Une Di ...

2006-02-10 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Une Di ...

Kur isha ne klasen e shtate, ne shkollen fillore, nuk kisha deshire te lexoj vepra. Te them te verrteten nuk isha nxenes i dalluar, dhe tere dita me kalonte duke luajtur me top kembe. Me kujtohet fare mire kur e perfundonim lojen me shoke bisedonim rrethe ngjarjeve sportive. Kur e lexoja gazeten, Rilindja, e lexoja nga fundi sepse ne faqet e fundit ishin shkrimet e sportit. Me dukej se ardhmeria ime do te lidhej me sportin.

Edhe pse nuk isha nxenes i mire, arrita ti lexoj disa libra. Nje nder ato libra ishte, Tregimet e Mocme Shqiptare e shkruar nga Mitrush Kuteli. Ky liber eshte i shkruar me nje gjuhe te lehte dhe te pershtatshme per lexuesit e rinje. Libri permban tregime mbi Mujen e Halilin dhe ngjarjet e ndryshme qe jane treguar prej gjenerate ne gjenerate. Kete liber e pata lexuar disa here sepse isha i interesuar te shohe trimat shqiptare si kane qene ne te kaluaren.

Nje raste interesante ne liber eshte kur dy te rinje dashurohen ne mes vete, por ata kane veshtersi te martohen sepse prinderit e tyre ishin armiqsuar ne mes vete. Me vjene keqe qe nuk me kujtohen emrat e tyre sepse kete tregim ne librin e Kutelit ka kohe qe nuk e kam lexuar. Si do qofte ngjarja eshte interesante kur tregon rastin se si keta dy armiq te perbetuar kishin qene miqe te mire ne mes vete.

Nje dite vere, dy shoke te ngushte kishin dalur ne pyell, dhe pa pritmas aty pari kishte kaluar nje kafshe pyelli. Kafsha e eger e kishte kapercyer nje lume te ngushte. Njeri nga shoket thote, " E kapercej lumin pa e lagur bishtin." Ndersa tjetri nuk pajtohet me shokun e tije te ngushte dhe i thote,"Nuk eshte e verrtete, kafsha e ka lagur bishtin." Gjerat shkojne shume large duke i thene njeri tjetrit, une e di por ju nuk e dini. Nga ky shkake i pa arsyeshem dy miqe te mire shendrohen ne armiqe te kqinje.

Kete shprehje kame pasur rastin ta takoje shpeshehere, bile te flase me letra hapur, ka raste kur te afermit, shoket, etj, me kane thene Une e di por ti nuk e dine. Ne disa raste jame munduar ta mbroj argumentin tim me fakte; por kur nuk ka pasur ndonje vlere te caktuar, nuk kame harxhuar kohe. Te them te verrteten, kur njerzit me thojne se une nuk di dhe ata dijne, nuk me vjene mire. Me duket se kjo shprehje eshte si klishe qe perdoret ne shenje nencmimi per bashkebiseduesin. Megjitheate, kesaj shprehje nuk duhet ti lejojme te na armiqesoj ne mes vete.

Ngjarja e shprehur ne tregimin e Mitrush Kutelit po paraqitet edhe sot ne forma te modifikuara te shtresat e ndryshme te ne. Dicka qe nuk me bene aspake te lumtur eshte fakti se kjo klishe perdoret edhe te njerzit e shkolluar te ne.

Me lejoni te permendi rastin kur profesori i ndjere Dr. Nuhi Preteni e shkruan librin e tije Matjet Minerare, Disa Gjeodete te shkolluar e kritikojne ashper. Dihet se libri ne shkencat Teknike te Kosoves ka mangesi, por boshlleku i madhe per keto lloje librash obligon intelektualet te kemi nje kuantitet te nevojshem dhe pastaj te kalojme ne kualitet. Nuk eshte e arsyeshme te kritikohet pse dikush ka shkruar dicka, ndersa une nuk munda te shkruaj. Ne duhet te jemi te knaqur qe dikush kontribon ne kulturen tone.

Pse? Pse Une di? Une di dhe vetem une duhet te dije dhe askush tjeter nuk duhet te dine. Kete shprehje duhet te eleminojme sepse me te verrtete na mbane large njeri tjetrit dhe nuk kemi dobi prej saje. Le te shohim pake veprimet e njerzve ne vendet tejra, dhe sidomos te shohim si sjellen njerzit e vendeve te zhvilluara. Ne kemi nevoje te ecim perpara dhe modelet e mira jane ne vendet e zhvilluara.

Gausi eshte njeri nder tre matematicientet me te mire ne te gjitha kohrat. Gausi ke ne gjendje qe te beje zbulimin e Gjeometrise Jo Euklidiane, por per respektin qe pati ndaj Kantit zbulimin e tije kurr nuk e publikoj. Te menduarit ne Gjermani ishte i dominuar nga Kanti, i cili kishte deklaruar me pare se, " Gjeometria Euklidiane eshte nje nevoje e pa shmangsme e te menduarit." Gausi nuk i tha Kantit, " Ju nuk e dini por Une e di."

Mendoje se eshte mire te ndalemi dhe te mendojm pake. Shprehjet Une e di ndersa Ju nuk e dini duhet ta zavencojme me shprehjen e vetme NE DIJM.


[/b]

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.