MOBILIZIMI I DHUNSHËM I SHQIPTARËVE...
Shpalime historike:
MOBILIZIMI I DHUNSHËM I SHQIPTARËVE...DHE RIPUSHTIMI I KOSOVËS NGA USHTRIA JUGOSLLAVE...NË JANAR-PRILL 1945
Sheradin Berisha
Krijimi i formacioneve partizane në Kosovë në vitet 1943-1944
Pas kapitullimit të Italisë fashiste(shtator 1943)Shtabi Suprem i UNÇJ-së shtoi aktivitetin e vet ushtarak për formimin e sa më shumë formacioneve të armatosura në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare.Për këtë qëllim më 9.IX.1943 SHK i UNÇJ-së për Kosovë e Metohi lëshoi një thirrje,ku kërkohej që popujt e kësaj krahine(e veçanërisht populli shqiptar) të radhiten në njësitë partizane,për të luftuar kundër ushtrisë gjermane e bullgare.Prej shtatorit 1943(dhe më herët) e deri në nëntor 1944 në Kosovë e gjetiu në viset etnike shqiptare,u formuan njësite të shumta të UNÇJ-së,duke filluar nga çetat,aradhat,batalionet e deri në brigada.Kështu brenda kësaj periudhe u formuan:Aradha Nacional-Çlirimtare Partizane(ANÇP)e Kosovës dhe e Metohisë(22.X.1943);ANÇP e Shalës(gusht 1944);ANÇP e Rakoshit(në fillim të tetorit 1944);ANÇP e Drenicës(nga mesi i muajit tetor 1944);ANÇP”Curri-Rexhepi”(e formuar nga Aradha”Perlat Rexhepi”e UNÇ të Shqipërisë dhe aradha”Bajram Curri”e UNÇJ-së për Kosovë e Metohi(12.I.1944);ANÇP e Ibrit(4.XI.1944);ANÇP e Kosmetit(7.XI.1944);ndërkaq në nëntor 1943 u formuan Çeta Partizane e Krajës dhe e Tuzit;më 13.IV.1944-Çeta e Kosovës;më 16.IX.1943)Çeta e Lumës,e Hasit dhe Batalioni i Parë kosovar”Ramiz Sadiku”;në fund të tetorit 1943-Batalioni”Boris Vukmiroviqi” dhe Batalioni i Parë i Dibrës”Nazmi Rushiti”;më 21.XI.1943 Batalioni i Parë dhe më 29.XII.1943 Batalioni i Dytë kosovar;në gjysmën e majit 1944 Batalioni”Kosova”;në fund të majit 1944 Batalioni Sulmues i Kosmetit;më 28.IX.1944 Batalioni Partizan”Meto Bajraktari etj.1
Po kështu deri në dhjetor 1944 u formuan edhe 8 Brigada,si:Më 24 qershor 1944 në fshatin Zbazhdi(afër Strugës)u formuar Brigada I UNÇ për Kosovë e Metohi,nga luftëtarët e Brigadës së I Kosovare-Maqedone,me 3 batalione dhe 1 çetë përcjellëse.Më 9 shtator 1944 në fshatin Lilanc afër Bujanovcit,u formua Brigada II UNÇ për KM-në, me 4 batalione dhe 450 ushtarë.Më 16 shtator 1944 në rajonin e Vranjës,u formua Brigada III UNÇ për KM-në,me 3 batalione.Më 13 tetor 1944 në Krumë të Hasit u formua Brigada IV e UNÇ për KM-në,me 2 batalione dhe 400 ushtarë.Më 24 shtator 1944,në fshatin Tullar u formua Brigada V e UNÇ për KM-në,me 4 batalione.Më 13 dhjetor 1944,u formua Brigada VI e UNÇ për KM-në.Më 11 nëntor 1944 në Gjakovë u formua Brigada VII e UNÇ për KM-në,e cila më vonë u shpall brigadë sulmuese.Më 20 dhjetor 1944 në fshatin Ramno të Preshevës u formua Brigada e VIII e UNÇ për KM-në,me 3 batalione.Po në dhjetor të atij viti u formua edhe Brigada e Korpusit të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë për KM-në.2
Synimet e Shtabit Suprem të UNÇJ-së për ripushtimin e Kosovës...
Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate(amerikane-angleze-ruse...)përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane,Shtabi Suprem i UNÇJ-së duke i shfrytëzuar rrethanat e krijuara,në fillim të shtatorit të atij viti Shtabin Kryesor të UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”e degradoi në Shtab Opertativ dhe me 14 shtator ia nënshtroi Shtabit Kryesor të UNÇJ-së për Sërbi.Dhe për çudi në emër të Shtabit Operativ të “Kosmetit”do të nisin përgaditjet luftarake gjoja për çlirimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare,a në të vërtet SHS i UNÇJ-së kishte si synim ripushtimin e tyre.
