Veprimtaria e I.Rugoves, nga Ibrahim Kelmendi
MEKULIpress
Reagim ndaj shkrimit të Naser Aliut, të titulluar: Rugovizmi nuk është gandizëm
E GJITHË VEPRIMTARIA E RUGOVËS M’U TRANSFORMUA NË NJË AKT PATRIOTIK!
Shkruan: Ibrahim Kelmendi
I nderuari z. Naser Aliu,
Fillimisht më lejoni të Ju shpreh ngushëllime për vdekjen e Presidentit Rugova. I ngushëlloj edhe gjithë të tjerët e kësaj liste të faqes “www.alb-shkenca.org” - që ndjehen të pikëlluar. Sa për shkrimin Tuaj të titulluar “Rugovizmi nuk është gandizëm”, do të thosha se është interesant, i mbështetur kryesisht në një sajesë të fantazisë Tuaj tepër origjinale. Konstatimi Juaj i vënë në titull qëndron.
Gjatë këtyre ditëve kam lexuar e dëgjuar madhërime nga më të ndryshmet, ndonjëherë të tepruara, që tingëllonin të shpifura, por edhe kundërshtuese. Mendime si Tuajat, përpjekja që të identifikoni filozofinë politike të të ndjerit Rugova me besimin e Jezu Krishtit/ Hasreti Isasë, nuk kisha lexuar e dëgjuar deri tani. Edhe pse nuk Ju njoh, më habitët për njohuritë dhe përkushtimin Tuaj ndaj besimit kristian, pavarësisht se mbani emrin e mbiemrin mysliman! E pranoj se nuk duhet t’i kem njohuritë Tuaja për besimin kristian, por për aq sa e njoh, marr guximin të ju shkruaj, se identifikimi që i keni bërë z. Rugova me Krishtin/Isën çalon, për të mos thënë: është banal.
Kam përshtypjen se Ju nuk e njihni veprimtarinë politike të Ibrahim Rugovës, ose nuk dëshironi ta njihni në këtë atmosferë pikëllimi.
Edhe pse nuk është momenti që të polemizoj me Ju, megjithatë nuk po përmbahem, sepse nuk ndjehem pjesëtar i ndonjë sekti, e as i sektit imagjinar që duket i improvizuar nga ana Juaj, të cilin sekt do ta quaja “rugovizëm”.
Sa për informim, z. Rugova është marrë me veprimtari politike që në rininë e hershme, të paktën që kur ishte student në Prishtinë. Atëherë ai ishte aktivist i dalluar i Lidhjes se Rinisë Socialiste në Fakultetin Filozofik dhe u bë edhe anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ). Meqë ishte komunist i angazhuar, i qe besuar redaktimi i Organit “Bota e re”. Më vonë, me urdhër të Komitetit Krahinor të LKJ-së, ai u fut në Institutin Albanologjik në Prishtinë, paçka se nuk i plotësonte kriteret që përmbante Rregullorja e Institutit. Aty ai formoi Organizatën e LKJ-së, edhe pse e kundërshtuan bashkëpunëtorët shkencor të Institutit. Duke qenë themelues i Organizatës se LKJ-së në Institut, Rugova u imponua edhe si Sekretar i Partisë në këtë Organizatë. Në këtë funksion mbeti deri sa u shpërbë LKJ-ja. Themelimi i kësaj Organizate të LKJ-së në Institut kishte për detyrë kontrollimin dhe disiplinimin e bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit. Në gjysmën e dytë të vitit 1981 Komiteti Krahinor i Lidhjes Komuniste të Kosovës/ LKS (degë e LKJ-së), e emëroi z. Rugova Kryetar të një Komisioni për luftimin ideopolitik të “nacionalizmit e irredentizmit” shqiptar.
