KU E KA CAKUN SHOVENIZMI ANTISHQIPTAR I AUTORITETEVE GREKE?!

Mona Agrigoroaiei
Dihet se Çamëria, është tokë shqiptare, e grabitur nga ushtria greke me forcë gjatë
luftërave ballkanike, me qëllimin e realizimit të planit ekspansionist të "Megali
Idhesë", që pastaj u "bekua" nga Fuqitë e Mëdha të sundohej nga Greqia. Më tej, pas
Luftës së Dytë Botërore, grekët i akuzuan shqiptarët nga Çamëria se bashkëpunuan me
fashistët italianë e nazistët gjermanë dhe, si pasojë e kësaj i quajti "kriminelë
luftë". Shqiptarët u masakruan tmerrsisht, (mbi 3000 veta, duke përfshirë pleq, gra,
fëmijë, të rinj e të reja) të cilët u dëbuan masovikisht nga vatrat e tyre nga
ushtria e gjeneralit Napoleon Zerva, me "arsyetimin" aspak real se ishin
"bashkëpunëtorë të fashizmit", tjetër pretekst, i rënë nga torba e dëshirave të
spastrimit etnik të Çamërisë. Në Çamëri mbetën ende shqiptarë me fe ortodokse, por
grekët atyre ua mohojnë përkatësinë etnike, duke vënë barazi aspak normale ndërmjet
fesë dhe kombësisë.
Dhe, jo vetëm se shqiptarët u dëbuan nga vatrat e tyre nga një eksod i
instrumentalizuar më 1947, por tani shteti grek dëshiron të merr përfitime të
majmura nga kjo padrejtësi. Këto ditë, Gjykata e Lartë e Greqisë ka vendosur që
pronat shqiptare nga Çamëria, gjoja "pronat e armikut", mund të shtetëzohen dhe
pastaj të shiten, nëse nuk janë shfrytëzuar 20 vite nga pronarët e vet që janë edhe
nënshtetas shqiptarë.Dihet se shteti grek ende ka shumë proçese në Strasburg me
shqiptarët e Çamërisë, pikërisht për çështjen e pronave. Mos vallë grekët duan që
këto proçese të shtyhen deri "në ditën e moskurrit", nga momenti që pronat do të
shiten?!
Juridikisht, ky vendim vazhdon më tej shkeljen e të gjitha përcaktimeve juridike
elementare, përgjithësisht të pranuara lidhur me pronën dhe të drejtën e zotimit të
pronave në një shtet i cili vetquhet dhe nga miqtë e tij konsiderohet shtet
"demokratik". Situata mund të komentohet drejt kështu: dikush të jep një shpullë në
faqe, pastaj të pyet pse të dhemb, dhe nëse të dhemb t´i merr ilaçet dhe t´i shet.
Në rastin konkret, është e qartë se shqiptarët e Çamërisë nuk i kanë përdorur këto
prona për shkak të vendimeve abuzive të shtetit grek, kurse tani, në vend që
padrejtësia e së kaluarës të riparohet nga ana e autoriteteve greke, ajo zmadhohet
me shtetëzimin dhe shitjen eventuale të tyre.
Ky është një trajtim i pafytyrë nga ana e Greqisë rreth të këtij problemi, i cili
nuk zhduket, por rëndohet me anë të këtij vendimi gjyqësor. Kështu, dëshmohet më tej
se ksenofobia e autoriteteve greke vazhdon të parandalojë arsyen e nevojshme për
zgjidhjen e kësaj situate. Sepse, kuptohet shumë mirë që pengesa më e madhe e tyre
është se shqiptarët që kishin këto prona janë nënshtetas të Shqipërisë dhe se
drejtuesit e shtetit pseudodemokratik të Athinës s’do të çanin kokën me këtë problem
nëse nënshtetasit shqiptarë do të deklaroheshin "grekë".
Problemi më i madh është se gjërat kanë marrë këtë drejtim të gabuar: udhëheqjet e
njëpasnjëshme të Tiranës zyrtare "demokratike", nuk e kanë vënë këtë si pikë
neurologjike të marrëdhenieve dypalëshe shqiptaro-greke, çështjen e Çamërisë. Për më
tepër kanë toleruar komentet e tyre shoviniste, kanë toleruar sjelljen armiqësore të
zyrtarëve grekë që kanë pretendime të tjera territoriale, përkatësisht pjesën jugore
të Shqipërisë, bile kanë pranuar të heqin dorë nga çdo iniciativë zyrtare për
riparimin e padrejtësive ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Tolereranca midis popujve
është e mirë, normalisht, por jo me atë udhëheqje shoveniste antishqiptare që i
trajton shqiptarët me përbuzje. Kur kriminelët shovenistë grekë i vrasin
mërgimtarët shqiptarë pa asnjë arsye, vetëm nga ksenofobia e tyre antishqiptare e
bëjnë këtë, kur atyre ua do qejfi dhe pastaj nuk ndëshkohen fare nga shteti grek,
pra shpëtojnë pa therrë në këmbë...
Udhëheqja e Tiranës zytare e ka për detyrë parësore dhe kombëtare të respektojë
ligjin themelor, Kushtetutën e Shqipërisë, e cila në nenin 8-të të saj thotë:
Shqipëria e ka detyrë të mbrojë të drejtat e shqiptarëve jashtë kufijve të tyre,
duke përfshirë edhe të drejtat e shqiptarëve nga Çamëria, ndaj të cilëve shteti grek
pretendon se nuk ka detyrime assesi. Ashtu mendonte dhe vepronte edhe Hitleri, kur i
dëboi, i masakroi dhe internoi në kampe e përqëndrime çifutët, në kohën e luftës së
dytë botërore. Mirëpo tani ndryshimi është minimal sepse në shekullin XXI, në kohën
e ekzistimit të Bashkimit Evropian, Greqia ende ka mentalitete të këtilla
fashiste.Gjermania demokratike u ka
kërkuar falje çifutëve dhe i ka dëmshpërblyer për krimet e kryera, për holokaostin
ndaj tyre. Mbi këto gjurmë duhet të shkojë edhe Greqia, që çuditërisht qenka anëtare
e BE-së, pa u përfillur asnjë detyrim në sensin e respektimit të të drejtave të
popullatës autoktone shqiptare nga Çamëria dhe të pronave të saj. Ajo duhet ta
riparojë mungesën e korrektësisë politike që zyrtarët grekë, në veçanti Jani Metaksa
e gjenerali fashist, Napoleon Zerva e kishin në vitet 1944-1945, kur kryen një
gjnocid të paparë, duke shkaktuar një padrejtësi aq e madhe ndaj shqiptarëve të
Çamërisë.
Greqia, duhet të reflektoj: sa më parë t´i kërkoj falje popullit shqiptar, duhet
urgjentisht ta lejoj rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, ta bëjë
dëmshpërblimin e tyre; kjo do të ishte një hap i vullnetit të mirë nga shteti fqinj,
për ta quar në vend drejtësinë. Përkundrazi, para nesh do të kemi një pyetje të
përhershme që nuk ka përgjigje: po ku gjendet caku i shovenizmit antishqiptar të
autoriteteve greke?!
Rumani, 18 Shkurt

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.