Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

2006-02-20 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Episkopi i Kishës Ortodokse Serbijane “raško-prizrenski”, Artemije
Radosljeviċ, kërcënon shqiptarët me luftë
”Virtyt kryesor për serbijanët është gënjeshtra” – thotë ideologu i
shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq

Shkruan: Sejdi Veseli

Gjykuar sipas Press njësisë së Eparkisë të Rashës dhe Prizrenit, të
publikuar edhe nga SRNA dhe BBC-Serbian.com, Episkopi Artemije ishte në një
turne disaditëshe në SHBA, si mysafir i Kongresit të Bashkimit Serb.
Edhe gjatë kësaj turneje, si dhe herëve tjera, ky Episkop e vizitoi edhe
Institutin amerikan KEJTO1.
Në emër të këtij Instituti, si zakonisht u prit nga miku i vjetër, drejtori,
z. Kristofer Prebel.
Gjatë bisedës, Episkopi Artemije, jo vetëm se nxori vrerin e tij shovinist
mesjetar kundër shqiptarëve, por edhe i kërcënojë ata me luftë “çlirimtare”
serbo-çetnike.
Duke lexuar me vëmendje dhe pa paragjykime tekstin e deklaratave të këtij
“njeriu” të “zotit”, të botuara nga agjencitë e sipër përmendura, me 10,
përkatësisht me 12 shkurt 2006, me titujt "Episkopi Artemije: Pavarësia e
Kosovës do me thënë shfarosja e serbëve nga krahina” dhe “Episkopi Artemije
për shpalljen e okupimit”, me nxiti që të shkruaj këtë tekst reagimi, ndaj
propagandës serbomadhe mesjetare antishqiptare që bën ky “zotëri” edhe në
truallin e demokracive euro-atlantike, sidomos në truallin e SHBA-ve, që me
plotë të drejt konsiderohet djepi i demokracisë botërore.

