Intervista e Fadil Shytit
Nga Radio Diaspora:
Intervistë nga z.Fadil Shyti, poet dhe publicist-analist, në Suedi
1. Zoti Shyti, na shpalosni një letërnjoftim të shkurtër për dëgjuesit e
Radio Diaspora?
Jam i lindur më 1958, jam nga katundi Ashlan rrethi i Vushtrrisë, Kosovë e Shqipërisë.
Jetoj me familjen time, kam shoqen dhe tri cuca.
Kam mbaruar shkollën fillore në katundin tim, të mesmen në Vushtrri, ndërsa fakultetin Filozofik në Prishtinë, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Kam punuar tetë vite në arsim.
Për arsye politike dhe ekonomike në vitin 1992, ashtu si mijëra shqiptarë kam marrë rrugën e hidhur të mërgimit.
Jetoj në Suedi, mirrem me shkrime krytesisht me poezi dhe publicistikë politike.
Kam botuar dy libra: "Në kërkim drite" Tiranë 1996 dhe "Në rrugën e lirisë" Prishtinë, 2004 dhe kam të tjera në dorëshkrim.
Për çlirim dhe ribashkim kombëtar kam vepruar me grupet ilegale, prej viteve 70-ta, gjatë luftës çlirimtare isha Veprimtar Politik i UÇK-së, heroike.
Tani jam veprimtar i Lëvizjes Vetëvendosje.
2. Çka ju tronditë aktualisht Juve si publicist në politikën zyrtare në
Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin dhe Preshevë?
Defansiva e tyre politiko-diplomatike përballë faktorëve të jashtëm Serbi-Unmik-Mali i Zi, Maqedoni,Greqi dhe më tej deri në OKB.
Jo koordinimi i qëndrimeve dhe veprimeve të vendosura politike përballë situatave të reja që të vendosim vet për fatet tona e jo për ne të vendosin të tjerët!
Një dëgjuese ndërhynë me pyetjen:
Z. Shyti, kur jeni duke diskutuar për këtë temë kaq me rëndësi; dua të di çka mendoni për referendumin e Malit të Zi për t´u pavarësuar, këtu do të theksoja; a duhet të dalin shqiptarët e Malit të Zi në referendumin për pavarësinë e kësaj republike?
Përgjigje:
Jo, ata nuk duhet të dalin në referendumin e një shteti të huaj!
Shqiptarët e Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës të Ulqinit etj, duhet të dalin në referendumin e ardhshëm të kombit shqiptar, për ribashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Më tutje, po e vijoj temën e lartpërmendur, më tronditë POLITIKA E BIZNESIT për udheheqesitë dhe mjerimi për popullin.
As merakosja me e vogël për çështjen kryesore të tashme, Statusin e Kosoves si pjesë të Çështjes shqiptare..
- Më tutje, fati i trojeve shqiptare të okupuara nga okupatorët malazezë, maqedonë dhe grekë, pra fati i Çamërisë shqiptare. Më kujtohet tani që Skënderbeu ka thënë:
"Pa Kosovë e pa Çamëri, mos t´ thotë kush se ka Shqipëri!
Pastaj, nga një dëgjues qe një pyetje:
Z. Shyti, përse udhëheqësit shqiptarë të Shqipërisë nuk e thonë se Kosova është e Shqipërisë?
Përse i druajnë një të vërtete si kjo?
Përgjigje:
Fillimisht, dua të theksoj se ne nuk duhet të harrojmë për asnjë çast ndihmën e madhe që e ka dhënë shteti amë- Shqipëria, për ne shqiptarët që mbetëm padrejtësisht jashtë trungut amë.
Që nga viti 1945, kur u dërguan abetaret e para dhe ata dhjetëra e qindra mësues për ta përhapur mësimin shqip në viset e robëruara shqiptare, kjo qe një përhapje e madhe drite.
Pastaj, nga fundi i viteve 60-ta, gjatë viteve 70-ta shumë profesorë, artistë, pra njerëz të artit dhe të kulturës erdhën në Kosovë; ata na frymëzuan, na mësuan të qëndrojmë dinjitozë, të ecim përpara!
