KOSOVA DHE POLITIKA ANGLO-AMERIKANE

2006-02-20 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

KOSOVA DHE POLITIKA ANGLO-AMERIKANE


nga Bekim REXHEPI



Marrëveshja për Kosovën

Marrëveshja për Kosovën "nuk është gjë më shumë përveç se
një armëpushim dhe një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e cila e ka lan të
mjegullueme statusin përfundimtar të Kosovës."
Tentativa jonë për ta muros problemin përfundimisht mes Prishtines e
Beogradit nuk ka përfundu, kjo mbase edhe për nji kohë duket te jetë
vazhdimësi. A jemi tue ba ni punë te pa kompromis, per me përfundu i herë e
përgjithmonë këtë problem te Kosovës? Jo me seriozitetin e duhun sepse tuj u
tutë n'proces kemi pështillë kamt tona në shumë lamsha. Lamshi ma i
komplikuem metet dialogu me Serbinë.
Por, gjanat janë kështu siç i kemi, siç duken në prespektivë, Kosova dhe
Serbia do të ndeshen edhe nji herë mes vete, por tani jo me arsenale të
violencës, por konkretisht me fakte dhe argumente për te mbushë dhe faktu
opcionin me real të statusit të Kosovës. Çfarë do të ofrojnë të dy palet në
tavolinat e tyre, kjo do të mbetet të shihet, ky muaj shenon zyrtarizimin e
tyne; fërkimin e duarve me bërryla, fërkimin e tutës me guxim, fërkimin e
intelektit me naivitet, fërkimin e argumentëve me rrena dhe te tjera
ferkime(„?“).
Ideja e statusit të Kosovë që do të ishte e pranueshme për të dy palët duket
ma pak e mundun, për faktin e se opcionet e palve; të Prishtinës dhe të
Beogradit janë të kundërta.