Artemije i fyen shqiptarët

Gjatë dhe pas takimit të tij me Kristofer Prebel, Episkopi Artemije, në mes
tjerash deklaron: se e paska të vështirë të kuptojë, se si është e mundur që
kaq shumë njerëz të Uashington-it me ndikim, po e mbështesin aksionin i cili
do t’u dhuroj terroristëve( mendon në shqiptarët), një fitore të rëndësishme
në Evropë. Ky pop serbijanë, më së vështiri e paska të kuptoj, se amerikanët
janë duke e luftuar terrorizmin kudo në botë, por jo edhe në “Kosovë dhe
Metohi”?
Me këtë rast Episkopi Artemije përpiqet t’i këshillojë nikoqirët e tij
amerikan, ashtu si dikur Slobodan Miloseviqin dhe klikën e tij, se nëse
tërhiqeni nga “Kosova dhe Metohija”, do të rrezikoni që kjo hapësirë të
shndërrohet në një “bazë të fuqishme të xhihadit islamik”. Paramendoni u tha
bashkëbiseduesve amerikanë: “...çfarë do të ndodh kur xhihadistët mysliman,
tërë pushtetin do ta marrin në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e
serbëve të krishterë nga Kosova dhe Metohija?”
Me gënjeshtrat e tij në shërbim të propagandës shoviniste serbomadhe në dëm
të shqiptarëve, Episkopi Artemije, duke u shërbye me retoriken e padenjë për
një njeri të zotit, përpiqet për t’i etiketuar shqiptarët e Kosovës, si
gjoja “xhihadist mysliman”. Në këtë drejtim, ai nuk heziton që të shërbehet
edhe me falsifikimet e historisë së krishtërizmit ndër shqiptarët. Por,
fatmirësisht ka aq shumë argumente, të cilat dëshmojnë katërcepërisht, se si
zakonisht edhe gënjeshtrat e këtij shovinisti të tërbuar i kanë këmbët e
shkurtra.
E vërteta flet kështu:
-se Shqiptarët e pranuan Ungjillin e Krishtit, nga Apostulli-Shën Pali, në
vitin 57 të e.r., në kohën kur populli serb, jo vetëm se ishte pagan, por
ishte tej Karpateve;
-se pranimi i Ungjillit të Krishtit në tërë hapësirën e banuar me shqiptar u
përfundua, në gjysmën e dytë shekullit të VI-të. Pra, para se serbo-sllavet
e parë, të kalonin lumin Danub, në veriun e Gadishullin Ballkanik;
-se nga një shqiptar i Dardanisë (Kosova e sotme), i mirënjohuri Shën
Niketa, është kompozuar Lutja kryesore e krishtërizmit perëndimor “Te Deum
Laudamus” ( “Ty Zot të lavdërojmë”), e cila prej çerekut të parë të
shekullit të gjashtë e deri sa të ketë jetë mbi tokë, do të konsiderohet si
njëra prej vlerave kryesore e të krishterëve. Këtë të vërtetë e bëjnë të
pakontestueshme burime shumë serioze të arkeomuzikologjisë, si ato të nga
Selia e Shenjët, Raguzës, Francës, Britanisë,...etj;
-se përkthimin e parë të Biblës, nga hebraishtja në gjuhën latine, e ka bërë
po një shqiptar, i mirënjohuri Shën Gjeri , në vitin 405;
-se Kodikët shqiptar janë një përmendore e kulturës dhe e qytetërimit. Ata
dëshmojnë edhe për hapësirën bibliko-ekumenike të truallit etnik shqiptar.
Me këtë rast mjafton të cekët “Kodiku i Purpurt i Beratit”, i njohur në
botën perëndimore si “Memoire du Monde” (Kujtesa e Botës), tani nën
përkujdesjen e UNESCO-s;
-se serbo-sllavët, jo vetëm se e gjetën Krishtërizmin në Kosovë, por edhe
shumicën e kishave dhe manastireve katolike e ortodokse të shqiptarëve, i
serbizuan pas invadimeve të tyre okupuese. Dokumentet historike dëftojnë, se
pas pushtimit të Kosovës (Dardanisë së atëhershme) nga ushtria e Dinastisë
së Nemanjiqve, në gjysmën e dytë të shekullit XIII-të, për qëllime të
shpërnguljes të Patrikanës Ortodokse Serbijane nga Rasha (serb. Rashka) në
Kosovë, synohej që më parë të bëhej serbizimi i kishave dhe manastireve
shqiptare. Siç edhe dihet, duke ushtrua terrori më barbar, si ndaj klerit
dhe besimtarëve të krishterë vendor, u serbizuan Manastiri i Deçanit, kisha
e Graçanicës, e Banjskës, Pejës dhe kështu me radhë. Kështu që Peja në
