Kuvendi i Kosovës dënoi me vdekje projektin e Qeverisë së Ko
Xhevat Bislimi
Kuvendi i Kosovës dënoi me vdekje projektin e Qeverisë së Kosumit për ndarjen e Kosovës
Projekti i Qeverisë së Bajram Kosumit për reformimin e pushtetit vendor (ndarjen
e Kosovë) u bë dokumenti më i përfolur në Kosovë. Ai zgjoi edhe interesimin e
qarqeve diplomatike dhe politike të Evropës dhe të SHBA-së. Gjeneza e këtij
projekti është në Beograd dhe në ato pak qendra dhe qarqe evropiane dhe ruse që
vazhdojnë ta mbështesin politikën shoviniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe
shqiptarëve përgjithësisht. Mirëpo, për të qenë i «pranueshëm», projekti duhej të
vishej me petkun shqiptar. Ky petk u bë Shoqëria (asociacioni) i Komunave, që
udhëhiqej nga Lutfi Haziri. Kjo Shoqëri joqeveritare mori përsipër «nismën»
(bajrakun) dhe
bashkë me Këshillin e Evropës edhe autorësinë e këtij projekti kundërshqiptar, kurse
UNMIK-u shkoi shumë herë në Beograd për të rënë në ujdi me klasën politike serbe dhe
për të marrë «vizën» për këtë projekt.
Pas një trysnie të paparë, në kundërshtim me normën diplomatike dhe demokratike,
projekti për «decentralizimin apo reformimin e pushtetit vendor» (pas disa
ndryshimeve substanciale dhe me kusht që të respektohejë Karta Evropiane) u
pranua edhe nga Qeveria e koalicionit që udhëhiqej nga Bajram Rexhepi. Mirëpo,
për dallim prej Qeverisë së Kosumit, Qeveria Rexhepi ishte e vendosur që ky
projekt të kalonte në Kuvend dhe vetëm pas miratimit të ligjit për
decentralizimin e pushtetit dhe të ligjit për qeverisjen vendore mund të fillonte
zbatimi i tij. Me projektin e Qeverisë së Rexhepit ishte parashikuar edhe
ndryshimi i disa rregulloreve dhe i disa ligjeve të tjera para se të fillonte
zbatimi i tij. Këtë të vërtetë e
pohoi edhe deputetja e LDK-së, Nekibe Kelmendi, në mbledhjen e Kuvendit.
Për dallim prej qeverisjes së koalicionit, qeverisja e tashme e LDK-së, e
kryesuar nga Bajram Kosumi, e ka ndërruar dhe cenuar rëndë formën dhe përmbajtjen
e projektit të mëparshëm. Në parim edhe projekti i mëparshëm ishte i parakohshëm
dhe i papranueshëm për shumicën absolute shqiptare në Kosovë dhe për shumicën
absolute të pakicave që jetojnë në vendin tonë. Kosova paraprakisht duhej të
bashkohejë (Kosova Veriore) dhe të bëhej shtet e pastaj të bëheshin projekte për
decentralizim, reformim të pushtetit, e të tjera.
Bajram Kosumi, i trimëruar nga një urdhëresë administrative e UNMIK-ut dhe nga
partia që e bëri Kryeministër (LDK-ja), nisi me shpejtësi përgatitjet për vënien
në jetë të këtij projekti dhe për krijimin e komunave të reja politike dhe etnike
serbe. Kuvendi i Kosovës dhe populli i saj shumicë për të nuk ekzistonin fare!
Shqetësimi dhe tensionimi i gjendjes në radhët e opozitës dhe të qytetarëve
paqedashës dhe demokratë filloi të rritej. Partia Demokratike e Kosovës dhe ORA
kërkonin me këmbëngulje që për këtë çështje të debatohejë dhe të vendosej në
institucionin e vetëm legjitim, demokratik dhe të zgjedhur me votën e qytetarit.
