Shitja e pasurisë çame,akt antishqiptar i shtetit grek

2006-02-22 · Forumi historik RTVZIK · 7 përgjigje të ruajtura

SHITJA E PASURISË ÇAME,AKT ANTISHQIPTAR
I SHTETIT GREK


Shkruan: Sheradin Berisha

/[adresë e fshehur]/

Më 9 shkurt 2006, me vendimin 5/2006 Gjykata e Lartë Greke i ka dhënë të drejtë shtetit helen t´i shesë të ashtuquajturat “pasuri të armiqve” të grekëve,që banojnë në Shqipëri dhe që kanë prejardhje shqiptare. Propozimi për shitjen e tokave të konfiskuara është bërë në tetor të vitit të kaluar nga kryeprokurori grek para Gjykatës së Lartë, kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve greke ANA. Ky lajm ka ngjallur reagime të shumta në opinionin shqiptarë e veçanërisht te popullata çame, e cila jeton në Shqipëri, pas shpërnguljeve me dhunë(1913-1945) nga vatrat e tyre stërgjyshore.

***
Çamëria është një krahinë që përbën pjesën më jugore të trevave shqiptare. Shtrihet gjatë bregdetit Jon dhe zgjerohet në Lindje deri në vargun e maleve që e ndajnë prej pellgut të Janinës. Nga Veriu ka kufi lumin Pavel, kurse në Jug Gjirin e Prevezës. Qendrat e banuara kryesore të Çamërisë janë:Filati, Gumenica, Paramithia, Margëllëçi dhe Parga, të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913 që u mbajt në Londër, iu aneksuan Greqisë, ndërkaq vetëm rripi i saj Verior(me shtatë fshatra) me qendër Konispolin, u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë londineze.
Sipas dokumenteve, deri në dhjetor të vitit 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë myslimanë dhe 45 mijë të krishterë, prej tyre 18 mijë frymë flasin gjuhën greke, ndërsa 72 mijë të tjerë flasin gjuhën shqipe.
Kështu, Shqipëria megjithëse doli si një shtet i pavarur, u copëtua për afër dy të tretat e territorit kombëtar, dhe gjysma e popullsisë shqiptare u bë “pakicë kombëtare” në shtetet fqinjë, si në:Greqi, Bullgari, Serbi e Mal të Zi.

***
Që nga viti 1913 e këndej, Greqia me mbështetjen e fuqive të mëdha:Anglisë, Francës dhe Rusisë, nis spastrimin etnik të Çamërisë, sipas programit nacionalist “Megalo Idea”, i ngjashëm me programin serb “Naçertanija” të Ilija Grashaninit. Për realizimin e këtij synimi, qeveria greke nxori dekrete të veçanta me të cilat çamët u ndaluan të blejnë, të shesin, ose të transferojnë pasuri të patundshme që u takonte atyre, ndërsa pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore(1918), hartoi një ligj për Reformë Agrare, e cila u aplikua vetëm në Çamëri, dhe kjo “reformë” shqiptarëve (të cilët shpërnguleshin me dhunë për në Turqi) ua grabiti tërë pasurinë e tundshme dhe të patundshme. Në gusht të vitit 1936 në Greqi u instalua regjimi fashist në krye me Joan Metaksain dhe viktimat e para të kësaj diktature ishin çamët. Shpërthimi i Luftës Italo-Greke (në vitin 1940) thelloi edhe më shumë vuajtjet dhe persekutimet e çamëve. Në këto rrethana lufte, qeveria Metaksai, shfrytëzoi momentin, për vazhdimin e spastrimit etnik të Çamërisë nga popullsia autoktone çame. Për realizimin e këtij qëllimi, fillimisht u burgosën rreth 5 mijë meshkuj çamë (nga mosha 16-70 vjeç)të cilët u internuan në ishujt e Egjeut: Chios, Medelin, Korynth, Lefkada.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore përgjegjësi kryesor i gjenocidit ndaj çamëve,padyshim ishte gjenerali grek Napolon Zervas, (kryetar i partisë së djathtë greke EDES). Në periudhën qershor 1944-mars 1945, forcat e Zervas, kanë vrarë e masakruar rreth 3 mijë civilë të pambrojtur çamë. Sipas të dhënave që dalin nga raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, rezulton se shifra e çamëve të larguar me forcë nga Greqia për në Shqipëri gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore është rreth 35 mijë vetë. Gjatë kësaj periudhe të spastrimit etnik, u dogjën dhe plaçkitën 86 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur këtu edhe dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Të theksojmë, se çamët deri në vitin 1940 përveç shtëpive kishin pyje me sipërfaqe 65 mijë hektarë, 108 mijë ha kullota dhe 30 mijë ha tokë bujqësore me një vlerë prej 1 miliardë USD. Ndërsa sipas të dhënave të Shoqatës “Çamëria” vlera totale e pronave çame në fund të Luftës së Dytë Botërore ishte 340 milionë USD dhe që me vlerën e sotme të këmbimit vlerësohet 2, 5 miliard dollarë.
Pas LDB, shteti grek miratoi ligje diskriminuese, me të cilat konfiskonte pasurinë e shqiptarëve çamë, pasi i akuzonte ata se kishin bashkëpunuar me nazifashistët italianë e gjermanë.

***
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë Greke për shitjen e pasurisë së çamëve, është një vendim politik, i cili mohon katërçipërisht të drejtën e zotimit të pronave nga pronarët e ligjshëm çamët. Sakaq, dihet se shteti grek ka një proces të hapur në Strasburg, pikërisht për çështjen e pronave të çamëve dhe mos vallë ky proces do të prolongohet, deri sa të shiten këto prona?!
Nga kjo situatë e krijuar, lypset me urgjencë ndërhyrja e Tiranës zyrtare, e cila asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë problem seriozisht. Për më tepër sikur Shqipëria zyrtare është treguar tolerante karshi veprimeve ksenofobe të zyrtarëve grekë, të cilët shpeshherë kanë shprehur pretendime territoriale (nëpërmjet elementit grek) në jug të Shqipërisë. Tek e fundit shtetin shqiptar e obligon edhe Kushtetuta e vendit për mbrojtjen e interesave të bashkëkombësve të saj jashtë kufijve shtetërorë. Së këndejmi, Greqia si anëtare e BE-së, duhet të korrigjojë politikën e saj diskriminuese ndaj çamëve, të ndërtuar gjatë dhe pas LDB-së, dhe të respektojë të drejtën e patjetërsueshme të çamëve, për t´u rikthyer në pronat e tyre të konfiskuara padrejtësisht (me vendime e ligje antishqiptare) si dhe t´i kompensojë të gjitha pronat që ua ka shitur apo dhënë falas popullsisë greke.

Gazeta-"Epoka e Re"
22.02.2006

---------


http://www.chameriaassociation.org/enmap.html

http://www.geocities.com/big_albania/harta_camerise.html

http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/shqiperiaetnike1.gif

http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/cameria.jpg

http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/anim_alb.gif

http://web.ukonline.co.uk/shqip/shqiperia_files/albanian_ethnic_map.gif

Komentet e ruajtura

Përgjigjja 1 · 2006-02-23

NE, SHQIPTARËT E ÇAMËRISË, AKUZOJMË:


Të nderuar bashkëatdhetarë,

në vijim po ju sjelli një shkrim të një çami:z.Hilmi Saqe(Tiranë 08.04.2001),i cili akuzonë me të drejtë të gjitha regjimet greke që nga viti 1913 e këndej,për masakrat dhe spastrimin etnik që kanë kryer ndaj popullit shqiptar në Çamëri.

-----

Ne, shqiptarët e Çamërisë, akuzojmë:

Shtetin grek. Megali idhenë, kryeministrat që nga :
-Metaksai dhe deri tek Simitis,

-Napoleon Zervën,

-gjeneral Kacimitro,

-dhespotin e Paramithissë,

-Papa Qesarin,

-dhespotin e Janinës, Spiridhonin,

-kriminelët Vasil Ballemi,

-major Kranjai,

-Strugarët,

-Kamarat,

-Pitulenjët,

-Vitot

si dhe gjithë kriminelët e tjerë grekë që kanë bërë masakra kundër
njerëzimit në Çamëri, që nga viti 1913 dhe deri sot.

--

Ju akuzojmë!

Në emër të të gjallëve, në emër të të vdekurve nga torturat
ç’njerëzore, të ushtruar mbi ta.

Në emër të grave shtatzëna
që u therën:

-në Paramithi,

-Pargë,

-Filat,

-Gumenicë,

-Margëlliç..., duke ju nxjerrë foshnjat nga barku.

-Në emër tëgrave të përdhunuara shtazërisht,

-në emër të vajzave që upërdhunuan duke ju hequr veç vdekjes dhe dinjitetin njerëzor.

-Në emër të nënave që panë me sy therjen e
fëmijëve të tyre,

-në emër të baballarëve që hapën përpara
gropat e fëmijëve të tyre, pastaj të tyret.

Në emër të atyre që vdiqën për bukë dhe të uritur,

-në emër të atyre qe vdiqën nga të ftohtët nëpër rrugët e emigrimit, në emër të atyre që vdiqën nga sëmundjet pa i ndihmuar asnjë.
Ju akuzojmë!