gjysmën e shekullit XIII-të u shndërrua në qendrën e Kishës Ortodokse
Serbijane, e njohur edhe sot si Patrikana e Pejës. Me këtë rast mjafton të
veçohet vetëm një fakt: Manastiri i Deçanit, së pari nuk e ka arkitekturën e
stilit ortodoks, dhe së dyti vërehet qartë mbyllja e portës së tij të
mëparme, pas serbizimit të tij, ngase ishte e drejtuar nga lindja, për t’u
hapur hyrja e re e drejtuar nga perëndimi. Është e ditur, se objektet e
kultit Krishtërizmit katolik, hyrjen e kanë nga lindja, ndërsa lutjet bëhen
në drejtim të perëndimit (Vatikanit). E kundërta qëndron me kishat
ortodokse, ato hyrjen e kanë nga përendimi, ndërsa lutjet bëhen në drejtim
të lindjes (Peshkopata e Stambollit).
-se ushtria pushtuese serbijane, përveç se i serbizojë objektet fetare të
shqiptarëve të krishterë, ajo me ndihmën e dhunës të shfrenuar dhe barbare,
arriti të asimiloj një numër jo të vogël të shqiptarëve të Dardanisë dhe
Zetës (Malit të Zi)3
-se është e vërtetë historike se konvertimi masovik i shqiptarëve (i
shumicës dhunshëm), në fenë myslimane ndodhi pas pushtimit të përfundimtar
të Trojeve shqiptare nga Perandoria Osmane, pas vdekjes së Kryetrimit
Legjendar-Princit shqiptar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.
Është e mirë e ditur, se në kuadër të popullit shqiptar të Kosovës, veprojnë
dy konfesione fetare, ai katolik dhe ai mysliman. Por, përkundër faktit se
shumica e shqiptarëve të Kosovës i përkasin besimit mysliman, afro 80%, për
ndryshim nga Kisha Ortodokse serbijane e cila nxiti dhe mbështeti, jo vetëm
terrorin e solldateskës serbo-çetnike, deri në përmasat e gjenocidit ndaj
kroatëve të krishterë katolik, por edhe në ditët e sotme është duke ushtruar
terror edhe kundër Kishës Ortodokse malaziase, për shqiptarët e besimit
mysliman nuk dihet asnjë rast, që të kenë organizuar edhe një fushatë të
vetme kundër vëllezërve të tyre të krishterë! Por, përkundrazi, shqiptarët e
myslimanizuar, krah për krah me vëllezërit e tyre të krishterë, e luftuan pa
mëshirë pushtuesin osman, deri sa e dëbuan nga Trualli i tyre. Kështu,
vepruan dhe do të veprojnë edhe në raport me të gjithë pushtuesit e
Atëmemëdheut të tyre, përfshi këtu edhe pushtuesit serbosllav. Prandaj,
akuza e Episkopit Artemije nuk është e qëndrueshme.
Etiketa e fundamentalizmit fetar mysliman, të cilën mundohet t’ua mëveshë
shqiptarëve ky Episkop, do t’i mbetet në gishtat e tij, sepse ai së pari,
qëllimisht nuk e bënë dallimin e besimit fetar nga ai etnik; së dyti,
shqiptarët e besimit mysliman dhe kleri i tyre kanë dhënë mjaft dëshmi, se
fundamentalizmi islamik për ta është i pa pranueshëm; së treti, shqiptarët
që në orët e para u solidarizuan me luftën e miqve të tyre anglo-amerikan
kundër terrorizmit fundamentalist mysliman, për dallim nga serbijanët dhe
vëllai i tyre i madh-Ariu i Sibirit, të cilët vazhdojnë miqësinë me ta.
Si kërcënimet, ashtu dhe akuzat ndaj shqiptarëve janë të konstruktuara mbi
bazat e epsheve hegjemoniste dhe grabitqare ndaj trojeve shqiptare, si dhe
të urrejtjes patologjike ndaj popullatës autoktone të tyre.
Akuzat nënçmuese të Artemije Radosllavleviqit ndaj popullit shqiptar,
rishpalosin fytyrën e vërtetë të këtij “njeriu” të zotit.
Bazuar në fjalorin e tij, mund të konstatohet se ky far Artemija mund të
jetë gjithçka tjetër,vetëm njeri i zotit jo!
Bazuar në sjelljet e tij, para, gjatë dhe pas fushatës kriminale të
solldateskës serbo-çetnike ndaj popullit shqiptar të Kosovës, ky far
Artemija e ka vendin përballë gjykatësve të Hagës për krime të luftës dhe
përballë organeve të ndjekjes në Kosovë, për shkak të ofendimeve që u bënë
shqiptarëve për një kohë të gjatë!