Në vjeshtën e atij viti,Shtabi Suprem i UNÇJ-së i drejtuar nga Titoja,në emër të internacionalizmit,do të bëjë marrëveshje me ushtrinë e kuqe ruse,më pastaj me forcat bullgare dhe më 2 shtator 1944 edhe me SHP të UNÇ të Shqipërisë,për të zhvilluar operacione të përbashkëta ushtarake kundër forcave gjermane në Jugosllavi...Derisa ushtria gjermane tërhiqej nga shumë fronte të luftës,ideja e Shtabit Suprem të Gjermanisë për forcimin e vijës së frontit në Ballkan,u bë e parealizueshme dhe në këto rrethana armata”E”gjermane e cila ishte e dislokuar në Greqi,mori urdhërin që të tërhiqet nga andej.Tërheqjen do ta bëjë nëpër Maqedoni,Kosovë dhe Sangjak,për të kaluar mandej në Mal të Zi,Bosnjë e Hercegovinë drejt veriut.Armata”E”për çudi nuk u pengua,ashtu siç kishin propaganduar strategët e UNÇJ-së,por kaloi me shumë pak humbje në veri-perëndim të Jugosllavisë,ndërkohë që luftimet më të ashpra në Kosovë brigadat sllavokomuniste,do t´i zhvillojnë “kundër forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Shqipërisë Etnike dhe bandave shqiptare që po mbretërojnë në Kosovë..!!!”3
Për të argumentuar këtë qëndrim,po i referohemi letrës së Miladin Popoviqit,të cilën në emër të KK të PKJ-së ua dërgoi të gjithë komisarëve politikë në Kosovë.Në letër ndër të tjera z.Popoviq shkruan:”Edhe pse Kosovë-Metohia janë pa pushtues,ne nuk sundojmë në gjithë terrenin.Pengesa janë bandat e armatosura që përhapin shovinizëm.Tash kemi detyrë të patjetërsueshme spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda.Bandat duhet likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë.Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit e këtë(konfiskim-Sh.B)do ta bëjnë shtabet(e UNÇJ-së-Sh.B).Në fshatrat që është bërë rezistencë duhet gjetur organizatorët dhe duhet dorëzuar gjyqit ushtarak,që do t´i gjykojë menjëherë e fshatarët t´i çarmatosë...”4
Sipas marrëveshjes UNÇJ-UNÇSH,në fillim të tetorit 1944 në Kosovë do të futen Brigadat III dhe V të Korparmatës së I të UNÇ të Shqipërisë.Më 17 tetor 1944 edhe Armata II bullgare u nis për Kosovë,ndërkohë që atje dhe në viset tjera etnike shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi,i kishin përfunduar përgaditjet për ofensivë,njësitet e Korpusit të 13-të të UNÇJ-së(Divizioni i 22-të,i 24-të,i 25-të dhe i 46-të serb),Divizioni i 41-të maqedon,brigada e 9-të malazeze dhe të gjitha brigadat e UNÇJ-së për “Kosovë e Metohi”.Operacionet ushtarake të këtyre forcave,filluan në tri drejtime:1.Kurshumli-Përpallac-Podujevë-Prishtinë;2.Lebanë-Medvegjë-Prishtinë;dhe 3.Bujanoc-Gjilan-Prishtinë.5
Gjatë këtyre operacineve këto forca kryen krime më të shëmtuara,në historinë e njerëzimit,ndaj popullatës shqiptare,si dhe konfiskuan,plaçkitën,dogjën e shkatërruan pamëshirshëm pronat e tyre.
Gjatë kësaj periudhe janë vrarë e masakruar në mënyra të ndryshme 47.300 shqiptarë.Kështu në:,
1.Gjilanë janë vararë 7854 veta,
2.Prishtine 3.675 veta,
3.Drenicë 4.820 veta,
4.Mitrovicë,1.970 veta,
5.Pejë 3.540,
6.Ferizaj 1.260,
7.Podujevë 1.670,
8.Prizren 1.200,
9.Gjakove 800,
10.Rahovec 750,
11.Suharekë 420,
12.Dragash 500,
13.Preshevë 690,
14.Shkup 1.450(vetëm në Bllacë të Shkupit u masakruan mbi 130 burra gra fëmijë e pleq!!!),
15.Kumanovë 780,
16.Tetovë 4100,
17.Gostivar 715,
18.Kërcovë 490,
19.Sangjak(Jeni Pazar) 1.410,
20.Tutin 900,
21.Bihor 3820,
22.Plavë e Guci 710,
23.Ulqin 515 dhe
24.Tivarë e Dalmaci 2.600 shqiptarë.
