Rrugetimi politik i Rugoves gjate regjimit te Titos...
RRUGËTIMI POLITIK...I IBRAHIM RUGOVËS GJATË REGJIMIT
KOMUNIST TË TITOS DHE ATIJ TË MILLOSHEVIQIT
Sheradin Berisha
Ndonëse parimet themelore të politikës autonomiste në Kosovë u ndërtuan mbi bazën e besnikërisë ndaj Jugoslavisë së Titos,…klasa politike shqiptare e kryesuar nga Fadil Hoxha e Mahmut Bakalli me kohë kishin mëkëmbur edhe një klasë intelektualësh të privilegjuar(burokraci intelektuale)e cila me sukses e kishte kaluar provimin e”titizmit”dhe të”patriotizmit socialist jugosllavë”.Kjo klasë servilësh të pushtetit komunist,
drejtonte të gjitha institucionet shkencore,informative dhe te shtëpive botuese në Kosovë....!!Pikërisht kësaj klase intelektuale i takonte edhe z.Ibrahim Rugova.
Ibrahim Rugova qysh si student ishte aktivist i dalluar i Lidhjes se Rinisë Socialiste në Fakultetin Filozofik dhe meqë ishte i tillë më vonë bëhet edhe anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë-LKJ-së.Duke qenë i lidhur me pushtetin e kohës,si komunist i diciplinuar,atij iu besua të jetë redaktor i gazetës studentore”Bota e re” dhe i revistës”Dituria”.Qysh në fillim të viteve të 70-ta z.Rugova merret me kritikë letrare dhe për këtë qëllim ka shkruar disa libra dhe kryevepra e tij është libri për Bogdanin.Në vitin 1976/77 atij do t´i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris,tek Prof.Roland Barthesi.
***
Ibrahim Rugova ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe krahas punës në fushën e kritikës letrare me përkushtim ka shkruar edhe studime letrare kushtuar “shembëlltyrës” së Josip B.Titos.
Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977 kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton:”Tito për Kosovën,Kosova për Titon/Tito o Kosovu,Kosovu o Titu”,Ibrahim Rugova mbajti referatin me titull:”Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.Në këtë studim”shkencor”,z.Rugova,kryetarin Tito e cilëson “gjenial”,”si
simbol i së Mirës,i heroit,i mësuesit dhe i edukuesit...” ,dhe sipas tij”gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini.”Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjerash thekson se:Tito”...duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.”Studime të tilla shkencore të z.Ibrahim Rugova,janë botuar në libra dhe në shtypin e kohës,si në “Rilindje”,“Zëri i rinisë” etj.
***
Ndërsa Josip Broz Tito,për Ibrahim Rugovën dhe klasën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai,ishte”simbol i së mirës,heroit..., realizues i plotë i lirisë...”,nuk mund të thuhet,(në asnjë mënyrë),se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptarë,përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.
Ky konstatim mund të argumentohet me lehtësi,po t´i referohemi fakteve historike.
Dihet mirëfilli se pas luftës së dytë botërore,populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike,(që mbetën padrejtësisht jashtë kufijëve të Shqipërisë londineze),u persekutua në forma të ndryshme nga regjimi jugosllavë i Titos.
-Tito ishte ai gjakatar, i cili nga viti 1944 e këndej,kishte vrarë e persekutuar mijëra shqiptarë,të cilët si ideal kishin bashkimin kombëtar dhe nuk u pajtuan të jetojnë nën sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it;
-Tito ishte ai,që në shkurt 1953 në Split të Kroacisë me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili,nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene”,me anë të së cilës ripërtriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;
-Tito ishte ai që, për realizimin e kësaj marrëveshjeje,ngarkoi ministrin e brendshëm federativ,antishqiptarin Aleksandër Rankoviç,ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ,të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve;
-Shtabi i Tito-Rankoviqit me të gjitha strukturat shtetërore ishin ato,që në periudhën 1953-1966...(për shkak të dhunës së përditshme) i detyruan të shpërngulën:452.371 shqiptarë për në Turqi;
-Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai,që në dimrin e acart të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve,ku gjatë ekspeditave të policisë/UDB-së,në format më çnjerëzore u rrahën,u keqtrajtuan e u pereskutuan mbi 30 mijë shqiptarë,u mbytën nga torturat 103 veta,ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë.Dhe ky aksion famëkeq,kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës,atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.
Tito-ky”simboli i së mirës..”së Ibrahim Rugovës,ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë,ndosnëse burgosjet e shqiptarëve nuk do të ndalen deri në vitin 1999.Dhe ta zëmë,sipas të dhënave policore jugosllave,vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë,prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni,Mal të Zi,në serbi etj.
