Replikë ndaj artikullit "Dhjetë arsye përse Kosovo nuk

2006-02-07 · Forumi historik RTVZIK · 0 përgjigje të ruajtura

Replikë

Botuar në revistën rumune për politikë të jashtme dhe ngjarje ndërkombëtare,
"Lumea", nr. 2/2006

Mona Agrigoroaiei

Në numrin 12/2005 të revistës "Lumea" kam lexuar një artikull të shkruar nga
analisti politik Aleksandër Mitiç, i titulluar "Dhjetë arsye përse Kosovo nuk duhet
të jetë i pavarur".
Duke pasur parasysh se ky është një artikull shumë fortë i lyer nga propaganda dhe
temat dezinformative zyrtare të Beogradit, e konsiderova si një domosdoshmëri të
ofroj fakte tjera (argumenta reale) ndaj kësaj çështjeje.
Fillimisht, duhet thënë se, pavarësisht nga një mal dobësi psiqike që ka qeveria
serbe lakmitare e një zgjerimi territorial mbi më shumë se gjysmën e Shqipërisë,
Kosova kurrë nuk ka qenë e nuk është një territor serb. (...)
Për më tepër se 90 vjet Kosova ka qenë koloni e Beogradit.
Shqiptarët, asnjëherë nuk e pranuan këtë gjendje.
Një seri lëvizjesh kombëtare luftuan kundër terrorit, krimeve, masakrave
sistematike, të realizuara dhe të planifikuara nga administrata serbe e të gjitha
kohërave. Nga Lëvizja Kaçake deri në vitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( UÇK-së
).
Mund të konsiderojmë se pavarësia e "krahinës Kosovë" nuk është një zgjidhjeje
maksimale.
Serbia, në fakt, nuk do të humbte asgjë nëse Kosova do të bëhej shtet i ndarë nga
Shqipëria, së paku as kontrolli i plotë të politikës vendore nga rajoni. Pavarësia e
Kosovës nuk do të thotë shkëputje totale nga Serbia.
Në Kosovë, vetë klasa politike shqiptare është e kontrolluar nga Beogradi, sado
shumë deklarata shterpe të "jo-varësisë" do të jipeshin pranë kamerave televizive.
Sistemi i saj politik ngjan shumë me atë që shohim në Republikën e Moldavisë, që
dita-ditës rusifikohet gjithnjë e më shumë, edhe pse "teorikisht" është "e pavarur"
nga sundimi kolonial rus.
Njëkohësisht, zyrtarët e Beogradit do të kishin kurdoherë nën krahun e tyre
manipulues minoritetin serb, vazhdimisht i përdorur si urë kalimi për krijimin e
enklavave serbe dhe të një mitologjie të tërë të "shtypjes", "sundimit" dhe
"tiranisë" së shumicës shqiptare.
Këtu ka më për të diskutuar dy gjëra: Vërehen tendencat luftënxitëse të Serbisë, që
ka armatosur qëllimisht (fortësisht) këto enklava duke u sjellë trupave
paraushtarake serbe armatim të rëndë, me pretekste humanitare!!!
Në zonë, Beogradi ka dërguar edhe njësi të ushtrisë së rregullt dhe trupa policore,
duke shkelur të gjitha marrëveshjet e firmosura me NATO-n më 1999, në Kumanovë.
Protestat e pastajshme të shqiptarëve u përdoren nga Shërbimi Sekret Serb (BIA) për
të djegur manastiret të ashtuquajtura "serbe" dhe për t’u hedhur fajin shqiptarëve,
të akuzuar se paskan bërë "spastrim etnik" ndaj minoritetit serb. Si një detaje
"djegëse", në origjinë, manastiret ishin kisha katolike e jo ortodokse (kjo dihet
sipas formës së dyerve e dritareve), edhe pse për Beogradin kjo nuk ka asnjë rëndësi