E tërë pasuria e shqiptarëve të vrarë ishte konfiskuar,ose ishte plaçkitur prej kolonistëve serb që qenë kthyer sipas direktivave të Byrosë politike të KQ të PKJ-së.6
Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve - Kryengritja e Drenicës (janar-shkurt-1945)
Derisa Brigadat e UNÇSH-se marshuan drejt Sanxhakut,me urdhëresën e Shtabit Operativ te Kosmetit(2.12.1944)të miratuar edhe nga Shtabi Kryesor i UNÇ të Serbisë ,të gjitha brigadat e UNÇJ-së në Kosovë morën detyra konkrete për çarmatosjen… e popullatës shqiptare,në emër të gjoja”spastrimi të terenit nga bandat kriminale shqiptare”.Kjo urdhëresë vinte si përgjigje në konfirmimet e Shtabit të Divizionit 46 të Serbisë,ku thuhet:se “shqiptarët e Drenicës e gjetiu...masovikisht po u bashkohen Brigadave të Shqipërisë dhe jo atyre të UNÇJ-së”.Ndërkohë,për t´i realizuar me lehtë synimet e saj,udhëheqja jugosllave,fillon urgjentisht organizimin e brigadave të “Kosmetit” për t´i mobilizuar për në Frontin e Sremit.Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944 u përqëndrua në Drenicën heroike, Shtabi Operativ i „kosmetit“ urdhëroi komandën e vendit në Skenderaj të iniconte formimin e një brigade teë autorizuar për mobilizimin ushtarak me”vullnet”të mashkujve të aftë për luftë (për në front të Sremit)dhe me pas t´i bashkohet Brigades VII të „kosmetit“,që komandohej nga Shaban Haxhia i Bytyqit.
Në mbledhjen themeluese të kësaj brigade(më 6 dhjetor 1944)ku mori pjesë edhe kryetari i Rrethit Hilmi Zariqi me të gjithë parinë e vendit(shumica prej tyre ish-veprimtarë politikë e ushtarak të Lidhjes II të Prizrenit)për komandat të brigadës u emrua Shaban Palluzha nga Llausha.Në përbërjen e shtabit Shaban Palluzha përfshiu shumë personalitete të Drenicës si:Imer Fazliun,Isa Zymerin nga Prekazi,Ramë Sejdiun nga Llausha,Bajram e Miftar Bajraktarin të Llaushës,Mulla Ibrahimin të Hasanprishtinës,Mulla Ilazin të Burojës,Rexhep Gjelin të Likoshanit,Azem Aruqin të Makeërmalit,Beqeë Çubrelin,Jetullah Muharremin të Rrezallës,Sadik Zenelin,Feriz Bojiqin,Zeqir e Sadik Lutanin të Turiçecit,Shaban e Rifat Kotorrin,Hazir Gjakjen nga Akrashtica e Artakollit,Istref Temën e shumë të tjerë.7
Në Brigaden e Drenicës që quhej Brigada e”Shaban Palluzhës”populli shihte shpresën për të parandaluar masakrat serbe mbi popullsinë e Drenicës dhe të rrethinës.Kjo Brigadë kishte shtatë batalione dhe fillimisht numri i luftëtarëve arrinte nga 500 deri në 700 veta,të cilët përbënin elitën komanduese dhe të luftëtarëve teë Brigadës.
Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”,urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Denicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës,ku do të bashkohej më Brigadën VII të “Kosmetit”,për të vazhduar rrugën për Sërbi(Kurshumli-Banjë e Kurshumlisë-Prokuple-Srem).Udhëheqja meë e lartë politike dhe ushtarake serbo(jugo)sllave,krahas qëllimit që ta largonte nga Kosova Brigadën e Shaban Palluzhës,kishin planifikuar edhe nxitjen e incidenteve për të gjetur si pretekst intervenimin ushtarak kunder forcave të rezistencës së armatosur shqiptare.
