PËRGJEGJE LEXUESËVE TË “KOSOVËS SOT” 3
PËRGJEGJE LEXUESËVE TË “KOSOVËS SOT”
NGA ADEM DEMAÇI
AGIM SHABANI: Cili shtet, sipas Jush, do të mund ta pranonte pavarësinë e
Kosovës?
A.D. – I nderuari Agim, bota ka shumë shtete dhe ndër këto ka mjaftë nga ato
të cilave pavarësia e Kosovës nuk do t’u pengonte. Por është vetëm një shtet
në botë që ka interes thelbësor që Kosova të jetë e pavarur dhe kjo është
Shqipëria. Mirëpo, duke pasur parasysh varshmërinë e madhe të Shqipërisë që
ka nga bota e zhvilluar, nëse bota e zhvilluar do të kundërshtonte njohjen e
pavarësisë së Kosovës, vështirë se edhe Shqipëria do të guxonte të njihte
pavarësinë e vërtetë dhe të plotë të Kosovës. Sepse, ta njohësh pavarësinë e
Kosovës, për Shqipërinë do të thoshte ta merrte përsipër ruajtjen e
paprekshmërisë, por edhe të lirisë së kufirit Kosovë-Shqipëri. Kjo Shqipëri,
kështu si është, nuk do të ishte e aftë ta bënte një gjë të tillë, sepse nuk
do të kishte fuqi ushtararake-ekonomike për një punë të tillë fort serioze.
Ju kujtohet ndoshta, kur në një situatë, para shumë vjetësh, Kuvendi i
Shqipërisë pati njohur “Republikën” e Kosovës, mirëpo ajo gjë pati mbetur
vetëm një vendim i kotë në letër.
SKENDER GASHI: Baca Adem, si i komentoni përpjekjet për realizimin e një
takimi ndërmjet kryeministrit Bajram Kosumi dhe atij serb Vojisllav
Koshtunica? Si e shihni Ju idenë e kontakteve në këtë nivel dhe eventualisht
shtrirjen e kontakteve në nivelin e presidentëve?
A.D. – I nderuari Skender, të gjitha këto janë përpjekje të Serbisë dhe të
atyre që janë në shërbim të sendertimit të Rezolutës 1244 të KS të OKB-së e
që kanë për qëllim të pajtojnë xhelatët e Beogradit dhe “xhynahët”-viktima
të Kosovës. Ky është një krim i ri që po ushtrohet mbi shqiptarët e
pafajshëm. Të lëshohesh në bisedime sot me pushtetmbajtësit neofashistë e
çetnikë të Serbisë do të thotë vlerësim i gabuar politik me pasoja të
humbjes së pastërtisë sonë liridashëse. Sjelljet prej mendjemadhi të
kryetarit të Serbisë Vojisllav Koshtunica, flasin, qysh tash, për
gabueshmërinë e “lojës politike” të Kosovës me Serbinë. Ka prova të
panumërta se në Serbi në të gjitha shkallët e pushtetit janë stabilizuar
ithtarët e kamufluar të kriminelëve dhe të antishqiptarëve serbë, si
MIllosheviqi, Mlladiqi, Karaxhiqi, Shesheli, etj. Sot në Beograd, para syve
të krejt botë, po zhvillohen akte antisemitiste dhe aktorët e tyre po
dënohen simbolikisht, Sot, në Beograd, para syve të krejt botës, po mbahen
takime masive në të cilat po “arsyetohen” gjenocidet çetnike në Srebrenicë
dhe gjithandej ish-Jugosllavisë. Koshtunica, Tadiqi e të tjerët, me sjelljet
e deklaratat e veta duan që të poshtërojnë edhe më tepër kosovarët, duke u
hequr si “zotshtëpie”, demokratë e paqedashës dhe duke refuzuar gjoja
“kushtet” e kosovarëve. Serbia, më së pari duhet të pastrohet nga mëkatet e
veta dhe nga njerëzit mëkatarë të cilët janë instaluar komplet në pushtetin
aktual; të heqin dorë definitivisht nga synumet për ripushtimin, ose
copëtimin e Kosovës. Vetëm pas kësaj do të hapej rruga për kontakte të
shkallëshkallshme me një Serbi demokratike. Me qëndrimin e vet jo mjaftë të
vendosur shqiptarët po marrin pjesë në rehabilitimin e padrejtë dhe të
pamerituar të regjimit të Serbisë. Ai që përqafohet me të ndoturin, ndotet
edhe vetë!