Kjo është fytyra e vërtet e Titos.
***
Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet,se:”Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova,që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.”
Nëse është kështu,atëherë shtrohet natyrshëm pyetja logjike:
-Si është e mundur që Ibrahim Rugova,të cilit partizanët e Titos ia vranë të atin dhe gjyshin”si nacionalistë,ballistë...”,që në rinin e tij studentore të bëhet aktivist i zellshëm i LRSJ-së/LKJ-së dhe të ketë gëzuar mëpastaj privilegje nga regjimi titist,kur dihet mirëfilli se mijëra fëmijë(moshatarë të tij...),të atdhetarëve shqiptarë të cilët u ekzekutuan(pas LDB) nga Titoja,përndiqeshin këmba këmbës nga syri e veshi i UDB-së,ndërsa familjet e tyre konsideroheshin armiqë të shtetit jugosllavë,e çkamos tjetër ?!?!
***
Ibrahim Rugova,ndonëse ishte anëtar i dalluar i LKJ-së,me vendim të KK të LK të Kosovës emrohet serkretar i Organizatës Themelore të LKJ-së në Institutin Albanologjik në Prishtinë dhe këtë funksion politik e ushtron deri në vitin 1987.
Pas demonstratave të pranverës së vitit 1981,z.Rugova duke qenë në krye të kësaj organizate partiake,pashmangshëm është përfshirë në realizimin e “Platformës politike të KQ të LKJ-së për Kosovën”.Në këtë situatë të jashtëzakonshme nëpër të cilën po kalonte populli shqiptarë,z.Rugova do të gjendet në krye të një komisioni për diferencimin dhe luftimin e”nacionalizmit dhe seperatizmit” shqiptarë në institut,pra të të gjithë atyre që në një mënyrë a tjetër u solidarizuan me kërkesën studentore”Kosova Republikë!”dhe për këtë aktivitet të tij ka shkruar edhe shtypi i kohës.
***
Në vitin 1988 Ibrahim Rugova me gjas nga strukturat pushtetore emrohet Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës(përkundër propozimit të bërë që Anton Pashku të jetë kryetar i kësaj shoqate) dhe këtë funksion do të “ushtroi” deri në vitin 1999,krahas shumë funksioneve të tjera,që nuk ishin aspak funksionale.
Ibrahim Rugova në cilësinë e Kryetarit të SHSHK-së,në qershor të vitit 1989,pikërisht në kohën kur po mbahej tubimi famëkeq i Gazimestanit(me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës) do të intervistohet nga gazetarja proserbe Renate Flotao dhe kjo intervistë(që nuk kishte tone të theksuara patriotike...) u botua në revistën gjermane“Der Spiegel”.
Atë vit me z.Rugova do të zhvillojnë intervistë edhe gazetat:”L´Unita”,”Veçer”,”Telex”,”Start” etj,të cilat atë e afirmojnë në botën perëndimore.
***
Euforizmi pluralist që e kishte kapluar ish-Jugosllavinë në fund të vitit 1989,pas fillimit të shpërbërjes së “perandorisë” sovjetike(BRSS-në)...,pashmangshëm reflektohet edhe në Kosovë.Dihet mirëfilli se në vitet 1989/90 Kosova ishte përfshirë në protesta gjithëpopullore,dhe pikërisht në këtë situatë kur kishte filluar të luhatet ushtrimi i pushtetit komunistë,me nismën e disa gazetarëve të “Rilindjes”(që ato ditë kishin dalur nga radhët e LKJ-së)në krye me Jusuf Buxhovin,themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Në Kuvendin themelues të LDK-së(më 23 dhjetor 1989) morën pjesë kryesisht intelektualë që kishin dalur nga strukturat pushtetore të LKJ-së.Për çudi në radhët e tyre kishte intelektualë,që përveç se ishin anëtarë të LKJ-së për shumë vjetë,qenë edhe bashkëpunëtor të UDB-së,si Jusuf Buxhovi a ndonjë tjetër(lexoni librin e udbashit Nafi Çegrani:”Ballë për ballë me vdekjen”Shkup 2000,faqe 128-130 dhe intervistën e Hysen Gegës/bashkëveprimtarë i Jusuf Gërvallës”Asgjë nuk harrohet”te libri i Faridin Tafallarit”Terror,dhimbje,qëndresë”
faqe 342-344)madje kishte edhe intelektualë që në vitin 1958 qenë denoncues të aktivitetit patriotik të Adem Demaçit dhe i cili me dëshmitë e tyre,më 17 mars të vitit 1959 dënohet me 5 vjet burgim të rëndë,e këta ishin Zekeria Cana dhe Ali Aliu.