KNOJ-i peër Kosoveë në emër të spastrimit të terenit nga “bandat shqiptare...”veçanërisht në rajonin e Drenicës,ndërmorri një operacion të gjerë ushtarak kundër popullatës së pafajshme shqiptare.Në këto operacione antishqiptare morën pjesë:
1.Brigadat I-VI të kosmetit,te cilat perbenin Divizionin 52 te UJ-së;
2.Forcat e Divizionit 24,26,44 dhe 46 të Serbisë;
3.Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë;
4.Brigadat e Malit të Zi(brigada e I-rë e Bokës dhe brigada e VI) 8dhe
5.Repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga famëkeqi Spasoje Gjakoviq.*
Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova në njërën anë do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtarëve jugosllavë,ndërkohë që në anën tjetër vuri lidhje me personalitetet dhe me grupet e arratisura në Dukagjin,në Shalë të Bajgorës dhe në Kosovën Lindore,me qëllim të konsolidimit të radhëve për një ballafaqim të mundshëm me pushtuesit jugoslavë.Nga mesi i janarit 1945 përfaqesuesit e Shtabit Operativ të Kosmetit:Fadil Hoxha dhe Kërsta Filipoviq”Grofi”,i garantuan Shaban Polluzhës se do të plotësohen të gjitha kërkesat e shtruara dhe e urdhëruan ta lëshonte Drenicën dhe t´i bashkohet Brigadës VII të Kosovës9,që ishte nisur për Sremë të Serbisë.Largimi i Brigadës së Shaban Palluzhës nga Drenica deri në Podujevë zgjati katër dite.Duke kaluar nëpër Artakoll,fshatra të Vushtrrisë,të Permalinës dhe të Llapit,njësive të Brigadës iu bashkuan rreth 3.500 veta,të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ushtria jugosllave. Brigada e VII e “Kosmetit”(të cilës ishte planifikuar t´i bashkohet Brigada e Drenicës)sipas urdhërit 151/45(pa datë)të lëshuar nga Shtabi Operativ i “Kosmetit”,ishte planifikuar që e ndarë në tri grupe(eshallone),të marshojnë 9.500 veta për në Frontin e Sremit(në dokumentat ushtarake evidentohen vetëm 7.500 të mobilizuar!!).
1.Eshaloni i parë me 3.300veta,do të niset më 21.01.1945,në krye me Qamil Brovinën;
2.Eshaloni i dytë me 3.100 veta,do të niset më 22.01.1945 ,në krye me Shaban Haxhin;
3.Eshaloni i tretë me 3.100veta,do të niset më 25.01.1945,në krye me Miqa Mijushkoviqin.
Këto eshallone do të udhëtojnë këmbë prej Podujevës deri nëKurshumli.
Edhe brigadat VI dhe VIII të “kosmetit” me 9.000 shqiptarë,do të ndahen në dy eshalone sikurse më poshtë:
1.Eshaloni i parë me 4.300 veta do të niset më 20.01.1945 në krye me major Popoviqin dhe kapiten Vllado Simiqin.
2.Eshaloni i dytë me 4.700 veta do të niset më 21.01.1945 në krye me Glisho Sharanoviqin dhe Sllobodan Filipoviqin(në dokumentet ushtarake evidentohen vetëm 3.100 veta Sh.B !!).Këto eshalone,pasi do të udhëtojnë këmbë në rrugën: Gjilan-Bujanovc,nga Ristovci do të vazhdojnë rrugën me tren për në Srem.
Për këtë rrugëtim teë brigadave kosovare,Shtabi i Divizionit 46 serb më 17.01.1945 do të lëshojë një dokument(urdhër)sekret,në të cilin do t´i njoftonte brigadat e veta 25,26 dhe 27 të dislokuara në Kosovë,për udhetimin e njësive shqiptare të Brigadës VII ,në rrugën Podujevë-Kurshumli... dhe u theksonte se në ato njësi konsiderohet se ka shumë dezertorë dhe kriminelë të njemendët,ndaj u urdhëruan që t´u vihej roje përgjatë rrugës(në të dy anët e Grykes së Llapit) në mënyrë që të pengojnë dezertimin e tyre.10
Qëndresa dhe rënja heroike e Shaban Polluzhës e Mehmet Gradicës
Derisa makineria ushtarake jugosllave vriste popullsinë e pafajshme gjithandej Kosovës11,sipas kujtimeve të martires shkodrane Marije Shllaku,shtabi i Brigadës së Drenicës,më 21 janar 1945 në Gryk të Llapit,mbajti një mbledhje,në të cilën ishin ftuar rreth 100 personalitete shqiptare të arratisur(në mesin e tyre ishin edhe Prof.Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku)për të vendosur,lidhur me shkuarjen apo mosshkuarjen e Brigadës nga Kosova dhe për kahet që duhet të mirrte Lëvizja e Rezistencës shqiptare.Në shenimet e saj(për këtë mbledhje)Marije Shllaku saktësoi:”Bëmë një bisedë paria,për gjendjen e ngushtë që na paraqitej,të vdesim dhe të mos biem nën Serbi:edhe në paqim mundësi të shpëtojmë pa luftë.Në qoftëse jo,të çohemi të gjithë dhe të mbrojmë,por të mos e lëshojmë Kosovën”.12
Në një takim të fundit,të mbajtur më 23.01.1945 në Gllamnik,në mes Shaban Polluzhës dhe përfaqësuesit të Shtabit Operativ të“Kosmetit”:Ismet Shaqirit,këtij të fundit iu kumtua kundërshtimi i shkuarjes së Brigades për në Srem(Serbi),për shkak të vrasjeve dhe masakrimeve të popullsisë shqiptare që kryenin brigadat jugosllave anë e këndë Kosovës.