Artemije kërcënon shqiptarët me luftë

Ky serbo-çetnik i fshehur nën petkun e një kleriku të rangut të lartë të
Kishës Ortodokse Serbijane, rishpalos kërcënimet ndaj shqiptarëve me luftë,
pa hezitimin më të vogël edhe para bashkëbiseduesve amerikan: “...Imponimi i
pavarësisë së Kosovës nuk do të sjell paqe në Ballkan por do të shkaktojë
konflikte të reja...Përveç kësaj, imponimi i pavarësisë për Kosovën nga
Serbia do të vlerësohet si okupim, ndërsa secili shtet e ka të drejtën
legjitime për çlirimin e territorit të tij të okupuar...”4
Këtë kërcënim të hapur ndaj shqiptarëve, Episkopi Artemije, përpiqet ta
argumentoj, duke u mbështetur në virtytin2 kryesor serbijan dhe nëpërmjet
pyetjeve bajate në adresë të bashkëbiseduesve të tij, si për shembull:
-sa krime janë krye ndaj serbëve të “Kosovës dhe Metohisë”, në shtatë vitet
e fundit nën pushtetin e UNMIK-ut dhe KFOR-it, dhe krimi ka mbetur i
padënuar, ndërsa kriminelët edhe më tutje shëtisin lirshëm nëpër Kosovë?
-çfarë do të ndodh kur “xhihadistët mysliman”, tërë pushtetin do ta marrin
në duar, qëllimi i të cilëve është përzënia e serbëve të krishterë nga
Kosova dhe Metohija?
.Fjalori që përdori ky "Episkop" serbomadh edhe kësaj radhe në SHBA, nuk
ndryshon me asgjë, nga fjalori që përdorej nga Millosheviqi dhe Shesheli
dhe, që vazhdon të përdoret në raport me shqiptarët nga pinjollët e tyre në
Serbi dhe nëpër enklavat serbe në Kosovë. Zaten, po ky “Episkop” dhe kolegu
i tij shpirtëror Sava, janë koautor të Platformës fashiste , se gjoja
"serbet janë popull hyjnor" dhe "të zgjedhurit e Zotit", në bazë të cilës
erdhi deri te ringjallja e tipit mesjetar të ideologjisë hegjemoniste
serbomadhe, e cila i parapriu gjenocidit shtetëror serbijan, ndaj
popullatës civile shqiptare.
Ishte po ky "Episkop" serbo-çetnik dhe kolegët e tij, të cilët pagëzuan dhe
i bekuan me tymin e "temjanit" paramilitarët dhe kriminelët e rangut të
Arkanit, në Kishën e Graçnicës, para se të fillonin me masakrimet dhe
veprimet e gjenocidit ndaj popullatës civile shqiptare.
Ma thotë mendja, se do të ishte në nderin e administratës amerikane dhe të
kolegëve të saj evropian, që ky propagandues radikal i shovinizmit
serbomadh, të shpallej persona non grata, dhe të merreshin masat përkatëse
për që në afatin e limituar kohor të largohej nga territori i shteteve të
tyre, pa të drejt të kthimit.
Dua të besoj, se populli shqiptar e ka kuptuar drejt dhe mirë, se kërcënimet
që ju bënë në adresë të tij, si nga Episkopi Artemije edhe nga territori i
SHBA-ve, ashtu dhe nga zëvendësi e kryeradikalit serbijan Sheshel, Tomisllav
Nikoliq, nga territori i Serbisë, në prag të fillimit të bisedimeve të
Vjenës, të 20 dhe 21 shkurtit 2006, nuk ishin të rastësishme.
Pa u munduar shumë mund të arrihet deri të paramendimi, se të çfarë
përmasave do të ishin akuzat dhe presionet ndaj shqiptarëve, po të
kërcënoheshin serbijanët nga ndonjë personalitet shqiptar, jo i rangut të
Episkopit Artemije dhe zëvendësit të kryeradikalit serbijan Sheshel,
Tomisllav Nikoliq, por i rangut shumë më të ulët?
S’do mend se këto kërcënime nuk ishin tjetër, pos edhe një testim provues
për drejtuesit aktual të IPVQ-ve(të mandatuar në bazë të verdiktit të votës
së lirë) dhe të partive politike të Kosovës, se sa janë të përkushtuar dhe
të vendosur, jo për të realizuar aspiratat jetike të shqiptarëve për t’u
ribashkuar me Shqipërinë, për çka brez pas brezi flijuan lumenj gjaku, por
vetëm për të jetuar të lirë në Vendin e tyre, të shkëputur nga tërësia e tij
etnike.
Siç edhe u pa, rezultati i këtij testimi ishte i favorshëm për Serbinë!
Si Beogradi zyrtar ashtu dhe aleatët e tij tradicional u bindën, se planet
strategjike të Serbisë në raport me Kosovën, nuk do të rrezikohen nga
