BAJRAM BAHTIRI-BESNIKU ME GJAKUN E TIJ E MBROJTI

2006-02-07 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

BAJRAM BAHTIRI-BESNIKU
ME GJAKUN E TIJ E MBROJTI BETIMIN PARA FLAMURIT KOMBËTAR

Shkruan: Sejdi Veseli

Tetë shkurti është një nga ditët e shënuara në Ditarin e Lavdisë Shekullore
të Shqipërisë Etnike!
Tetë shkurti i këtij viti është përvjetori i njëzet e dytë i rënies heroike
të Dëshmorit të Kombit, Bajram Bahtiri-Besniku.
Veprimtaria patriotike e Benikut, fillon qysh nga mosha fare e re e tij,
konkretisht gjatë Demonstratave të përgjakshme të pranverës 1981. Atëherë,
Besniku për nga mosha ishte fare i ri, ende pa e mbaruar vitin e tretë të
shkollës së mesme, por diti të veproi për së mbari, duke u radhitur aty ku
e lypnin interesat e çlirimit dhe të ribashkimit të më shumë se gjysmës së
Atëmemëdheut, të robëruar nga pushtuesit hegjemonist sllavo-grek. Që në
hapat e parë të veprimtarisë së organizuar patriotike, u lidhë për jetë me
shokët e grupit, me të cilët vepronte. Me ndihmën e vëllait të tij më të
madh Rrahmanit, Besniku e kuptoi drejt dhe shpejt, se të gjithë
bashkëveprimtarët dhe ai bashkë me ta, s’ishim tjetër, veç ushtarë besnik të
popullit tonë liridashës, të vendosur për të luftuar dhe po e lypi nevoja
edhe për të sakrifikuar ç’është e domosdoshme për interesat e çlirimit të
trojeve shqiptare nga pushtuesit sllavo-grekë dhe për ribashkimin e tyre në
një shtet të vetëm shqiptar.
Servilët dhe puthadorët shqipfolës të Beligradit i shanin veprimtarët
patriot, i quanin “irredentista”, “separatista”, “armiq të kombit”...
Këta bastard shqipfolës, i drejtonin sharjet e tyre në adresë të
veprimtarëve patriot, nga shkaku, sepse po e prishnim “vëllazërim-bashkimin”
dhe “bashkëjetesën me vëllezërit serbë”, sepse ata për vetën e tyre ishin të
kënaqur me kaçikët që ua jepte për t’i lëpirë Beligradi zyrtar, por Besniku
me shok dinin se çfarë bënim dhe çfarë duhet të bënim mëtutje.
Besniku për nga mosha ishte i ri, por dinte të mendonte si një i pjekur,
sepse kishte shpirt dhe zemër të madhe. Edukata e shëndoshë kombëtare të
cilën e kishte marrë nga babë Hajrushi, nënë Nailja dhe më vonë ajo politike
nga vëllai më i madh Rrahmani, po jepte frute.
Këto ndjenja të pastërta si burim i edukatës së tij dhe idealit të madh, e
bënë Bajramin dëshmorë të kombit, dhe jeta e tij prej militanti të kauzës
kombëtare është plotë heroizëm.
Biri besnik i popullit, Bajram Bahtiri-Besniku, ishte nga ata nxënës, të
cilët që në ditët e para të Pranverës ’81, me dhëmbë dhe grushta të
shtrënguar shkruanin në dërrasat e zeza të shkollave: “Republikë,
Kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “Trepça është jona”, “Poshtë
pushtuesit jugosllavë”, “Liri a vdekje” etj.
Besniku ishte aty kur rinia studentore dhe punëtorët shqiptar, përlesheshin
me policinë e Herleviqit nëpër sheshet dhe rrugët e Prishtinës.
Në Besnikun vërehej shprehja e vullnetit të rinisë tonë heroike, e cila me
siguri do t’i çliroj trojet shqiptare nga thundrat e pushtuesve barbar. Siç
u dëshmua në vepër, para gjokseve prej çeliku të rinisë tonë heroike, në të
cilat rrihte zemra e një populli të tërë, do të thyheshin bajonetat
