"Antologjia" e sadomasokizmit politik të "neg

2006-02-21 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

"Antologjia" e sadomasokizmit politik të "negociatave" me Beogradin: Kosova e
"pavarur" me kokën nën Serbi dhe sipas modelit boshnjak

Fadil Shyti Mona Agrigoroaiei


Prej disa muajsh, nëpër kancelaritë diplomatike të qendrave të vendosjes, me të
madhe trumbetohet për fillimin e "negociatave" për përcaktimin e "statusit final" të
Kosovës. Negociatat priten të fillojnë sot (20 janar), në Vjenë.

Po të analizohen deklaratat e shumta të zyrtarëve ndërkombëtarë, serbë dhe atyre
shqiptarë, me lehtësi mund të konstatohet, se këto negociata nuk paraqesin gjë
tjetër, përveç se një plan të qartë antishqiptar, dimensionet taktike të të cilit
janë:

1.Rikolonizimi i drejtpërdrejtë i Kosovës nga Beogradi, pavarësisht nga përmbajtja
mashtruese" e dokumenteve për decentralizim" që po prezantojnë kolaboracionistët
shqipfolës, si hapa drejtë "pavarësisë" në sytë të popullit.

2. krijimi i një entiteti serb në Kosovë sipas modelit boshnjak, edhe pse
"teorikisht" Beogradi po përpiqet të jap sinjale se nuk ka përgjasim ndërmjet
Republikës Serbe të Bosnjes dhe enklavave të bashkuara serbe në Kosovë.

Këtu bëhet i qartë legalizimi i enklavave serbe dhe krijimi i njësive të reja
administrative "të

decentralizuara" (lexo: enklava serbe), dhe autonomia e tyre.

3. sundimi i pakicës serbe mbi shqiptarët në marrjen e vendimeve në Kosovë (këta,
natyrisht, janë të orkestruara nga Beogradi).

Në aspektin strategjik synohet ndalimi i procesit të çlirimit, dekolonizimit dhe
ribashkimit të trojeve shqiptare, me "pandryshueshmërinë" e kufijve të vendosur
padrejtësisht, me vazhdimin e mbajtjes të copëtuar trojet e Shqipërisë, të groposjes
së përhershme të fatit të shqiptarëve në Luginë të Vardarit, të Preshevës...,
Malësisë së Madhe, nga e cila mund të pritet riokupimi "demokratik" dhe pastaj
asimilimi i tyre.

Përmes çarqeve filoserbe ndërkombëtare (siç është Grupi Ndërkombëtar i Krizave),
Beogradi zyrtar manipulon klasën politike shqipfolëse nga Kosova e ngushtë, të
pranojë kompromisin me "palën serbe". E përkthyer kjo në gjuhën e "diplomacisë
antishqiptare të kauçukut", e " të pambukut" do të thotë që shqiptarët e Kosovës
duhet të përqafojnë me "lumturi të papërmbajtur" ripushtimin e tyre, ose nëpërmjet
"autonomisë substanciale" ose nëpërmjet krijimit të "shtetit kosovar të pavarur",
pra një Kosovë me kokën nën Serbi, që nënkupton edhe një Kosovë të ndarë nga më
shumë "mini republika" të "decentralizuara" serbe brenda territorit të saj.

Kjo kuptohet më tepër pasi lexohen, krahasohen dokumentet bazë për negociatat e të
dyja palëve.

Plani i "qeverisë" së Prishtinës ngjanë si dy pika uji, me atë të Beogradit!

Kjo është e vlefshme duke filluar prej terminologjisë së përdorur deri në përputhjen
e plotë të "ofertave" të Grupit Negociator shqipfolës me kërkesat e palës serbe.

Atje ku nuk ekziston kjo përputhje, pakurrizorëve nga "institucionet vendore" të
Kosovës u vijnë në ndihmë dy raporte të fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave,
p.sh. faktin se duhet të pranohet nga ana shqipfolëse, servile një marrëveshje me
Kishën Ortodokse Serbe, në raportin 170, "rekomandimi" nr. 2 që thotë se duhen
gjetur ". mundësitë si dokumentin për Parimet Bazike të botuar nga Kisha Ortodokse -
për të angazhuar serbët të Kosovës në negociata, duke mos përdorur si një falje për
pasivitet aktivitetet e Beogradit".