(lexoni librin“Dosja Demaçi”Prishtinë 2003,faqe 54-55)
Në këtë Kuvend kryetar i LDK-së zgjidhet Ibrahim Rugova,ndërsa Sekretar i Parë i përgjithshëm Jusuf Buxhovi.Sakaq aty u miratuan pa asnjë vërejtje(unanimisht) programi dhe statuti i kësaj partie,dokumente këto të cilat ishin shkruar në zyrat e pushtetarëve të LKJ-së.
Për rrjedhën se si është themeluar LDK-ja dhe çfarë politike ka artikulluar ajo gjatë periudhës 1990-1995,më së miri tregon bashkëthemeluesi i dytë i LDK-së,shkrimtari dhe publicisti Mehmet Kraja,në librin e tij”Vitet e humbura”të botuar më 1995 në Tiranë.Për emërtimin e LDK-së,hartimin e programit dhe të statutit të kësaj partie...,z.Kraja meritat ia përshkruan Jusuf Buxhovit. Në faqen 167 të këtij libri z.Kraja shkruan(Po citoi):
"Tashi nuk e them dot se e kujt ishte ideja që partia të quhej"Lidhje",e ndonjërit prej nesh,apo e atyre me të cilët Buxhovi konsultohej vazhdimisht(pushtetarë të LKJ-së...), por e di se asnjërit nuk na pëlqente kjo"lidhje"për shkak të asociacionit që krijonte me Lidhjen Komuniste.Sido që të ishte ashtu sikundër ishim marrë vesh,2-3 ditë para mbajtjes së Kuvendit Themelues,Buxhovi solli programin dhe statutin.Që në fjalinë e parë e hetova se programi nuk ishte shkruar nga Buxhovi dhe as nga ndonjë "ekip" me i gjërë,por nga një person"pa emër"që i takon klanit të vjetër politik /komunist/ dhe i cili nga prapaskena edhe sot e kësaj dite tërheq shumë hapa politik në Kosovë".
Programi dhe statuti i LDK-së(si dy dokumente udhërrëfyese politike)nuk dallonin aspak nga platformat politike të KQ të LKJ-së për të ardhmen e Kosovës.
Ja disa citate të programit.
Në Programin e LDK-së,ndër të tjera thuhet(po citoi):
-”Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit,ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të të vendosin lirisht edhe qytetarët e kosovës.
-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
-Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve,të republikave dhe të krahinave,për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë,të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm,për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave,si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.
-Lidhja Demokratike e Kosovës është:“ kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi.”
Siç vihet në dukje,LDK-ja Jugosllavinë e konsideron si “shtëpi” të ndërtuar me vullnetin e lirë edhe”të popullatës së Kosovës”,Kosovën e cilëson si “krahinë”,”angazhohet për federatë moderne,e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve,të republikave dhe të krahinave”dhe se është kundër“manipulimeve nacionaliste...,me çështjen kombëtare”....!!!Sa është i vërtet pohimi se”Jugosllavia është themeluar edhe me vullnetin e lirë të shqiptarëve”,këtë e din më së miri vet shqiptarët...!!!
LDK-ja si e tillëi,sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative në fuqi u regjistrua në Beograd,ndërsa në vitin 2000 do të regjistrohet në Kosovë.
***
Qysh në prononcimet e para (pas themelimit të LDK-së)Ibrahim Rugova LDK-në e cilëson si ”shoqatë politike...”Kështu më 30 dhjetor 1989 në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës” z.Rugova pat deklaruar(po citoi):
”Ne para disa ditësh themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës.Kjo është momentalisht shoqatë politike dhe kulturore. Në të ardhmen do të shikojmë se kur të legalizohen me ligj këtu në Jugosllavi këto çështje të pluralizmit politik,ajo edhe mund të jetë edhe parti politike, kulturore etj. Megjithatë, kjo është organizata e Prishtinës, mandej do të formojmë degët e saj edhe në qendrat e tjera të Kosovës dhe të Jugosllavisë.“
Kjo paraqitje kontraverse e z.Rugova nuk do të jetë as e para as e fundit në jetën e tij politike.Si rrjedhim,ky afinitet politik do të jetë alfa dhe omega e politikës së pakuptimt pacifiste joviolente e LDK-së deri në vdekjen e tij.
***
-Në kohën e kthesave të mëdha 1988-1989-1990,populli shqiptar, përmes demonstratave kundërshtoi pushtimin klasik të Kosovës nga Serbia si dhe u mobilizua jo për ta mbrojtur“Autonomin e suprimuar“tashmë me tanke,por për ta mbrojtur në radhë të parë dinjitetin e vet kombëtar të nëpërkëmbur,qoftë edhe me sakrifikimin e jetës së tyre.
