tjetra shenjat, ose e kunderta ? ose me mire me thene te dy e kane porositur shkrimin dhe si analfabta qe jane vetem nenshkruhen ne fund ( fillim ) te letres?
Ne te vertete jeni qesharake ju ..

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.