Pastaj, ndihma nuk ka munguar as në përkrahjen e kërkesave tona për liri dhe çlirim, në fillim pra në vitin e lavdishëm 1981.
Kjo linjë është mbajtur edhe gjatë luftës; Shqipëria administrative na e dha bukën dhe barotin, për t ´i bërë Kosovën me vise tjera shqiptare të lira!
Dihet që Serbia gjatë viteve 90-ta, na i mori edhe armët e gjuetisë, ndërsa Shqipëria na i dha edhe topat!...
Ne, jemi përjetësisht mirënjohës popullit vëlla shqiptar!
Ata, (udhëheqësit e sotëm shqiptarë) nuk e thonë se Kosova është e Shqipërisë, sepse i kanë tradhtuar idealet e mëdha të rilindësve tanë, idealet e ndritura të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, idealet e atdhetarëve tanë si Hasan Prsihtina, i cili ishte betuar: s´më friksojnë armiqtë e votrës, s´më mashtron ari i tanë botës, vetëm vdekja pa shpëtim, ka me shtruar Hasan Prishtinën; pra Ay derisa ra fli për ribashkimin e Shqipërisë s´i tradhtoi idealet e tij.
Ndërsa, pushtetarët e sotëm këtë ideal madhorë e kanë shkelur me dy këmbët për interesat e tyre personale, të nxitur nga qarqe të huaja antishqiptare; pra nga servilizmi që i karakterizon.
Më kujtohet këtu një fakt i hidhur që e ka indinjuar çdo atdhetarë; kur ishte në Tiranë ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Drazhkoviqi, dihet botërisht që ka ide çetnike, në takim me Kastriot Islamin deklaroi hapur: "Kosova është e Serbisë" !
Ndërsa, ish-ministri i jashtëm, i Shqipërsië, heshti përballë atij provokimi të rëndë politik; unë si veprimtar mendoj: Kastrioti, duhet t´ia përplaste në fytyrë të kundërtën dhe t´i thoshte: "Kosova ka qenë, është dhe do të jet e Shqipërisë"!
Për më tepër, menjëherë duhej ta shpallte Drazhkoviqin, "person non-grata", dhe të jepte urdhër të prerë ta nxirrte urgjentisht jashtë shtetit shqiptar!
Ndërhyri këtu intervistuesi me pyetjen:
Shqipëria administrative sot, sa jeni i kënaqur ju nga përkrahja e saj?
Përgjigje:
Jo, çdo atdhetar nuk është i kënaqur sot nga ndihma diplomatike e Shqipërisë, politikanët e Tiranës, "po i bien fyellit" sipas valles së politikanëve servilë të Prishtinës!
Por, kjo nuk u jepë aspak të drejtën ta bëjnë këtë, derisa kështu shkilen interesat kombëtare!
Ata, duan që politikanët e Prishtinës t´ua imponojnë këtë përkrahje; kjo maksimë nuk shkon; sikur të sihin të huaj po; sespe të huajt na ndihmojnë për aq sa u imponohemi ne!...
Politikanët e Tiranës duhet ta dijnë se duke e ndihmuar zgjidhjen e drejtë të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare ashtu e ndihmojnë dhe Shqipërinë administrative!
Pyetjet vijuan më tej; një dëgjues pyeti:
Z. Shyti, çka mendoni për gjendjen e sotme të luftëtarëve dhe invalidëve të UÇK-së?
Përgjigje:
Po, derisa nuk është zgjidhur drejt çështja gjithëkombëtare, derisa ende s´i kemi arritur fitoret tona, fati i luftëtarëve është katandisur si mos më keq!
Ata, nuk përkrahen nga shumica e parlamentarëve pacifistë, them kështu për faktin sepse ende deri tani atyre nuk u njihet statusi i luftëtarit i invalidit me ligje; por disa hera përpjekëjet e disa parlamentarëve të dalë nga krahu i luftës për ta bërë këtë, kanë dështuar nga dredhitë djallëzore të Kryeparlamentarit , Nexhat Daci.