NEBIH ZEJNULLAHU: Cili është opinioni Juaj, i nderuari Adem, për planin
amerikan për Kosovën? Pse në këtë plan nuk bëhet fjalë për pavarësinë?
A.D. – Paj, i nderuari Nebih, plani amerikan ka tri verzione. Asnjëra prej
tyre nuk është e definuar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë interesa të
shumta në të katër anët e globit. Ato dëshirojnë që t’i ruajnë interesat e
veta. Këtë mund ta bëjnë duke ju bërë lëshime, herë të vogla, herë të mëdha,
aleatëve të vet, miqve të vet dhe atyre nga të cilët kanë interesa, ose që
presin të kenë interesa. Amerikanët nuk bëjnë fjalë për pavarësinë tonë
sepse ata janë pragmatik dhe të arsyeshëm, sepse ata u përmbahen dokumenteve
të nënshkruara nga disa shqiptarë të cilët edhe sot nga votuesit shqiptarë
marrin shumicën e votave. Krijuesit e lirisë sonë, nëse e duam lirinë, duhet
të jemi vetë ne. Për të fituar lirinë, faktori i brendshsëm është primar,
kurse faktori i jashtëm është sekondar. Ky është ligj i jetës, i cili nuk
ndryshon dhe nuk do të ndryshojë për hatër të askujt e, aq më pak për hatrin
tonë.
VALON FAZLIU: Baca Adem, pasi lexova në shtypin ditor se amerikanët kanë
dhënë sinjale premtuese se do të shtyjnë përpara çështjen e Kosovës, me të
thënë të drejtën, u gëzova shumë. Po, Ju, çka mendoni për këtë punë? A do të
fitohet pavarësia vitin e ardhshëm?
A.D. – I nderuari Valon, gëzimin e keni qelepir. Sa herë që mund të
gëzoheni, gëzohuni, por më vjen keq që, kësaj here, më duhet të Ju
zhgënjej, mirëpo Ju lutem, mos qani sepse me vajë nuk do të mund të arrini
asgjë, as për veten Tuaj, as për Kosovën. Përgjigjja ime është:jo!
RUKIJE KRASNIQI: Së pari Ju përshëndes, baca Adem, sepse Ju çmoj shumë. Në
gazetën “Kosova Sot” lexova se një analist amerikan kishte deklaruar se
Kosova mund të hyjë në BE në vitin 2020, apo 2025. Çfarë janë gjasat tona,
sipas Jush?
A.D. – Paj, e nderuara Rukie, primare për Kosovën është pavarësia e plotë
dhe e vërtetë. Kurse sa i takon hyrjes në BE si të pavarur, gjasat tona, për
shkak të vetëdijes sonë politike, ende në shkallë të ulët, nuk janë gjithaq
të ndritshme. Mirëpo vetëdija jonë politike, kombëtare, qytetare e
njerëzore, kohëve të fundit, është duke përparuar me ritme bukur të shpejta,
prandaj edhe ato afate nuk është e pamundur që të arrihen. Kemi thënë se në
politikë nuk ka çfarë nuk mund të ndodhë, përveçse të ngjallen të vdekurit.
ESAT AVDYLI: Përshëndetje, baca Adem. Po mundohem të përmbledh në mendimet e
mia një të vërtetë që po parashtrohet në formë pyetjeje. Nuk kam ide se si
do të rrjedhin ngjarjet, por mendoj se përsëri kemi kaluar në do forume e
stërforume! Çka mendoni, bacë, për Forumin e Petersenit?
A.D. – Paj, i nderuari Esat, nuk bëhet Forumi për të pavarësuar Kosovën
sepse zotëri Peterseni ka ardhur në Kosovë të gjejë mënyrën që, si e si, të
bëjë realitet (Mos)marrëveshjen e Rambujesë e Rezolutën 1244 e cila Kosovën
e shohin si territor nën sovranitetin e integritetin e Serbisë. Qëllimi i
Forumit është që edhe një herë t’i përdorë tre nga ata që nënshkruan dhe
pranuan dokumentet në fjalë. Në politikë, për njerëzit e verifikuar ka
detyra të vazhdueshme, sidomos kur punëdhënësit bien në zor.
VALON VELIU: Çka mendoni për projektin e Qeverisë së Kosovës që AKM-ja (
Agjencia Kosovare e Mirëbesimit) të bëhet AKP (Agjencia Kosovare e
Privatizimit)? Sipas mendimit Tuaj, a do ta shpejtonte kjo agjenci procesin
e privatizimit?
