KOSOVA DHE POLITIKA ANGLO-AMERIKANE

2006-02-18 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

KOSOVA DHE POLITIKA ANGLO-AMERIKANE


nga Bekim REXHEPI



Marrëveshja për Kosovën

Marrëveshja për Kosovën "nuk është gjë më shumë përveç se
një armëpushim dhe një rezolutë e Këshillit të Sigurimit e cila e ka lan të mjegullueme statusin përfundimtar të Kosovës."
Tentativa jonë për ta muros problemin përfundimisht mes Prishtines e Beogradit nuk ka përfundu, kjo mbase edhe për nji kohë duket te jetë vazhdimësi. A jemi tue ba ni punë te pa kompromis, per me përfundu i herë e përgjithmonë këtë problem te Kosovës? Jo me seriozitetin e duhun sepse tuj u tutë n'proces kemi pështillë kamt tona në shumë lamsha. Lamshi ma i komplikuem metet dialogu me Serbinë.
Por, gjanat janë kështu siç i kemi, siç duken në prespektivë, Kosova dhe Serbia do të ndeshen edhe nji herë mes vete, por tani jo me arsenale të violencës, por konkretisht me fakte dhe argumente për te mbushë dhe faktu opcionin me real të statusit të Kosovës. Çfarë do të ofrojnë të dy palet në tavolinat e tyre, kjo do të mbetet të shihet, ky muaj shenon zyrtarizimin e tyre; fërkimin e duarve me bërryla, fërkimin e tutës me guxim, fërkimin e intelektit me naivitet, fërkimin e argumentëve me rrena dhe te tjera ferkime(„?“).
Ideja e statusit të Kosovë që do të ishte e pranueshme për të dy palët duket ma pak e mundun, për faktin e se opcionet e palve; të Prishtinës dhe të Beogradit janë të kundërta.