Me urdhër të Komitetit Krahinor të LKS, Ibrahim Rugova u emërua Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Kjo ndodhi pas Kongresit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë në Novi Sad, në të cilin Rexhep Qosja, Hasan Mekuli e Azem Shkreli (delegacion i Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës) dolën hapur kundër politikës serbomadhe në Kosovë. Në fakt shkrimtarët e Kosovës donin Anton Pashkun për kryetar të Lidhjes, por Komiteti Krahinor nuk ua miratoi, meqë Anton Pashku nuk ishte anëtar i LKJ-së dhe stigmatizohej si “antikomunist”. Që kur Ibrahim Rugova u bë Kryetar i Lidhjes (ndoshta në vitin 1986), deri në vitin 1999, kjo Lidhja e Shkrimtarëve pushoi veprimtarinë e saj, nuk u mblodh ndonjëherë. Në emër të saj flisnin vetëm Kryetari Rugova dhe Sekretari Milazim Krasniqi, por ndonjë veprimtari të mirëfilltë, si deri atëherë, nuk bëri. Ndoshta kishin të drejtë disa anëtarë të Lidhjes që Rugovën e vlerësonin si “kryetar të përdhunshëm” (praktikë kjo e njohur e LKJ-së: emërim të kryetarëve të përdhunshëm në organizata që nuk respektonin vijën e Partisë...).
Nacionalistja e kamufluar serbe Ranate Flotau
Në qershor të vitit 1989, nacionalistja e kamufluar serbe Ranate Flotau (me gjasë vajzë e një çetniku serb të emigruar në Gjermani), bëri intervistë me Ibrahim Rugovën me rastin e mitingut famëkeq në Fushë-Kosovë që i dedikohej 600-vjetorit të Betejës se Kosovës. Këtë intervistë e botoi revista gjermane “Der Spiegel”, e njohur si revistë antiamerikane. Kështu startoi afirmimi ndërkombëtar i Rugovës (përmbajtja e intervistës nuk kishte ndonjë karakter intelektual e “kristian”, gjithsesi as patriotik...).
Nismën për themelim të LDK-së (dhjetor 1989) e ndërmori shkrimtari e gazetari Jusuf Buxhovi. Për angazhimin e tij subversiv le të flasin ata që dinë (sa për cilësi prej krijuesi letrar ia heq kapelën, siç praktikohet të thuhet). Kurse për informim më të kompletuar rreth themelimit dhe veprimtarisë disavjeçare të LDK-së, ju sugjeroj të lexoni librin e bashkëthemeluesit të dytë të LDK-së, shkrimtarit e publicistit Mehmet Kraja. Libri mban titullin “Vite të humbura”. Vetë titulli i librit tregon se vitet e para të LDK-së kanë qenë të humbura. Nëse nuk gabohem, libri është shkruar e botuar në vitin 1994. Z. Mehmet Kraja në ato vite ishte funksionar në “ambasadën” e Republikës se Kosovës në Tiranë.
Pasusi i parë i Statutit të LDK-së së sapoformuar përmbante një gënjeshtër të rëndë historike (perifrazim i lirë: “Shqiptarët në Jugosllavi kanë shprehur vullnetin e lirë të tyre të lirë pas Luftës se Dytë Botërore për të jetuar në Jugosllavi...”). Sipas njoftimit në librin “Vite të humbura”, këtë Statut e kishte sjellë në gjuhën serbishte Jusuf Buxhovi dhe i njëjti e kishte përkthyer në gjuhën shqipe. Në libër përshkruhet edhe mënyra se si ishte emëruar Ibrahim Rugova kryetar i LDK-së (nuk ishte zgjedhur). LDK-ja nuk u regjistrua në Prishtinë, sipas ligjeve e kushtetutave përkatëse të Kosovës, Serbisë e Jugosllavisë, por qe regjistruar në Beograd. Atë regjistrim LDK-ja nuk e ka abroguar asnjëherë, dhe tek në vitin 2000 është detyruar të regjistrohet në Kosovë! Për mendim timin, tani për tani të paargumentuar, themelimi i LDK-së ndodhi në momentin kur Lidhja Komuniste e Kosovës, Lidhja Socialiste e Popullit Punues të Kosovës, Lidhja e Rinisë Socialiste të Kosovës, Lidhja e Grave Socialiste të Kosovës etj., po rebelonin kundër sundimit serbomadh të Beogradit. Meqë Beogradi nuk po i sundonte e kontrollonte si deri atëherë këto subjekte të Kosovës, atëherë dikush shpiku formimin e LDK-së për të kontrolluar e shuar rebelimin aktiv të shqiptarëve në Kosovë dhe ata që mbajnë mend, pothuajse e gjithë popullsia aktive e Kosovës protestonte rrugëve të Prishtinës në dhjetorin e acartë të vitit 1989 kundër politikës serbomadhe të Beogradit...