Në emër të atyre që i vdiqët nga torturat, të pangrënët,
sëmundjet, vrasjet dhe poshtërimet gjatë internimeve në
ishujt e Egjeut në vitet 1940-1941.

Ju akuzojmë!

Për lëniet e familjeve pa meshkuj që nga 14 deri në 90 vjeç
gjate internimeve masive të Çamërisë.

Ju akuzojmë!

Për ata që i latë pa varre, për ata që vdiqën larg vatrave
të tyre, për ata që jetuan kalvarin e dhimbjes fizike dhe
të përbuzjes.

Vijon...

Përgjigjja 2 · 2006-02-23

...

Ju akuzojmë!

Se na luftuat të na hiqnit krenarinë, fisnikërinë të
trashëguar brez pas brezi, se na vodhët nderin, pasurinë,
ujin, tokën, detin dhe ajrin.

Ju akuzojmë!

Se përdorët në sistem shtetëror shfarosjen e një kombi, se
mbollët farën e urrejtjes ndërmjet të njëjtit komb, se
përdorët fetë për të na vrarë dhe zhdukur për të njëjtën
gjini shqiptare.

Ju akuzojmë!

Se na copëtuat si komb, duke na lënë nën terrorin e qenies
antinjeri, të krijuar nga ju.

Ju akuzojmë!

Në emër të tokës së përgjakur që ju e tjetërsuat, në emër
të lumenjve që ende rrjedhin gjak, në emër të shtëpive të
rrënuara që kanë mbetur pa zot, në emër të ullinjve dhe të
pemëve që i kanë mbuluar ferrat, në emër të ajrit që e
helmatisët, për përdhosjen e 9700 km2, tokë që e
shoërfytyruat.

Ju akuzojmë!

Në emër të atyre shqiptarëve të Çamërisë që dhanë jetën për
pavarësinë e Greqisë, të cilët ju i tjetërsuat në grekë.

Ju akuzojmë!

Për bizantinizmin e paskrupull tuajin gjate këtyre njëqind
viteve, për famëkeqen “Megali idhenë”, e cila ka sjellë
veçse gjak dhe luftëra gjatë gjithë periudhës famëkeqe të
saj, për pabesitë tuaja ndaj nesh dhe ndaj njerëzimit, për
shpifjet, trillimet, ligjet, vendimet dhe çdo veprim tuajin
ndaj nesh.

Ju akuzojmë!

Si shtet terrorist, shtet uzurpues të atdheut tonë,
Çamërisë.

Ju akuzojmë!

Se na kthyet në shërbëtorë në pronat tona, se na ndaloni të
gëzojmë pronën tonë, Atdheun tonë, detin tonë dhe baltën
tonë.

Ju akuzojmë!

Për kalvarin e luftës se klasave 50-vjeçare nga regjimi i
njëjtë se ai i juaji që veproi mbi ne, në emër të atyre
mijërave çamë që vdiqën burgjeve, kampeve të përqëndrimit
në kënetat e Maliqit, Spaçit etj., vetëm se kërkonin të
drejtat e mohuara nga diktatura komuniste në bashkëpunim me
ju, për të marrë pronat tona, për luftën qe e vazhdoni të
bëni akoma ndaj nesh, si brenda shtetit tuaj ashtu edhe në
arenën ndërkombëtare, për veprat kriminale dhe antihumane
që frymëzoni të shkruajnë kalemxhinjtë tuaj kriminelë ndaj
nesh, për shtrembërimet e fakteve, shpifjeve dhe historisë
që bëni ju.

Vijon...

Përgjigjja 3 · 2006-02-23

***

Ju akuzojmë!

Për pushtimin e Çamërisë që keni bërë, nën terrorin,
vrasjet, therjet dhe spastrimin e plotë etnik, në emër të
të gjallëve dhe të të vdekurve nga tortuarat tuaja ose që
kanë vdekur larg Atdheut të tyre të zhuritur nga malli dhe
brenga.

Ju akuzojmë!

Për shkombëtarizimin që luftoni të bëni ndaj shqiptarëve
ortodoksë të Çamërisë si dhe të tre milionë arvanitasve,
për vrasjet, burgosjet, torturat, poshtërimet që ju bëni
djemve tanë, që halli i bukës i ka sjellë në dyert tuaja!

Ju akuzojmë!

Zotërinj shtetarë grekë, Metaksatë, Papandretë, Simitisat,
paraardhës dhe ju o pushtetarë të sotëm, si kriminelë
kundër njerëzimit. Por dijeni, ju e shkatërruart Trojën, ju
që shkatërruat dhe doni të shkatërroni më shumë kombin
shqiptar, shqiptarët janë RRËNJËS dhe kur duket se ka
vdekur ka lënë rrënjët. Era gjatë shekullit 20 fryu në
favorin e “megaliidhesë” tuaj, duke pushtuar aq sa nuk ju
kishte shkuar në mend, kurrizin tonë.

Por, shekulli 21 do ta çojë hakun tek i zoti. Tanimë, Amerika,
Anglia,Gjermania, Turqia, NATO, OKB, po ju njohin ashtu siç jeni,
lakuriq. Ju o ardhacakë nga shkretëtirat e Azisë që jeni
vendosur në këto troje, të cilat nuk janë dhe as kanë qenë
tuajat, duhet të gjeni vend ku të futeni. Mjaft më, koha do
të punojë edhe për kombin shqiptar, mbasi me vete kemi veç
të drejtën dhe e drejta do të fitojë. Kjo e drejtë na jep
forcë, guxim dhe vullnet që historisë t’i marrin ato që na
i mori pa të drejtë.

Erdhët kryeministra, ministra, presidentë, deputetë, gjatë
këtyre dhjetë vjetëve në Shqipëri, ne prisnim dhe presim se
ata do të vinin në vend padrejtësitë e bëra ndaj nesh, por
ata në vend që të kërkonin falje dhe të zgjidhnin ato
poshtërsi që kishin bërë ndaj Çamërisë, duke vënë në
njëfarë mase nderin e përdhosur të Greqisë, ata nuk qenkan
ngopur me gjakun e shqiptarëve, ata po kërkojnë akoma më
shumë të na rrudhosin. Kjo qenka Greqia e Bashkimit
Europian !

Ne prisnim zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit,
por ju qenkeni po ata andartë që ishit në vitet 1913!
Përju nuk ka fisnikëri, por dinakëri. Fisnikëri ka për kombin
gjerman, që ju kërkoi falje herbrejve! Ju jeni bastardë të
ardhur nga shkretëtirat e Azisë, tek ju nuk mund të ketë
fisnikëri! Ju keni uzurpuar pa të drejtë historinë e
komshive tanë, grekërve të vërtetë.

Vijon...

Përgjigjja 4 · 2006-02-23

Se fundi, ju akuzojmë!

Për presionet, poshtërsitë, dhrahmitë dhe çfarëdo forme që
përdorni ndaj disa pushtetarëve të vegjël shqiptarë, që nuk
ngrihen dot në këmbë dhe të kuvendojnë si shqiptarë të
vërtetë, në mbrojtje të dinjitetit të kombit shqiptar në
përgjithësi dhe të Çamërisë në veçanti. Ju tregoni fytyrën
tuaj të vërtetë, si grekë bastardë.

Por, dijeni zotërinj të megalidhesë, se ju nuk mund t’i
pushtoni pafundësisht pronat tona, vendit tonë, Atdheut
tonë. Dijeni se tani koha punon për ne dhe ne do të
rikthehemi me hir ose me pahir. Doni apo nuk doni ju. Kemi
60 vjet që ju presim.

Po ju kujtojmë se shoqëria :"P.A.Çamëria" ka dhjetë vjet që
lufton me të gjitha mjetet demokratike për zgjidhjen e
problemit. Problemin tonë e kemi bërë prezent në të gjitha
forumet ndërkombëtare. Forumet e rëndësishme si OSBE, KE,
OKB, Kongresi Amerikan, kanceleritë gjermane, angleze,
turke, kanë mbajtur shënime dhe na informojnë mbështetjen e
tyre.

Zotërinjtë Simitësa, ju deklaroni dhe keni dëshirë
maksimale që të ishin zhdukur çamët që në vitin 1913, ku
famëkeqja Konferenca e Ambasadorëve në Londër la nën
kthetrat tuaja, por NËNA ÇAME është burimi i pashtershëm
njerëzor.

Çdo brez që vjen po del më i fortë, më guximtarë,
më i ditur dhe më i bukur. Ju duhet ta dini se Çamëria
është pjellore, po ashtu dhe gjithë trualli shqiptar tek ne
zotëronjë moshat e reja që nuk ju dhimbset jeta për
Atdheun.

-Në Shqipëri po bëhemi treqindmijë çamë,

-në Turqi një milionë,

-në Greqi janë tre milionë arvanitas dhe
pesëqindmijë shqiptarë.

Ju nuk na zhdukni dot as me armëdhe as me para. Ata që ju shërbejnë juve këtu, janë firot legale të një kombi.