A mund të jenë shqiptaret miq te Amerikës

Kosova tani pas sa vjetëve arrin me e përfitu miqësin e vet, kjo miqësi ka edhe peripetit t'veta, ato janë t'ndryshme, por, n' esencë janë fare te mira dhe janë në rrugë t'mbarë, për këtë jemi të gëzuar dhe mirënjohës t'gjithë atyne qi na dhanë mundësi t'përfitojmë nga kjo miqësi, e cila mund të cilësohet e nivelit më të lartë, madje edhe siç mund ta themi pa ngurrim me ma të fortit e globit. Vuajtjet tona shekullore ma n'fund kanë gjetur mirëkuptim tek shumë kombe të mëdha dhe ky mirëkuptim tashmë shihet edhe në horizontin politikë të përkërahjes sonë. Madje mund ta konstatojmë pa tutë dhe pa dashur me e trillu vetvetën, nuk mungon as ndihma dhe as mirkuptimi për ne. Kjo rrugë mund te trasohet edhe ma, tue e kotribu për vete dhe për vlera të përgjithshme, nga kjo fiton edhe bota po ma shumë vet ne.
Chuck Hagel, i cili është senator i vjetër amerikan nga shteti Nebraska dhe anëtar i Komisionit t'Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Duke fol për luftën n'Irak dhe angazhimin e SHBA-së, atje n'rrënimin e diktaturave t'egra që përbëjnë rrëzik të përmasave botrore ay thotë,se;“Amerika nuk mund ta bëjë gjithçka vetë. Ne kemi nevojë për miq dhe për ndihmë dhe do ta kemi këtë nevojë gjithmonë“. Është e vërtetë se shumë vende demokratike t'botës po bëjnë më pak për zhvillimin e Demokracisë dhe n'luftën kundër terrorrizmit ndërkombëtar. Amerikanet investojne miliona dollar për t'ruajt sigurinë nderkombëtare pasi pa siguri nuk behet biznes. Perpara se t'shohesh prosperitetin, duhet me e njoh sigurine, stabilitetin, paqen etj. Kapitali financiar amerikan mbisundon sot tregjet monetare dhe eshte forca shtytese e mbare ekonomise boterore. Krahas institucioneve te sigurise sic jane OKB dhe NATO, amerikanet kan ndertu paralelisht dhe institucionet financiare siç janë bursat, Grupi i tetë vendeve më të industrializume në botë (G8 = G7 + Rusia), Fondi Monetar Nderkombetar(FMN), Organizata e Tregtise Boterore (OTB), dhe organizata në rangje rajonale. Eshte nje infrastrukture e tanë qi ka shtri kambët ne çdo anë t'botes.
Historia gjithashtu na meson se amerikanët asnjiherë nuk i jane tremb investimeve afat-gjatë siç ke rasti i planit Marshall pas Luftës së Dytë Botërore, ku kredia dhe ndihma e gjithanshme amerikane rindertoi mbarë vendet aleate europiano-perendimore të shkatërrume nga lufta. Por amerikanet nuk u ndalen vetëm tek ndihma per aleatet, ata ndihmuan edhe vendet agresore si Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, qe sot janë partnerët ma kryesorë ekonomike të SHBA-së dhe lider për 7 vendet më të industrializuara n'botë. Pak a shume, amerikanet kane krijuar nji trend në politikat e tyne: Ata rindertojnë atë qi vetë e sulmojnë! Shembujt për këtë i gjeni edhe ne politikat e ditës së sotme t'ndjekura nga SHBA-të. Interesat ekonomike amerikane jane n'krye të listës së interesave të tyre kombëtare.
Ideologjia amerikane e ndertume mbi themelet t'forta te nji demokracie te perfaqesume. Ne fakt, SHBA-të mbesin shembulli me i mire n'bote i nje shoqenie t'lire ku vete shteti garanton lirite dhe te drejtat e shtetasve t'vet. Ndryshe nga sistemet e tjera qi ka parë njerëzimi, amerikanet nuk e përfolin ideologjine e tyre demokratike në mënyrë t'verber, perkundrazi, e reflektojnë suksesin dhe madheshtinë e sistemit t'tyne, duke i treguar botës arritjet e saj ne te gjitha fushat; suksesi ne unitetin e nji federate pesëdhjetë shtetesh fale nji kushtetute universale, suksesi ne ngritjen e nji kombi fale nje populli divers emigrantesh, te mbledhur nga çdo anë e botës, qi i bashkonë vetëm besimi tek liria e individit; suksesin në ngritjën e ushtrisë me profesionale dhe me te fuqishme në bote qi bazat i ka tek nje ndjenje e fuqishme patriotizmi; etj.
Ne kuadrin e principeve demokratike, ku hynë t'gjitha liritë dhe vlerat ne te cilat Amerika është ngritur si komb, amerikanet si vizion t'tyre kanë krijimin e nji bote demokratike ku vlerat dhe liriti e amerikanëve i ndan çdo popull, e çdo individ në këtë bote. Kjo është arsyeja qi në politikën e jashtme amerikanët u ofrojnë asistencë t'gjithë atyne vendëve qi zgjedhin të ndërmarin reforma per demokratizimin e shoqenive të tyne. Ne doktrinën amerikane, kur vjen fjala tek demokracia, egziston konsensusi se: "Avancimi i lirive dhe vlerave tona demokratike, garanton paqën në botë. Amerika dhe aleatja e saj e përhershme, më besnike Anglia, tashmë e radhitur në këtë front të pakompromis, derisa të tjeret si Gjermania, Franca dhe Rusia, po ngurrojnë dhe po hezitojnë të reshtohen përkrah politikës Anglo-Amerikane në zhvillimin e demokracisë edhe në Lindjen e Mesme. Por njëkohësishtë edhe me luftimin e terrorrizmit ndërkombëtar që vije nga pasoja të diktaturave dhe ideologjisë fanatike në Lindja e Mesme, që akoma po mbartin rrezikë në luftën e sotme. Por nuk mund ta anashkalojm për kundrejt disa qarqëve politike(faktin se Izraeli, mbetet akoma i vetmi vend demokratik në Lindje)se nuk mund të zhvëndoset demokracia edhe në ato vende të lindjes ku sistemet e tyre politike janë shumë te mbyllura, por dalngadal me politikën e frenimit mund të arrihet t'kuptohet se ku ndodhen dhe kah po shkojnë këto vende dhe përkitazi më të do të shihet dhe mësohet se sa e nëvojshme është ambijentimi i hapur me vendet e tjera demokratike dhe të sigurta.
