Abdi Begu-Haxhiu, pishtar i arsimit ne treven e Dibres

2006-02-24 · Forumi historik RTVZIK · 1 përgjigje të ruajtura

Presidentit të Shqipërisë, z. Alfred Moisu,
I nderuari z. President,
Duke u bazuar në tërë veprimtarinë e tij të palodhshme rreth aktivitetit të
kryer në lëminë e arsimit më se katër dekada, në emër të L SH B –Skandinavi dhe,
në emër të familjes së tij, propozojmë që, pishtari i arsimit z. Abdi Begu-Haxhiu, të dekorohet me dekoratën ”Naim Frashëri” të klasit të Parë.
I takon Plejadës së Parë të pedagogëve dibranë të Shkollës Normale të Elbasanit, që ishin dhe pionierët e parë të arsimit në trevat e okupuara iliriane. Ajo plejadë përbëhej nga: -Esat Mezelxhiu, Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu, Irfan Oruçi, Fetah Ajdini, Isan Baholli, Zenjel Shemsiu, Skënder Daci, Irfan Tomi ni, Abdi Golja, Sherif Lleshi, Ramadan Horvati, Abas Xhafa, Iqmet Kasapi, Xhavit Kaba, Sefedin Koleci dhe të tjerë, emrat e të cilëve s'më kujtohen dhe, për çdo lëshim kërkoj ndjesë.
Tërë këta pedagogë,të përgatitur e të brumosur me die nga Normalja e Elbasanit, ishin shtylla e arsimit gjatë e pas Luftës Dyt botrore dhe, secili prej tyre meriton hapsirë tveçantë e vend të posaçëm për kontributin e dhënë gjatë katër dekadave.
Ata, qenëtë parët që përhapën dijën, arsimin, kulturën dhe kryen përpjej
Abdi Begu-Haxhiu maksimale për zhdukjen e analfabetizmit në trojet shqiptare.
Intelektualët tanë më shquar, ja se si e vlerësojnë veprimtarinë e tyre:-Mësu
esit e parë të Shkollës Normale të Elbasanit ishin profetë e ambasadorë të kombit tonë.Ndërsa, Sami Frashëri ynë i madh thoshte: Të mbjellim sot që të korrin nesër fëmijët tanë. Ata, mbollën dhe dhë në frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse sot, ne, dhe pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që pa lodhur mbollën.
Të flasësh apo të shkruajsh për Plejadën e Parë të arsimit në trevën e Dibrës, lypset shkruar faqe të tëra, por për shkak të të dhënave të pamjaftueshme,kornizat kornizat e këtij shkrimi s’na mundësojnë të shkruaj më gjërësisht për secilin peda gog veçmas, por shpresojmë se, intelektualët dhe gazetarët dibranë, do të ofrojnë të dhëna më të hollësishme.
LIRIA-MBI TE GJITHA
Tani, në shpirt ndjej një obligim moral shtytës që rrjesh rrjeshtat që vijojnë t’ia de dikoj mësuesit tim më të shtrenjtë e më të dashur, z. Abdi Haxhiu, me të cilin dhje të vjetët e fundit të jetës së tij i kaluam të pandarë dhe, prej tij thitha nektarin e atdhedashurisë.
Punonim së bashku në Shkollën”Skënderbeu”, që më vo në sllavo - maqedonët e pagëzuan”Bashkim -vëllazërim”-Dibër. Në vitin 1939 kreu Normalen në Elba san dhe, në po të njëtin vit mori pjesë aktive në demonstatat që u organizuan kundër fashizmit italian.Vitet e para të shërbimit i kreu në Maqellarë, Omezh e Bulçizë. Në vitin ’46 emrohet drejtor i Shkollës” Liria ” të Shkupit ku me plot devotshmëri punoi deri në vitet e pesë dhjeta, mandej vazhdoi shërbimin në Dibër.