A.D. – Paj, i nderuari Valon, emri mund t’i ndërrohet çdo institucioni, por
më me rëndësi dhe thelbësore është që të ndërrohen ata që kanë pushtetin mbi
atë institucion. Është fort me rëndësi që drejtimin dhe kontrollin mbi
AKM-në ta marrin vendësit të cilët e duan vendin e tyre më shumë se
interesin e tyre personal. Derisa Kosova të kontrollohet nga të huajt të
cilët marrin rroga njëqind herë më të mëdha se vendësit, duke mos i paguar
Kosovës kurrfarë kontributesh dhe duke mos iu nënshtruar ligjeve të Kosovës,
nuk do të ketë ditë të mira e të mbara për Kosovën.
HASAN FAZLIU: Tashmë dihet se Kosova do të ketë një status: pavarësinë e
Kosovës nën ombrellën e BE-së. A mendoni se më tepër është fjala për një
kalim nga një autoritet ndërkombëtar tek autoritetet tjera se sa vetë
zgjidhja e statusit?
A.D. – I nderuari Hasan, dardha e ka bishtin e gjatë, thotë populli ynë
hjekakeq. Vetëm pavarësia në bazë të vetëvendosjes së popullit është
zgjidhje, kurse të gjitha zgjidhjet tjerat janë “jallanxhi” zgjidhje.
MËRGIMI: Z. Demaçi, çka mendoni Ju për gjyqin që është duke u zhvilluar
kundër heroit të gjallë të kombit shqiptar, Fatmir Limajt? Çka do të ndodhë
nëse do të dënohet dhe a i duhet Kosovës pavarësia kur në burgje gjinden
çlirimtarët e Kosovës? Cili është komenti Juaj?
A.D. – Paj, o Mërgim, Kosovës i duhet liria e pavarësia që, përveç edhe
shumë gjërave tjera të domosdoshme, të mos ketë mundësi të kurdisen edhe
procese kundër atyre që luftuan për lirinë e popullit të vet. Mirëpo, si e
ka provuar përvoja historike, ata që ulin armët para se të sigurohet liria e
vërtetë, shpesh e pësojnë kështu si Fatmiri ynë me shokë.
BAJRAM KRASNIQI: Z. Demaçi, si një personalitet i cili në kontinuitet jeni
marrë me politikë, që nga vitet e 60-ta, çfarë mendimi keni për subjektet e
kaluara politike të asaj periudhe krahasuar me subjektet e tashme. Janë të
rralla, në Kosovë, partitë e profilizuara. Ajo që bie në sy janë subjektet
më të mëdha parlamentare, ato të cilat deklarohen se janë me koncepte
djathtiste. Sa, vërtetë, ato janë djathtiste, apo majtiste. A kanë me të
vërtetë koncepte politike, apo jo, apo funksionojnë si ndërmarrje shoqërore?
Ju falënderoj dhe Ju përshëndes!
A.D. – I nderuari Bajram, çdo gjë në Kosovën tonë ende është e padefinuar
dhe e pa kristalizuar. Ne jemi një shoqëri ende amorfe dhe e paprofilizuar,
prandaj edhe asgjë te ne ende nuk është e profilizuar. Sa u takon subjekteve
të dikurshme nën Serbi dhe këtyre subjekteve të sotme, ato kanë shumë
dallime, sepse edhe rrethanat janë tjera. Një gjë është e përbashkët për të
gjithë: që të gjithë kanë punuar dhe punojnë në rrethanat e jolirisë.
ILIR MEHMETI: Baca Adem, po flitet shumë se partitë politike kosovare kanë
shërbime sekrete të kundërzbulimit. A jeni në dijeni Ju për diçka të tillë?
A.D. – Paj, o Ilir, partitë tona merren me gjithçka, përveç me politikë të
vërtetë shkencore. Definicioni i shkurtër i politikës është ky: TË VEPRUARIT
DUKE PASUR PARASYSH ME MILIARDA E MILIARDA FAKTORË QË VEPROJNË NË SHOQËRI E
NË NATYRË. Edhe sigurimi është një faktor i rëndësishëm, por jo ai më i
rëndësishmi. Ky faktor është më i rëndësishmi vetëm për ata që mundohen me
çdo kusht të vijnë e të mbeten në pushtet.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.