Ju bëjmë thirrje, zgjidheni sipas të gjitha konventave
ndërkombëtare problemin ÇAM dhe mos kërkoni që flaka në
Ballkan të mos shuhet. Kemi 60 vjet që po ju presim. A nuk
ju duken ca si shumë?

Mos na detyroni të presim më gjatë. Nuk kërkojmë hakmarrje,
nuk kërkojmë luftë, kërkojmë vetëm të drejtën tonë të zotit
- ATDHEUN TONË!

Se fundi deshëm te Ju kujtojmë se Ju dolët kundër rrymës në
luftën e KOSOVËS, bota mbajti shënimet për ju. Ju mbështetet
agresorin, mbasi i tillë gjak rrjedh në dejet tuaj, ju nuk
jeni veçse Millosheviç të vegjël. Deri tani keni luajtur në
fushën e kundërshtarit, por topi është drejtuar për në
zonën tuaj!

http://www.geocities.com/big_albania/harta_camerise.html

http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/shqiperiaetnike1.gif

http://www.geocities.com/CapitolHill/Congress/1633/cameria.jpg

Përgjigjja 5 · 2006-03-17

Drama Çame përmes diplomacisë së Mit’hat Frashërit


Drama shqiptare ishte ideuar në tryezat e „zeza“ të Londrës. Ajo do të luhej me tërë reptësinë e vet sidomos në Jugun tonë ku përalla Vorioepirote do të ngulmonte për të hyrë në zyrat diplomatike të kohës si një e vërtetë servuar. Këmbanat e mortës kombëtare kishin filluar të ndëgjohen. Dhimbja e shkëputjes së një gjymtyre skishte mundësi përshkrimi, e sidomos kobi i mëtejm.