Brenda pak muajsh anëtarësimi në LDK në fillim të vitit 1990 kaloi shifrën prej 800 mijë anëtarëve (Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë LDK-ja mori vetëm rreth 294 mijë vota!). Ndodhte ky fenomen euforik, sepse shqiptarët e Kosovës mendonin se duke u anëtarësuar të gjithë në këtë Lidhje, do rezistonin në mënyrë të organizuar politikën serbomadhe. Por analizimi i zhvillimeve politike pasuese do të dëshmonte se brenda një kohe të shkurtër rebelimi popullor u shndërrua vetëm në “protesta të rrepta” të disa liderucëve, të cilët veten e quanin “alternativë kosovare”...
Funksionimi i brendshëm i LDK-së ishte një hiç. Tek pas shumë vitesh LDK-ja mbajti Kuvendin e parë në lokalet e medresesë së Prishtinës (ndoshta në 1995), kundër çdo rregulli statutar. Ibrahim Rugova nuk mund ta shtynte më tej mbajtjen e atij Kuvendi, sepse anëtarësia e pakënaqur po i ikte nga LDK-ja dhe po fillonin organizimet tjetërfare (edhe klandestine). Kam pasur mundësi ta shoh incizimin video të atij Kuvendi dhe më rezultoi se Ibrahim Rugova nuk pati asnjë angazhim e paraqitje kristiane në atë Kuvend, por autoritare, që i ngjante vetëm një sekretari të rreptë të LKJ-së. Ai paraqet listën me emra të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë se LDK-së. Tentativën e të ndjerit Halil Alidemaj për të kundërshtuar atë listë, z. Rugova e pengon brutalisht duke mbyllur Kuvendin pa asnjë diskutim rreth mënyrës së zgjedhjeve ose rreth listës së tij. Vërtet, si i formulonte listat z. Rugova? Ai nuk kishte mbajtur ndonjë mbledhje me strukturat drejtuese të LDK-së që të njihte njerëzit dhe pastaj të bënte përzgjedhjen për lista. Ia bënin shefat e bodigardet e “kabinetit”! Në bazë të cilit kriter? Apo ndoshta listat hartoheshin diku tjetër?
Megjithatë, edhe ai Këshill dhe ajo Kryesi nuk mbajti asnjëherë mbledhje, deri në Kuvendin e Dytë! Anëtarësia e LDK-së ushtronte veprimtari si të ishte një si lëvizje e gjerë popullore, kurse vetë LDK-ja si subjekt, ishte shndërruar vetëm në “funksionim” të z. Rugova. Derisa anëtarët e shumtë të LDK-së, sidomos të rinjtë, përndiqeshin nga policia për veprimtari të tyre patriotike, arsimore e humanitare, z. Rugova dhe “kabineti” i tij i ngushtë mbrohej nga policia serbe: Qindra dëshmitarëve duhet t’u ketë rastisur të shihnin kalimin e kufirit në Bllacë (se si policia serbe ia hapte kufirin z. Rugova). Dhe përse të mos shtrohej pyetja, prej nga gjithë ai mirëtrajtim e përkujdesje e policisë serbe për udhëheqësin (z. Rugova) që angazhohej e që “drejtonte” popullin për të pavarësuar Kosovën?
Rugova dhe ithtarët e tij fanatikë në Prishtinë bënin sehir
Ju, zotëri Naser Aliu, tani me gjasë i transformuar në sektin “kristian” Rugova, paçi jetëgjatësi për të mësuar, se si disa herë gjatë këtyre viteve Ibrahim Rugova ka kaluar netët në rezidencë presidenciale të Dedinjës në Beograd, si mysafir i familjes Millosheviq. Këto (dez)informata i kam nga njerëz seriozë të Kosovës, të cilët i kanë dëgjuar nga njerëzit e “kabinetit” të Rugovës dhe nga survejuesit e tij?!
Në vitin 1997 gjendja po eskalonte drejt konfliktit të armatosur. Bashkësia ndërkombëtare po detyrohej t’ia drejtonte prozhektorët Kosovës. Që ajo të pengohej për të mos e parë gjendjen reale, Rugova organizon “zgjedhje të lira e demokratike” (nën pushtim brutal serb), kur Drenica e Dukagjini po gjakoseshin nga junta e Millosheviqit. Mbase është keqinterpretim i ngjarjeve. Kandidat i vetëm për president të Republikës së Kosovës: Ibrahim Rugova!