drejtuesit aktual shqiptar. Mos reagimi adekuat, si nga ana e drejtuesve të
IPVQ-ve, të partive politike, ashtu dhe nga ana e Grupit Negociator, ndaj
kërcënimeve publike që ju bënë, janë baza e sigurt ku mbështet kjo bindje e
Beogradit zyrtar dhe e aleatëve të tij.
Përfundimisht, tani është më se e qartë, si për Beogradin zyrtar, ashtu dhe
për aleatëve e tij( sidomos për ata në hije):
-se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës ose nuk
e kanë kuptuar ose nuk duanë ta kuptojnë, se bisedimet e Vjenës për
decentralizimin (lexo: legalizimin e enklavave serbe) nuk janë gjë tjetër,
pos legjitimimi i parakushteve (në emër të kompromiseve që kërkohen nga
ndërmjetësuesit ndërkombëtar), për ndarjen e një pjese jo të vogël të
Kosovës, e cila më vonë, në bazë të paragrafëve të një rezolute të KS të
OKB-së për statusin përfundimtar të saj, do të aneksohej nga Serbia;
-se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës të
dashuruar pas kolltukëve të importuara nga jashtë dhe pozimit para kamerave
televizive, se janë të gatshëm të shkelin zotimet e tyre publike, si psh.
“se me Serbinë nuk do të ketë bisedime të drejtpërdrejta”, “se çështja e
decentralizimit nuk do të bisedohet me Serbinë, ngase është çështje e
brendshme e Kosovës”, “ se nuk do të krijohen komuna mbi bazat etnike”;
se drejtuesit aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës janë të
gatshëm të pranojnë edhe nënçmimin e hapur që u bëhet ( pa u mërzitur se ai
nënçmim nuk u bëhet personit të tyre, por verdiktit të votës së popullit),
siç është rangu zyrtar i anëtarëve të delegacionit serb( asnjëri me pozitë
më të lartë se këshilltarë të krerëve institucional serbijan) i cili gjatë
“muhabeteve “ të Vjenës, do të ulet përball ministrave dhe politikanëve
kosovar;
- se drejtuesve aktual të IPVQ-ve dhe të partive politike të Kosovës, as që
u shkon ndërmend të shfrytëzojnë kërcënimet e serbijanëve me luftë dhe
nënvlerësimin që u bëhet nga ana e tyre, për t’u liruar nga presionet e
pabaza që u bëhen nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, aspak miqësore ndaj
shqiptarëve, duke reaguar ashtu siç u ka hije atyre që e respektojnë votën e
elektoratit të tyre.
Sipas mendimit tim reagimi adekuat i Prishtinës zyrtare do të ishte:
Jo vetëm refuzimi i parevokueshëm i pjesëmarrjes në bisedime të
drejtpërdrejta me Serbinë, për çështje të brendshme të Kosovës, por edhe
pezullimi i bisedimeve teknike me palën serbijane, deri sa të garantohej nga
ana e ndërmjetësuesve ndërkombëtar:
-se prapa kërcënimeve me luftë nuk qëndron Beogradi zyrtar;
-se rangu i anëtarëve të delegacionit serbijan, do të jetë në përputhje me
rangun e anëtarëve të delegacionit kosovar.
Nga mos reagimi i Prishtinës Zyrtare, mund të nxirren këto përfundime:
-se sa janë të përkushtuar, si drejtuesit e IPVQ-ve, ashtu dhe ata të
partive politike, për realizimin e plotë të aspiratave të drejta të
popullit, për të jetuar i lirë dhe sovran në vendin e tij;
-se çfarë do të jetë epilogu i bisedimeve të 20 dhe 21 shkurtit 2006;
-se duhet mbështetur pa hezitim dhe aktivisht përpjekjet e Lëvizjes
Vetëvendosje, duke iu bashkuar radhëve të saj në marshim!

1..Ky farë instituti amerikan është dëshmuar me vepra konkrete, si proserb,
si p.sh. duke kundërshtuar bombardimet e NATO-s mbi caqet me rëndësi
strategjike për soldateskën fashiste serbo-çetnike, në vitin 1999
2.”Virtyt kryesor për serbijanë është gënjeshtra” – thotë ideologu i
shovinizmit serbomadh, Dobrica Qosiq
3. Špiro Kulišiæ: “ O Etnogenezi Crnogoraca”, Pobjeda, Titograd, 1980
4. www.bbc.co.uk/serbian (12 02t 2006,SRNA,10 02 2006, www.danas.co.yu, 13
02 2006

Prishtinë, me 19 shkurt 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.