Shkruan: Eugen SHEHU

Camëria ose thënë Thesprotia e Lashtë, erdhi deri në vitet e para të këtij shekulli me ato tipare unike, të çarta e domethënëse, sociale, kulturore, humane. E shtrirë në pjesë të konsiderueshme në brigjet e detit jon, njerëzit e këtyre viseve të ngjan sëmuarën thellësinë dhe bukurinë e këtij deti por edhe zemërimin e tij atëherë kur në troje shfaqej armiku. Për hir të së vërtetës duhet thënë se veçmas në kohën që sundoi Ali Pashë Tepelena, krahina e çamërisë u shqua për nivele të mëdha shkëmbimesh ekonomike, potenciale ushtarake dhe rritje të dukshme të nivelit të jetesës.
Pukvil, Lik dhe Bajron në shënimet e tyre për këto treva shqiptare, dëshmojnë veç tjerave edhe për trimërinë dhe aftësitë luftarake të popullit tonë. Natyrisht këto virtyte të shqiptarëve do të përcilleshin nga brezi në brez duke ngjallur njëherazi sëmirën dhe panik të këqinjët.
Sipas statistikave Turke të vitit 1910, sanxhaku i çamërisë, kishte në vetvehte rreth 61000 shqiptarë (ortodoks dhe musliman ) dhe vetëm një mijë grekë. Ndërkaq në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, Grekët pohojnë nëse kanë në Thesproti vetëm 26000 mijë shqiptarë, numër ky i cili korespondon me shqiptarët musliman. Ndërsa për pjesën tjetër të shqiptarëve ortodoks u luajt paturpësisht me historinë dhe etninë duke i konsideruar ata pa të keq dhe pa asnjë bazë e kriter shkencorë se ishin grekë. Vitet që pësuan coptimin e trojeve shqiptare u suallën egërsisht me çamët dhe çamërinë.
Veçmas me shqiptarët muslimanë, qeveritarët grekë ja nisën planeve për çfarosjen masive duke kombinuar saktësisht dinakërinë Helene me forcën e pushkëve apo gjuhët e flakëve. Janë dhjetra e dhjetra fshatra të djegura, të shkretuara nga rrënjët, janë mijëra shqiptarë të dëbuar dhunshëm prej trojeve stërgjyshore drejtë shkretirave aziatike. :Ndër.kaq.to.kat..d.he shtëpitë që u shpëtonin fl.akëve ap.o rrëbesheve të gjyl.eve, ktheheshin sa hapë e m.byl.l. sytë si në përal.l.at e l.ashta arabe në prona të hel.enëve pushtues Drama çame tani kishte hyrë në rrjedhën e historisë duke u kujtuar se veç tjerave, shqiptarëve matanë kufirit se ato flakë po të rriteshin më tej do të ishin sigurisht të papërgjegjshëm në lakminë dhe tërbimin e tyre. Është kjo arsyeja që qeveria shqiptare dërgon si përfaqsues të saj në Athinë atdhetarin, trimin, eruditin dhe diplomatin e përmasave të mëdha Mit’hat Frashërin. Kjo nismë e qeverisë së asaj kohe nuk kaloi në heshtje prej atdhetarëve të kohës të cilët shihnin tek personaliteti i birit të Abdyl Frashërit, sintezën e trimërisë, atdhedashurisë dhe zgjuarsisë të emrave të shquar të Frashërllive. Në një letër që mban datën 25.shkurt.1923 shkruhet ;
„ Bregu i deti (fsh.Vuno) z.Mit’hat Frashëri.Atenë. - Ndonëse fytyrisht nuk nihemi, mjafton porsa që na lidh ideali kombëtar, andaj marim guximin tju shkruajmë gjëra, të cilat, i dini vetë më mirë se kushdo,por simpatia e arsyeshme na shtyn tiu shfaqim mendimin tonë.Neve të rinjtë,ose brezi i ri,
jemi gëzu për emërimin tuaj si ambasador i shtetit shqiptar, i atij Kombi që pak vjetë më parë dëshirojshim ti shihnim flamurin të valonte mbi ndonjë gërxhë, e sot e shohëm të valojë... nëpër kryeqytetet e kombeve që na kanë luftu sistematikisht e tërbimësisht. Juvej, më tepër se ambasador do të ini burimi i përhapjes së ndjenjave kombëtare në nxënesit dhe studentët shqiptarë që ndodhen aty, të cilët të helmuem me ëndrat elene (!) janë gabu,e tash juve do ti përmblidhni në gjirin tuaj e do ti ndritoni tue i xhveshur ndjenjat e hueja... „ Miq të tuaj ; Klanti Spiro, Halim Xhelo. (Arkivi qendror i shtetit viti 1923, dosja 142. Fq.1-2 ).
Përpjekjet e atdhetarit dhe eruditit Mit’hat Frashëri janë të frytshme që në hapat e para diplomatike.
Falë zgjuarsisë së tij,njohjes së disa gjuhëve por edhe natyrës prej me.ndimatri, i biri i Frashërllijve do të bëhej shum shpejt zëdhënësi i aspiratave liridashëse dhe demokratike të shqiptarëve të nëperkëmbur keqas nga europa. Jan me qindra takimet, bisedat, protestat, fjalët në konferenca solemne si dhe korespondenca e Mit’hatit me diplomatët grekë ku, fal njohjes së thellë e në detaje të historisë të vjetër e moderne të dy popujve fqinjë, ai mundi të hedhi piketat e para të marëdhënieve të reja diplomatike. Natyrishtë, me aq sa kemi mundur të hulomtojmë në këta pesë gjashtë vitet e fundit rreth universit diplomatik të Mit’hatit, nuk është e vështirë të vëzhgohet se kryetema e bisedave të tijë, plaga e hapur e pa shëruar që reth gjak, është pikërisht Camëria e Kosova.Më dy nëntorë.1925, në një letër drejtuar ministrit të punëve të jashtme Hysen Vrionit, midis të tjerave, Mit’hat Frashëri, duke treguar bisedën që ka bërë me zyrtarin e lartë grek Pangallo ai shkruan ; „... Tëre duke falenderuar Pangallon i thashë se vuajtjet e çamëve po durojnë qe tre vjet dhe nëqoftëse që greqia ka në mënd me këto masa ti bëjë çamëtë që të ikinë, atëherë më mirë të na e thonë që tani dhe të marim masa për këmbimin e tyre me grekofilët e shqipërisë, gjë që do të jetë më tepër afrë njerzisë se nga mënyra e sotme. Po mar lirinë, z. Ministër, të përsërit akoma njëherë, atë që e kam thënë më teprë se dyqinherë gjer më sot ; Duhet të dimë të mprojmë vehten tonë.Është e vërtetë se z.Pangallo ka dispozita të mira. Lipset që të jemi të zotët të përfitojmë nga këto dispozita.Për këtë qëllim lutem :
1- Të emërohetë me urgjencë në Gjenevë pranë shoqërisë së kombeve një nëpunës i zoti që të na ndjekë punët tona.
2- Ti propozohetë zyrtarishtë greqisë që të këmbejmë grekofonët tanë me çamët e Epirit.
3- Të zihetë që tani dhe të shkruhetë pasuria e tunshme dhe e pa tunshme e grekofonëve dhe të ndalohetë përkohësishtë shitja e tyre.
4- Këto masa do të kenë këto dy efekte ;
a) - Do ta bëjnë greqinë të ndërojë sjelljet e saj përkundrejt çamëvet
b) - Do të dëgjohenë në Epir dhe do tu japë kurajo dhe shpirtë çamëvet të cilët do të kuptojnë që shqipërija u interesueka për ta...“
Në sfandin e trazuar të historisë sonë të atyre viteve kuptohet se zgjidhja e menjëhershme e problemit çam ishte pothuaj e pamundur. Kërkesat e vazhdueshme për konçesione të Italisë në njërën anë dhe sulmet e herpas hershme të serbëve dhe malazezëve në zonat veriore rritnin vetiu marinë e shqetsimeve shqiptare të ngjizuara në konceptin e ruajtjes së paku të kufijëve të vitit 1913,të. Nëse do tju shtosh këtyre lakmive djallëzorte të fqinjëve tanë historik edhe kaosin e mbrendshëm politik dhe luftën e shqiptarëve mes vetit, aherë bindesh në moment për veshin e shurdhër qeveritar në të cilin nuk kish se si të dëgjohej daullja që binte prej Athine. Sidoqoftë, ngulmuese, tepër i merakosur për çamërinë, Mit’hati i shkruan ministrit Vrioni, mes të tjerave më 5.nëntorë. 1925. „..... Prej një letre që mora nga konsulli i Korfuzit, më datën 29.tetorë. lajmërohem se delegati grek në komisionin Mikst të Gumenicës, z. Floridi, propozon që të merenë shqiptarëtë nga nëntë katunde dhe të qohen në Turqi.Këto katunde qënkan ;Koskë, Lopëz, Smarë, Spatar, Versel, Galibaq, Varfanj dhe Filat.... d.m.th. me një popullsi totale 7500 vetash. Nuk ka dyshim se propozimi i delegatit grek ka për qëllim të zbrazi kufinë greko - shqiptar. Po nëqoftëse miret një i vetëm çam, rrojtja e të gjithë çamëve do të bëhetë e pa mundur, nga shkatërimi që do të vijë te jeta e tyre dhe nga fuqia që do të marë greqia për të përzënë çamët e tjerë duke i shtërnguar“
Po kështu duke ndjekur në ritmikën përpjekjet e djallëzuara për greqizimin e jugut shqiptar, Mit’hati takohet edhe me Kolo Kotronin ku bisedon qetësishtë dhe me argumente lidhur me problemin e pretendimeve të grekërve për shkollat greke në shqipëri. Më 7.nëntorë.1925, midis tjerave,Mit’hati i tërheq vëmendjen ministrit z. Vrioni ;
„.... Si mbarova këto kuvende, si pa dashurë e sulmë fjalënë mbi situatën e shqiptarëve në greqi, mbi shtërngimet që vuajnë, mbi mënyrën me të cilin qeveria greke ndalon që të rojnë, ose i shtërngon që të ikinë, mbi programin sistematik qe ndiqetë nga ana e qeverisë qendrore greke për këto sjellje me gjithë deklaratat e bëra në Lozanë dhe Gjenevë mbi të përzënët e 35000 shqipatrëvet të Kosturit dhe Fllorinësë, qysh tani ata të mjherët vijnë në shqipëri.Edhe konkludova ; padyshim gjëja më e mirë për Shqipërinë do të jetë të përzërë ata 20000 grekofonët që janë në Shqipëri, po prapë greqia do të na ketë hua edhe nja 40000 mijë frymë të tjera meqënëse gjer më tani janë përzënë me pahir me dru dhe me të rrahur më tepër se 60000 mij shqiptarë „.
Vitet 1921-1925, si rrjedhojë e luftës së klaneve brënda përbrënda shqipërisë do të çorientonin disi tendencën dhe përpjekjet e nacionalistëve shqiptarë për një konvergim real të shpresës lidhur me kufijtë e rrezikuara të vitit 1912. Thirja e kohëve më parë në Gjirokastër të gjeneral Fereros për protektorat Italian si dhe kundër përgjigje e dhënë prej Austriakëve për legjitimitetin e sundimit të tyre në Shkodër, padyshim që nuk mund të pajtoheshin me synimet e fqinjëvet në veri - lindje dhe Jug e për më tepër as me interesat e fuqive të mëdha Europiane që luanin me karta të mbylluara pas fqinjëvet. Sidoqoftë ishin lufta dhe përpjekjet e disa nacionalistëve të ndershëm shqiptarë të cilët duke paraparë rrezikun e tkurjes së mëtejshme fizike të kufijve të atdheut këmbëngulën në Konferencën e Ambasadorëve që Europa të merrej konkretisht me problemet dhe ndërhyrjet kufitare në shqipërinë e mbetur gati përgjysëm prej Londrës së vitit 1913. Kësisoj në komisionin e posaqëm i përbërë nga përfaqsues të sërbisë, greqisë, shqipërisë, anglisë, freancës dhe italisë, muarën detyrën të vendosnin normalitetet mbi kufirin shqiptar duke patur parasysh edhe zhvillimet të fundme të proçeseve historike. Puna e këtij komisioni mbrënda harkut kohorë të viteve 1923 - 1925 u ndërpre disa herë për shkaqe të ndryshme. Gjithsesi shqiptarët nuk i kanë haruar veprimet ku dinake dhe ku shtazarake të grekërve të cilët u paraprinin pjestarëve të komisionit në gjdo fshat, lagje e shtëpi të Jugut shqiptar. Aty ku nuk mbaronte punë paraja, hynte Feja (o Zot,zoti i lashtë i grekërve mashtronte ) dhe aty ku zbënte do punë as fjala ungjillore, thika godiste pas shpine shqiptarët e ndershëm por të pambrojtur prej shtetit të tyre vetëm e vetëm pse ata hapnin portat e shtëpive dhe flisnin gjuhën e tyre të bukur shqipe e ardhur prej lashtësisë. Brenda kësaj ideje shovene për Helenizimin e Jugut Shqiptar, ishin sigurisht shpërnguljet masive të çamërve prania e të cilëve në tokat e veta stërgjyshrore jo vetëm gjykonte por dhe akuzonte grekërit prej forcave përparimtare të kohës. Sepse afër mendjes përpjekjet e tyre për Korçën dhe Gjirokastrën do të ishin latante në diplomaci përderisa qindra kilometra mëtej në jugun e tyre, shekujt flisnin për shqiptarë autokton me gjuhë,zakonet, traditën, këngët dhe vallet e tyre arbërore. Ende pa u shkëputur prej nëntorit të vitit 1925,me datë 17 të këtij muaji, duke i raportuar për përpjekjet e bëra Mit’hat Frashëri vë në dijen z.Vrionin,ministër i punëve të jashtme,se ;
„..... z.Ministër po e shoh se greqia ka një politikë me ne.Pasi Shqipëria i dha sërbisë Shën Naumin edhe greqia kërkon që të sigurojë një situatë më venome në shqipëri të jugës.(këtë gjë e kisha paraparë dhe pata nderin tua telegrafoj me datë 12.tetorë.me lutje që telegrafi im ti komunikohetë Senatit dhe Parllamentit gjë e cila nuk u bë ).Kërkon tani,duke shtërnguarë çamët ose që këta të ikinë dhe greqia të ketë një fitim moral dhe material ose të na bindnjë që të pranojmë gjdo gjë për të forcuar helenizmën në Korçë dhe Gjirokastër.Më lartë bëra fjalë për idenë e z.Kaftangjogllu lidhur me të drejtat e Turqisë mbi çamët.Drejtori i përgjithshëm më kishte rrëfyerë se Xhevat Beu përfaqsues i Angorasë (Ankarasë) qënka ankuarë se Shqipëria përzihetë në punët e atyre muslimanëve që hynin në këmbim... Kjo më shtërngon edhe njëherë tju lutem që të shpejtoni vajtjen e përfaqsonjësit diplomatik shqipatrë në Turqi... mjerishtë ne, gjer më sot kemi punuar si armiq të kombit dhe shtetit : As në Turqi kemi dashur të çojmë njeri, as në Gjenevë, as që edhe masa reciproke s’kemi dashur që të marim kundër grekofonëve.Nuk di, kjo që po bëjmë gjer më sot, politikë është apo tradhëti kundër mëmëdheut „.
Tonet e ashpra dhe polemiste të këtyre letrave të Mit’hat Frashërit besoj se nuk kanë nevojë për koment. Njëherazi këto përpjekje diplomatike ky At i Nacionalizmit Shqiptar i ka bërë të dukshme jo vetëm në kancelaritë e qeverisë shqipatre por më me forcë dhe intonacione dramatike në lidhjen e Kombeve në Gjenevë.Është për të ardhur keq por zori i këtij atdhetari për dramën kombëtare ka rramun kurdoherë në vesh të shrdhër.Nacionalizmi shqiptarë në fillimet e këtij shekulli ishte ende fëminorë.Ai kurrë nuk pati dëshirë krenarishtë të vëhej në krahasim me nacional shovenizmin greko-serb të lindur në shekullin e kaluar dhe të sendërtuar në vorbullën e luftërave Ballkanike.
Edhe pasi e ep dorëheqjen si ambasador i shqipërisë në Athinë, Mit’hat Frashëri nuk mund të mbyllë sytë e aq më tep¨r të heshtë tek sa Turqia e grekët masakrojnë krejt fshatrat në trevën autoktone të çamërisë. Në kalendarin „Kombijar“ të viti 1926 fq.40 - Mit’hati ka shkruar ;
„..... Pas dhjetë muaj përpjekje dhe mundime nga fundi i korrikut i viti 1925 mezi aritnë që të dali në shqipëri 160 shqiptarë nga të Vinanit dhe 40 nga të Rrëmbit, që qenë dërguar në ezine afër Dardaneleve, ku,ata të Vinanit lanë 37 të vdekur. Ditën që hypën vaporit për të vajtur në Sarandë, uvdiq rishtazi një grua lehonë dhe kur aritmë në pire nxuarmë kufomën e një gruaje tjetër. Ishin të gëzuar dhe aritnë në tokën armbnore si në truall shpëtimi.Po pasuria e tyre, shtëpitë,aratë,vreshtratë, bagëtia kishte rrënë në dorë të qeverisë greke „.
Një epilog i dhimbshëm dhe gadi makabër iu rezervua dramës çame në vitin 1944. Janë dhjetra mijra shqiptarë që u ndoqën, vranë e prenë prej grekërve në mënyra nga më t’barabrtë. Ata që mundën të shpëtojnë kaluan në shqipëri duke lënë pas tyre historinë e trojeve ku lindën dhe u ritën : Sidoqoftë vlerat e diplomacisë dhe përpjekjeve të Mit’hat Frashërit lidhur me shqiptarët e çamërisë, ende sot janë në nivele të papërsëritshme./Bern-Zvicër/ 05 03 2006