Në Mars të vitit 1998 fillon kryengritja e armatosur popullore. Shkak i shpërthimit të kësaj kryengritjeje ishte Familja Jasharaj në Prekaz të Drenicës! Rugova dhe ithtarët e tij fanatikë në Prishtinë bënin sehir, për të mos thënë se bënin qejf, sikur në Drenicë e Dukagjin nuk kishte shpërthyer kryengritja popullore dhe atje nuk po ndodhnin masakra. Edhe në këto situata, z. Rugova, gjithsesi jo në bazë të moralit kristian, apelonte që të vinin FBI-ja amerikane (Polica Federale Amerikane) dhe Interpoli, për të hetuar kryengritësit e armatosur, që po mbronin ekzistencën fizike të tyre dhe të familjeve të tyre, të cilët z. Rugova i etiketonte si “pjesëtarë të UDB-së”...
Zhvillimi i ngjarjeve eskaloi në ato përmasa, sa z. Rugova humbi pushtetin shpirtëror (diktatorial) mbi qytetarët e Kosovës. Përfaqësuesit ndërkombëtarë (C. Hill, Volfgang Petriç, Ishinger etj.) po përpiqeshin të riorganizonin liderucët e Prishtinës, por hasnin në sabotimet e z. Rugova. Detyrimisht përfaqësuesit ndërkombëtarë u detyruan të pranonin faktorizimin e UÇK-së...
Në kohën kur Kosovës po i ndodhte eksodi biblik i shqiptarëve nga Kosova, z. Rugova në “rezidencën e tij presidenciale” e mbronte junta e Millosheviqit...
Bashkësia ndërkombëtare imponoi Konferencën e Rambujesë. Meqë më ka rastisur të jem pranë mureve të Kështjellës së Rambujesë, kam mundur të vëzhgoj për së afërmi pijanecllëkun e z. Rugova, që kishte marrë formën e një mumie...
Ndodhi fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi juntën e Millosheviqit!
Çuditërisht nacionalistja serbe (kështu përflitej në qarqet gazetareske gjermane në Hamburg), Renate Flotau, gazetarja e revistës gjermane “Der Spiegel”, u gjend në “arrestin shtëpiak” të Ibrahim Rugovës dhe aty “bashkëvuajti” këtë “arrest” disa ditë. Doli dhe publikoi në “Der Spiegel” ditarin e saj. Mesazhi i ditarit të saj ishte përçarja e NATO-s, por, fatmirësisht, në pushtet nuk ishte më Kancelari Helmut Kol, tek i cili Millosheviqi dhe Rugova po shpresonin se do bllokonte bombardimin e NATO-s...
Ndodhi takimi i z. Rugova me Millosheviqin në Beograd. Nuk dimë nëse z. Rugova shkoi vullnetarisht apo përdhunisht. Rugova nuk iu rrëfye popullit (se mos i është rrëfyer ndonjëherë)! Takimi u transmetua nëpërmjet televizionit shtetëror serb. Ambasadori i Francës në Këshill të NATO-s menjëherë kërkoi ndërprerjen e bombardimit, me arsyetim se Millosheviqi dhe Rugova po gjenin zgjidhje politike për Kosovën. I famshmi Gjenerali amerikan, i merituari në përjetësi për shqiptarët, z. Clark, kundërshtoi ambasadorin francez...
Shefit të “kabinetit” të Rugovës iu mundësua të lëvizë lirshëm për të jetësuar urdhrin e Millosheviqit, që në Kosovë të formohej “Qeveri kalimtare”. Flitet se shefi i “kabinetit” të Rugovës takoi fillimisht të ndjerin dhe të madhin Fehmi Agani. Ushtroi presion mbi te që të pranonte të bëhej kryeministër i kësaj “qeverie”. I lavdishmi Agani nuk pranoi. Refuzimin e pagoi me jetë! Pastaj shefi i “kabinetit” të Rugovës udhëtoi për në Maqedoni nëpër flakët e bombave të NATO-s, por i mbrojtur nga junta e Millosheviqit. Ai, në emër të “presidentit” Rugova, takoi atje disa liderë e liderucë të Kosovës, ndërkohë të arratisur, për t’i përvetësuar që të bëhen anëtarë të asaj “qeverie”...