që nga koha që "u keqpërdorën" duke ua ndërruar pamjen e tyre pas pushtimit të parë
serb…
"Qëllimi s´i zgjedh mjetet", apo jo?!
Aleksander Mitiç, duke u përpjekur të "argumentojë" përse Kosova nuk do të duhej të
ishte e pavarur, në fakt ofron antiargumente jo vetëm në favorin e sundimit kolonial
beogradas ndaj këtij territori shqiptar, por edhe në mbështetjen e riaktivizimit të
pretendimeve të "bashkimit" të Republikës Srpska me Serbinë.
Republika e Kosovës dhe Republika Srpska nuk kanë asnjë pike të përbashkët.
Kur shqiptarët në Kosovë brohoritën para tankeve serbe "Kosova Republikë!"
(1968-1981), atëbotë nuk ekzistoi asnjë "republikë e serbëve boshnjakë"!
Republika e Kosovës, gjatë pushtimit nga ish-federata jugosllave dhe nën Serbinë
pati një status të ndryshëm nga ajo "republikë të dhuruar" Serbisë, në Bosnje.
Kosova, në kohën e ish-Jugosllavisë së Titos qe një element konstituiv e federatës
jugosllave, pra njëlloj si Vojvodina, në vitet 70, deri në shpërthimin e
demonstratave nga viti 1981, Kosova i kishte formalisht të gjitha elementet e
shtetësisë.
Në fakt, ato ishin të parandaluara dhe të shkelura me këmbë prej Serbisë, sepse ajo
lidhi në karrocën e saj të gjithë elementët reaksionarë të titistëve shqiptarë, nga
Ali Shukriu deri tek Azem Vllasi, titistë që e mbytnin çdo ide që do të mund të
çonte deri në PAVARËSINË e Kosovës.
Pra, Kosova qe e okupuar nga faktori sllav dhe e shtypur nga burokracia kuislinge
vendore, e cila për interesat e saj nuk e pranoi realizimin e kërkesave të drejta
popullore, as VETËVENDOSJEN, si një e drejtë legjitime.
Kërkesat popullore u mbytën në gjak, përmes zjarrit dhe shpatës!
Diplomacia ndërkombëtare, e ndodhur mes kudhrës dhe çekanit, nën trysninë e Serbisë
dhe miqëve të saj prosllavë, u detyrua të pranojë krijimin e një Republike serbe,
duke u sjellë shumë dëme boshnjakëve. Mos vallë ju, zotërinjë diplomatë, po
dëshironi sërish t´i ofroni ndonjë dhuratë Serbisë, me një Republikë të re, brenda
trupit të Kosovës, nëse nuk jeni në gjendje ta ndaloni enklavizimin e saj?!
Lidhur me "argumentin" se janë të mohuara pavarësitë të kombeve tjera, do të
dëshiroja të di nëse zoti Mitiç jeton në Tokë… apo në Hënë?!
Sado e tepruar do të dukej, ajo është e domosdoshme.
Sepse, pas viteve 90-ta, u krijuan edhe Republika të tjera dhe u ndërruan kufijtë.
Jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë u ndërruan kufijtë, edhe pse Evropa e
Ballkani u "betuan" në Konferencën e Helsinkit (1976), se nuk do të ndodhë kjo gjë,
vetëm për të mbrojtur “realizimet historike" të pushtimit të Kosovës dhe trojeve të
tjera të Shqipërisë.
Jugosllavia vdiq që moti…
Guri i varrit të saj u vu që kur "Jugosllavia" u ndërtua mbi rrënojat e konceptit të
dështuar të Perandorisë Habsburgjike të "multietnicitetit"; ashtu që akti i saj i
lindjes qe edhe dënimi i saj me shpërbërje; ashtu e plagosur (theksueshëm) edhe nga
ardhja në pushtet të Sllobodan Millosheviçit.
Zoti Mitiç dhe ata që mendojnë si ai, do të duhej të nxjerrin nga mendja faktin se