Përgjigjja 6 · 2006-03-18

Çami që denoncoi Greqinë në Strasburg

I dënuar 5 vjeç si bashkëpunëtor i fashizmit nga gjykatat greke, Mehmet Dalipi, qytetar çam nga Paramithia ndërron emrin në Mihal dhe nis betejën e vet me shtetin grek. Prindërit e tij kanë mijëra hektarë prona në zonën e Gumenicës; ai nis një ngjitje si ajo e Sizifit nëpër labirintet e drejtësisë greke deri në Strasburg, ndoshta i vetmi çam që arriti deri aty. Por dhe aty i doli para një grek që e pengoi! Rrëfimi i personazhit të ABC-së, Mehmet Dalipi, alias Mihal Dalipi
Mentor Nazarko


Ju thatë se keni lindur në Paramithi të Greqisë. Z. Dalipi, sigurisht ju keni ikur nga Greqia në një moment kur keni qenë i vetëdijshëm sa një fëmijë, çfarë mbani mend?
Dihet se kurbani i luftës u bë Parimithia, me ikjen e ushtrisë gjermane ne na mbajtën për 6 muaj në Paramithi, forcat anglo-amerikane, të cilat na mbajtën në kazermat e Paramithisë dhe në shtëpinë e Sali Efendiut, deri në shkurt të 1945. Në mars të 1945, flota anglo-amerikane na solli në Konispol me 3 anije me refugjat çamë për të zbarkuar në brigjet shqiptare. Por shteti shqiptar nuk i lejoi luftanijet të zbarkonin; la vetëm anijet me refugjatë, kështu që ne erdhëm me forcë nga Greqia për të na mbrojtur.

