Lidheni Veton Surroin se ikë për në Vjenë!

Dje, nga zyra për informim e Partisë Reformiste ORA, na erdhi njoftimi që
mbante titullin "Është gjetur Veton Surroi". E falënderojmë zyrën për
informim të ORA-s që i është përgjigjur thirrjes sonë për kërkim të bandës
së vrasjes dhe plaçkitjes së Kosovës, duke na dhënë informacion për njërin
prej anëtarëve të bandës - Veton Surroin.
Veton Surroi ende qëndron prapa nënshkrimit që ka vënë në Rambuje. Ai atje
e ka pranuar shtetin e urryer të Jugosllavisë, të cilës i printe
Milosheviqi. Zaten, aspak e çuditshme. Veton Surroi më 15 maj 1998, vetë i
gjashti, është takuar me Milosheviqin në Beograd. Ky takim famëkeq e
dëmtoi shumë Kosovën dhe i bëri shërbim të shkëlqyeshëm Serbisë. Me atë
takim, Veton Surroi dhe pesë të tjerët u distancuan nga lufta çlirimtare.
Milosheviqi i ndau shqiptarët në terroristë (siç i cilësonte ai
çlirimtarët) dhe në të moderuar me të cilët duhet biseduar. Ai takim u bë
dritë e gjelbër për intensifikimin e ofensivave militariste kundër UÇK-së
dhe popullit të Kosovës. Veton Surroi tash 16 vjet merr donacione në emër
të Kosovës. Ai është pasuruar pa masë edhe gjatë okupimit të egër të
Serbisë edhe tash me UNMIK-un. Përderisa populli torturohej dhe zhytej në
varfëri e mjerim, ai pasurohej! Mirëpo, këtë investim që u bë në të ai
duhet t'ua shpaguajë tash qarqeve të caktuara. Prandaj ai është i
dëgjueshëm politikisht. Prandaj ai prin në pranimin e negociatave me
Serbinë. Prandaj ai ishte dakord me pavarësinë e kushtëzuar ende pa
filluar negociatat. Prandaj ai i amortizon shqiptarët e Luginës së
Preshevës dhe i përjashton ata nga proceset duke i afirmuar ata vetëm
nëpër konferenca shtypi. Etj., etj.
Zyra për informim e ORA-s pasi që e paska gjetur Veton Surroin le ta lidh
atë, ngase ai shumë lehtë mund të ikë për në V jenë.
Jo vetëm që brengat e Lëvizjes sonë janë publike, por ne kurrsesi nuk mund
t'ia shprehim ato Veton Surroit ngase vetë qenia e tij politike është
brenga jonë.
Dhe një pyetje për fund zyrës së informimit të ORA-s: kjo rruga në
Dragodan ku thoni se ndodhet Veton Surroi, është ajo e varrezave të
qytetit, apo jo?
Prishtinë, 22 shkurt 2006
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Komentet e ruajtura
MORALI I ARGJILËS POLITIKE
BEKIM REXHEPI
Broçkollina prej broçkolline dukej, dhe duket, dhe mbase broçkollina do t'i ketë ndihumuar në studion e hapur (te Pandi Xhata, i Alsat-it) t'i përshpekulloi, zërat që rrallë herë dëgjohen dhe rrallë herë vijë e paraqiten në skenën shqiptare të politikës. Ky njëri nga disa të tjerë quhej edhe „Kryeplaku i Përrallave“ apo „Odagjiu i Pashës“, sido që te quhet edhe më të tjerë emëra thojzash, ja vlen ta quajmë me emërin e mbiemërin e vërtetë, pra ky është vetëm: Sabri Godo.
Ky intelektual pa peshuar mirë dhe si duhet në karrigën analitike, dha akuza dhe përshpekullonte opinionin pa bazë kundër lëvizjës „VETËVËNDOSJA“, të Kosovës. T'i japësh vetës të drejtë më shumë se sa në fakt të takon nuk është prakticizëm moralizues i një intelekti, madje këtë mund ta bëjë më se miri vetëm spirituali, se çfarë e ka gjetur, apo e ka shtyer Sabriun nuk e di, ndofta mund të ketë qenë ndonjë „ZH“ e futur mes GODO-së.
Ky intelektual apo ky ish komunist që su bë dot as gzof i rëndësishëm në politikën shqiptare, hyri me përralla dhe mbet po në përralla. Përallat e tij kan aromë argjile, ndokush i do edhe më këtë aromë, por përrallat që zgjatën dy orë në sallën me qylym të kuq, u monotonizuan dhe patën akuza.
Dhe, ndërsa fliste, në mbrëmjen e 21 shkurtit 06, nuk mund të kuptohej gjë tjetër, pos disa fjalë të paartikullushme dhe onomatopeja gërrëhamash e akuzash të ulta politike.
Këto gërrëhama dhe këto akuza të Godos, ishin te mbërapta që iu drejëtoheshin lëvizjës „VETËVENDOSJA“, sipas tij kjo lëvizje u fut në aleancë të kordinur me „AKSH“-në dhe me ndonjë tjetër që ay po e aludonte, dhe i paragjykonte veprimet e saja si antiKosovë, si antishqiptare. Është e drejtë e tij të radhitet në paragjykime dhe gjykime të atilla që shpesh vijnë nga Serbia, madje është e drejtë e tij të barazohet me Drashkoviçin, me Kushtunicën apo edhe ndonjë tjetër nga rangu i tyre. Akuza të tillë si të Godos, vijnë shpesh në adresë të lëvizjës „VETËVENDOSJA“. Ky intelektual harron shumë faktor politik që ndikojnë në Kosovë, harron se lideri i „VETËVENDOSJËS“, Albin Kurti ka dhënë më shumë për Kosovën dhe i ka ndihmuar më shumë se sa përrallat e vet Godos, me aromë argjile.
Më këto akuza Godo, pretendonte të shëndrrohej në një“stërhollues politikë“ duke i çortuar të gjithë ata që bëjnë politikë jashtë institucionëve politike në Kosovë dhe të tjerat levizje që janë jashtë institucioneve, i quajti si radikale dhe antiKosovë, duke u adresuar më me qejf të jashzakont në levizjën „VETËVENDOSJA“.
Albin Kurti ishte sekretar politik i UÇK-së, në ditet më vëndimtare për Kosovë dhe i burgosur politik për shkakë të kësaj veprimtarie. Nuk e di se si mund ta quaj Godo, pra Albin Kurtin si njëri që punon për AntiKosovë dhe për Antishqiptari.
Godo më heret e akuzonte edhe ish presidentin e Kosovës I.Rugovën, si njëri që nuk i përshtatej realitetit të Kosovës dhe në fund kur Rugova ndërroi jetë, po ky Sabri Godo e lartësoi Rugovën si njëriun e duhur në vendin më te duhur të Kosovës, pra kjo tregon njeriun e „stërholluar politik“ si Godo. Nuk mund ti shkëpus sa edhe këto akuza të fundit nga kjo sirenë trumbëluese e Godos. Ato që ay i tha në „TV-ALSat“, kundër lëvizjesë „VETËVENDOSJA“ do të përgjasojnë shumë me ato shpekullimet serbe apo krejt kjo do të jetë një lojë e pavetdijshme e moçëmmenit me moralin e vetë prej argjile.
24.02.06
[adresë e fshehur]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.