Kjo na revolton, por s´na habitë; sepse janë këta parlamentarë që se përkrahën luftën çlirimtare, por e penguan me të gjitha format dhe mjetet.
Populli ynë po heq të zitë e ullirit; një popull ku 70% e tyre jeton në papunësi, një popull që jeton pa dritë(elektrik), etj, jeton në varfëri të tejskajshme; po të kishte ngjarë kjo në vendet tjera demokratike, mesiguri do të bëheshin tërmete politike, për qeveritë e atyre vendeve...
Por, kjo nuk ngjanë tek ne!
Populli shqiptar ka vuajtur shumë në shekuj, ka derdhë shumë gjak, ai di edhe të protestojë, por mjerisht tani është i mashtruar nga slloganet shterrpe të politikanëve që jetën e tyre e kanë parajsë në krahasim me jetën e elektoratit e tyre!
Pra, popullit tonë i duhet kthjellimi, ndërgjegjësimi që të del nga kjo gjendje e rëndë ku e kanë hedhur ata që vet i ka votuar!
Ndërkohë intervistuesi ndërhynë me pyetjen:
Z. Shyti, ju e quani parlamentin e Kosovës, "parlamenti kukull" në duar të UNMIK-ut, kur e thoni këtë a të kujtohet se aty ka edhe parlamentarë të dalur nga lufta?
Përgjigje:
Po, i them "parlamenti kukull" sepse qe shtatë vjetë ky paralment është kthyer në shërbim të UNMIK-ut e jo të atyre që e votuan, pra në shërbim të popullit!
Ata, asnjëherë nuk e ngritën zërin fuqishëm nga padrejtësitë që qarqet antishqiptare ndërkombëtare ua bëjnë shqiptarëve në të gjitha fushat e jetës; përse ata nuk e bojkotuan parlamentin bile një javë, apo një muaj në shenjë proteste o solidarizimi me popullin e shumëvuajtur.
Ju thoni se aty ka parlamentarë të dalur nga lufta, unë di këtë; unë kam shkruar dhe folur me një admirim të madh për luftën heroike të udhëheqësve të UÇK-së, si për Ramush Haradinajn dhe për Hashim Thaqin; por jeta po na mëson se: mund të qëndrosh i fortë në frontin e betejave në llogore dhe tjetër qenka të qëndrosh në frontin e betejave politike; mjerisht në këto llogoret e dyta vëllezërit tanë gabuan!...
3. Si e paramendoni figurën e Azem Vllasit, këshilltar i krymenistrit,
Bajram Kosumi?
KTHIM PRAPA, MARRËZI; servilizem. mohim i krejt atyre që punuan prej viti 1981 e këndej, kthim në politikën famëkeqe të Komitetit Krahonor të LKJ-së, REHABILITIM I ASAJ POLITIKE.
4. Kend e përfaqësoi Ibrahim Rugova gjatë viteve si kryetar i LDK dhe
president në rezidencën e tij në Velani, sipas Jush?
Karaikaturë e institucione, kuazipresident, mohim i LËVIZJES së shëndoshë kombëtare, e në fund edhe mohimi indirtekt i familjes legjendare Jashari duke e ngritur dhe mitizuar Rugoven dhe politikën e tij, etj
5 Po ju mbajmë akoma në këtë pyetje. Si mendonte I. Rugova për ta fituar
Pavarësinë e Kosovës?
Mendoj, populli ta bëjë të kundërtën çka bëri ai politikan mjeran:
Aktivizimi i popullit, Forcimi i faktorit te brendshën e jo serviliteti i tij!
6 A mendoni se LDK-ja, pas vdekjes së Rugovës do të shpartallohet. Keni komentin
Tuaj?
Nuk kemi kohë të mirremi shumë me të.
Ajo do te jet me të njetën politkë të bërjes asgjë!
7 Si e shpjegoni shpalljen e 14 ditë zie në Kosovë dhe a mendoni se vetë
LDK-ja nuk e respektoi ditën e zisë me shpalljen e emrit të ri, Fatmir
Sejdiu për presedent të Kosovës?
