Intervista ekskluzive e Fatmir Limajt ne News 24:
Intervista ekskluzive e Fatmir Limajt ne News 24: Pas percaktimit te Statusit te Kosoves, PDK-ja do te kerkoje zgjedhje te reja
Nga Ina Koxha
TIRANE (22 Shkurt)-“Pas zgjidhjes se problemit te statusit, Partia Demokratike e Kosoves do te kerkoje te behen zgjedhje te reja. Pas statusit normalisht Kosova do te kete kushtetuten e saj si shtet i pavarur dhe prandaj domosdoshmerisht vjen edhe ceshtja e zgjedhjeve te lira, prandaj eshte krejt normale qe te kemi zgjedhje te lira me nje Kosove te re me kushte krejt te reja dhe ne kushte politike krejt te reja. PDK-ja si cdo force poltike ne kete rast ka nje qellim: te fitoje zgjedhjet dhe deri kur nuk do t’i fitoje keto zgjedhje ajo smund te jete e kenaqur sepse nje force politike e dyte ne Kosove e ka kete pretendim”, keshtu eshte shprehur ne nje interviste ekskluzive per televizionin Newz 24 Fatmir Limaj i cili ka vizituar Tiranen sot per nje vizite zyrtare.
Cili eshte qellimi i vizites tuaj ne Tirane zoti Limaj?
Qellimi i vizites sime eshte te falenderoj klasen politike shqiptare per ndihmen qe Tirana zyrtare po jep per Kosoven ne kete moment kaq delikat ne te cilin ajo ndodhet.
Çfare do te kerkoje Kosova me shume nga tirana per procesin e negociatave, duket se tashme fokusi i asaj cka ndodh per Kosoven eshte zhvendosur nga Tirana ne Vjene?
Sigurisht procesi negociatave do te zhvillohet sic ishte parashikuar nga ndermjetesit nderkombetare, por kjo nuk e perjashton rolin Tiranen zyrtare ne drejtim te ndihmeses se saj, si ne lidhje me grupin negociator te Kosoves ashtu edhe ne arenen nderkombetare. Roli i Tiranes zyrtare, koordinimi dhe bashkepunimi me faktorin politik kosovar, Grupi Negiator edhe ne skenen politike eshte i rendesishem edhe per faktin se pala kosovare ka nevoje te shkembeje eksperiencen me shtetin shqiptar ose edhe ndihmen ne forma te ndryshme megjithate Shqiperia eshte nje shtet dhe me te gjithe instancat shteterore diplomatike do te ndikoje per permbylljen e statusit ne menyre te suksesshme qe do te reflektoje stabilitet rajonal. Askush nuk mund ta fshehe interesin e Tiranes zyrtare ne drejtim te Kosoves ashtu sic ka qene deri tani se paku ne dy argumenta kryesore, e para se pjesa derrmuese e Kosoves eshte shqiptare, ne jemi nje komb dhe normalisht eshte krejt i natyrishem impenjimi i Tiranes zyrtare ne kete drejtim. Por e dyta eshte se zgjidhja e statusit te Kosoves sipas vullnetit te popullit te Kosoves do te reflektonte stanbilitet rajonal. Ky stabiliteti i duhet edhe Tiranes edhe Kosoves dhe i duhet edhe vendeve te tjera fqinje.
Negociatat do te jene te veshtire, te dyja palet kane qendrime te kunderta, megjithe nje atmosfere qe po ndjehet qe duket se do te jete pavaresia. Çfare eshte e pergatitur te leshoje pala e Prishtines ne keto bisedime?
