Nga Levizja përvetvendosje
Kërkohet banda e vrasjes dhe plaçkitjes së Kosovës
Sot, që prej orës 12:00, aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! anembanë
Kosovës kanë ndërmarrur aksionin e vënies së posterit me fytyrat më të
kërkuara të atyre që po e vrasin dhe plaçkisin vendin tonë. Këta njerëz
kërkohen në cilëndo prej mënyrave që kapen, sepse kanë pranuar të bëjnë
pazar me vullnetin e 2 milionë njerëzve të Kosovës, pa e pyetur asnjërin
prej tyre. Do të ulen në tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e shtetit
që ka kryer gjenocid në Kosovë, e i cili jo vetëm që nuk është dënuar për
këtë gjë, por as që po ndjehet përgjegjës. Për më keq – kjo bandë, duke e
pranuar negocimin e fatit të Kosovës, ka pranuar kompromisin, që do të
jetë rezultat i këtyre negociatave të padrejta. Vendit po duan t'ia
imponojnë një varësi të re – diçka nën nivelin e vullnetit të qytetarëve,
diçka që është në kundërshtim me sakrificat e panumërta dhe luftën e
pandalshme të këtij populli për liri.
Kjo bandë po shkon në Vjenë për ta decentralizuar Kosovën. Këta njerëz po
pajtohen që Serbia të mund të vendosë për kufijtë e komunave të Kosovës.
Qëllimi i këtij procesi është krijimi dhe legalizimi i autonomisë së
brendshme territoriale të serbëve në Kosovë, përmes të cilit Serbia po
synon që copëtimin faktik të vendit tonë ta bëjë një arritje të njohur
ndërkombëtarisht. Le të mos e tolerojmë këtë gjë.
Të gjithë për shpëtimin e vendit!
20 shkurt 2006
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.