Prej atëherë zë fill jeta juaj në Shqipëri?
Po, erdhëm nga Saranda në Fier.
Nuk patët ndonjë të vrarë nga familja juaj?
Jo nga familja jonë, por nga fisi po.
Z. Dalipi, Paramithia është i njohur në historinë moderne të Çamërisë si një vend ku janë bërë masakra nga bashkëpunimi i shqiptarëve me gjermanët kundër këshilltarëve grekë të komunës apo të prefekturës. Të paktën Greqia e kujton një ditë të tillë.
Në çdo luftë ka elementë pozitivë edhe negativë.
Nuk na interesojnë teoritë e mëdha, është e vërtetë apo jo?
Këta kanë marrë pjesë dhe kanë bërë vrasje duke djegur Frarin.
Kush këta?
Një pjesë e çamëve, që ishin nën influencën e gjermanëve.
Dhe janë vrarë disa këshilltarë komunalë apo të prefekturës?
Po, nga frariotët që ishin shqiptarë arvanitas por edhe ortodoksë për ambicie, çështje pasurore.
Pra nuk ishin kontradikta etnike, ishin pasurore. Po nga farefisi juaj ka pasur të tillë që janë përzierë me gjermanët?
Të largët, por ka pasur.
E vlerësoj sinqeritetin tuaj. Por nuk do të merremi me hollësira, pasi na intereson më shumë historia juaj, e cila është i veçantë, sepse keni arritur të kapërceni i vetëm, fillikat tri shkallët e Gjykatës Greke, madje deri në Gjykatën e Strasburgut për pronat tuaja. Unë po i marr në mënyrë të përshpejtuar etapat që keni ndjekur. Në Shqipëri keni ndërtuar jetën tuaj, jeni arsimuar, keni punuar si ekonomist apo jo?
Po, si ekonomist, në tregti dhe në komunale.
Papritmas ju ndërroni mbiemrin, nga Mehmet në Mihal, është një veprim që nuk shihet me sy të mirë nga komuniteti çam apo jo?
Pa u nisur nga ana fetaristë, unë e kam kthyer emrin se mua më dënuan babanë si bashkëpunëtor të kaurëve në kohën e luftës.
Nuk ka akuzë në kohën e komunizmit: bashkëpunim me kaurët. Po gënjeni më duket...
Po, ka pasur; unë kam dokumentet që e vërtetojnë këtë, madje ka pasur edhe dëshmitarë që kanë dalë në gjyq, ku u dënua edhe babai im 85 vjeç në Fier dhe vdiq në burg me akuzën se ka sabotuar luftën dhe ka bashkëpunuar me kaurët. I thanë, ti do të vdesësh në burg, madje edhe dëshmitarët ishin çamë. Dhe unë vendosa se, në qoftë se ju dënoni babanë tim, unë do të ndryshoj emrin në kaur, për mua nuk ka rëndësi feja, por emri im si njeri. Bëra kërkesën time në komitetin ekzekutiv të qytetit dhe më aprovuan kërkesën në 1991, kështu që e ktheva emrin.
Në 1991 kishte shumë mundësi që të ndryshoje emrin, por ju jeni nisur nga fakti për të lehtësuar situatën si çdo shqiptar tjetër në vitet e para të demokracisë që kishte filluar qarkullimi i lirë, relativisht i lirë midis dy shteteve. Pra të të pranonin në Greqi si ortodoks...
Jo, në asnjë mënyrë arsyet e mia kanë qenë ato që përmenda më sipër.
Ju keni ikur në vitin 1991, në ç’mënyrë keni ikur në Greqi, me dokumente apo klandestine?
Kam ikur në mënyrë klandestine.
Çfarë bëtë atje?
Atje më ndihmuan miqtë e mi të në Janinë, mora familjen time dhe më vonë u nisa në Athinë nga frika ime se mos kishte ndonjë kërcënim.
Çfarë pune keni bërë atje?
Çdo lloj pune, nga hamall dhe çdo punë tjetër.
Gjithë betejat tuaja juridike kanë nisur pas 1996-ës, për derisa nuk kishit leje për të bërë ankesat?
Po, sepse në 1996 kisha leje qëndrimi vetëm për një vit. Kur shkova t’i ripërsëris, më thanë se nuk të takon leje qëndrimi më pasi ti je shtetas grek dhe duhet të kesh nënshtetësinë greke nëpërmjet Ministrisë së Brendshme.
Përse ishit shtetas grek?
Sepse në pasaportën time shqiptare thuhet vendlindja ime është Paramithia, që është pjesë e Greqisë.
Dhe ju atëherë nisët betejën tuaj për të marrë nënshtetësinë greke?
Duhet të merrja një dokument origjinal në bashki për t’u bërë shtetas grek. Bëra kërkesë, më kthyen përgjigje se dokumentet që e vërtetojnë këtë nuk ekzistonin, sepse kishte kaluar një kohë e gjatë dhe janë dëmtuar. Unë i gjeta këto dokumente në gjendjen civile në 1999, në kadastër.
Ju nuk i gjetët, por ua dhanë, paguat para?
Kam paguar sipas ligjit, rreth 13 mijë dhrahmi.
Çfarë vërtetojnë këto dokumente?
Këto dokumente vërtetojnë pasurinë e babait tim.
Sa është pasuria e babait tuaj?
Jo shumë, por 6 mijë dynym i kam, ndërsa 12 mijë dynym, që është toka e madhe, nuk m’i dhanë, i kanë mbajtur të rezervuara, i kam të tëra pronat me dokumente. Në protokollin e marrjes nga bashkia të pronave çamëve shkruhej qëllimisht se, meqenëse janë larguar nga Greqia, edhe pse nuk janë dënuar, këto prona kalojnë nën administrimin e shtetit grek.
Kush i ka pronat tuaja?
Bashkia pasi i ka marrë këto prona, i lëshon me qira.
Kështu ka ndodhur me të gjitha pronat çame?
Në përgjithësi tokat e çamëve administrohen nga tri njësi: nga bashkia, që i jep me qera; seksioni i bujqësisë si dhe nga Qendra e Llogarisë Ekonomike Greke, këta të tre organe administrojnë prona të ndryshme.
Me këto dokumente që siguruat nga bashkia, ju mund të vërtetoni që në 1945 keni pasur këto prona, por ju me këto nuk mund të ishit automatikisht pronar i pronave tuaja dhe t’i vinit në përdorim ato.
Po, përveç kësaj duhej edhe një vërtetim tjetër që isha shtetas grek.
Megjithë këto dokumente, përse shkuat të ankoheshit në gjykatë?
Sepse, të bëhesh nënshtetas grek, duhet që të kesh vendim të regjistrit bashkiak. Bashkia nuk ma jepte këtë vërtetim që kam qenë qytetar i saj. Për këtë arsye u detyrova të shkoja në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila më dha të drejtën e regjistrimit të njohjes së emrit të babait tim, duke u mbështetur edhe në dëshmitarë, të cilët dëshmuan se babai im ka qenë pjesë e kësaj bashkie.
Çfarë ishin këta dëshmitarë ?
Ata ishin dëshmitar çamë edhe grekë.
Nuk kishin frikë këta?
Jo, përkundrazi.
Nuk kishin ndonjë problem ata të dëshmonin, përderisa ata përdorin aktualisht edhe pronat tuaja dhe me vendimin e fundit të qeverisë ata mund t’i përvetësojnë ato?
Jo, asnjë vendas nuk i merr dot pronat tona. Dhe ata thoshin të përmalluar se ne ju presim! Edhe pse sigurova këtë vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë, prokurori i këtij qyteti kërkoi të anulohet ky vendim si i pabazuar. Dhe se ekzistonin mundësi ligjore që të mund të vërtetonin nëse është i regjistruar apo jo babai im si shtetas grek.
Pra, prokurori vendosi se dëshmitarët dhe dokumentet ishin të pasaktë...
Po. Pas kësaj më thirrën në Gjykatën Politike të Korfuzit, që hodhi poshtë vendimin e prokurorit si të papranueshme. Sepse vendime të tilla ishin kompetencë e Gjykatës së Korfuzit, e cila më pas më siguroi dokumente, të cilat vërtetonin të drejtat e mia për nënshtetësinë greke.
Pra fitove edhe një shkallë tjetër, si ecët më tej?
Përpjekjet e mia të mëtejshme pengohen sërish nga një vërtetim i Ministrisë së Brendshme, që më dënonte mua edhe fëmijët mi si bashkëpunëtorë me gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, e shpallur në gazetën zyrtare në vitin 2000. Bëj kërkesën në arkiv për në kohën e mbretit te Ministria e Mbrojtjes në lidhje me vendimin që është marrë ndaj meje, por ky institucion më kthen përgjigjen brenda tri ditëve, duke më bërë të ditur se nuk ekzistonte asnjë vendim që më shpallte të dënuar në gjykatat e asaj kohe.
Na thuaj se si vazhdoi, çfarë bëtë më tej?
Në 2003 i drejtohem Avokatit të Popullit për ndihmë, ai i bën ankesë qeverisë se Ministria e Brendshme ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe se cënonte të drejtat e njeriut. Vetë Presidenti i Greqisë më dërgon një letër keqardhje dhe shprehej se kjo çështje do të rikthehej në Ministrinë e Brendshme për rishqyrtim. Edhe kryeministri grek, z. Karamalis më kthen përgjigje, gjithashtu kryetari i Parlamentit se kjo çështje do të rishikohet dhe do të veprohet në bazë të ligjit. Unë vazhdova proceset gjyqësore.
Kundër kujt?
Ministrisë së Brendshme, në vitin 2003 në Gjykatën e Shkallës së Parë, por kjo shkallë e la në vend vendimin.
Me çfarë argumenti?
Në bazë të disa ligjeve.
Shkove në Gjykatën e Shkallës së dytë?
Gjykata e shkallës së dytë, në bazë të kërkesës që bën avokati i Ministrisë së Brendshme, në të cilën thoshte se kjo çështje duhet të lihet mënjanë, pasi në qoftë se z. Dalipi kërkon dëmshpërblim, do të kemi dëme për ekonominë kombëtare. Dhe Shkalla e Dytë e la në fuqi vendimin e mëparshëm.
Dhe sa ishte ky dëmshpërblim që të takonte?
Rreth 18 milionë dhrahmi.
Por kjo nuk është asgjë për ekonominë greke?
Po, por kjo ishte vetëm për vendime të padrejta. Gjykata e Shkallës së Dytë vendosi t’i hiqej e drejta qytetarit z. Dalipi për t’u ankuar ndaj Ministrisë së Brendshme.
Më pas ku shkove?
Më pas shkova në Gjykatën Administrative, për të cilën avokatët më këshilluan të mos hapja një proces gjyqësor, sepse nuk mund të fitoja.
Sa ishte kostoja financiare e gjithë këtyre proceseve gjyqësore?
Të gjitha proceset gjyqësore, avokatët dhe dokumentet më shkuan rreth 22 milionë dhrahmi me faturë. Nga Greqia erdha më i varfër se sa isha, vetëm me pensionin shqiptar.
Në 2003 ju mbyllët kërkimet tuaja në Greqi, më pas ku shkuat?
Ju drejtova Gjykatës së Strasburgut me të gjithë dokumentacionin e duhur, meqenëse nuk kisha fuqinë ekonomike, kërkova të më caktonin një avokat francez ose gjerman për çështjen. Ata më caktuan një referent grek për të bërë vlerësimin e çështjes sime. Ky i fundit më dërgon vendimin që kishte marrë Gjykata e Strasburgut ( në fakt Komisioni që shqyrton ankesat si filtër i tyre- shënimi i intervistuesit) se e mbyllte çështjen, sepse nuk shikonte shkelje të nenit 33 dhe 34 të Konventës, prandaj nuk mund të dërgohet asnjë kërkesë tjetër. Ka ngelur vetëm një gjë për të bërë, që të shkojë edhe të marrë një avokat dhe të shoh vetë se çfarë është bërë me këtë çështje. Pasi mendoj se janë bërë manipulime nga persona dhe institucione të ndryshme nga ana e shtetit grek.
Mos ka ndodhur sepse nuk keni shteruar të gjitha rrugët e drejtësisë në Greqi?
Nuk e di. Unë u përpoqa të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtat e mia si në Greqi ashtu edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Njihni ju raste të tjera të njëjta me rastin tuaj që kanë shkuar në Gjykatën e Strasburgut?
Po, ka shumë raste të tilla, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk i pranojnë se prindërit e tyre nuk figurojnë si të regjistruar në regjistrin bashkiak, dhe nuk japin të drejtën që u takon sipas ligjit. Ka rreth 50 vetë që kanë arritur, më duket.
A jeni në dijeni për vendimin më të fundit të qeverisë greke për tokat çame, si ju duket?
Po, gazeta të ndryshme greke kanë shkruar se nuk kemi asnjë marrëveshje me shtetin shqiptar për 500 mijë dynym tokë në kufijtë me Shqipërinë dhe ky do të jetë problem i madh në të ardhmen.
Mendoni se do të shiten tokat tuaja?
Jo, sepse ne nuk jemi shtetas shqiptar, por shtetas grekë, dhe si të tillë ata nuk kanë të drejtë të shesin tokat tona.
Si ju duken përpjekjet e Shoqatës “Çamëria” për këtë çështje?
Ia kam referuar çështjen time kësaj shoqate, por ajo i publikoi dokumentet e mia nëpër gazeta. Më vjen keq që kjo shoqatë nuk i di format e duhura për të kërkuar pronat. Ata duhet të kërkojnë të drejtën e riatdhesimit.
Po në lidhje me shtetin tonë, çfarë mendoni? A ju ka ndihmuar ai sa duhet?
Shteti nuk e ka bërë, nuk do ta bëjë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, sepse ka interesa të ndryshme, të cilat bien ndesh me interesat tona.
Keni takuar personalitete greke për ndonjë zgjidhje të mundshme të çështjes suaj?
Po, kam takuar personalitete të shquara greke si Presidentin e Greqisë, z. Jorgo Papandreu, z. Eftimiu.
Si i keni njohur ju ?
Nëpërmjet profesionit tim si mjek popullor për shërimin e sëmundjes së ekzemës.
Përse të gjithë këta kanë qenë të sëmurë nga kjo sëmundje?
Jo, por nëpërmjet famës sime si mjek popullor, u njoha nëpërmjet lidhjeve që krijova, por edhe këta nuk më kanë dhënë ndonjë zgjidhje konkrete të problemit tim.
Përse nuk u kanë dhënë një zgjidhje?
Sepse ka shumë probleme Greqia, pasi ka shumë grekë të emigruar në vende të ndryshme të botës si Australi, Amerika, Kanada etj., të dënuar, të ashtuquajturit komunistë, dhe ata nuk kanë të drejtë të rikthehen dhe të marrin pronat e tyre. Ua kanë bllokuar, kështu në qoftë se kthehen, do të plasë lufta civile. Përse do të fillojë, pasi u bë pajtimi kombëtar i të majtëve me të djathtët në Greqi?
Sepse nuk jua kanë kthyer pronat. Greqia ka probleme të ngjashme me zonat kufitare të saj, edhe me Maqedoninë, por ne flasim si çamë dhe kërkojmë zgjidhje prej tyre. Në qoftë se shteti grek nxjerr ndonjë vendim për pronat në këtë pjesë, atëherë do të ishte fatalitet për politikën dhe shtetin grek, thoshin miqtë e mi politikanë. Pra, nëse favorizonin shqiptarët, do të duhen ta bënin dhe për ish-komunistët.
Së fundi, kujt doni t’i bëni një thirrje për zgjidhjen e problemit tuaj?
Unë i bëjë thirrje shtetit shqiptar, të shohë dhe të përkrahë çështjen çame dhe të mbrojë dinjitetin e tij si shtet. Do të dëshiroja që shtetit shqiptar të na ndihmoj më shumë.