A mund të jenë shqiptaret miq te Amerikës

Kosova tani pas sa vjetëve arrin me e përfitu miqësin e vet, kjo miqësi ka
edhe peripetit t'veta, ato janë t'ndryshme, por, n' esencë janë fare te mira
dhe janë në rrugë t'mbarë, për këtë jemi të gëzuar dhe mirënjohës t'gjithë
atyne qi na dhanë mundësi t'përfitojmë nga kjo miqësi, e cila mund të
cilësohet e nivelit më të lartë, madje edhe siç mund ta themi pa ngurrim me
ma të fortit e globit. Vuajtjet tona shekullore ma n'fund kanë gjetur
mirëkuptim tek shumë kombe të mëdha dhe ky mirëkuptim tashmë shihet edhe në
horizontin politikë të përkërahjes sonë. Madje mund ta konstatojmë pa tutë
dhe pa dashur me e trillu vetvetën, nuk mungon as ndihma dhe as mirkuptimi
për ne. Kjo rrugë mund te trasohet edhe ma, tue e kotribu për vete dhe për
vlera të përgjithshme, nga kjo fiton edhe bota po ma shumë vet ne.
Chuck Hagel, i cili është senator i vjetër amerikan nga shteti Nebraska dhe
anëtar i Komisionit t'Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Duke fol për
luftën n'Irak dhe angazhimin e SHBA-së, atje n'rrënimin e diktaturave t'egra
që përbëjnë rrëzik të përmasave botrore ay thotë,se;“Amerika nuk mund ta
bëjë gjithçka vetë. Ne kemi nevojë për miq dhe për ndihmë dhe do ta kemi
këtë nevojë gjithmonë“. Është e vërtetë se shumë vende demokratike t'botës
po bëjnë më pak për zhvillimin e Demokracisë dhe n'luftën kundër
terrorrizmit ndërkombëtar. Amerikanet investojne miliona dollar për t'ruajt
sigurinë nderkombëtare pasi pa siguri nuk behet biznes. Perpara se t'shohesh
prosperitetin, duhet me e njoh sigurine, stabilitetin, paqen etj. Kapitali
financiar amerikan mbisundon sot tregjet monetare dhe eshte forca shtytese e
mbare ekonomise boterore. Krahas institucioneve te sigurise sic jane OKB dhe
NATO, amerikanet kan ndertu paralelisht dhe institucionet financiare siç
janë bursat, Grupi i tetë vendeve më të industrializume në botë (G8 = G7 +
Rusia), Fondi Monetar Nderkombetar(FMN), Organizata e Tregtise Boterore
(OTB), dhe organizata në rangje rajonale. Eshte nje infrastrukture e tanë qi
ka shtri kambët ne çdo anë t'botes.
Historia gjithashtu na meson se amerikanët asnjiherë nuk i jane tremb
investimeve afat-gjatë siç ke rasti i planit Marshall pas Luftës së Dytë
Botërore, ku kredia dhe ndihma e gjithanshme amerikane rindertoi mbarë
vendet aleate europiano-perendimore të shkatërrume nga lufta. Por amerikanet
nuk u ndalen vetëm tek ndihma per aleatet, ata ndihmuan edhe vendet agresore
si Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, qe sot janë partnerët ma kryesorë
ekonomike të SHBA-së dhe lider për 7 vendet më të industrializuara n'botë.
Pak a shume, amerikanet kane krijuar nji trend në politikat e tyne: Ata
rindertojnë atë qi vetë e sulmojnë! Shembujt për këtë i gjeni edhe ne
politikat e ditës së sotme t'ndjekura nga SHBA-të. Interesat ekonomike
amerikane jane n'krye të listës së interesave të tyre kombëtare.
Ideologjia amerikane e ndertume mbi themelet t'forta te nji demokracie te
perfaqesume. Ne fakt, SHBA-të mbesin shembulli me i mire n'bote i nje
shoqenie t'lire ku vete shteti garanton lirite dhe te drejtat e shtetasve
t'vet. Ndryshe nga sistemet e tjera qi ka parë njerëzimi, amerikanet nuk e
përfolin ideologjine e tyre demokratike në mënyrë t'verber, perkundrazi, e
reflektojnë suksesin dhe madheshtinë e sistemit t'tyne, duke i treguar botës
arritjet e saj ne te gjitha fushat; suksesi ne unitetin e nji federate
pesëdhjetë shtetesh fale nji kushtetute universale, suksesi ne ngritjen e
nji kombi fale nje populli divers emigrantesh, te mbledhur nga çdo anë e
botës, qi i bashkonë vetëm besimi tek liria e individit; suksesin në
ngritjën e ushtrisë me profesionale dhe me te fuqishme në bote qi bazat i ka
tek nje ndjenje e fuqishme patriotizmi; etj.
Ne kuadrin e principeve demokratike, ku hynë t'gjitha liritë dhe vlerat ne
te cilat Amerika është ngritur si komb, amerikanet si vizion t'tyre kanë
krijimin e nji bote demokratike ku vlerat dhe liriti e amerikanëve i ndan
çdo popull, e çdo individ në këtë bote. Kjo është arsyeja qi në politikën e
jashtme amerikanët u ofrojnë asistencë t'gjithë atyne vendëve qi zgjedhin të
ndërmarin reforma per demokratizimin e shoqenive të tyne. Ne doktrinën
amerikane, kur vjen fjala tek demokracia, egziston konsensusi se: "Avancimi
i lirive dhe vlerave tona demokratike, garanton paqën në botë. Amerika dhe
aleatja e saj e përhershme, më besnike Anglia, tashmë e radhitur në këtë
front të pakompromis, derisa të tjeret si Gjermania, Franca dhe Rusia, po
ngurrojnë dhe po hezitojnë të reshtohen përkrah politikës Anglo-Amerikane në
zhvillimin e demokracisë edhe në Lindjen e Mesme. Por njëkohësishtë edhe me
luftimin e terrorrizmit ndërkombëtar që vije nga pasoja të diktaturave dhe
ideologjisë fanatike në Lindja e Mesme, që akoma po mbartin rrezikë në
luftën e sotme. Por nuk mund ta anashkalojm për kundrejt disa qarqëve
politike(faktin se Izraeli, mbetet akoma i vetmi vend demokratik në
Lindje)se nuk mund të zhvëndoset demokracia edhe në ato vende të lindjes ku
sistemet e tyre politike janë shumë te mbyllura, por dalngadal me politikën