Kjo ishte arsyeja që këto parti lëshuan mbledhjen e Kuvendit. Kërkesa e këtyre
partive
gjeti përkrahje edhe te shumë përfaqësues të pakicave dhe të disa partive tjera të
vogla. Gjendja e krijuar tërhoqi pas edhe angazhimin e Zyrave diplomatike të Fuqive
të Mëdha në Prishtinë. Trysnia e tyre e detyroi Dacin dhe partinë e tij që ta fusnin
në rend dite projektin e Qeverisë për «reformimin e pushtetit vendor». Mbledhja e
shumëpritur u hapë më 19 maj 2005. Interesimi i deputetëve ishte i dukshëm. Morën
pjesë edhe dy deputet serbë të zgjedhur me votën e bashkëkombësve të tyre. Pati edhe
shumë gazetarë dhe të huaj që i ndoqën punimet e Kuvendit. Qytetarët e Kosovës e
ndoqën debatin para televizorëve të tyre me një vëmendje të dalluar. Për diskutim u
paraqitën rreth 60 deputetë. Tërë ditën u debatua vetëm për këtë pikë (për projektin
e Qeverisë). Megjithëse mbledhja ishte kërkuar nga opozita, është interesant se edhe
pozita e kritikoi rreptë projektin e Qeverisë. Të gjithë
diskutuesit (secili me fjalët, shprehjet dhe stilin e tij), sikur të ishin marrë
vesh, projektin e kualifikuan politik, ilegal, të paligjshëm, antikushtetues, të
parakohshëm, të rrezikshëm për tërësinë tokësore të Kosovës, projekt i bazuar në
etni, projekt që do t’i kushtojë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj, e të tjera.
Mbase e vetmja që u mundua t’i jap mbështetje, por pa forcën dhe guximin njerëzor
(si nëpër dhëmbë), ishte shefja e grupit paralamentar të AAK-së. Një kohë të gjatë
Kryeministri mungoi në sallë. I vetëm përballë gati njëqindë deputetëve qëndronte
Lutfi Haziri, Ministër i pushtetit vendor. Në orën shtatëmbëdhjetë, Kryetari i
Kuvendit dhe mbase edhe UNMIK-u, të trembur nga transparenca dhe fryma tepër kritike
e debatit, ndërhyn pranë RTK-së dhe e ndërpren transmetimin. Debati përfundoi në
orën nëntëmbëdhjetë. Te të gjithë të pranishmit në sallë dhe jashtë saj u krijua
bindja se projekti i Qeverisë për reformimin e pushtetit vendor u dënua me vdekje.
Mbetej vetëm ekzekutimi i dënimit: votimi i projektit. Kryetari i PDK-së, Hashim
Thaçi, në emër të grupit parlamentar, kërkoi që projekti të tërhiqet publikisht nga
Kryeministri ose të hidhejë në votim. Mirëpo, hipokriti i rryer, Alush Gashi, në
emër të grupit të tij po aq hipokrit, doli kundër votimit. Daci u gjend midis dy
zjarreve: nga njëra anë, rregullorja që e obligonte ta hidhte në votim propozimin e
PDK-së dhe të ORA-së dhe nga ana tjetër, zjarri i partisë që i takonte dhe, në rast
se nuk e respektonte, mund ta digjte. Nga kjo gjendje e vështirë Daci doli duke e
mbyllur seancën në mënyrë arbitrare, duke ikur nga karrikja e tij. LDK-ja provoi për
të satën herë se ndryshe fletë dhe ndryshe vepron. Ajo dhe Kryetari i saj flasin për
pavarësi, por punojnë kundër saj, flasin për tërësinë territoriale të
Kosovës, por punojnë për ndarjen e saj. Ky debat dëshmoi se politika e Bajram
Kosumit është e tredhur. Ajo nuk njeh as parim dhe as normë morale. Sikur t’i kishte
këto, pas debatit, ai do të ofronte dorëheqjen e tij. Kështu të paktën do të
vepronin njerëzit normal në vendet normale pas dënimit të një projekti të këtillë me
vdekje. Shpresojmë se ky projekt nuk do ta ketë forcën e feniksit për t’u ngjallur
nga hiri i tij. Fatin e projektit do ta ketë edhe Qeveria që po përpiqet ta zbatojë
kundër vullnetit të popullit dhe kundër vullnetit të Kuvendit të Kosovës, i cili, po
të ishte normal do ta votëbesonte dhe shkarkonte Qeverinë e Bajram Kosumit…

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.