Ai, dyzetë vjet rrjesht si pionier i arsimit, gjeneratat e tëra i mësoi se çdo abetare fillon me mësimet e të shtrenjtës liri. Çdo kaptinë libri ka kurorë lirinë. Asgjë s’është më e shtretë për shqiptarin që nuk duron thundrën e huaj, që s’do tëdëgjon urdhrin e huaj dhe që e do vendin e vet aq sa edhe dritën e syrit.
Shpesh herë edhe gjatë kohës së Rankoviqit kur qe i përcje llur në çdo hap, na i mësonte poezitë:-”Tradhtari” të Hil Mosit, ”Gjuha shqipe” të At Gjergj Fishtës,”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” të N. Frashërit etj. Siç rëfente ai, pas çdo poezie patriotike të zhvilluar në klasë, thirrej në polici dhe kërcnohej edhe me likuidim fizik. Sa herë na i kujtonte fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste: -Njeriu s’ka ne nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit-lirinë”.
Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimite tit. E deshte atdheun më shumë se çdo kush. Një duf, valë e përvëlim ia kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia që ndjente për Shqipërinë dhe, kishte dëshirë të flakët ta sheh për të fundit herë e të takohet me të afërmit e vet, të cilët s’i kish pa katër dekada. Por mjerisht, porsa iu lëshua viza, lëngoi i sëmurë rëndë në shtrat dhe, ëndra e tij s’iu realizua.

E deshte po aq edhe Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku dhe
thoshte:”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri”-Në ngjarjet revolucio nare të 81 -shit, të tria vajzat dhe djali i tij i vetëm, Besniku, merrnin pjesë pa da në protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e siguri sigurimit, vinin në shkollë dhe e kritikonin ashpër z. Abdiun para qindra arsimtarë, atij s’i bëhej vonë, ndjehej krenar dhe kurrë s’iu tremb syri.Në të dalur nga mbledhja më thonte:-U lumtë fëmijëve të mij ! Edhe sikur i vetmi djalë imi të flijohet në alltarin e lirisë-për Kosovën martire, nuk më dhimset ! Sepse, siç thonte Naimi ynë i madh:”Djalin që tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyesh se sa të përulesh”.

Ndjenja e fisnikrisë: -Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Vëlezërit Qemal dhe Nexhat Agolli e emruan z. Abdiun drejtorin e parë të shkollës”Liria” në Shkup. Në atë kohë dr. Petro Janura me të kthyer nga Rumania, ngarkohet të punojë me nxënësit e klasës së tretë. Ai, me respekt të veçantë na rëfente të dyve, z. Emin Pustinës dhe mua për sjelljen fisnike të tij dhe thonte:Abdi
Haxhiu ishte drejtori dhe njeriu më fisnik që takova në vitet e pas luftës.

Ndjenja e besnikrisë:Shpesh herë na këshillonte:-Besnik bëhuni, por
Kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ai i urrente pa jufi spiujt e tradhtarët.
Urrejtjte ushqente dhe ndaj fëmijëve të tyre. Të gjithë i besonin z.Abdiut, por tepër
vështirë ka qenë të fitohet besimi tek ai. Pas shumë provave, fitonte bindjen dhe
bëhej i afërt dhe i pandashëm.

Ndjenja e sinqeritetit, vendosmërisë dhe e qëndrushmërisë: -Ishte
tepër i logjikshëm dhe i sinqertë. Me krenari fliste për personalitetet më të shquar
të kombit shqiptar. Takimin e tij në vitet e shtatdhjeta me prof. dr. Qosjen e mbylli me këto fjalë:-Intelektual i ngritur e tepër intelegjent është Rexhepi, në të ardhmen
vendin e Eqrem Qabeit do ta zë ai.

Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në karakterin e tij stoik e të pathyeshëm. Në vendimet dhe gjykimet ish i prerë e i paluhatshëm.
Edhe pse shtatë muaj vuajti nga në sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme në
lukth, ai kurrë s’ofshami, thuaj se s’kishte dhëmbje. Ish tepër i disciplinuar, s’pinte
cigare as alkohol. S’i takonte asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin kom
bëtar. Ai,s’i vlerësonte bashkëkombasit e vet në bazë partiake, rajonale apo fetare,
por vetëm se në saj të kontributit dhe atdhedashurisë.

Sikurse shumica e pedagogëve të Normales së Elbasanit dhe tek z. Abdiu vihej në dukje rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit shko
llor:-Të jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat
shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave-ndëshkohej.

Parimor e i përpikët:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje
pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, thoshte ai. Ishte dhe tepër i përpikët.Kërkonte prej z. Dalip Bellçishta, prej meje e prej miqëve
të tjerë, të jemi të sakët, të përpikët dhe të paraqitemi në kohën e caktuar në takim,
pa u vonuar asnjë minut.

Më kujtohet fare mirë shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistët maqedon u
vendos që ditarët dhe administrata plotësohen në gjuhën maqedone. Në shkollë
Mbretëronte një atmosferë e ngjeshur me urrejtje e huti. Në ato çaste, arsimtari 64
vjeçar theksoi:Dyzetë vjet rrjesht skam shkruar në gjuhën maqedone dhe as që dij
të flas. Vallë, kush do të m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja që ndjente për
gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, disa pika loti i rrëshqitën zvarë nëpër fëty
rë. Mandej, duke hipur së bashku shkallëve përpjetë, shiqimi na u ndal në vendin ku qëndronte fotografia e heroit tonë kombëtar -Skënderbeu dhe më tha: -Ja se
ç’bëjnë shovinistët e shfrenuar monist, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të
ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Në vendin ku qëndronte foto
grafia e legjendarit Skënderbe, vërehej ajo e priftit bullgar-Rajko Zhinzihov.

Shkolla pa fotografitë e Skëndrbeut, Ismahil Qemalit, Bajram Currit e Isa Bu
letinit, Hasan Prishtinës, Abdyl e Sami Frashërit, Naimimit, Migjenit, Luigj Guraku
qit, Jani Vretos e Asdrenit dukej si skëterë. Mandej, duke i shqiptuar disa fjalë ofshani: -Ah liri, liri sa e shtrenjtë që je!

Që nga muaji shtator i vitit ’83, jo vetëm që u futë në administratë gjuha ”zyr
tare” maqedonishte, por nëpër të gjitha shkollat dhe i nstitucionet kulturore – arsi
more, u hoqën tërë fotografitë e Rilindasve tanë dhe ata të dëshmorëve për liri, siç
janë:-Emin Duraku, Ganimete Tërbeshi, Ibe Palikuqi, Hajdar Dushi e Liman Kaba,
ndërsa në vend të tyre janë vënë vetëm portretet e maqedonasve.

Një aksion i tillë nga sistemi monist i shovinistëve maqedonomëdhenj,i hapi
një plagë të pashërueshme ish arsimtarit të ndjerë, z. Abdiut dhe, porsa doli në
pension, nga një sëmundje e rëndë në lukth, ndërroi jetë.

Ne, të gjithë nxënësit e tij, e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të
arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve të larta patrio
tike e njerëzore.
Njerëzit si Abdi Begu-Haxhiu, janë të pavdekshëm.
Lavdi veprës së tij !
Pra, Zotëri President, këto ishin disa të dhëna modeste për këtë figurë të shquar të arsimit tonë kombëtar, të cilat, urojmë e shpresojmë që Ju do t’i merrni në konsideratë.

Malme-Suedi, 21 shkurt 2006v. Me nderime e respekt, miku juaj:
E-mail:[adresë e fshehur] Ibrahim Egriu
Nr. i tel. e faxit: 0046/ 40218228

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-03-08

Tetëdhjetëvjetori i vdekjes së përfaqësuesit e humanistit të vegjëlisë -Xheladin Hamedan Strazimiri..