Zhvillimi i demokracisë n'botë nuk do të mirrte konatacione e sotëm të spostimit me potencë edhe ne disa vende të mundshme t' lindjes, kjo mund te bëhet e mundur vetëm me politikën e pakompromisë të Anglo-Amerikanve për të cilën duhet të jemi më mirënjohës.
Jo vetëm në vendet e lindjes, kemi patur trashigim apo zhvillim të diktaturave. Shembujt nuk kanë qenë jetim, për këto trashigimi diktaturjale edhe tani jami deshmitar se si ato kanë tejkaluar vetëvetën, madje diktatet e tyre janë te pakufijshme dhe janë shëndrruar në rrëzik edhe në vendet demokratike dhe te sigurata.
Shoqeria Amerikane dhe ajo Angëleze akoma mbesin shoqërit më të hapur dhe më transparente në historinë botërore. Edhe përkundër shpalljes së luftës nga terrorrizmi nderkombëtar politika anglo-amerikane ka marrë një numër masash për ta bërë vendin e tyre më të sigurt. Dosido, këto masa të tyre janë edhe masa që tejkalojnë kufijtë e mbrojtjës, ato mund të jenë masa preventive që na sigurojnë dhe ne, por, nuk mund të mendohet se ato do të jenë aq të afta të menagjohen edhe pa ndihmen tonë. Në Gjermani, qeveria e re e Koalacionit dhe e zonjës Merkel, ka marrë disa masa të përgjimit të atyre vendëve(religjioze)ku është hedhur dyshimi më kohë për mundësi te organizimit te aksioneve terrorriste. Masa te tilla duhet ndërmirrën kudo, e edhe në Kosovë vitetve te fundit kemi aluzione të ngjajshme, me dyshimet se diçka e keqe mund te zyrtarizohet ngase kemi profilizim të ri në religjionin më te përfolur. ndaj një preventivë e masave nga qeveria jonë në bashkpunimë më forcat e brendshme të SHPK-së, të TMK-së dhe KFORI-t, nuk do të ishte një gjë e dëmshme për sigurin tonë si shoqëri në tranzicion në shtetformim, kjo asesi nuk mund të konsiderohej si diçka nonshalente.
Mëgjithse, në Kosovë nuk ka patur dhe akoma nuk ka faktorë të pakontrollueshëm, ashtu siç pati në Afganistan dhe në Vietnam apo edhe në disa vende të tjera, Rreziku për ta menagjuar situaten është më i mundshëm dhe më i avancueshëm. Dhe,përkëtë Kosova duhet të tregohet kudo e ku se është e aftë të menagjoi vetvetën dhe të qaset me një përkujdesje, ndaj rreziqet e mundshme të terrorrizmit ndërkombëtarë mund te jenë më te vogla. Lidhur më këtë problem jo pa shkasë na dalin edhe shqetësimet e atykëtushme të opinjonit. Duke u marrë me shqetësimet e fundit të Profesorit dhe analistit të njohur: Charles Kupchan, i cili pyetur po kaq i shqetësuar profesori se:“A do të ketë një zgjidhje të statusit përfundimtar të Kosovës, a do të mund të mbijetojë Bosnja, si një vend shumëetnik, a do të integrohet mbarë rajoni në Evropë? Nëse përgjigja e këtyre pyetjeve do të ishte jo, në këtë rast, mund të imagjinohet që grupet terroriste të hedhin rrënjë në Ballkan. Në rast të kundërt, në se shohim që ka përmirësime drejt përpjekjeve për pranimin në Bashkimin Evropian, do të thoja se rreziku për terrorizëm në këtë rajon mbetet i vogël”, tha profesor Kupchan.
Nuk mund te shkëputemi me kaq lehtësi nga shqetësimi i profesorit, duke mos aluduar në ato pak prova alarmante. Një manifestim apo pëkujtim, nuk e di, saktësisht se ç'ishte ajo që ndodhi në Kosovë lidhur mefigurën e Humeinin, një figurë mjaftë mitizuese për Iranianët, ndofta kjo figurë sherben për karrem apo në te vërtet kjo figurë mbetet dhe te trajtohet si fanatiku më i madhë i relegjionit mu për te cilin ka ndodhë çudia për me e simpatizu.
Por, mëqense nuk kemi akoma një debat të hapur, tani për ta zhvilluar iden e fortë lidhur me çështjet se ç’do të mund të ofroi ky lloji profilizimi i ri, i grupëve të religjionit të përfolur, të krijuara vitet të fundit edhe në Kosovë. Është e domosdoshme një politikë e frenimit dhe mbi të gjithmonë ka diçka për t'thanë, e një nga elementët e frenimit është që armiku të izolohet me qëllim që të mësohet se ku ndodhet ai.
Profesor Kupchan, gjthëashtu tha:“ Se pas 11 shtatorit vëmendja përqëndrua tek Afganistani, në Lindjen e Mesme, por shtoi analisti, ngadalë, po hyn përsëri në skenë edhe Ballkani, pjesërisht për shkak të perspektivës së negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës.Tani jemi në momentet kur bashkësia ndërkombëtare po përgatit negociatat per statusin përfundimtar dhe pikëpamja ime për këtë çështje, ështe se Kosova ka marrë drejtimin drejt pavarësisë”. Ndër te tjera analisti Kupchan tha :„Se do të ishte në interesin e qeverisë serbe ta përgatisë popullin për një ndarje zyrtare nga Kosova, ndërsa vetë shqiptarët duhet të punojnë më mirë për t’u përgatitur të drejtojnë një shtet demokratik që të funksionojë, nën sundimin e ligjit, një shtet të vetin, të veçantë dhe të pavarur“.
Shpresojmë se ky mesazh i profesorit duhet te kaloi edhe në shqetësimin e politikës sonë, sepse kompseksiteti mund t'ketë konsekuenca të paimagjinueshme dhe tej të dëmshme për mbarë rajonin.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.