Fatmirësisht ndodhi dështimi i formimit të asaj “qeverie”, gjegjësisht dështoi truku i Millosheviqit kundër bombardimit të NATO-s. Duhej gjetur një truk tjetër për të bindur Gjeneralin Clark, se nuk e kishte bërë Rugova apelin duke qenë i detyruar ta bënte. Millosheviqi i telefonoi Ministrit të jashtëm të Italisë që të dërgonte aeroplan për Rugovën, i bindur se Rugova edhe nga Roma do kërkonte ndërprerjen e bombardimit të NATO-s. Me të arritur në Romë z. Rugova përsëriti thirrjen për ndërprerje të bombardimit, por kjo thirrje u izolua në përmasa të mundshme. Intervenojnë gjermanët dhe ky intervenim ngjau në kidnapim (të Rugovës). Gjermanët e vendosen Rugovën në Bon, duke ia ndaluar komunikimin me media. Z. Rugova gati sa nuk u çmend. Vazhdimisht kërkonte lirimin e tij nga ky lloj “arrestimi shtëpiak” që ia imponuan gjermanët...
Në mbarim të bombardimit, pasi Millosheviqi nënshkroi kapitullimin, gjermanët e “lirojnë” z. Rugova. Ai me përkujdesje dhe financim të sektit “kristian” San Egjidio, pushoi për disa muaj diku në Itali dhe iu kthye Kosovës i rreshkur nga dielli i vakancave të gjata...
Meqë ra llafi për sektin San Egjidio, ndoshta nuk teprohet nëse spekuloj, se ky sekt i fuqishëm ka bërë lobing të madh ndërkombëtar për z. Rugova. Më ka rastisur të dëgjoj se ky sekt, që njihet për intervenimin e tij që të bëhej “marrëveshja për arsimin në Kosovë” në mes të Millosheviqit e Rugovës (por që nuk u zbatua asnjëherë), është ndihmuar financiarisht edhe nga Beogradi...
Turmëzimi i qytetarëve
Z. Rugova bëri gjestin befasues kur dha dorëheqje nga Kryetari i LDK-së, për t’u bërë President i të gjithë qytetarëve të Kosovës! Përpara dhe pas atij gjesti nuk është mbledhur ndonjëherë Këshilli Drejtues ose Kryesia e LDK-së për të harmonizuar vendime të mëdha politike, siç ishte vendimi për koalicion me AAK-në, për të zgjedhur ministrat, për të zgjedhur Kryetarin e ri të LDK-së!? Asnjëherë! I thonë kësaj kulturë e drejtim demokratik?
Po sjell një mendim domethënës të të madhit Jusuf Gërvalla, bashkëpunëtor i të cilit e kam pasur shansin dhe nderin të jem: “Shpesh UDB-ja ka formuar organizata “patriotike” e “revolucionare” shqiptare për të identifikuar e për t’i burgosur patriotët shqiptarë, të interesuar për angazhim çlirimtar. Dëmi ka qenë i madh, por edhe dobia gjithashtu, pasi ashtu na e ka ndërmendësuar se duhet të organizohemi për të çliruar Kosovën. Dhe jo vetëm që ka themeluar organizata, por ka prodhuar edhe “patriotë”...” (Perifrazim i lirë nga kujtesa.) Bazuar në këtë mendim, unë kam vëzhguar e vlerësuar veprimtarinë e z. Rugova dhe jam bindur se angazhimi i tij ideo-politik nuk ishte autentik, por i prodhuar ...
Kam dëgjuar nga pleqtë të thonë se burrit i rastisë të jetoj një jetë për një minutë, gjegjësisht që një jetë të tërë ta jetojë si qenie biologjike dhe për një veprim prej një minute të marrë kuptim e gjithë jeta e tij si qenie njerëzore e shoqërore...
Gjatë historisë kemi pasur fatkeqësinë dhe fatin, njëherësh, që personalitete historike nga pozita e tradhtisë të kalojnë në pozita heroizmi. Osmanlinjtë na e grabiten të madhin Gjergj Kastrioti si fëmijë, e tjetërsuan në Iskander, e graduan për merita luftarake në Beg, dhe Ai prapë, pas shërbimit shumëvjeçar që i bëri pushtuesit, u rikthye në origjinë - Gjergj Kastrioti, për t’u bërë Hero yni legjendar. Edhe të mëdhenjtë Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, për të mos përmendur të tjerë, ishin vite të tëra në shërbim të pushtuesit, ju kthyen kombit dhe u bënë personalitete të shquara. Sigurisht se secili nga këta shembuj është tipik dhe mbase nuk kanë funksionalitet për të shpjeguar filozofinë time.