Pas dështimit të bisedimeve,Shtabi i Brigada së Drenicës më 23 janar 1945 i bëri përgaditjet e mundshme për daljen nga rrethimi i shumëfisht i ushtrisë jugosllave me humbje sa më të vogla .Më 24 janar 1945 la Grykën e Llapit dhe marshoi drejtë djepit të qëndresës shqiptare-Drenicës.Fillimisht Brigada dislokohet përreth Gllamnikut ndeërsa Shtabi i saj vendoset në Gllamnik.Në orën 16 të asaj dite,gjatë marshimit të Brigades nga Gllamniku në drejtim të Barilevës për të depërtuar në malet e Qiqavicës,komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit,Fadil Hoxha,urdhëroi njesitë e veta të shtinin 14 predha topi 13 në mesin e ushtarëve të Brigadës së Drenicës.Mirëpo,luftëtarët e brigadës u mbrojtën me sukses nga sulmet e tilla dhe pa kurrfare humbjesh vazhduan rrugën.Ndeshja e parë ballore e Brigadës me Ushtrinë pushtuese jugosllave ndodhi më 25 janar 1945,në Artakoll.Ndonëse më 26 janar Shaban Polluzha me 500-700 luftëtarë besnikë,deperton në Drenicën qëndrore,pjesa tjetër e luftëtarëve që vinin nga Llapi,Permalina,Artakolli...u shkëputën(nga brigada) për të depertuar në Shalë të Bajgorës e gjetiu me qëllim të organizimit të rezistencës në ato rrethe.
Nga luftimet e përgjakshme deri me 31.01.19145 krijohet një “Zonë e Lirë”në të cilën do të përfashihen 20 fshatra të Drenicës,si:Tërsteniku,Bajica,Palluzha,Shtutica,Dashevci,
Mikushnica,Luboveci,Oshlani,Obria e Epërme,Obria e Poshtme,Açareva,Obiliqi i Epërm,Obiliqi i Poshtëm,Krushevica dhe disa fshatra përreth.Gjatë këtyre betejave Brigada e Shaban Polluzhës ka shpartalluar disa njësi serbo-malazeze si dhe 1/3 e Brigadës 25 serbe.Brigadat jugosllave,në kuadër të të cilave ishin mobilizuar mbi 40 mijë ushtarë,ato ditë morën urdhër që të shkaterrohen tërësisht me artileri të rëndë,të gjitha fshatrat e fortifikuara e që bëjnë rezistencë të armatosur.Në zbatim të këtij urdhëri u dogjën e u rrënuan me tokë fshatrat:Tërstenik,Obria e Epërme,Obria e Poshtme,Plluzhina,Tica,Likoci,Rezalla,Palluzha,
Krushevci dhe Dashevci,ndërsa pjesërisht u rrënuan:Polaci,Kozhica,Prelloci,Gradica dhe disa lagje nga fshatrat tjera.
Gjatë këtyre operacioneve këto urdhëra nuk do t´i zbatoi“Batalioni i Rinisë” i cili drejtohej nga Isuf Ibrahimi,e ku ishin të gjithë shqiptarë.Ky batalion me 1 shkurt 1945(për të mos u vrarë vëlla me vëlla) do ta lëshoi frontin e hapur në Prekaz,Klinë e Mesme,Klinë e Epërme në drejtim të fshatit Polac.Për këtë dezertim,Gjyqi Ushtarak i SHO të Kosmetit,të kryesuar nga Fadil Hoxha,më 25 prill 1945 do t´i dënojë 5 veta me pushkatim dhe dy të tjerë me nga 2 vjet burgim të rëndë.Ata që u denuan me pushkatim ishin:
1.Komandanti Isuf Ibrahimi nga Gjilani;
2.Xhafer Lladova nga Lladova;
3.Abdyl Hyseni,
4.Shaban Cernica dhe
5.Raif Halimi,që të tre nga Cërnica.
Ekzekutimi i tyre u bë në burgun e Pejës,ndersa nga pushkatimi shpëtoi vetëm Raif Halim-Cërnica,i cili do t´i mbaj 18 vjet burg të rëndë nëpër kazametet famëkeqe të pushtetit komunist jugosllavë.