munden më që ta mashtrojnë dhe ta rrejnë botën me idetë e tyre mesjetare!
Iku ajo kohë kur jugosllavët dhe miqtë e tyre, hidhnin hi në sytë të botës se
gjithçka në Jugosllavi po shkon si në vaj e sheqer...
Popujt liridashës të ish - Jugosllavisë u ngritën kundër sundimit kolonial të
Serbisë, i bënë copa e thërrime planet e saj për pushtime të reja, për sundim ndaj
trojeve të huaja në këtë rajon.
Sado "demokratike" do të dëshironte të dukej Serbia pas Millosheviçit, ajo tani ka
në udhëheqje me të njëjtit "njerëz" që u shërbyën regjimeve kriminale dhe të cilët,
ashtu si çdo oligarki tipike aparatçike, ka arritur të marrë pushtetin pasi
diktatori i damkosur ra.
Pra, të njëjtit ujqër me maska qingjash kërkojnë të grabisin, copa të reja përmes
rifitimit të terrenit të humbur në Kosovë.
Por, deri kur këta shovenistë nuk do t´i harrojnë stereotipet politike mitologjike
të llojit "Kosova është djepi i Serbisë", "Jerusalemi" apo "zemra e Serbisë", nuk do
të ketë paqe e stabilitet në Ballkan etj...
I vetmi fakt korrekt nga ky artikull është se: nuk ekziston një "komb kosovar" dhe
se nuk është normale të ketë dy shtete shqiptare.
Por, koncepti "kosovar" u konvenoi shumë titistëve, prandaj është ringjallur tani në
"filozofinë politike" të rajonit dhe është në pëlqimin e autoriteteve serbe dhe
neotitistëve aktualë, disa të fshehur nëpër "institucionet vendore" të krijuara pas
zhdukjes së sundimit të drejtëpërdrejtë kolonial të Beogradit nga Kosova.
Është e njëjta gjë me "kombin moldav" i shpikur nga Vladimir Voronini&Co, në
Republikën e Moldavisë, i cili, duke sfiduar absurdin, ka krijuar madje një fjalor
"rumuno-moldav"!!!
Vërtetë, nuk ekziston "komb kosovar".
Por, përmes kësaj nuk duhet të mendojmë se Kosova duhet të ketë "më shumë autonomi,
më pak pavarësi".
Përkthimi i këtij sllogani thotë: "çdo lloji pavarësie e Kosovës në kuadrin e
Serbisë", ashtu si vet presidenti serb Boris Tadiç pohoi!
Nëse ekziston më një copë arsyeje në Ballkan, kjo do të duhej përdorur për zgjidhjen
reale të konflikteve përmes aplikimit real të të drejtës ndërkombëtare, dhe jo
përmes "puthjeve" dhe "dialogut" (nga zori) apo "negociatave" sipërfaqësore.
Kjo presupozon respektimin e të drejtës së vetëvendosjes për kombin shqiptar, për
t´i vënë njëherë e për gjithmonë PIKË kolonializmit dhe tendencave të pushtimit
pansllavist.
E drejta e vetëvendosjes së Kosovës nuk mund të mohohet!
Çdo mohim i saj shkakton një mohim të të drejtave të popullit shqiptar dhe një
prapambetje të rajonit të tërë në "barbarizmin" për të cilin foli autori i
artikullit që e analizojmë.
Kolonializmat nuk çojnë drejt integrimit evropian, ato po çojnë drejt barbarisë, në
të cilën njerëz si Aleksander Mitiç, nuk gjejnë më veten logjika, prandaj flasin dhe
veprojnë, vetëm sipas shablloneve stereotipe të imagjinuara nga "demkokracia" e
Beogradit.
Për këtë arsye, hapat që rajoni duhet t´i bëjë në muajt e ardhshëm duhet të jenë
hapa viganë.

Iashi (Rumani), 16 dhjetor 2005 / 6 shkurt 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.