Unë i paraqita disa segmente të veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës, duke mos e parë të nevojshme të paraqes përshtypje e mendime të këqija nga bisedat e ndejat me te në Bruksel, në Bon e gjetiu...
Nga zgjedhjet e para parlamentare në Kosovën e çliruar, Ibrahim Rugovën e kam respektuar si President të Kosovës, pavarësisht kundërshtive demokratike ndaj Tij. Por tani, duke e përcjellë aktin shtetëror të varrimit që ju bë Atij sot, vendosa t’i kërkoj falje për urrejtjen që kam ndjerë për të, meqë akti i sotëm i varrimit të Tij mu shfaq si kurban i pavarësisë së Kosovës. E gjithë veprimtaria e Ibrahim Rugovës, të cilën unë e kam vlerësuar si armiqësore, sot, nëpërmjet vdekjes së Tij në momentin më të përshtatshëm për Kosovën, m’u transformua sot në një gur të madh në kalanë e pavarësimit të Kosovës. Që sot e tutje ai u fut në qenien time si Personalitet i lavdishëm, për të cilin do kem respekt.
Duke u bazuar në këtë transformim të përcaktimit tim, po marr të drejtën t’i bëjë thirrje ish-bashkëveprimtarit tim Hashim Thaçi, që të mos spekulojë me udhëheqjet e Shoqatave të Dala nga Lufta jonë, sepse kontributin kombëtar që dha vdekja e Ibrahim Rugovës është madhor dhe duhet çmuar. Nëse më dëgjojnë, dëshiroj t’u bëjë apel edhe kundërshtarëve të tjerë politikë të Ibrahim Rugovës, që të fillojnë sot e tutje ta respektojnë siç e meriton.
Sigurisht, duke analizuar angazhimin e pikëllimin masovik të turmave, duke parë e kuptuar keqpërdorimet që i bënë disa liderucë vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, druaj se pasoja mund të kemi. Sjelljet e turmave të manipuluara e të eksituara më ngjanin në sjellje të turmave në varrimet e Stalinit, Mao Ce Dunit, Titos, Enverit. Turmëzimi i qytetarëve mund të manipulohet e imponohet nëpërmjet diktaturës së “proletariatit”, por edhe nëpërmjet diktaturës “demokratike”. Lotët e masave më ngjanin në sjellje të sekteve, të cilave u vdes shpresa kur u vdes prijësi (krijuesi)...
Së fundi më mbetet të shpresoj që “flamuri” i Rugovës, i cili nuk ngjan pothuajse fare me Stemë të Dardanisë antike, të mos bëhet mollë sherri për t’u përçarë populli ynë. Kjo vlen edhe për “himnin” e Rugovës. Le të qetësohen emocionet pro e kundra dhe Kuvendi të vendosë që të bëhet referendum, nëse këtë do ta kërkojnë ithtarët e Ibrahim Rugovës. Duhet të lirohemi nga klishetë se flamurët dhe himnet janë të shenjtë, ose se mund t’i imponon kujt t’i teket. Popujt i kanë “prodhuar” flamujt dhe himnet. Mendimi primitiv, se duke sajuar komb, flamur e himn “kosovar”, do t’i pranohet Kosovës më lehtë pavarësia nga Bashkësia Ndërkombëtare, është vërtetë naiv. Kurse ndjesitë dhe bindjet e njerëzve, pavarësisht rrethanave që ato krijohen, duhet marrë në konsideratë. Dhe kur ato marrin përmasa për t’u kthyer në përcaktim konkret dhe në veprim, atëherë duhet praktikuar mjetet demokratike e institucionale për të vendosur për to. Dikush vë “flamuj” kokë në vete, pa vendosur për të Kuvendi ose qytetarët, të tjerët digji brutalisht, janë veprime primitive që nuk duhet të ndodhin në të ardhmen, siç nuk do të duhej të ndodhte që arkivoli i të ndjerit Rugova të mbulohej me “flamurin” e tij personal. Gjithashtu druaj se liderët e liderucët e LDK-së, të çliruar nga sundimi autokratik i z. Rugova, do fillojnë të grinden, se cili do zë vendin e të madhërishmit Rugova. Shpresoj t’i kenë dëgjuar mesazhet, lutjet e thirrjet e të mrekullueshmit Petersen, të Solanës, të Xheksonit, të Dacit, të Kosumit, të Berishës...