Une do te jap mendimin tim personal. Atje eshte nje grup negociator, i cili ka mekanimzmat e tij dhe ata jane njerez te pergjegjshwm te zgjedhur nga institucionet dhe ata e dine shume mire punen e tyre. Por, nuk e perjashtojme faktin qe ne mund te japim ndihmen tone si faktore politike dhe permes mekanizmave tona do te japin mendimet dhe vizionet tona rreth bisedimeve. Ajo qe eshte me e rendesishme jane mesazhet e qarta qe po vijne kohet e fundit nga faktoret e rendesishem nderkombetarw, sic eshte rasti i Keshillit tw Sigurimit dhe perfaqwsuesit e Britanise se Madhe ku me ne fund eshte pare nje drite qw bisedimet do te cojne drejt statusit perfundimtar te Kosoves. Grupi Negociator i Kosoves ka mundesi shume te lehta manovrimi dhe veprimi. Pa dyshim qe ne negociata kur futesh, çdo gje mund te diskutohet. Jane negociata shume te veshtira, pasi edhe pala e Beogradit eshte e pergatitur seriozisht per keto bisedime. Por, une mendoj qe edhe pala jone kosovare e ka kuptuar seriozitetin e ceshtjes, prandaj mendoj qe edhe ajo eshte e pergatitur dhe do te jete sa me e pergjegjshme ne kete proces. E rendesishme per mua eshte cili do te jete statusi final. Brenda per brenda mund te diskutohet, mund te negociohet, normalisht qe nje shtet i si cdo shtet tjeter ka edhe detyrime. Kjo eshte e qarte para faktorit nderkombetar dhe para shoqerise kosovare. Per klasen politike ne Kosove, duhet te them se ne nje shtet te ri demokratik, shteti duhet te kete pergjegjesi per te gjithe qytetaret e tij dhe ate duhet ta demostrojne cdo dite ne te gjitha drejtimet ne menyre qe te gjithe qytetareve te Kosoves t’u ofrohet perspektiva, siguria dhe mundesia per te jetuar ne Kosove, dhe njekohesisht per te jetuar dhe t’u ndjere i lire duke respektuar dallimet etnike. Kosova ka nje realitet dhe ky realitet duhet te respektohet nga te gjithe. Po ashtu pergjegjesine kryesore per zhvillimet e metejshme ne Kosove duhet ta kete shumica. Dhe kjo do te nenkputonte futjen ne nje proces te mirfillte demokratik per te cilen ne pretendojme.
Zoti Limaj, Kosova ne mars te 2004-es befasoi me ate shperthim qe pati si pasoje e atij incidenti shume te dhunshem qe ndodhi ne Mitrovice. Ju keni luftuar dhe punuar ne nje Kosove qe ka qene jo e stabilizuar ne vitet kur UCK-ja do te vinte ne skene. Ne kosove situata eshte ende e pastibilizuar dhe thuhet se mund te kete faktore qe mund ta destabuilizojne situaten. Sa e afte do te jete Kosova per ta frenuar nje perpjekje te tille te mundeshme?
Para se te dilte UCK-ja Kosova ka qene e okupuar. Ka qene nje okupin klasik shovinisht i njohur borterisht dhe u denua edhe nga bota demokratike me nderhyrjen e NATO-s por persa i perkret zhvillimeve te 2004-es une nuk mund te prononcohem sepse kam qene jashte atij procesi. Mendoj se ka diskutime per kete ceshtje e sa e ka demtuar procesin politik ne Kosove. Dhe une jam i bindur se qytetaret e Kosoves ne kete rast dhe klasa politike kane marre mesime te mjaftueshme me zhvillimet e 2004-es dhe nuk duhet te jene indiferente ndaj dickaje te tille. Une jam shume i bindur qe edhe qytetatret e Kosoves e dine mire se cka do te thote qe procesi i politkes te demtohet pas gjithe atyre perpjekjeve dhe sakrificave qe kane bere ata njerez per te ardhur ne nje moment kur do te percaktohet fatiu i Kosoves. Ato duhet te jene te gatshem per te perballuar te gjithe propozimet qe do te vijne. Do te kete provokime, dhe ndoshta do te jene te tilla, por mendoj se klasa politke duhet te tregoje cdo dite gatishmerine e saj per t’u treguar njerezve se nuk mund t’i kenaqim te gjithe por ne do te sjellim ato cka ne i kemi obligime shoqerise shqiptare qe t’u ngushtohet sa me shume hapesire elkementeve te tille qe deshirojne te destabolizojne procesin politik te Kosoves.
Jemi ne fazen e pare te negociatave. Te gjithe perfaqesuesit e Kosoves jane unike ne qendrimet e tyre. Te gjithe shpresojme qe negociatat do te perfundojne brenda ketij vitit me percaktimin e statutit qe pritet te jete pavarsia. Kosova do t’i rikthehet jetes normale ku ka forca qe jane ne pushtet dhe ka forca qe rrijne ne opozite. Largimi nga jeta e presidentit Rugova ka nje ndryshim ne balancen e pushtetve. Ne Kosove ju militoni ne nje force e cila nuk ka fshehur ambiciet e veta per te ardhur ne pushtet. Si e shihni perpsektiven pas 2006-es ne nje Kosove qe ka shume probleme ekonomike, sociale dhe nderkohe qe do te kete edhe keto probleme politike pra per te ritestuar edhe nje here forcat politke. Sa te veshtire e shihni kete stad pas statusit?
