REQUIEM me rastin e njevjetorit te vdekjes

së atdhetarit e të nacionalistit të dëshmuar
kombëtar, z. Ibrahim ( Ibush ) Galimuna,
i burgosur politik dhe veprimtar i palodhur
i P N D SH-së për Kosovë.
Sot, më 22 shkurt
06, Kryesia e P N D SH organizoi Mbledhje
komemorative per nder te tij, duke evokuar
punen dhe vepren e tij te madhe ne drejtim te
kombit, të bashkimit kombëtar dhe te çeshtjes
se pazgjidhur të Statusit te Kosoves.
======
Ibrahim Galimuna
Lindi ne Prishtinë, më 03.04.1929, vdiq me 22.02. 05 dhe u varros
me nderime, më 23. 02. 2005 ne varezat e pergjithshme ne Prishtine.
Lindi ne nje familje me përmasa te medhaja kombëtare. Gjyshi i tij,
Ibrahim Galimuna ishte Kryemiftiu i Prishtines ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, kurse babai i tij, Sadik Galimuna, treti tërë pasurin e tij per Shqiperi etnike, sepse tradicionalisht, ne familjen e tij mbrohej deviza : " Pa Kosovë e pa Çamëri, nuk ka Shqiperi "!
Kjo dallge e madhe, Ibrahimin, apo sic e therrisin te gjithe Ibushin e përcolli deri ne fund të jetës. Ai ishte një atdhetar i zjarrtë, trim e sypatrembur, duke bërë dhe sakrifica me përkushtim deri në fund të jetës trasoi rrugën për realizimin e idealeve të familjes së tij rreth krijimit të Shqipërisë Etnike, për liri të plotë e bashkim kombëtar.
Ne vitin 1952 ish Jugoslavija e dënon me 10 vjet burgim drakonik,
( si pjesëmarrës aktiv në radhët e Grupit të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare të Gjon Serqit, i cili lindi dhe vdiq po për
Shqipërinë Etnike), kurse, me1959 lirohet nga burgu.
Vitin e pare te burgimit e kreu ne Shkup, aty ku ndodhej patrioti dhe nacionalisti dibran, dr. Burhan Pasholli, pastaj kalön ne burgun e Nishit, ku vuanin dënimet drakonike dhe shokët e tij të një ideali:
Rexhep Abdullahu, kryetar i partisë ne fjalë, Rexhep Bunjaku, Rexhep Parteshi si dhe shume figura te shquara te nacionalizmit kosovar. Gjashtë muaj pas burgosjes së tij, Zoti i dhuroi një vajzë të bukur si hana, me këtë rast, shokët e tij, vajzën e tij të dashur dhe të porsa lindur e pagëzuan me emrin Afërdita, që ka kuptimin: dita e
bashkimt kombëtar ofrohet !
Vdekja, Ibrahim Galimunen e gjen si anëtar i Kryesise qendrore me kryetar Rexhep Abdullahu,Skender Berishen si dhe me shoket tjere.
Sot, Kryesia e Partise Nacional Demokratike Shqiptare në Prishtine
i bëri homazhe varrit te tij duke vendosur kurora lulesh mbi varr.
Po sot ne ora 14, familjes së tij, respektivisht, bashkëshortes së tij
besnike e trimëreshë,z-jës Sheriban, për angazhimin dhe përpjekjen
e tij si aktivist i devotshëm i P N D SH, iu dorëzua një MIRENJOHJE.
TAKIMIMI IM I PARE DHE I FUNDIT ME ATDHETARIN E
PANGOPUR PER LIRI E BASHKIM KOMBETAR, Z. GALIMUNA
Ishte 26 nëntori i virit 2001. Në Prizrenin historik mbahej Kongresi i
Parë i Lidhjes Shqiptare në Botë. Në mesin e mbi dymijë delegatëve
ishte prezent dhe anëtari i Kryesisë së P N D SH-së, patrioti Ibrahim Galimuna.
Pas mbylljes së Seancës së parë të punimeve të Kongresit,pra gjatë
kohës së pushimit, aty në radhën e parë, me sheshir (republikë) mbi
kokë qëndronte ulur një burr i pashëm, shtatlartë dhe i buzëqeshur në fëtyrë. Porsa kalova pranë tij, ai papritmas m’u drejtua: -Ju lutem
më tregoni, mos jeni nga Dibra? -Po, iu përgjigja ! Me siguri e njihni dr. Burhan Pashollin, e kam mik të idealit, të lutem kur të shkosh ma
qafo dhe bëri të fala prej meje. Po, iu përgjigja do ta përshëndes,
sepse dhe unë e kam mik shumë të dashur. Mandej vazhdoi: - Po
djalin e mikut tim Shaban Jegenit-Lirimin, ekonomistin nga Dibra ?!
Si jo-e njoh.Ai është dhëndri im,bashkëshorti i vajzës sime, Afërditës.
Të lutem ua përcjell përshëndetjet nga ana ime. Po, u përgjigja unë,
me kënaqësi. Pastaj vazhdoi:-Sot, në këtë Kongres i shoh të gjithë
shqiptarët anë e kënd botës - të bashkuar. Sot e shoh Shqipërinë
time të bashkuar dhe etnike! Sot jam tepër i gëzuar! Me këto fjalë në
gojë u ndamë me atdhetarin të paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Ibrahim-Ibush Galimuna
Më vonë, pas takimin me dr. Burhanin dhe z. Lirim Jegeni mësova më hollësisht se kush kish pasë qenë z. I. Galimuna.
Lavdi veprës atdhetare të tij!
Dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!
Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë!
Atdhetarët si z. Ibrahim (Ibush) Galimuna nuk vdesin kurrë!
Pusho i qetë o bashkëshorti im, o baba, o gjysh dhe o mik i dashur!
Me dashuri e nderim të perjetshëm: -bashkëshortja Sheribani, bija
Afërdita me bashkëshortin-Lirimin dhe nënën e tij-Bukurien, mbesat
Dafina, Ilirida dhe nipi-Burimi. Mandej, djalii tij Agroni me të shoqen,
vajzat Vjollca e Arbëresha dhe nipi i tij Masar Muaharemi – Krasniqi
nga Zelandë të Re, që bashkëpunon me ishkongresistin-Dioguardin.
Malme-Suedi, më 22 shkurt ’06
Me shumë respekt,
familja Egriu

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.