Një 49-vjeçar i cilësuar si maniak seksual ka rënë në pranga

2005-05-24 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Gerti Xhaja


TIRANE

Një 49-vjeçar i cilësuar si maniak seksual ka rënë në prangat e policisë në orët e para të ditës së djeshme. Arben Tollia, banues në Shijak, i njohur me pseudonimin "Tarja", që sipas policisë kërkohej për një serial përdhunimesh, rreth 21 të tilla, nga të cilët 9 të dokumentuara, është prangosur teksa pinte i qetë kafen e mëngjesit në lokalin e njohur "Pelikani", në hyrje të Fierit. Sipas burimeve të policisë, viktimat e tij janë kryesisht vajza konviktore, të cilat Tarja arrinte t'i mashtronte mjeshtërisht. Prokuroria e Krimeve të Rënda ia kishte besuar policisë kriminale të Komisariatit numër 2 të kryeqytetit arrestimin e 49-vjeçarit, i njohur edhe për pjesëmarrje në bandat kriminale të Shijakut. I sjellë nga Fieri me një eskortë shoqërimi të policisë, Tarja mbahet i izoluar në ambiente të sigurisë së lartë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje deri në orët e vona të mbrëmjes lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Përdhunimet
Sipas policisë, Tarja prej 5 vitesh ishte kthyer në tmerrin e konviktoreve të Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit. Edhe pse në një moshë e cila nuk do ta ndihmonte të shtinte në duar vajza në moshë të re, ai kishte sukses. Ai prezantohej me automjete të bukura pranë konvikteve, ku gjente edhe prenë e tij. Më tej u paraqitej vajzave me djem të pashëm, duke bërë lojën e dajos që donte të fejonte nipërit, pra rolin e një mblesi. Kështu futej në shoqërinë e vajzëve. Dikur, me një mjeshtëri të vërtetë, Tarja arrinte t'i bindte vajzat për t'i prezantuar në familjet e "nipërve". Pikërisht në këtë moment, gjatë rrugës ai vinte në funksionim planin e përdhunimit. Në fakt, Tarja rezulton i i skeduar në Policinë Kriminale të Durrësit si i dyshuar për implikime me bandat kriminale dhe trafikun e prostitucionit.

Akuza për vrasje
Shijakasi me origjinë dibrane është arrestuar në vitin 2000, i akuzuar për vrasjen e një vajze nga Laçi. Sipas policisë, kjo e fundit mbahej në një hotel luksoz në Durrës, e destinuar për t'u trafikuar dhe shfrytëzuar për prostitucion në trotuaret e Italisë. Krimi ka ndodhur në vitin 1999, në momentin që familjarët kishin shkuar për ta marrë. Në ngjarje është plagosur një vajzë tjetër nga Shijaku. Ishte pikërisht dëshmia e prindërve dëshmitarë në skenën e krimit, ajo që e ka liruar Taren nga salla e gjyqit.

Precedenti hima
Heldon Hima (Helio) u arrestua në nëntor të vitit të kaluar, si i dyshuar për 21 përdhunime. Mikut të Kartelës (Edmond Ymerit) i janë faktuar nga policia 4 prej këtyre rasteve, për të cilat ai vazhdon të jetë në gjykim në Gjykatën e Tiranës. Preja e tij e preferuar ishin adoleshentet e gjimnazeve, ose vajzat e ardhura nga rrethet, të cilat punojnë dhe banojnë me qira në Tiranë. Edhe Hima ishte me origjinë nga Dibra.
__________________

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.