serbo-çetnike. Kjo ishte bindja e patundur e Besnikut me shokë dhe s’u
gabuan, sepse kjo bindje u vërtetua katërçipërisht në epopenë e lavdishme të
luftës tonë të armatosur çlirimtare, nën flamurin e UÇK-së.
Besnikun e burgosi dy herë armiku, e torturoi rëndë. Trupin e tij të njomë
e lanë me gjak, por ai qëndro i pathyer. Sapo doli nga burgu dhe ende me
plagë në trup e vazhdoi punën. Për Besnikun, jeta pa luftë, pa përpjekje dhe
pa rreziqe nuk kishte kuptim.
Policia serbe, në përpjekjen e saj për ta arrestuar Besnikun, për herën e
tretë dështoi, sepse ai e çau rrethimin me zjarr nga Shtajeri i tij i
vjetër, trashëgim nga gjyshi dhe u pozicionua në vendin e quajtur “Majdeni i
Bullakëve”, i cili gjendet në veri-përendem të shtëpisë së familjes
patriotike Bahtiri. Nga ky pozicion, Besniku rezistoi pa iu trembur syri,
deri sa u goditë për vdekje nga snajperët e “specialcave” të ardhur nga
Hajvalia, shumica prej tyre shqipëfolësa. Bajrami ra heroikisht duke e
paguar shumëfish veten e tij. Nënë Nailja me stoicizëm e puthi në ballë dhe
ia bëri hallall gjirin e dhënë, para se ta varrosnin djalin e saj.
Lufta e Bajramit dhe përpjekjet e tij heroike duhet të merren si model, për
ne dhe për brezat e ardhshëm të vendit tonë, se si veprohet dhe si qëndrohet
kur je betuar para Flamurit Kombëtar dhe nën tingujt e Himnit Kombëtar.
Nëpër shtigjet që qeli Bajrami dhe shokët e tij duke shkrirë jetën e tyre të
re, janë duke marshuar një rini e tërë, një rini e shëndoshë dhe e pastër, e
vendosur për të arritur në cakun e ëndërruar shekullor të popullit.
Kur në Trojet e okupuara shqiptare u dha kushtrimi i Famëmadhes Ushtria
Çlirimtare. edhe Bajrami, ky trup i patretur dhe shpirt i pavdekur, si ai i
Fazli Grajçevcit, Shaban Shales, Jusuf e Bardhosh Gërvalles, Kadri Zekes,
Rexhep Males, Nuhi Berishes, Afrim Zhitisë, Fahri Fazliut, Ismet Krasniqit,
Ahmet Haxhiut, Metush Krasniqit dhe të shumë dëshmorëve të tjerë, u drodh i
mallëngjyer dhe u ngrit, ngriti lartë Flamurin Kombëtar me të cilin e patën
mbështjellë babë Hajrushi dhe nënë Nailja.
Thirrja e tij u bashkua në një tonus me ato të shokëve të rënë:”O vëllezër
të vrarë nga dora e udbashëve sërbosllav dhe e servilëve të tyre shqipfolës,
në këmbë se atdheu po na thërret!”
U ngritën në këmbë të gjithë dëshmorët kombit, sepse misioni i lartë i tyre
ende s’kishte mbaruar. Ata u çuan për ta vazhduar luftën për liri, dhe
kështu Bajrami me dëshmorët e tjerë u radhitën në shtizën e flamurit tënd, o
popull, që tani ishte shndërruar në flamur të UÇK-së, dhe na udhëhoqën drejt
lirisë të cilën kemi filluar ta shijojmë.
Kështu, me siguri do të veproj edhe nesër!
Por me siguri!
Nesër kjo thirrje do përshkojë cep më cep Trojet shqiptare!.
Kujtimi për Bajramin dhe shokët e tij do të jetë i pavdekshëm.
Do të na jap forcë, vullnet dhe zemër për të mbajtur të papërlyera frytet e
luftës çlirimtare.
Është obligim i yni që të mos lejojmë që të përdhoset nga askush, ideali i
Bajramit dhe i dëshmorëve të tjerë.
Kur ta bëjmë Atëmemëdheun tonë ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit,
atëherë mund të themi se e kemi kryer me besnikëri Amanetin e tyre!

Prishtinë,me 07 shkurt 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.