Kthim prapa, sipas besimit në kohën e faraonëve!
Kjo është politika e marrë e tyre që rron veç me rrena propagandë me të cilën e ka fituar pushtetin por jo shtetin, dhe nuk veproi as nuk vepron kurrë ta fitoj!
Kjo ishte fushatë e paparë askund dhe e çmenduar!
8. Shoqatat e dala nga lufta dolën me një komunikatë kundër varrosjes së
Presidentit në varrezat e dëshmorëve.
- Tani LDK-ja po i quan Varreza përkujtimore e jo varreza të dëshmorëve. Cili është reagimi i juaj?
Ato e mbrojetën ligjin që e ka shkelur tërë jetën Rugova dhe qe e shkeli edhe me rastin e vdekjes së tij, si duket pasuesit e tij ia mbajtën amanetin e prapë-përçarjen!
popullin tim e thërras: të kthjellohet, larg idhujve pa krena, lagr miteve të kultve të rrejshme, por t´i kthehet vetvetes, ta përkrahu VETËVENDOSJEN, dhe forcat tjera përparimtare simotra të saj; vetëm kjo do ta shpëtoj nga këto katrahura të cilat ia kanë sjellur të huajt dhe servilët shqipfolës"demokratë"!
Është tejet absurde që djaloshi atdhetar Albin Kurti, del në protesta vetëm me 50-100 protestues trima e trimëresha, ndërsa qindra e mijëra veta shkojnë ta përcjellin funeralin e presidentit I. Rugova, i cili s´bëri asgjë për lirinë e këtij populli!
9. Ju jeni inkuadruar në Lëvizjen " Vetëvendosja" për Skandinavi.
Sa ka mbështetje kjo lëvizje dhe cilat janë format e veprimtarisë atje?
Nuk mundi për tu zgjeruar edhe aq sa duhej!...
KOHA PO KËRKON MË SHUMË!...
I ka anët pozitive dhe negative, si çdo subjekt politik.
Lëvizja Vetëvendosje, po tenton t´i lëvizë gjërat së mbari, po përpiqet t´i pengoj ato me nder me thënë: negociatat me Serbinë, në Vjenë të cilat do të na kthejnë prapa në histori!
Ka dhe do të ketë edhe hapërime tjera Lëvizja "Vetëvendosje"...
10.Vetëvendosja, si e parasheh bashkimin e trojeve shqiptare, apo në çfarë
metode keni paraparë perspektivën e bashkimit kombëtar apo ribashkimin e
Shqipërisë?
PO TA PËRJASHTONTE DO TE BËNTE GABIM HISTORIK!
UNË, DO TË LARGOHESHA MENJËHERË PREJ TYRE!...
11. Në një artikull tuaj keni thënë se: Mërgimi është një burg i hapur.
Si e shihni sot Ju diasporën shqiptare?
Mërgimin e përjetoj rëndë, prandaj e kosideroj burg të hapur të cilin askush nuk e kupton pa e përjetuar!
Mërgata jonë, nëse nuk i kthehet Atdheut tonë e shoh të humbur, të tretur nëpër botë!
Për fund: mesazhi i Juaj për Radio Diaspora?
Po jetojmë larg vendit fizikisht; por të jemi pranë vendit tonë me mendje dhe me zemra!
Të japim kontributin tonë me të gjitha format dhe mjetet: për lirinë, përparimin dhe ribashkimin e Atdheut tonë të kolonizuar dhe të coptuar nga okupatorët e vjetër dhe të rinj!
Përpara drejt fitoreve të reja!...
Të na rrojë Shqipëria Etnike!
Zoti Shyti, ju faleminderit!
Faleminderit edhe prej juve!
Ju përshëndes ju, stafin e Radio-Diasporës dhe të gjithë bashkëatdhetarët, brenda dhe jashtë atdheut!
Intervistoi: Ibrahim Hoxhaj
Suedi, 6.shkurt, 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.