Më 18 shkurt 1945,pas një rezistencë heroike,kur bashkëluftëtarët e Sh.Polluzhës mbeten pa municione,veshmbathje e pa bukë,me urdhër të Mehmet Gradicës një pjesë e madhe e tyre u shpërnda për t´i shpëtuar vdekjes,ndërsa rreth tyre do të mbesin vetëm 70-100 luftëtare.Natën e 20/21 shkurtit Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica me një efektiv luftëtarësh prej 17-29 veta u gjetën të rrethuar në Kullat e Fekë Zenunit në Berzhenik.Më këtë rast dolën nga rrethimi me luftë të pakompromis,duke lënë 6 ushtarë serb të vrarë dhe një të plagosur.Nga aty gjatë ditës arritën të fortifikohen në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik me një efektiv të përgjithshëm prej 16-20 luftëtarësh.Dhe natën e 21/22 shkurtit 1945 kullat u gjetën në rrethim të hekurt nga njësitë e Divizionit 52 të UJ-së,të udhëhequr nga Petar Brajoviq.Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij me sukses i përballoi sulmet e këmbsorisë duke vrarë disa ushtarë serb.Meqë pa ndihmën e artilerisë së rëndë, kulla nuk do të pushtohet lehtë,u gjet renegati shqiptar Kadri Mehmeti nga Klina,i cili duke gjuajtur me top u shkatërrua kulla dhe nga trarët e saj u plagosën për vdekje dy kreshnikët:Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.Zëvendëskomandanti i brigadës Rexhep Xheli,i ndihmuar nga pesë-gjashtë bashkëluftëtarë,me sukses shpërthyen rrethimin dhe u tërhoqën duke i bartur Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën.Ata do të vdesin mbi krahët e bashkëluftëtarëve dhe kufomat e tyre do të fshihen,për ta mbajtur kështu nën ethe të frikës ushtrinë pushtuese edhe për një kohë te gjatë.14
Kryengritja e Drenicës u shua me gjak, por në historinë tonë mbeti një nga epopetë më të lavdishme të saj, që për gjeneratat e reja u bë burim frymëzimi deri në epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vendosja e administrimit Ushtarak në Kosovë dhe mobilizimi i
dhunshëm i shqiptarëve në mars 1945
Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë,më 8 shkurt 1945,komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.Për këtë vendim,Titoja më 7 shkurt në Beograd pati një takim me ushtarakët serb:Savo Dërleviqin,Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin,të cilëve ju foli për rolin që duhet ta luante Administrimi Ushtarak në Kosovë.Me këtë urdhër ,i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez,të cilët do të ushtronin pushtetin politik,ekzekutiv dhe gjyqësor.Me këtë rast pasuan ndryshime në tërë strukturën e kuadrove komandues.Në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të Shtabit të Ri Operativ u emrua ish-shefi i Armatës I-rë kolonel Savo Dërleviq, duke e zavendësuar Fadil Hoxhën i cili mbeti zavendës i tij. Shef i Shtabit u emrua nënkolonel Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë),ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52...etj.15
Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët" vrau e masakroi shumë shqiptarë anë e këndë Kosovës. Veçmas pas vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë,për shtypjen dhe shpartallimin e elementeve kryengritëse,Shtabi Operativ i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së nisi mobilizimin e shqiptarëve për t'i dërguar në frontin e Trieshtës dhe Istrës (në veriperëndim të Jugosllavisë),ndonese mobilizimi i shqiptarëve kish filluar që në fund të dhjetorit 1944 (me dërgimin e tyre në frontin e Sremit,në veri të Sërbisë). Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një demonstratë e grave,kundër mobilizimit me dhunë,të djemëve,vëllezërve dhe burrave të tyre.
Masakra e Tivarit
Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë,ku do të rreshtoheshin në radhët e Armatës së IV-të të UNÇJ - kishin zgjedhur rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. Për këtë rrugëtim u mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria,Podujeva,Prishtina,Kaçaniku,Ferizaji,Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istogu, Peja, Gjakova, Rahoveci, Dragashi, Prizreni... etj.16
Të mobilizuarit me dhunë,fillimisht janë përqëndruar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj,të organizuar në njësi ushtarake të komanduara nga oficerë shqiptar kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese në Prizren. Pas sistemimit,shqiptarët e mobilizuar u çarmatosën,me arsyetimin se ato(armët) do t'i marrin në Kroaci e Slloveni! Që në këtë moment në mesin e tyre u shpreh një dyshim real në përgaditjen e ndonjë kurthe në prapaskenë.Kjo psikoz u thellua edhe më tepër,atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb17 e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.
Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar,nga kazermat e Prizrenit u bë në tri grupime(eshalone):
1.Grupi (eshaloni)i parë që përbëhej nga 3.700 veta,u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav.Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar,të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri,ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit.Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër,nga ujdhesa për në Trogirë,u mbytën rreth 65 veta,prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.
2.Grupi(eshaloni) i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze18. Gjatë ditëve të marshimit në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër,qindra shqiptarë të mobilizuar në këtë grup,përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë,u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende dhjetra shqiptarë u vranë,gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumejve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.