ABC nr.25-Mentor Nazarko
24.02.2006

Përgjigjja 7 · 2006-03-20

Tragjedia Çame dhe mesazhet e saj për shqiptarët

Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e Çamërisë, lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Asnjëra nga forcat politike greke nuk e kundërshtoi krimin, raprezaljet dhe gjenocidin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Zerva dhe ndërkombëtarët


Tragjedia çame u "justifikua" nga Zerva edhe me spekulimin se, shqiptarët bashkëpunuan me gjermanët. Ndërsa, ishte vetë Zerva që kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanët. Zerva pranoi të futej në luftë kundër gjermanëve vetëm pasi mori miratimin e Misionit Ushtarak Britanik, për të ndëshkuar popullsinë çame. Në këtë mes del dhe një problem tjetër: Aleatët e Mëdhenj gjatë Luftës II Botërore, për të arritur synimet e tyre strategjike të politikës së tyre, sakrifikonin pa asnjë dhimbje popujt e vegjël dhe interesat e tyre. Ata u përdorën si mjete për zgjidhjen e përkohshme të problemeve ndërkombëtare



Mes pushtuesve të ndryshëm


Edhe në se një grusht shqiptarësh të Çamërisë, që kishin vuajtur nga shtypja e mizoritë greke për disa dekada, u përpoqën të siguronin ndihmën italiane e gjermane, për të shpëtuar nga kjo shtypje, nuk mund të inkriminonte gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Ajo, në përgjithësi, i shihte me indiferentizëm marrëdhëniet midis pushtuesve të rinj (italo-gjermanë) dhe pushtuesve të vjetër (grekë). Ky qëndrim i shqiptarëve të Çamërisë u konsiderua më i pranueshëm nga kjo popullsi, sepse nuk krijoi asnjë bindje për mbështetje as tek njëra as tek tjetra palë, për të fituar të drejtën e lirisë kombëtare



Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu


Tragjedia çame e ka zanafillën e vet në çastet vendimtare të formimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar. Shkëputja e Çamërisë nga trungu kombëtar shqiptar, për të plotësuar oreksin e shtetit fqinj dhe në përputhje me interesat e Fuqive të Mëdha ishte njëherazi dhe fillimi i kalvarit të shqiptarëve të Çamërisë në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Shteti grek ushtroi mbi popullsinë çame të gjithë arsenalin barbar për asimilimin ose zhdukjen e kësaj popullsie. Të tilla forma lufte e veprimi ishin: organizimi i çetave terroriste në Çamëri, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare e lënia e saj në padituri e varfëri të thellë si dhe nxitja e kryqëzatave fetare kundër popullsisë myslimane çame. Kundërvënia fetare midis të krishterëve dhe myslimanëve në Çamëri u shfrytëzua si një ndër mjetet më efikase për të realizuar politikën e mirënjohur "përça e sundo". Inspirues të kësaj politike ishin drejtues të fesë si dhespoti i Janinës Spiridoni e zbatues i saj ishte shteti grek.Çamët u paragjykuan nga qeveria greke si bashkëpunëtorë të italianëve gjatë Luftës II Botërore. Pa filluar lufta italo-greke e vitit 1940, ndaj çamëve u kryen masakra e tortura çnjerëzore, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Shovinistët grekë gjetën dhe një "arsye" tjetër të jashtme, për të zhdukur shqiptarët e Çamërisë. Ishte kjo gjendje diskriminuese e shqiptarëve të Çamërisë, që u shfrytëzua nga Italia për interesat e saj, për ta përdorur popullsinë shqiptare si mbështetje për veprimet luftarake kundër Greqisë.Qëndrimi asnjanës që mbajtën përgjithësisht shqiptarët në konfliktin italo-grek, ua hoqi nga dora grekëve "armën" për të terrorizuar shqiptarët e Çamërisë. Si në periudhën e luftës italo-greke dhe në luftën kundër gjermanëve, shqiptarët e Çamërisë u ngritën mbi pasionet shoviniste, pa shfrytëzuar mbështetjen te pushtuesit për t’u hakmarrë kundrejt grekëve, lidhur me ato veprime genocidiste të tyre ndaj shqiptarëve. Këta të fundit, adaptuan një qëndrim real mirëkuptimi e bashkëpunimi me bashkësinë greke. Për qarqet shoviniste greke ky realitet mirëkuptimi e bashkëpunimi ishte e papranueshëm. Ndaj ato nxitën përçarjen, por nuk ia arritën qëllimit. Popullsia shqiptare u qëndroi hapur përpjekjeve të gjermanëve për t’i hedhur ato kundër elementit grek.Pozita e shqiptarëve çamë midis dy zjarresh armiqësore, si të pushtuesve të rinj italo-gjermanë dhe të grekëve u imponoi atyre të ndiqnin një politikë mosangazhimi të hapur ndaj të dy palëve. Ky qëndrim real dhe gjakftohtë i shqiptarëve, i mosangazhimit të hapur me njërën ose tjetrën palë, u shfrytëzua si nga grekët ashtu dhe nga pushtuesit gjermanë, për t’u vënë nën shënjestrën e tyre.Në kushtet e mungesës së të drejtave kombëtare, shqiptarët e Çamërisë, lypsej të orientoheshin e të mbështeteshin në ato forca që mbështesnin interesat e tyre kombëtare. Por, për fat të keq, rrethanat historike të luftës dhe ndeshjet midis palëve ndërluftuese ishin të pafavorshme për shqiptarët dhe këta të fundit nuk llogariteshin në interesat strategjike që kishin palët ndërluftuese.



Mes komunistëve dhe nazistëve

Këtej del mesazhi historik, që tragjedia e çamëve gjatë Luftës II Botërore, mbeti në vorbullën e politikës së mirëfilltë greke ndaj tyre, pa dalë si një çështje evidente me interesa që të tërhiqte vëmendjen e ndonjë faktori të fuqishëm.Pjesëmarrja e çamëve në EAM (Frontin Nacionalçlirimtar Grek) nuk e zgjidhi problemin kombëtar të tyre. Pjesëmarrja e tyre në EAM, i cili ishte nën ndikimin e komunistëve, nuk mund të justifikonte shpresën e shqiptarëve çamë, për të zgjidhur çështjen kombëtare pas luftës. Për më tepër, Fronti Nacionalçlirimtar në Shqipëri, edhe pse bashkëpunoi me EAM-in (aq sa bashkëpunoi), nuk e kishte shtruar problemin çam, si një pjesë të zgjidhjes së çështjes kombëtare. Në bisedimet që u bënë midis dy organizatave homologe shqiptare e greke, nuk u shtrua ky problem për t’u zgjidhur, qoftë dhe në perspektivë. Edhe në linjën partiake, të partive komuniste të dy vendeve, u bënë përpjekje për bashkëpunim të kuadrove dhe të formacioneve të të dy vendeve për të krijuar organizma të përbashkëta, që të vepronin në zonën e Çamërisë. Marrëveshjet e arritura midis tyre nuk u bënë mbi baza reciprociteti, sepse ky parim nuk u zbatua nga grekët në këto marrëdhënie. Për më tepër, komandat greke iu drejtoheshin shqiptarëve, që merrnin pjesë në formacionet e përbashkëta duke i porositur "që nuk u takon aspak politika, mjafton të dini vetëm të hapni dhe të mbyllni dyfekun dhe asgjë tjetër". Pra, siç shihet qartë, shqiptarët mbahen në verbëri të plotë, larg politikës, që në thelb për ta ishte shqetësimi për të siguruar të drejtat kombëtare, për të ardhmen e gjithë shqiptarëve.Nga ana tjetër, elementët grekë, që erdhën në zonën e minoritetit grek në Shqipëri, e shfrytëzuan marrëveshjen e bashkëpunimit, për të bërë propagandë në minoritetin grek, për të ngjallur ndjenja separatiste, "për t’i bërë masat e minoritetit t’i drejtojnë sytë nga Greqia". Si rezultat i përhapjes së kësaj propagande, nga disa minoritarë u bënë deklarime të hapura për bashkim me Greqinë se "pranojmë të jemi në një Greqi qoftë komuniste, qoftë djalliste, por vetëm në Greqi të jemi".Sa përmendëm, forcat politike në Greqi, të çfarëdo grupimi qofshin, kishin në esencë, të njëjtin qëndrim ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Tek ata ndryshonin maskat dhe demagogjitë e në vartësi të tyre edhe format e veprimit, për të realizuar, në fund të fundit, shkombëtarizimin e Çamërisë.