Në këtë GNK flet në unison me qeverinë serbe dhe me Kishën Ortodokse Serbe, që nuk
kërkon fare ruajtjen e trashëgimisë kulturore, por "zona mbrojtëse" rreth tyre, pra
territore që t'i ketë në mbarështim, gjithashtu për kolonizimin e tyre me popullatë
serbe (!).

Nga sinteza e katër dokumenteve, rezultojnë gjëra tepër shqetësuese:

I.Decentralizimi, autonomia e enklavave serbe, koncepti i "ndërlidhjes horizontale"
e "institucionale": një derë e hapur për një "Republikë Srpska" brenda Kosovës.

Në planin serb të zbuluar nga Gazeta Shqiptare, decentralizimi ka për qëllim
krijimin e "entiteteve serbe" "shprehje të autonomisë institucionale serbe në kuadër
të Kosovës dhe Metohisë, në të cilën serbët kanë jo më pak të drejta se shqiptarët e
Kosovës në kuadër të Serbisë".

Shtrembërohet realiteti, sepse këto popullata nuk janë të ngjashme!

Ndërkohë që popullata serbe nga Kosova është marioneta e vazhdimësisë së politikës
kolonizuese të regjimeve të reja e të vjetra, që nga kralinjtë deri te Titoja e
Millosheviçi, shqiptarët në Luginë të Preshevës që jetojnë në kuadër të Serbisë janë
popullatë që diskriminohet egërsisht për çdo ditë nga Serbia.

Ndërkohë që shqiptarët nga Lugina e Preshevës kanë të drejtën e vetëvendosjes dhe të
dekolonizimit, të bashkimit me Kosovës dhe nuk duhet të kufizohen në statusin e
minoritetit (ashtu siç është përcaktuar në Platformën politike të partive
shqipfolëse të atjeshme), kurse serbët nuk kanë këto të drejta, janë minoritet dhe
nuk duhet t'u jepet më shumë të drejta sa sanksionohet në traktatet të ndryshme
ndërkombëtare, dhe aspak ata nuk e kanë të drejtën t'u dhurohet një status special!


Decentralizimi synon formimin e komunave të reja serbe në Kosovë, kolonizimi i tyre
përmes të ashtuquajturit "rikthim të zhvendosurve" (lexo: kolonëve të rinj serbë dhe
nëpunësve të ndryshëm të shtetit serb).

Decentralizimi zbatohet përmes autonomisë kulturore, financiare dhe ekonomike, në
politikën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale e deri në rregullimin "multietnik" të
policisë dhe drejtësisë.

Koncepti i "lidhjes horizontale midis komunave si dhe krijimit të trupave gjegjëse",
përmes të cilave "do t'u sigurohej lidhja institucionale me Beogradin" shpërfill çdo
dyshim sa i përket perfiditetit të Beogradit.

Në planin e tij po argumentohet se kjo do të ndihmonte në zhvillimin
gjithëpërfshirës të këtyre komunave dhe vetëm kaq.

Po, ato do të ishin të privilegjuara, sepse do të pranonin të holla edhe nga buxheti
i Kosovës, edhe nga ai i Serbisë, ashtu si deri më tani!

Por, Serbia edhe pse po hedh poshtë dyshimin se përmes këtij plani tentohet ndarja e
Kosovës, është e qartë se për të do të bëheshin përgatitje intensive, duke pritur
vetëm rastin e shkëputjes "de fakto" e "de jure" të asaj pjese të prekur nga
projektet rigrabitëse serbe.

Të gjitha këto koncepte gjenden të sanksionuara edhe në planin e Grupit Negociator
neni 2.2 ("komuna shtesë me shumicë lokale nga pjesëtarë të komunitetit pakicë"),
1.3 ("reforma e pushtetit lokal" ) dhe 5.1 (konceptin e "lidhjes horizontale" të
komunave), koncepte të domosdoshme për përfytyrimin e një mini - Bosnje të shtypur
nga Serbia, në vend të një Kosovë vërtetë të lirë dhe të pavarur nga pushtuesi dhe
kolonizatori ekspansionist serb.

II.Statusi i serbëve si komunitet i privilegjuar, bile edhe vendimmarrës në
qeverisjen e Kosovës: autonomi (lexo: kolonizim) të Kosovës në kuadrin e Serbisë.
Përcaktohet nga të dyja planet.

Këtu gjejmë edhe terminologji të ngjashme, "interesi vital" i serbëve, edhe në
planin serb edhe në atë shqipfolës.