Xheladin Strazimiri, lindi më 1843, në fshatin Pocest të Peshkopisë dhe ndërroi jetë në shkurt të vitit 1926. Me profesion bujk dhe i ka takuar shtresës së vegjëlisë;këshilltar dhe delegat në kuvendet e Nëntë Maleve të Dibrës, mendjemprehtë, fjalëzjartë dhe patriot i shquar shqiptar.
I brumosur me ndjenjën e humanizmit patriotik, me urtësi e fisnikëri, jetoi dhe veproi në periudhat më të errëta të intrigave, dallavereve, të shfrytëzimit e të eksploatimit të popullit tonë nga ana e anadollakëve
e të veglave të të tyre, marioneta të pushtetit osman.
Sternipi i tij i ndjerë, Tërë jetën, duke sakrifikuar moralisht e materialisht, luftetar i shquar në Xheladini veproi për një të ardhme më të ndritur e të
betejen legjendare të pavarur të popullit të popullit shqiptar.Koshares. Ky burrë sypatrembur, kurrë s’i përfillte ligjet e
osmanlinjve dhe asnjëherë s’u pajtua me krerët shqiptarë servilë e
kapadahi, pavarësisht se i mungonte Sofra. Emri i Xheladin Strazimirit jehoi anë e kënd Krahinës së Dibrës, veçanërisht tek shtresat e ulta të vegjëlisë. Andaj, duke depërtuar thellë në shpirtin e vegjëlisë, atij i besuan tre poste:
1.Këshilltar për mbrojtjenjen e të drejtave të popullit të Maqellarës me rrethinë.
2.Anëtar në Këshillin e Organizatës së Abetares.
3.Delegat në Kuvendin e Nëntë Maleve të Dibrës.