Pas këtyre peripetive nën përcjelljen e malazezëve nga Shkodra - në mesditën e 1 prillit arritën në Tivar. Rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazez,të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç'rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgaditur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbijtë e kodrave përreth 19.
Azem Hajdini njëri nga dëshmitarët e mbetur gjallë nga Masakra e Tivarit, kështu e përkujton ngjarjen e krijuar pas ekscesit: "Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për 4, në gjatësi prej 5-6 km, e ku mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngritemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katshe,i ashtuquajtur “Monopol i duhanit”, me një sipërfaqe prej afro 300m2 dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mur të lartë e me rrethoja të hekurt... Në të hyrë të oborrit - kujton A.Hajdini-ishin 10-15 ushtarë të cilët me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo shpinë çdo njërin prej nesh... ku nga ky akt mbetën të shtrirë për vdekje rreth 100-150 veta. "Pas futjes së shqiptarëve brenda në ndërtesë (rreth 1000 veta)dhe brenda oborrit të rrethuar me mure(2.200-2.500veta) dhe një pjese tjetër të mbetur në rrugë para oborrit,rreth orës 14.00, ata sulmohen nga të katër anët. Shtihej me te gjitha llojet e armëve të zjarrit si:me pushkë automatike,mitralozë, mortaja dhe bomba dore, revole etj,kështuqë brenda një ore, gjithë masa e grumbulluar në atë hapsirë nuk mbeti në këmbë. Me këtë rast oborri dhe sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë,ndërsa ndërtesa u shndërrua në gërmadhë,me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj. Kësaj masakre makabre arritën t'i shpëtojnë kryesisht ata që u gjendën në ndërtesë dhe ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi20.
Kjo ngjarje tragjike për popullin shqiptar, edhe pse ndodhi larg opinionit të atëhershëm, ishte e qartë se u përgadit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë Aleksandër Rankoviçi me kompani, këtë ngjarje u mundua të cilësoj si incident të rëndë të shkaktuar me fajin e vet shqiptarëve!!21
Edhe pas kësaj masakre që ndodhi me grupin e dytë, dërgimi i shqiptarëve për në Frontin e ashtuquajtur të Adriatikut vazhdoi edhe më tutje.
3.Grupi i tretë, me 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famkeqe XXVII. Shumë shqiptarë të mobilizuar në këtë grup, gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmunë rëndë nga tifoja dhe për pasojë dhjetra prej tyre vdiçën rrugës. Më 1 prill (ditën kur në Tivar - u masakruan pamëshirë shqiptarët e grupit të dytë) këtij grupi gjatë kalimit të lumit Buna, iu përgadit një incident me ç'rast u vranë disa prej tyre. Ndërkaq në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të IX-të dalmatin.Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik,ku u vendosën në disa objekte me destinime të ndryshme,mirëpo një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baroti,në një mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi dhe vdiçën të gjithës sa ishin aty 22.
Duke u bazuar në shifrat e sipërthëna delë se gjateë marsit,për në front të Adriatikut janë mobilizuar 11.100 shqiptarë,ndërkohë që organet zyrtare evidentojnë një numër më të vogël(7.420 veta).Gjatë muajit mars 1945 (për këtë front) u mobilizuan dhunshëm edhe dy grupe shqiptarësh, nga trevat etnike të Maqedonisë perëndimore.
Mobilizimi i dhunshëm i shqiptarëve në prill 1945
Mobilizimi i shqiptarëve të Kosovës dhe dërgimi i tyre për në Frontin e ashtuquajtur të "Adriatikut", ka vazhduar edhe gjatë muajit prill 1945.
Që në fillim të këtij muaji,Shtabi Operativ i Kosovës i përbërë kryesisht nga serbo-malazezët, lëshoi urdhëresën(Zonave ushtarake)për ndjekjen dhe kapjen e të gjithë dezertorëve shqiptar (nga Brigadat Kosovare) por edhe të tjerëve që ishin të aftë për luftë dhe prëgaditjen e tyre për t'u rreshtuar (moblizuar) në repartet e Armatës së IV-të jugosllave. Ky aksion i ndërmarrë në emër të "spastrimit të terrenit nga forcat reaksionare" pasoi me vrasje e likuidime të shqiptarëve kudo që ishin, ndërkohë që radhët e grupeve nacionaliste në shumë anë të Kosovës u rikonsoliduan për ta mbrojtur popullatën nga ekspeditat e përgjakshme të divizioneve serbo-malazeze. Ato ditë prilli,Prizreni (me rrethinë) si një nga qytetet me peshë mbarëkombëtare në histori,meqë ishte epiqendër e mobilizimit-kalonte momente tepër dramatike që të kujtonin barbarinë serbe të viteve 1912-13, të bëra ndaj fshatrave të Vërrinit, Opojës dhe të Lumës.