Politika shqiptare dhe ajo greke ndaj Çamërisë

Që këtej del mesazhi që për çështjen kombëtare forcat politike shqiptare lypset një mendim e një qëndrim të qartë. Larmia e ngjyrimeve politike janë rrugët e mundshme për të realizuar zgjidhjen e çështjes kombëtare. Asnjëra nga forcat politike greke nuk e kundërshtoi krimin, raprezaljet dhe gjenocidin e qeverisë greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Për rrjedhojë, kundrejt armikut të përbashkët duhej dhe një front i përbashkët nga ana e shqiptarëve, i cili, për fat të keq, nuk u realizua në Shqipëri. Kjo dobësi e organizimit të shqiptarëve lidhur me zgjidhjen e çështjes kombëtare, u shfrytëzua me mjeshtëri nga armiqtë tanë kombëtarë. Nuk ishte e rastit dhe pa një lidhje ndërvartësie fakti që, kur në Shqipëri lufta civile kishte marrë përpjesëtime të gjera (qershor-nëntor 1944), ndaj shqiptarëve të Çamërisë, u bënë masakrat më të përgjakura. Pastrimi etnik i Çamërisë arriti në këtë periudhë apogjeun e vet. Dhe për më tepër shteti shqiptar ishte i pafuqishëm dhe i pamundshëm për të ndikuar në zbutjen e pasojave të tragjedisë çame.Pra, në një farë kuptimi, përgjegjësia për tragjedinë çame, duhet kërkuar në dobësinë e theksuar të klasës politike shqiptare, e cila e përqendroi vëmendjen tek pushteti politik, duke iu larguar çështjes së pazgjidhur kombëtare. Hekuri rrihet sa është i nxehur, përndryshe mbetet i papërpunueshëm. Ashtu mbeti dhe çështja çame e margjinalizuar nga politika shqiptare.Në konfliktin midis forcave politike në Greqi, popullsia shqiptare e Çamërisë është synuar për t’u tërhequr në njërën ose tjetrën anë, për ta futur atë në kurthin e luftës politike në Greqi. Synimi ishte i qartë: cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe alibia e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e popullsisë shqiptare çame. Popullsia çame, në pozita mjaft të vështira, nuk pranoi të binte në pozitat "mish për top", në luftën midis forcave rivale në Greqi. Pikërisht, në këtë kohë, Zerva kreu masakrën më makabre, të 8 korrikut 1944, kundër çamëve që, siç pohohet në dokumente, "këto poshtërsi të kryera shkojnë më larg se terrori dhe barbaria më kafshërore, që njihen si krime kundër njerëzimit".Tragjedia çame u "justifikua" nga Zerva edhe me spekulimin se, shqiptarët bashkëpunuan me gjermanët. Ndërsa, ishte vetë Zerva që kishte lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me gjermanët. Zerva pranoi të futej në luftë kundër gjermanëve vetëm pasi mori miratimin e Misionit Ushtarak Britanik, për të ndëshkuar popullsinë çame. Në këtë mes del dhe një problem tjetër: Aleatët e Mëdhenj gjatë Luftës II Botërore, për të arritur synimet e tyre strategjike të politikës së tyre, sakrifikonin pa asnjë dhimbje popujt e vegjël dhe interesat e tyre. Ata u përdorën si mjete për zgjidhjen e përkohshme të problemeve ndërkombëtare.Nga misioni anglez në Shqipëri është hedhur dritë për motivet e masakrës së Zervës në Çamëri. "Rrethi ku banonte ky minoritet (Çamëria-M.D.) ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth, ndaj çamëve. Veç kësaj, pretendimi absurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, që ka predikuar shteti grek, kultivoi për disa dekada "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi". Pra, spastrimi etnik i Çamërisë ishte pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Dhuna dhe krimi grek ndaj shqiptarëve çamë dallohet cilësisht mbasi ajo ishte organizuar, drejtuar ose nxitur nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me italianët e gjermanët, i cili e kishte bazën burimore në shtypjen e rëndë kombëtare të shqiptarëve nga shteti grek, qeveritë dhe propaganda greke e pasluftës u përpoqën që ta fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim të gjithë popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi i kësaj propagande ka qenë vetëm përligjia e spastrimit etnik të Çamërisë.



Çamët gjatë luftës

Edhe në se një grusht shqiptarësh të Çamërisë, që kishin vuajtur nga shtypja e mizoritë greke për disa dekada, u përpoqën të siguronin ndihmën italiane e gjermane, për të shpëtuar nga kjo shtypje, nuk mund të inkriminonte gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë. Ajo, në përgjithësi, i shihte me indiferentizëm marrëdhëniet midis pushtuesve të rinj (italo-gjermanë) dhe pushtuesve të vjetër (grekë). Ky qëndrim i shqiptarëve të Çamërisë u konsiderua më i pranueshëm nga kjo popullsi, sepse nuk krijoi asnjë bindje për mbështetje as tek njëra as tek tjetra palë, për të fituar të drejtën e lirisë kombëtare.

Mesazhi i historisë për shqiptarët është i qartë, se për ta zgjidhur çështjen tonë kombëtare, ne duhet të mbështetemi në ato forca të jashtme që respektojnë identitetin tonë kombëtar dhe ekzistencën e një shteti kombëtar shqiptar.Tragjedia çame, e pohuar nga N. Zerva si atribut i tij, është "justifikuar e arsyetuar" si një veprim ndaj "një popullsie gjaknxehtë dhe violente, ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Pra, siç shihet, kur armiqtë tanë nuk kanë "argumente" politike, për të kamufluar veprimet e gjenocidit etnik, iu referohen, tipareve gjenetike të shqiptarëve, duhe harruar se dhe ata janë produkt i të njëjtit mjedis natyror.Në mbrojtje të çështjes çame, si pjesë e çështjes kombëtare shqiptare, në bazë të Kartës së Atlantikut, shoqata "Çamëria" në Amerikë kërkoi që populli shqiptar, i mbetur në shtetet fqinje, të përcaktonte formën e qeverisjes, nëpërmjet së cilës do të ushtronte të drejtat sovrane dhe të kthehej vetqeverisja, të cilat u ishin rrëmbyer me forcë". Në këtë kuadër, ajo kërkonte kthimin e popullsisë çame në trojet e veta dhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre. Shoqata dhe organizma të tjera çame edhe më pas, kërkuan pranë shtetit grek, pranë organizmave ndërkombëtare për t’u kthyer në trojet e veta etnike dhe t’u sigurohej barazia e dinjiteti kombëtar, por më kot. Shteti grek e trajtoi tragjedinë çame si një realitet të pakthyeshëm, duke sanksionuar de jure atë që Zerva bëri de facto.Protestat e ashpra dhe kërkesat e vendosura të organizmave çame, për të drejtat e veta kombëtare, nuk u morën në konsideratë nga qeveria greke. Ndoshta forca e kërkesave të tyre do të ishte më e ndjeshme, në se politika dhe diplomacia e shtetit shqiptar do t’u jepte një mbështetje të vetën zyrtare, gjë që nuk ndodhi.Spastrimi etnik i Çamërisë ose tragjedia çame, në përfundim të Luftës II Botërore, ishte rrjedhim logjik i politikës sistematike antishqiptare të shtetit grek dhe i presionit të vazhdueshëm që i është bërë etnisë shqiptare në Greqi, që nga vendimi arbitrar i Konferencës së Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913.Veç, sa thamë më sipër, tragjedia çame u favorizua edhe nga faktorë të tjerë.Për të ruajtur pozitat e veta në Greqi politika britanike u mbështet në forcat ultranacionaliste, duke i dhënë si shpërblim, këtyre të fundit, lëshime për realizimin e objektivave të vjetra politike, të spastrimit etnik të Çamërisë.Çarmatimi i popullsisë shqiptare të Çamërisë nga forcat gjermane, për interesat e tyre, në çastet e fundit, u krijoi mundësi forcave zerviste (ish-aleatëve të tyre) të kryenin pa pengesë spastrimin etnik tëÇamërisë.Dobësitë e forcave politike shqiptare, që nuk arritën të bashkoheshin midis tyre dhe të përpunonin një platformë të përbashkët për mbrojtjen e interesave kombëtare, iu dha rast grekëve të realizonin synimet e tyre të spastrimit etnik të Çamërisë.Spastrimi etnik i Çamërisë, i shoqëruar me masakra të përgjakshme gjenocidi, ishte goditja më e rëndë që iu dha kombit shqiptar pas copëtimit të 1913-ës. Tragjedia çame që u realizua aso kohe aq lehtësisht, është tepër e vështirë sot që të riparohet.Shqiptarët, nga kjo tragjedi mund dhe duhet të nxjerrin një mësim të madh historik. Kombi shqiptar do të jetë në rrezik për sa kohë do të ketë trazira e riorganizime në Ballkan dhe për sa kohë forcat politike shqiptare nuk do të kuptojnë se mosmarrëveshjet e thella dhe ndarjet midis tyre, përbëjnë rrezik serioz për integritetin kombëtar të shqiptarëve.

ABC nr.24-Prof.Dr.Muharrem Dezhgiu
20.02.2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.