Sipas të dhënave të pleqve, në Kuvendin e Nëntë Maleve, që u mbajt në Ma
qellarë, fjala e tij përshëndetej e përqafohej nga të gjithë të pranishmit. Në Kuvend janë parashtruar çështje mjaft të rëndësishme, siç janë: -marrja e të rinjve shqiptarë ushtarë në ushtrinë turke, pagesa e taksave dhe e tatimeve dhe hapja e shkollave në gjuhën tonë.
Siç dihet, në atë kohë, vëllavrasja si plagë e kahmotshme, ka ekzistuar edhe
në Krahinën e Dibrës së Madhe. Kjo veti e ka shqetësuar pa masë këtë
plak mentar, i cili ishte i lidhur ngushtë me popullin, si thoji me mishin, veçanërisht me shtresat e varfëra, të cilët nuk kanë gëzuar kurrfarë të drejtash morale e materiale, jetësore e ligjore. Ai. me plot vigjilencë, fleksibilitet e matutri,diti si ta mbështesë e ta marrë në mbrojtje vegjëlinë
nga kurthet e intrigat e osmanlinjve e të bajraktarëve të ndryshëm.
Siç bëjnë të ditur disa pleq të moshuar, derisa Paria e atëhershme përdorte
hurin e zjarrit në popull, Xheladin Strazimiri, me ibrik uji përpiqej të shuante çdo konflikt e të pajtonte sa më shumë gjaqe, ashtu siç veproi në vitet e’90-ta në Kosovë, Anton Çeta.
Si shembull konkret, rrëfejnë dëshmitarët për dy vëllezërit: -Haxhi dhe Ramadan Burnazi, të cilët për nevojat familjare shkojnë në Dibër të Madhe tek Maliq Begu dhe huazojnë një sasi të hollash me kamatë (interes) për një kohë të caktuar. Mirëpo, me plotësimin e afatit, të dy vëllezërit s’ishin në gjendje që ta paguajnë borxhin gjatë asaj periudhe, atëherë, Maliq Begu shkon në fshatin Pocest që t’ua konfiskojë pasurinë e tundshme me përdhunim vëllezërve -Burnazi. Mirëpo, kur Begu në fjalë e përfundon konfiskimin në tërësi, mandej e nis karvanin me sende t e konfiskuara në drejtim të Dibrës; në ato çaste, vetëtimthi, me armë në dorë, del në pritë plaku gojëmbël dhe mendjemprehtë, Xheladin Strazimiri me disa fshatarë të tjerë trima, ndaloi karvanin, duke iu drejtuar Maliq Begut me këto fjalë: ”Deri sa të kemi frymën e fundit, kurrë s’do lejojmë të kryhet konfiskimi i
djersës së fshatarëve, por sa më parë të kthehet karvani me bagëti, se për ndryshe do të bëhet gjaku deri në gjunj”.
Maliq Begu, me të vërejtur vendosmërinë dhe këmbëngulësinë e trimit
Xheladin me shokë, ai dorëzohet pa kushte. duke mbetur duarthatë si Ali Çiçja me lëkurat, pa kamatë, pa para e pa plaçka të konfiskuara. Raste dhe shembuj të tillë kanë ndodhur edhe me bejlerët e Maqellarës, të cilët poashtu u jepnin fshatarëve fukarenjë para me fajde (me kamatë). Këto forma të aplikuara nga beglerët e Dibrës së Madhe e të Maqellarës,
vendosmërisht i kundërshtuan këshilltarët e Zonës së p arë nga Xheladin Strazimiri, i cili me elikuencën dhe oratorinë e fortë që ia kish falë natyra, gjatë debateve me bajraktarë të ndryshëm, fajësonte beglerët për dhënien e të hollave me fajde (me interes) fshatarëve të varfër, të cilët s’dispunonin pasuri të tundshme, por çdonjëri prej tyre ka pasur nga një bisht dhie apo deleje, lope apo kali. Ai, i sugjeronte bejelerët që të dinë se kujt t’ia japin
paratë me kamatë.
Gjatë sundimit të Austrisë në Shqipëri, bejlerët e Maqellarës së bashku
me një oficer austriak, shkojnë në fshatin Pocest për të grabitur ujin e burimit ”Cercec”. Me atë rast, me të marrë të dhënat për një veprim të tillë, këshilltari Xheladin, menjëherë mobilizoi fshatarët:burra e gra, pleq e të rinj, me armë në dorë e zhbllokuan burimin. Kështu që nga ajo forcë e madhe mobilizuese e masës, pushtetmbajtësit në fjalë, kthyen me turp nga patën ardhur.
Po të njëjtët bejlerë, kryen edhe një veprim tjetër të shëmtuar tek popullata