- I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
(Tetovë, më 26.01.2006)

Komentet e ruajtura
E LEXOVA ME KUJDES REAGIMIN E JUAJ SHOK (SE ASHTU TE PELQEN) ASGJE AMA BASH ASGJE TE MIRE VETEM AI KONKLUDIMI SE SHKIJET KANE FORMUAR ORGANIZATA PATRIOTIKE PER QELLIME TE TYRE E UNE MENDOJ SE NJE NGA ATA QE KENI PUNUAR TERE JETEN PER SHKIJET DHE PUNONI AKOMA PER TA JENI JU ibro
Ti o Dardan 81, je teper i vogel per te shkruajtur gje per I. Kelmendin, ne fakt je i mjere, as nuk di te shkruash.
Ibrahim Kelmendi eshte vigan , eshte legjende e gjalle, eshte vazhdimesi e gjalle e vellezerve Gervalla, Kadri Zeka.
Burra si Ibrahim Kelmendi rralle lindin.

ke shkruar shum te pa verteta vetem te verteten e ke harruar se aj ibrahim di qe edhe grat e shokeve te idealit neper demostrata
ne zvicerr tau merr dhe te shkoj neper hotele e te tjeret te demostrojn ket tie di mire po se thua se je e njejta pjell si aj o qelbesir e kombit ti dhe ibro i yt

po o dardan ka te vertata per ate qe thua ti se kete e kam degjuar shpesh nga shoket e mi.
Por,sa per ate shallin ky ibroje shoku nuk genjen se ajo nuk mund te fshihet.Ashtu ka qene ai Rugoviqi.
S'ke c'i thua.Se mbron dot te keqen se ajo ekziston.
POSHTE RUGOVIQET !

po ti lirim me duket se detyre e juaj esht vetem te luftojsh atedhetaret dhe te i ndihmojsh tradhetaret ateher pse nuk ju pergjegje bekimit kur thot se rrall lindin burrat si ibrahim kelmendi qfare thua apo nuk ta lejon punedhenesi ti luftojsh njerezit e rraces sate
shkerdhata si ty
shkerdhata si ty
sa per shkerdhate te kemi ty qe mbron tradhtarin rugove! Kelmendi le te pergjigjet vete per tradhtite e tij!
vetete kokederra jini ju kosovaret
vetete kokederra jini ju kosovaret
po sa i marre qe more e pyes veten se si mundet kjo pjelle keqe te jet shqipetar e dhe prap them me bindje te plot se keshtu vepron dhe flet vetem shkau icile di te shkruaj edhe shqip te lutem o injorant o race ekeqe o maskara nuk gjej fjal adekuate per nje njeri si ti veq lutem qe nanat tona mos pjellshin kurr nje bir si ti zoti ta marroft fytyren nese te ka mbet
kastriot mekat emrin qe emban ske tebesh me te.
Ti je Rugoviq perjetshem ai ishte serbomadh i perjetshem ketu takohen pikat tuaja.
Poshte derrat kosovare si ti me LDK&company
Rrofte Shqiperia pa LDK &company

si ka mundesi qe gjith nga goja e jote te del vetem viqi po mos je edhe ti nje nga ata viqat qe pjell lopa apo nga viqat qe vijne nga serbia o balosh posht partia socialiste ju kan xof morrat tani ju vdiq babai je merzitur me siguri po dasht zoti e shpejt ju te fares se kuqe u takofshi te gjith ne ferr me prijesin e juaj MILOSHEVIQIN AJ IKU TANI JU PERGADIT VENDET NE FERR VDEKJE FARES SE KUQE ME ZEMER NE SHKINI E NE RUSI ME SIGURI PERGJEGJEJA E JOTE DO ZGJAS SE JE NE SERBI SOT NE PERCJELLJEN E BABIT PER NGA IDEOLOGJIJA
EDHE NJEHER TE RROJE QDO SHQIPETAR QE MENDON VETEM PER SHQIPERIN DHE VDEKJE SHQIPEFOLSEVE QE MENDOJN DHE PUNOJN PER SERBIN SI TI ME SHOKET E TU E THEFSHI QAFEN

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.