Çka nuk tregon planin e "qeverisë" prishtinase është lidhur me çfarë referohet me
këtë "interes vital" të përcaktuar për t'u respektuar nga shqiptarët të Kosovës:

"Me këtë do të sigurohej autonomia substanciale e krahinës në kuadër të Serbisë, me
çka do të kënaqej interesi legjitim i bashkësisë shqiptare, ndërsa ekzistenca e
entitetit serb me asgjë nuk do t'i rrezikonte këto interesa, as qe do të vinte në
pyetje uniteti e tërësia territoriale e Kosovës dhe Metohisë."

Po ndodhemi kështu para një konflikti potencial interesash, në të cilin vullneti i
politikanëve shqipfolës mbahet në shah me premtime për të holla e poste të majme,
ashtu që ata nuk mund të formulojnë e as të artikulojnë në mënyrë të qartë interesat
e popullit që gjoja e përfaqësojnë.

Fuqia e kundërshtarëve të kombit shqiptar ushtrohet gjithnjë e më shumë përmes
mbledhjes së forcave të tyre për përforcimin e atyre mekanizmave pseudo-kombëtare,
mekanizma që zvogëlojnë procesin politik vetëm në çështje të rëndësishme për këto
qarqe antishqiptare.

Qëllimi thelbësor i tyre është që shqiptarët të mos sjellin dhe të mohojnë në
hapësirën politike ndërkombëtare çështjen shqiptare në tërësinë e saj globale,
zgjidhja e së cilës nuk bëhet me "negociata" të nënshtrimit me armikun gjenocidal
dhe shovinist antishqiptar, por me respektimin dhe zbatiminim e të drejtës së
shenjtë për vetëvendosje dhe dekolonizim të shqiptarëve dhe me ribashkimin e tyre në
një shtet të vetëm kombëtar.

Deklaratat e sado-masokizmit politik alla Besnik Mustafaj dhe gatishmëria djallëzore
e atyre që me shumë pompozitet po quhen "Grup Negociator" (që nuk ka assesi persona
të specializuar në negociata të cilësisë së lartë, por vetëm në pranimin e asaj që u
urdhërohet nga jashtë) për të pranuar një kompromis vdekjeprurës të lirisë reale të
të gjithë shqiptarëve, dëshmojnë se ndodhemi para asaj që politologu italian Antonio
Gramshi do të konsideronte se : është një rregullshmëri e shkeljes së interesave të
veta" nga ana e pushtetarëve pa pushtet shqipfolës.

Ata që nënshkruanin Rambujenë më 1999 po tregohen besnikë ndaj vazhdimit të
tradhtisë së tyre dhe do të janë të gatshëm edhe një mijë herë më tutje ta
përsërisin, në forma edhe më të rënda...

Fabrikimi i një konsensusi të tillë (që realisht nuk dallohet shumë nga ajo që u
firmos në Rambuje - "autonomi substanciale" të Kosovës në kuadrin e Jugosllavisë) po
i tejkalon përmes konsekuencave të dëmshme përmasat lokale të futjes së Kosovës në
gojën e ujkut rikolonizues serb dhe paraqet rrezikshmëri të shkallës mbarëkombëtare,
ndaj të cilit gjithmonë duhet të jemi vigjilentë dhe të mos pajtohemi me asnjë
çmim!...

Papërgjegjshmëria morale e kombëtare e "Grupit Negociator" dhe të të gjithë
politikanët që duan të bëjnë bisedime me gjakpirëst serbo-kolonialistë të cilët për
më tepër një qind vjet kanë vrarë, masakruar dhe gjakosur popullin shqiptar dhe që
kanë ende tendenca shoviniste dhe kërcnohen që këtë ta bëjnë edhe më tej, është e
qartë.

Megjithatë, "politikanët ditorë" kompromisagjinj, duhet ta kuptojnë se politika nuk
është një lojë fëmijësh për të cilën nuk të pyet kush, por ta kenë mendjen çfarë po
flasin e do të nënshkruajnë: se një ditë mesiguri do të japin llogari për të këqijat
e tyre para kombit, atdheut dhe dëshmorëve të kombit, gjakun e të cilëve e kanë
shkelur duke punuar për hir të armiqëve të hapur e të maskuar të popullit
shqiptar...

Suedi-Rumani, 21.02.2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.