U gjet bansiti Veton Suroi
Lidheni Veton Surroin se ikë për në Vjenë!
Dje, nga zyra për informim e Partisë Reformiste ORA, na erdhi njoftimi që
mbante titullin "Është gjetur Veton Surroi". E falënderojmë zyrën për
informim të ORA-s që i është përgjigjur thirrjes sonë për kërkim të bandës
së vrasjes dhe plaçkitjes së Kosovës, duke na dhënë informacion për njërin
prej anëtarëve të bandës - Veton Surroin.
Veton Surroi ende qëndron prapa nënshkrimit që ka vënë në Rambuje. Ai atje
e ka pranuar shtetin e urryer të Jugosllavisë, të cilës i printe
Milosheviqi. Zaten, aspak e çuditshme. Veton Surroi më 15 maj 1998, vetë i
gjashti, është takuar me Milosheviqin në Beograd. Ky takim famëkeq e
dëmtoi shumë Kosovën dhe i bëri shërbim të shkëlqyeshëm Serbisë. Me atë
takim, Veton Surroi dhe pesë të tjerët u distancuan nga lufta çlirimtare.
Milosheviqi i ndau shqiptarët në terroristë (siç i cilësonte ai
çlirimtarët) dhe në të moderuar me të cilët duhet biseduar. Ai takim u bë
dritë e gjelbër për intensifikimin e ofensivave militariste kundër UÇK-së
dhe popullit të Kosovës. Veton Surroi tash 16 vjet merr donacione në emër
të Kosovës. Ai është pasuruar pa masë edhe gjatë okupimit të egër të
Serbisë edhe tash me UNMIK-un. Përderisa populli torturohej dhe zhytej në
varfëri e mjerim, ai pasurohej! Mirëpo, këtë investim që u bë në të ai
duhet t'ua shpaguajë tash qarqeve të caktuara. Prandaj ai është i
dëgjueshëm politikisht. Prandaj ai prin në pranimin e negociatave me
Serbinë. Prandaj ai ishte dakord me pavarësinë e kushtëzuar ende pa
filluar negociatat. Prandaj ai i amortizon shqiptarët e Luginës së
Preshevës dhe i përjashton ata nga proceset duke i afirmuar ata vetëm
nëpër konferenca shtypi. Etj., etj.
Zyra për informim e ORA-s pasi që e paska gjetur Veton Surroin le ta lidh
atë, ngase ai shumë lehtë mund të ikë për në V jenë.
Jo vetëm që brengat e Lëvizjes sonë janë publike, por ne kurrsesi nuk mund
t'ia shprehim ato Veton Surroit ngase vetë qenia e tij politike është
brenga jonë.
Dhe një pyetje për fund zyrës së informimit të ORA-s: kjo rruga në
Dragodan ku thoni se ndodhet Veton Surroi, është ajo e varrezave të
qytetit, apo jo?
Prishtinë, 22 shkurt 2006
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.