MORALI I ARGJILËS POLITIKE

2006-02-24 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

MORALI I ARGJILËS POLITIKE

BEKIM REXHEPI


Broçkollina prej broçkolline dukej, dhe duket, dhe mbase broçkollina do t'i ketë ndihumuar në studion e hapur (te Pandi Xhata, i Alsat-it) t'i përshpekulloi, zërat që rrallë herë dëgjohen dhe rrallë herë vijë e paraqiten në skenën shqiptare të politikës. Ky njëri nga disa të tjerë quhej edhe „Kryeplaku i Përrallave“ apo „Odagjiu i Pashës“, sido që te quhet edhe më të tjerë emëra thojzash, ja vlen ta quajmë me emërin e mbiemërin e vërtetë, pra ky është vetëm: Sabri Godo.
Ky intelektual pa peshuar mirë dhe si duhet në karrigën analitike, dha akuza dhe përshpekullonte opinionin pa bazë kundër lëvizjës „VETËVËNDOSJA“, të Kosovës. T'i japësh vetës të drejtë më shumë se sa në fakt të takon nuk është prakticizëm moralizues i një intelekti, madje këtë mund ta bëjë më se miri vetëm spirituali, se çfarë e ka gjetur, apo e ka shtyer Sabriun nuk e di, ndofta mund të ketë qenë ndonjë „ZH“ e futur mes GODO-së.
Ky intelektual apo ky ish komunist që su bë dot as gzof i rëndësishëm në politikën shqiptare, hyri me përralla dhe mbet po në përralla. Përallat e tij kan aromë argjile, ndokush i do edhe më këtë aromë, por përrallat që zgjatën dy orë në sallën me qylym të kuq, u monotonizuan dhe patën akuza.
Dhe, ndërsa fliste, në mbrëmjen e 21 shkurtit 06, nuk mund të kuptohej gjë tjetër, pos disa fjalë të paartikullushme dhe onomatopeja gërrëhamash e akuzash të ulta politike.
Këto gërrëhama dhe këto akuza të Godos, ishin te mbërapta që iu drejëtoheshin lëvizjës „VETËVENDOSJA“, sipas tij kjo lëvizje u fut në aleancë të kordinur me „AKSH“-në dhe me ndonjë tjetër që ay po e aludonte, dhe i paragjykonte veprimet e saja si antiKosovë, si antishqiptare. Është e drejtë e tij të radhitet në paragjykime dhe gjykime të atilla që shpesh vijnë nga Serbia, madje është e drejtë e tij të barazohet me Drashkoviçin, me Kushtunicën apo edhe ndonjë tjetër nga rangu i tyre. Akuza të tillë si të Godos, vijnë shpesh në adresë të lëvizjës „VETËVENDOSJA“. Ky intelektual harron shumë faktor politik që ndikojnë në Kosovë, harron se lideri i „VETËVENDOSJËS“, Albin Kurti ka dhënë më shumë për Kosovën dhe i ka ndihmuar më shumë se sa përrallat e vet Godos, me aromë argjile.
Më këto akuza Godo, pretendonte të shëndrrohej në një“stërhollues politikë“ duke i çortuar të gjithë ata që bëjnë politikë jashtë institucionëve politike në Kosovë dhe të tjerat levizje që jashtë institucioneve, i quajti si radikale dhe antiKosovë, duke u adresuar më me qejf të jashzakont në levizjën „VETËVENDOSJA“.
Albin Kurti ishte sekretar politik i UÇK-së, në ditet më vëndimtare për Kosovë dhe i burgosur politik për shkakë të kësaj veprimtarie. Nuk e di se si mund ta quaj Godo, pra Albin Kurtin si njëri që punon për AntiKosovë dhe për Antishqiptari.
Godo më heret e akuzonte edhe ish presidentin e Kosovës I.Rugovën, si njëri që nuk i përshtatej realitetit të Kosovës dhe në fund kur Rugova ndërroi jetë, po ky Sabri Godo e lartësoi Rugovën si njëriun e duhur në vendin më te duhur të Kosovës, pra kjo tregon njeriun e „stërholluar politik“ si Godo. Nuk mund ti shkëpus sa edhekëto akuza të fundit nga kjo sirenë e Godos, ato që ay i tha në „TV-ALSat“, kundër lëvizjesë „VETËVENDOSJA“ do të përgjasojnë shumë me ato shpekullimet serbe apo krejt kjo do të jetë një lojë me moralin e argjilës së vetëvetës.

24.02.06
[adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.