e Zonës së Maqellarës me rrethinë. Ata, pa pëlqimin e masës vendosën që nga 4 - 5 veta nga çdo fshat t’ua dorëzonin autoriteteve austriake, të cilët do t’i dërgonin të kryenin punë tepër të vështira, diku larg në Serbi. Në listën e fshatarëve, që duhej të shkonin ishte edhe Ragip Gjoni, babai i Osmanit e të tjerë. Mirëpo, pasi informohet Xheladini për një aksion të tillë, ai, si këshilltar pengoi dërgimin e fshatarëve në Serbi.
Për të gjitha ato merita e sakrifica që i bëri Xheladini për t’i dalë në ndihmë vegjëlisë, këngëtari popullor ia thurri këto vargje:
Kush e mblodhi Xhelizin
( Kuvendin ) e tretë,
Strazimiri me Pocestë.
Ky burr’ burri dai,
e ka idealin për Shqipëri.
Sa madhështor ky Xhelisë,
I dha dritë gjith’ naisë.
Kur kuvendoi ai Xhelis’
i dridhej zemra gjith’ Turqis’.
Siç rrëfeu kryeplaku i zgjuar, Aqif Rustem Spahia dhe shumë pleq të tjerë, bëjnë të ditur se nëpër konaqe dhe oda burrash, flitet dhe sot e kësaj dite me respekt e krenari për plakun e zgjuar, trim e fjalëzjarrtë, Xheladin Strazimirin, i cili, jo vetëm që i dha emër fisit Strazimiri, por emri i tij përmendet anë e kand Shqipërisë e Kosovës.
Në vitet e pas luftës, pleqtë e Maqellarës e të Pocestit, parashtruan kërkesën
tek përgjegjësi i Muzeumit të Maqellarës -Tosum Xhemili, që kooperativa e Maqellarës të pagëzohet me emrin e Xheladin Strazimirit, mirëpo kërkesat e tyre s’u përfillën përshkak të birit të tij -Qamilit, i cili paskësh qenë oficer i mbretit-Zog.
Tani, mbesim me shpresë se ditët e reja të demokracisë do t’ia japin vendin
e merituar edhe këtij trimi-humanisti të vegjëlisë.
Në kuadër të Përvjetorit të vdekjes së humanistit të vegjëlisë -Xheladin Strazimiri, në Shijak, në moshën njëqindvjeçe pushoi së rrahuri zemra e dajlit të tij, zemra e plakut më të zgjuar e më të moshuar në Trevën e Maqellarës me rrethinë -Qamil Xheladin Strazimiri; ndërsa 30 vjet më parë, në Dibër të Madhe, vdiq e pikëlluar nga malli e nostalgjia, bija e tij shumë e dashur, motra e dajës Qamil-Nëna ime Hamide, e cila rreth katër dekada nuk u pa fare me më të dashurit e më të afërmit në Shqipërinë
e mbyllur hermetikisht në të katër anët.
P:S:-Më 19 shtator 03, morëm pjesë në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar
të Lidhjes Shqipta re në Botë së bashku me intelektualin suedez, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi-Kosovë, mikun e madh të shqiptarëve, z.Anders Vessman dhe, për herë të fundit shfrytëzuam rastin dhe u takuam me Dajë Qamilin, nëShijak. Ai, megjithë se i kish mbushur 99 vjet, akoma dukej i freskët dhe mund të bisedohej me të, veçanërisht z.Vessman, i cili fliste me të në gjuhën shqipe, u befasua në vitalitetin dhe mençurinë e tij. Në anë tjetër, gjatë bisedës u prekëm që të dy kur na rrëfente për zhdukjen e birit të tij demokrat, prof. e gjuhës e të letërsisë-Burhanit.Kurrë s’mund të haroj diegën e djalit tim, i cili më 1997 shkoi që të punojë në Greqi dhe e zhdukën pa nam e pa nishan! Mandej vazhdoi:-Dhe sot e kësaj dite, bashkëshortja e tij -Engjëllushja dhe djali Hrolindi, nuk dijnë asgjë për të.
-Na përcolli deri tek dera e oborrit të shtëpisë dhe, gjatë ndarjes me lotë në sy, porosia e tij e fundit edajës Qamil ishte:Nip i dashur, të lutem, të dhënat që i kemi përfshi për babain tim dhe gjyshin tënd, Xheladin Strazimiri, t’i nxjerrish sa më parë në dritë.Tani, me rastin e vdekjes së tij, me dëshirë të zhurritur uroj që amanetin t’ia plotësoj.
-Një fjalë popullore thotë: ” Peni i përngjet gëzofit ” ndaj dhe Daja Qamil i përngjiste në shumë aspekte babait të vet, ashtu mendjemprehtë, bujar, i dashur, atdhetar, oficer i dalluar në kohën e mbretrisë së Ahmet Zogut, i cili gjithmonë e ëndëronte një Shipëri të bashkuar e të përqëndruar kah perëndimi e jo kah sllavokomunizmi.
Malme, Suedi, më 26 shkurt ’06 Me nderime, I. Egriu

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.