NJË DIPLOMAT I PA DIPLOMACI QË U SHËRBËN ARMIQËVE TË NËNËS S
NJË DIPLOMAT I PA DIPLOMACI QË U SHËRBËN ARMIQËVE TË NËNËS SHQIPËRI!
Mona Agrigoroaiei
Në përroin turbullues të politikës shqiptare, prej nga presim gjakftohtësi e mençuri
diplomatike dhe mezi gjejmë, një kokëbosh kolaboracionist që hedh një gur në moçal,
të cilin pastaj, dhjetëra njerëz të mençur mundohen ta nxjerrin prej atje!...
Dhe, shumë i përshtatet kjo atyre që me disa deklarata të muajve të fundit të disa
shqipfolësve me "parfum" servilizmi.
Besnik Mustafaj, dikur, hodhi idenë se statusi më i përshtatshëm i Kosovës është
"pavarësia e kushtëzuar".
Ai nuk doli rastësisht me këto deklarata antikombëtare. Përmes gojës së tij si
papagall e volli slloganin tadiçian "më shumë autonomi, më pak se pavarësi" për
Kosovën, në kuadrin e një kuazidiplomacie që i shërben armikut.
I shërben më shumë se të gjithë kuadrot diplomatike të veta, nga momenti që kudo ku
shprehet hedh variacione të mësuara nga pllaka e mykur e temave propagandistike që u
konvenojnë sllavëve më së shumti.
Gjithashtu, gjatë vizitës së tij në Washington, Besnik Mustafaji deklaroi se
Shqipëria "nuk është për ndryshimin e kufijve aktualë, dhe nuk angazhohet për
Shqipëri të Madhe duke e përfshirë edhe Kosovën" (lajme.net, 15.2.2006)
Përmes "mrekullisë", serviliste salihiste edhe njëherë, kjo deklaratë përputhet me
gjuhën e zyrtarëve shovinë serbo-sllavo-maqedonas, të cilat tërë këtë cirk
propagandistik e bënë për të penguar sa më mirë procesin e ribashkimit kombëtar.
Duhet theksuar për të mijëra hërë se njësimi i të gjitha trojeve shqiptare nuk është
garë ekspansioniste për ndonjë "Shqipëri të Madhe". Kjo "Shqipëri e Madhe" është
vetëm temë dezinformative e "filozofisë" pseudopolitike të serbomëdhenjve.
Ata, duke marrë si shëmbull planet e veta zgjeruese, kanë falsifikuar realitetin me
hedhjen e etiketimit "Shqipëri të Madhe", kur është fjala për Shqipërinë Reale, të
asaj Shqipërie që do të duhej të ekzistonte e bashkuar nëse nuk do të ishin
pushtimet e kolonizimet sllavo-greke dhe vendimet e padrejta të Konferencës së
Londrës.
Normalisht se vetëm atyre dhe aleatëve të tyre nuk u konvenon që trojet shqiptare të
çlirohen nga okupatorët, normalisht se ata do të përpiqen të ndikojnë edhe tek
politikanët e dobët shqipfolës të përdorin djallërizime etiketimesh të tipit
"Shqipëri e Madhe" dhe të deklarohen për "mosndryshimin e kufijve".
Shqiptarëve u nevojten si uji dhe ajri ribashkimi kombëtar për zhvillimin dhe
përparimin e tyre të përgjithshëm nga të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike,
shqërore, kulturore.
Në këtë kontekst, Shqipëria me një diplomaci shqiptare të shëndoshë, duhet për të
artikuluar domosdoshmërisht çështjen e shtypjes dhe ndarjes së kombit shqiptar, që
është për t´u futur si çështje parësore në agjendat diplomatike ndërkombëtare në
tërësinë e saj.
Shqiptarët kanë të drejtën të vetëvendosjes dhe të dekolonizimit, përmes të cilit
duhet të artikulojnë vullnetin e vet, për të jetuar apo jo në një shtet të vetëm
kombëtar.
"Demokracia" aspak demokratike nga Beogradi, që po deklarohet për organizimin e një
kuazireferendumi për të "matur" nëse qytetarët të Serbisë janë dakord të heqin dorë
nga Kosova, gjoja "tokë serbe".
Ajo në fakt manipulon fill nga përmbajtja e pyetjes qytetarët e vet, sepse
sociologjikisht thënë, një pyetje të tillë – "a janë qytetarët e Serbisë për atë që
pjesën e territorit të vet, me hatër a më dhunë, me të drejtë a pa të drejtë, t’ua
lëshojnë shqiptarëve të Kosovës?" (MEKULIpress, 14 Shkurt 2006) – është e ndërtuar
për të ndikuar përgjigjet kinse të "pavarur" dhe të nisur nga "vullneti i popullit".
Në këtë sens, edhe pse duket se po distancohet nga deklaratat shoviniste
antishqiptare të Nikoliçit se "do të riokupojmë Kosovën nëse bëhet e pavarur"
(MEKULIpress, 12 shkurt 2006), në thelb po përgaditen për t’i ardhur në ndihmë…
Kjo është shumë e rrezikshme, dhe në këto momente të rëndësishme, "diplomacia" e
kthyer mbrapsht nga politikanët parcialistë shqipfolës jo vetëm se është në
defanzivë, por ajo lumturon shumë me deklaratat e saj Beogradin, Shkupin, Podgoricën
dhe Athinën. Përse nuk i dënon këto deklarata Besnik Mustafaj dhe pse shkon ai më
tepër me prononcime antikombëtare që i ndihmojnë aq shumë zyrtarët sllavë?!
Fatkeqësisht, shtetet koloniale ballkanike kanë gjetur agjentë të ndikimit dhe mund
edhe më tepër të lehtë gjejnë në "peisazhin" karrierist të politikanëve të paformuar
atdhetarisht në të gjitha hapësirat shqiptare nga qarqet antishqiptare.
Për arsye të ndryshme, janë disa që edhe pranojnë: për paratë, për ndonjë pozitë më
të lartë, për një biznes…, duke folur pastaj kundër interesave gjithpërfshirëse
kombëtare të shqiptarëve nga trojet e pushtuara, pa pasur as më të voglën
keqardhjeje, rëndim ndërgjigjeje.
Sëmundja e kolaboracionizmit është shumë e rëndë dhe duket e pashërueshme në trojet
shqiptare.
Por, të gjithë këta trutharë politiko-diplomatikë shqipfolës duhet ta kuptojnë sa më
parë se duhet të ndalojnë rrugën e tyre antikombëtare, sepse nuk janë të përhershme
karrigat që tani për tani i kanë zënë.
Populli nuk duron më shumë dhe vala e revoltës kundër kolonializmit, shtypjes dhe
ndarjes që mund një ditë të shpërthejë, duke pastruar tokat shqiptare nga
kolonizatorët dhe pushtuesit, kjo valë do t’i gëlltisë edhe ata që tani po
bashkëpunojnë me serbo-sllavomaqedonasit, që janë veglat e tyre.
Kjo është edhe një dëshmi e historisë sonë të re.
Rumani, 16 Shkurt 2005

Komentet e ruajtura
"Nuk ka Shqipëri as të madhe e as të vogël por ka vetëm një Shqipëri e banuar nga i njejti popull, me të njejtën histori, me të njejtën kulturë, me të njejtën gjuhë, me të njejtin gjak, nga shqiptarët".
Juv përshëndes përzemërsisht dhe vazhdoni me qjerrjen e maskave të gjithë atyre që janë shërbëtorë të armiqve.
Tung nga Kacanikasi.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.