e frenimit mund të arrihet t'kuptohet se ku ndodhen dhe kah po shkojnë këto
vende dhe përkitazi më të do të shihet dhe mësohet se sa e nëvojshme është
ambijentimi i hapur me vendet e tjera demokratike dhe të sigurta.
Zhvillimi i demokracisë n'botë nuk do të mirrte konatacione e sotëm të
spostimit me potencë edhe ne disa vende të mundshme t' lindjes, kjo mund te
bëhet e mundur vetëm me politikën e pakompromisë të Anglo-Amerikanve për të
cilën duhet të jemi më mirënjohës.
Jo vetëm në vendet e lindjes, kemi patur trashigim apo zhvillim të
diktaturave. Shembujt nuk kanë qenë jetim, për këto trashigimi diktaturjale
edhe tani jami deshmitar se si ato kanë tejkaluar vetëvetën, madje diktatet
e tyre janë te pakufijshme dhe janë shëndrruar në rrëzik edhe në vendet
demokratike dhe te sigurata.
Shoqeria Amerikane dhe ajo Angëleze akoma mbesin shoqërit më të hapur dhe më
transparente në historinë botërore. Edhe përkundër shpalljes së luftës nga
terrorrizmi nderkombëtar politika anglo-amerikane ka marrë një numër masash
për ta bërë vendin e tyre më të sigurt. Dosido, këto masa të tyre janë edhe
masa që tejkalojnë kufijtë e mbrojtjës, ato mund të jenë masa preventive që
na sigurojnë dhe ne, por, nuk mund të mendohet se ato do të jenë aq të afta
të menagjohen edhe pa ndihmen tonë. Në Gjermani, qeveria e re e Koalacionit
dhe e zonjës Merkel, ka marrë disa masa të përgjimit të atyre
vendëve(religjioze)ku është hedhur dyshimi më kohë për mundësi te
organizimit te aksioneve terrorriste. Masa te tilla duhet ndërmirrën kudo, e
edhe në Kosovë vitetve te fundit kemi aluzione të ngjajshme, me dyshimet se
diçka e keqe mund te zyrtarizohet ngase kemi profilizim të ri në religjionin
më te përfolur. ndaj një preventivë e masave nga qeveria jonë në bashkpunimë
më forcat e brendshme të SHPK-së, të TMK-së dhe KFORI-t, nuk do të ishte një
gjë e dëmshme për sigurin tonë si shoqëri në tranzicion në shtetformim, kjo
asesi nuk mund të konsiderohej si diçka nonshalente.
Mëgjithse, në Kosovë nuk ka patur dhe akoma nuk ka faktorë të
pakontrollueshëm, ashtu siç pati në Afganistan dhe në Vietnam apo edhe në
disa vende të tjera, Rreziku për ta menagjuar situaten është më i mundshëm
dhe më i avancueshëm. Dhe,përkëtë Kosova duhet të tregohet kudo e ku se
është e aftë të menagjoi vetvetën dhe të qaset me një përkujdesje, ndaj
rreziqet e mundshme të terrorrizmit ndërkombëtarë mund te jenë më te vogla.
Lidhur më këtë problem jo pa shkasë na dalin edhe shqetësimet e atykëtushme
të opinjonit. Duke u marrë me shqetësimet e fundit të Profesorit dhe
analistit të njohur: Charles Kupchan, i cili pyetur po kaq i shqetësuar
profesori se:“A do të ketë një zgjidhje të statusit përfundimtar të Kosovës,
a do të mund të mbijetojë Bosnja, si një vend shumëetnik, a do të integrohet
mbarë rajoni në Evropë? Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve do të ishte jo, në
këtë rast, mund të imagjinohet që grupet terroriste të hedhin rrënjë në
Ballkan. Në rast të kundërt, në se shohim që ka përmirësime drejt
përpjekjeve për pranimin në Bashkimin Evropian, do të thoja se rreziku për
terrorizëm në këtë rajon mbetet i vogël”, tha profesor Kupchan.
Nuk mund te shkëputemi me kaq lehtësi nga shqetësimi i profesorit, duke mos
aluduar në ato pak prova alarmante. Një manifestim apo pëkujtim, nuk e di,
saktësisht se ç'ishte ajo që ndodhi në Kosovë lidhur mefigurën e Humeinin,
një figurë mjaftë mitizuese për Iranianët, ndofta kjo figurë sherben për
karrem apo në te vërtet kjo figurë mbetet dhe te trajtohet si fanatiku më i
madhë i relegjionit mu për te cilin ka ndodhë çudia për me e simpatizu.
Por, mëqense nuk kemi akoma një debat të hapur, tani për ta zhvilluar iden e
fortë lidhur me çështjet se ç’do të mund të ofroi ky lloji profilizimi i ri,
i grupëve të religjionit të përfolur, të krijuara vitet të fundit edhe në
Kosovë. Është e domosdoshme një politikë e frenimit dhe mbi të gjithmonë ka
diçka për t'thanë, e një nga elementët e frenimit është që armiku të
izolohet me qëllim që të mësohet se ku ndodhet ai.
Profesor Kupchan, gjthëashtu tha:“ Se pas 11 shtatorit vëmendja përqëndrua
tek Afganistani, në Lindjen e Mesme, por shtoi analisti, ngadalë, po hyn
përsëri në skenë edhe Ballkani, pjesërisht për shkak të perspektivës së
negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.Tani jemi në momentet kur
bashkësia ndërkombëtare po përgatit negociatat per statusin përfundimtar dhe
pikëpamja ime për këtë çështje, ështe se Kosova ka marrë drejtimin drejt
pavarësisë”. Ndër te tjera analisti Kupchan tha :„Se do të ishte në
interesin e qeverisë serbe ta përgatisë popullin për një ndarje zyrtare nga
Kosova, ndërsa vetë shqiptarët duhet të punojnë më mirë për t’u përgatitur
të drejtojnë një shtet demokratik që të funksionojë, nën sundimin e ligjit,
një shtet të vetin, të veçantë dhe të pavarur“.
Shpresojmë se ky mesazh i profesorit duhet te kaloi edhe në shqetësimin e
politikës sonë, sepse kompseksiteti mund t'ketë konsekuenca të
paimagjinueshme dhe tej të dëmshme për mbarë rajonin.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.