Kjo do te jete ceshtja kryesore qe do te ngrihet tani e tutje. Mendoj se tani eshte momenti kur ne si klase politike si eksperte te fushes, te pergatitim projektin strategjik te Kosoves pas statusit. Do te jete Kosova e paravuar por qe neser pas fitimit te pavarsise ne na duhet te krijojme nje shtet funksional. Dhe besoj se do te jete nje gjenjde qe sido qe te ndodhe te funskionoje si nje shoqeri demokratike dhe do te jemi ne ata qe do ta mbajme vetveten. Kosova ka shume probleme ekonomike, sociale si te gjithe vendet e tjera ne rajon, prandaj klasa politike e Kosoves nuk mund t’i heqe me apriori me kryerjen e ceshtjes se statusit dhe t’i lere anash sepse statusi nuk i zgjidh problemet. Ai eshte nje mundesi baze qe te zgjidhen problemet e grumbulluara me vite te tera. Prandja shoqerine dhe politiken kosovare e presin angazhime shume te medha pas zgjidhjes se statusit por une jam shume i bindur para se gjithesh se faktori nderkomebetar eshte i interesuar qe te ndertoje nje shtet funksional dhe jo nje shtet te deshtuar. Ne si klase politike duhet te kemi projekte te gatshme qe ky shtet te funksionoje neser.
Viti 2006 shenon nje unifikim ne faktorin politik ne Kosove, megjithate duke menduar pas ketij statusi kur ne shpresojme qe Kosova te jete e pavarausr dhe do te filloje lufta politike mes Pozites dhe Opozites, Partia Demokratike e Kosoves qe ka lindur nga UCK-ja ka mbetur ne opozite por synon qarte qe te jete ne pushtet nderkohe qe LDK-ja eshte prej shume vitesh ne pushtet. Nderkohe eshte ndare nga jeta edhe lideri hitorik i LDK-se Rugova. Cfare do te ndodHe menjehere pas percaktimit te statusit, a do te kerkoje opozita zgjedhje te reja ne Kosove dhe si i shihni problemet me te cilat duhet te perballet Kosova pas statusit?
Sic e dini edhe ju Kosova funksionon sipas nje kornize kushtetuese e cila ka kufij te limituar. Eshte e ndertuar mbi rezoluten 1244 qe e ka parapare misioni i UNMIK-ut ketu. Pas zgjidhjes se problemit te statusit, normalisht Kosova do te kete kushtetuten e saj si shtet i pavarur dhe prandaj domosdoshmerisht vjen edhe ceshtja e zgjedhjeve te lira prandaj eshte krejt normale qe do te kemi zgjedhje te lira me nje Kosove te re dhe ne kushte politike krejt te reja mbi te gjitha mbi nje kornize krejt te ndryshme nga ajo qe eshte sot. PDK-ja si cdo force politike ne kete rast ka nje qellim: te fitoje zgjedhjet. Dhe deri kur nuk do t’i fitoje keto zgjedhje ajo s’mund te jete e kenaqur sepse nje force politike e dyte ne Kosove e ka kete pretendim. PDK tashme eshte e qarte se pa nje reforme te brendshme reforme e cila do t’u ofrohet qytetareve nje vizion te ri nje vizion te nje Kosove te re ne nje shtet i cili duhet te jete funksional, mendoj se nuk mund t’i evitoje zgjedhjet, kete sjellje nuk mund ta bejne as partite e tjera politike sepse deri tani, skena politike ka qene krejt tjeter para zgjidhjes se statusit final te Kosoves. Une jam i bindur se cdo gje tjeter do te jete pas zgjedhjes se statusit final. Ato forca politke qe do te kene vizion, sigurisht qe do te fitojne zgjedhjet dhe do te ecin perpara. Deri tani ne Kosove shumica e zgjedhjeve qe kane shkuar jane votuar kunder njeri-tjetrit. Ende nuk kemi votuar per oferten, per vizionet ata qe ofrojne, oferten me te mire. Une jam i sigurt qe pas zgjedhjes se statusit Kosova do te futet ne nje stad te ri te vizionit te saj politik dhe qytetaret e saj do te fillojne te votojne dhe te perqafojne vizionet me te mira.
