Historia e shqiptarëve që përsëritet

2006-02-24 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Letra e Mona Agrigoroaiei drejtuar Adem Demaqit më shtyri edhe mua të paraqes këtë shkrim të një historie që përsëritet tek shqiptarët. Mona Agrigoroaiei nuk ka paraqitur asgjë më shumë se realitetin që nuk mund ta mohoj me fakte e argumente askush. Për luftën e Enver Hoxhës kundër nacionalistëve që mundohen disa ta shpikin tregon historia se këta ishin o shërbëtor të fashizmit gjatë luftës ose shërbëtorë të UDB-së Jugosllave apo të agjenturave të tjera të huaja, siq e vërtetoi edhe Toni Bler para parlamentit britanik se CIA dhe shërbimi sekret britanik dështimin e vetëm e kan pasur në tentimin për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës.
Se sa ishte antikombëtar Enver Hoxha apo pro sllav e tregon historia e marrdhënjeve diplomatike me Jugoshkenin apo gjendja e luftës me Greqin që kzistoi gjatë tërë pushtetit të tij. Me këto ushqime kundër pishtarit të bashkimit kombëtar Enver Hoxhës deri më dje jemi ngopur nga kuzhinat serbe kurse sot po na i servoni ju. Adem Demaqi është dhe do të mbetet simbol i rezistencës shqiptare por deklaratat e tija nuk janë të pakta që nuk përkojnë me realitetin dhe që kan ngjallur huti në popull. Nëse doni ta njihni Enver Hoxhën si duhet atëherë lexoni veprat e tij. E sa për komunizmin e Enverit ai e ka ditur që revolucionet korren me revolucion të armatosur dhe se ideologjia komuniste ishte e vetmja ideologji që njihte të drejtën e popujve për vetvendosje deri në shkëputje por pse e kan keqpërdorur sllavët nuk është faji i Enver Hoxhës. Demagokracia perëndimore i ndau Shqiptarët në Londër e Berlinë e jo ideologjia komuniste që është një ideologji e perënduar. Enveri ishte i pamëshirshëm ndaj trathtarëve sepse e ka ditur fare mirë se qfar dëmi i sjellin ata kombit, siq po ndodh sot në Kosovë e Hag me gjykimet e qlirimtarëve.
Historia e shqiptarëve po përsëritet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Pas viteve 90-ta kur në Shqipëri ngadhnjeu "demokracia" dihet demagokracia, gjatë 50 viteve të udhëheqjes së Enverit nuk kishte pasur asnjë UDB-ash por të gjithë kishin qenë të burgosur politikë e "nacionalistë". Nuk kishte ekzistuar as edhe një agjent i vetëm për 50 vite me radhë !! Trathtarët u bënë heronj e heronjët e vërtet u përbuzën, nënqmuan e etiketuan. Zogu u paraqit hero kur njerëzit harrojnë faktet që ai përmbysi qeverin demokratike të Nolit me forcat ushtarake serbo-malazeze etj.
Luftëtarët që me pushkë në dorë qliruan mëmëdheun nga fashizmi u përbuzën e nënqmuan me mbi 56.000 dëshmorë që u vran jo vetëm nga fashizmi por edhe nga veglat e tyre qorre që sot i quajnë nacionalistë dhe luftëtarë që kinse kan luftuar për bashkim kombëtar.
Edhe në Kosovë historia e njejtë po përsëritet. Dëshmorët që kan sakrifikuar edhe jetën e tyre nënqmohen e përbuzen e etiketohen nga njerëz që deri dje ishin në shërbim të UDB-së, ndërsa luftëtarët e mbetur gjallë poshtërohen burgosen e dënohen me të vetmen arsye se rrokën armën në dorë kundër fashizmit sllav e bashkpuntorëve të tyre. Dhe me qfarë dëshmitar me po ata "shqiptarë" që morën pjesë së bashku me barbarët serbë në dhjetra masakra kundër popullit anembanë Kosovës.
Deri kur athua kjo histori tek shqiptarët do të përsëritet ??!!!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.