Në Zonën Ushtarake të Prizrenit(ku përfshiheshin Suhareka,Rahoveci dhe Dragashi) operonin Brigadat II,IV kosovare dhe Brigadat serbe të Divizionit 46-të.Në rrethinat e Prizrenit,në Vërri,Has e Kabash,operonin batalionet e Brigadës së IV-të kosovare dhe repartet e Brigadës XXV serbe,të cilat shtriheshin edhe në Rrafshin e Opojës (komuna e Dragashit).Këto Brigada famëkeqe,duke i zbatuar urdhërat e“Shtabit Operativ të Kosmetit” - për mobilizimin e shqiptarëve,pasi vunë në një shetrrethim të plotë Prizrenin dhe fshatrat e Vërrinit,të Hasit,Përdrinit,Kabashit,dhe të Opojës,terrorizonin egërsisht popullatën e pafajshme dhe arrestonin të gjithë meshkujt prej moshës 18-60- vjeç.
Në këtë fushatë të egër,vetëm më 17 prill në Prizren u dogjën shumë shtëpi dhe u arrestuan mbi 400 veta,të cilët iu dorëzuan organeve të OZN-së. Listat e të arrestuarve përpunoheshin nën mbikqyrjen e Komitetit të PKJ të Prizrenit. Deri më 19 prill nga fshatrat e Prizrenit u arrestuan mbi 1300 veta23, prej tyre 195 ishin nga fshatrat e Vërrinit. Arrestimet më të mëdha të përcjella me dhunë,rrahje e vrasje,u bënë në Zhur,Billushë,Kobajë, Lybeçevë,Jeshkovë, Leskovec, Vlashnje dhe Vërmic*.
Në këtë periudhë të mobilizimit u arresutan edhe shumë kuadra shqiptar,që përbënin organet e pushtetit lokal dhe në vend të tyre emroheshin njerëzit e dëgjueshëm. Shumë shqiptar duke iu shmangur mobilizimit iu bashkuan radhëve të grupeve të rezistencës (Çetave nacionaliste). Në Vërri pjesa më e madhe e mashkujve (që iu shmangën kthetrave serbe) iu bashkuan Çetës nacionaliste të udhëhequr nga Destan Berisha.
Në këto rrethana të jashtëzakonshme,në muajin prill 1945,në kazermën ushtarake të Prizrenit u grumbulluan (nën tytat e pushkëve) mijëra shqiptarë,të cilët të ndarë gjithashtu në tri grupe(eshalone) u nisën drejtë brigjeve të Adriatikut.
1.Grupi (eshaloni) i parë(me 1.506 veta),nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 prill,i shoqëruar nga repartet e batalionit të I-rë të Brigadës XXVI dhe Kompanisë së zbulimit të Divizionit të 46-t serb. Gjatë rrugës, në Shkodër dy veta vdiqën nga tifoja, ku me këtë rast së bashku me shqiptarët e pësoi edhe një roje serbe nga repartet përcjellëse.
2.Grupi (Eshaloni) i dytë(me 2.601 veta), u nis më 20 prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV dhe të kompanisë së zbulimit të Divizionit 46 serb. Rrugëtimi i gjatë dhe i mundimshëm bëri që disa shqiptar të dezertojnë. Ndërsa gjatë kalimit të lumit Buna u mbytën 17 shqiptarë dhe 1 ushtar serb nga repartet përcjellëse.
3.Ndërkaq, më 24 prill u nis grupi (eshaloni) i tretë(me 1.216 veta) i përcjellur nga Brigada XXVI24.
Nga këto shifra rezulton se gjatë prillit,janë mobilizuar 5.323 shqiptarë,ndërsa pushteti serb,evidenton vetëm 4.300 veta.
Të gjitha këto grupe (të marsit dhe të prillit) u dorëzuan në repartet e Armatës së IV-të jugosllave dhe me anije u deportuan në shumë vija të frontit në Slloveni e Kroaci, prej nga qindra shqiptarë nuk u kthyen kurrë më në shtëpitë e tyre.
Bazuar në burimet arkivore dhe në kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan Masakrën e Tivarit, del se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë. Gjatë muajve mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar (mobilizuar) 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4.600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare të Maqedonisë. Ndërkaq,në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar rreth 18.500 shqiptarë në përbërje të Brigadave kosovare dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Nga këto shifra rezulton se gjatë muajve janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike, të cilët u dërguan në veri dhe veriperëndim të Jugosllavisë, për t'i plotësuar repartet e armatës jugosllave25.
(...)
(Pjesë e shkëputur nga libri në dorëshkrim)

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.