Kjo lufte politike a ben te ndikoje ne ate cka ndodh ne negociatat ne Vjene pra ata qe negociojne perballojne nje kosto per ato qe kane ndryshuar per ato qe kane pranuar dhe ato qe nuk kane pranuar. A do te shfrytezohet ajo qe ndodh ne Vjene per interesa te brendeshme politike?
Nuk mund te supozoj por para se gjithash mendoj se ne Kosove prej saj ose do te fitojne te gjithe ose do te hubasin te gjithe nga pak, per arsye se Grupi Negociator nese e shohim i ka te gjitha forcat politike apo et gjitha forcat relevante. Mendoj se edhe nga anetare te grupit askush nuk duhet te mendoje se cfare do te perfitonte me pas. Une mendoj se ata duhet te jene te vemendshem qe te kryejne kete detyre qe e kane me pergjegjesi teper te madhe qe nga ato bisedime ata ta bejne Kosoven nje shtet funskional, nje shtet qe te marre sa me pak obligime, obligime qe mund t’i mbaje shteti i Ri i Kosoves dhe te mos ta fusin ne obligime qe nuk do te mund t’i mbajne dhe te dalim pastaj si nje shtet i deshtuar ose nje shtet i cili nuk mund t’i perballoje detyrimet e veta. Mendoj qe Grupi Negociator duhet te fokusohet ne kete drejtim qe ta nxjerre Kosoven me obligime te perballueshme dhe me nje shoqeri demokratike dhe nje shtet modern i cili eshte i gatshem t’u bashkohet shteteve te rajonit dhe per te filluar integrimet e saj europiane. Ky duhet te jete qellimi paresor. Se kush do te jete pale qe do te perfitoje nga negociatat, mendoj se kjo nuk eshte ceshtje e rendesishme, sepse ketu nuk flitet per nje projektligj, por ketu bisedohet per fatin e nje vendi. Prandja eshte e rendesishme qe per kete fat te ketij vendi njerezit te jene te pergjegjshem sepse kjo do te vendoset nje here te vetme dhe per gjenerata te tera. Prandaj une jma i bindur se klasa politike dhe Grupi Negociator ka nje shkalle te tille te pjekurise politike per te mos menduar per perfitimet qe mund te kene ne te ardhmen. Une dua te shtoj edhe nje gje, Grupi Negociator i Kosoves nuk duhet te shikoje se kush do te nenshkruaje i pari pavaresine. Ceshtja e pavarsise se Kosoves dhe vullneti i popullit kosovar ka perfunduar qe ne 12 qershor 1999. Ata kane obligime dhe askush nuk ka merita se kush do ta nenshkruaje pavarsine. Ata kane vetem pergjegjesi. Une mendoj se nuk eshte momenti te shohim se kush do te dale i pari dhe se kush do te perfitoje. Ketu duhet te dalim te gjithe si nje trup. Do te fitoje Kosova apo do te humbe Kosova. Mendoj se Grupi i Kosoves e ka kuptuar kete ceshtje dhe shpresoj se ata do te veprojne unike.
Marredheniet e ardhshme te Kosoves si shtet me vende te tjera te Rajonit. Cili eshte vizioni juaj per marredhenet e neserme te Kosoves me Serbine duke pasur parasysh qe Serbia eshte jo vetem fqinji juaj fizik por eshte edhe nje nga faktoret e rendesishme ekonomike te rajonit?
Duhet te kuptohet se jemi ne nje realitet krejt te ri dhe nuk eshte ai realitet qe ka qene para luftes. Zhvillimi ekonomik ne raport qe ka pasur Kosova me Serine nuk ehste sot sic ka qene perpara per shkaqet qe dihen dhe besoj se me nje Kosove te pavavuar do te krijome shancet te reja dhe mundesi per te gjitha vendet e rajonit dhe pse jo edhe me Serbine. Ne e kemi nje minoritet serb ne Kosove te respektuar qe ne duhet t’ia njohim te drejten Beogradit per t’u interesuar per bashkeatdhtaret e tyre dhe ne duhet te perdorim minoritetin serb si ure per te gjetur rruget e bashkepunimit mes dy vendeve. Por askush nuk mund te na marre ate te drejte legjitime per te filluar bashkepunimin me shtetin shqiptar ne si Kosove dhe pastaj keto integrime t’i vazhdojme me integrime rajonale drejt integrimeve europiane. Mendoj se ne si shqiptare ne kete rast duhet te tregojme aftesite tona dhe kulture integrimi.
Intervistoi Edvin Parruca
(News24/Balkanweb)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.