Ibrahim Rugova, në dimrin e acart të vitit 1990 kur populli protestonte kundër aparthedit serb,gjithandej nëpër Kosovë,doli kundër këtyre protestave.
Më 31janar 1990 përmes një deklarate të bërë në RTP,Ibrahim Rugova,i bënte thirrje popullatës“që të hiqet dorë nga grumbullimet...”,dhe sqaronte opinionin se:“Lidhja Demokrtatike e Kosovës,nuk e përkrahë këtë formë të veprimit“.Këto deklarata z.Rugova i përsëriste shpesh edhe në mediat e shkruara.
***
Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës(më 21 janar 2006)u mbajtën disa tubime përkujtimore dhe aty u ritheksuan shumë “merita” të të ndjerit Rugova.
-Në një fjalim përmortor z.Kolë Berisha nënkryetar i LDK-së,të mbajtur më 23 janar 2006,që u transmetua drejtpërdrejtë në RTK dhe të botuar në gazetën”Zëri i ditës”datë 24 janar,faqe 2,thekson(po citoi):
“Në këtë janar,Kosova humbi nismëtarin e Deklaratës Kushtetuese të njohur si Deklarata e 2 korrikut(1990),të Kushtetutës së Kaçanikut,të referendumit për Pavarësinë e Kosovës,organizatorin e zgjedhjeve të para nacionale dhe presidenciale,shumëpartiake,akte këto që vunë bazën e fortë formale-juridike për ndërtimin e institucioneve të para të pavarura në Kosovë dhe shenon fillimin e fundit të një regjimi satrap të fundshekullit XX...”
Po t´i referohemi librit Mehmet Krajës”Vitet e humbura”,(njërit nga bashkëpunëtorët më të ngusht të Ibrahim Rugovës deri në vitin 1995, dhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet e LDK-së...,së fundi edhe “ambasador” në Zyrën e Kosovës në Tiranë(1994)),del se LDK-ja dhe lidershipi i saj nuk ka marrë pjesë në asnjë mënyrë në hartimin e “Deklaratës së 2 korrikut” dhe ”Kushtetutës së Kaçanikut”...!!!
Z.Kraja në librin e tij“Vitet e humbura”faqe 230 e 234, shkruan(po citoi):
“Delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallin Deklaratën Kushtetuese,teksti i së cilës është bërë i njohur që atëherë.Dy muaj më vonë,në një mbledhje të fshehtë në Kaçanik,po këta delegatë miratojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe detyrohen të dalin në ekzil.Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështet edhe njërën edhe tjetrën.LDK-ja qëndron fuqimisht pas këtyre akteve.As njërin e as tjetrin nuk i ka hartuar vetë,nuk ka marrë pjesë në hartimin e tyre dhe vendimi për shpalljen e tyre,merret vesh,nuk është marrë nga LDK-ja.E di me saktësi se kryesia e LDK-së ishte e informuar pjesërisht për njërën dhe për tjetrën dhe as nuk mbajti mbledhje për këtë punë dhe as që kërkoi prej dikujt ndonjë shpjegim.Ajo kryesi,madje nuk shtroi as ndonjë pyetje të vetvetishme e as nuk bëri vërejtje,të cilat kishte arsye t´i bënte,sepse dihej që atëherë se pikërisht prej saj do të kërkohej t´i realizonte praktikisht dispozitat e po asaj Kushtetute,të miratuar pa dijen dhe pa vendimin e saj.(...)Pra LDK-ja nuk e shpiku as Deklaratën Kushtetuese dhe as Kushtetutën e Kaçanikut...”
Kjo besoj, nuk do koment !!
***
Ibrahim Rugova i përmbahej rigorozisht programit dhe statutit të LDK-së që Kosova të ketë një Autonomi...,për këtë flasin shumë dokumente të kohës.
Me këtë rast po sjellim një dokument të tillë.
Në vitin 1991 Ibrahim Rugova(pas shpalljes se deklaratës së 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut 7 shtator 1990) në Beograd ka pas një takim me diplomatë gjerman dhe gjatë këtij takimi ai ka deklaruar se:Nuk dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë..,por kërkon që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë dhe t´i kthehet autonomia.,.si dhe dëshiron që të respektohen të drejtat e pakicës(shqiptare)….,në gjuhë,në botimin dhe leximin e gazetave etj etj
Më gjerësisht për këtë takim,lexoni në dokumentin origjinal,si vijon:
„Als wir im Jahre 1991 in Belgrad mit Herrn Rugova gesprochen haben,habe ich ihm die Frage gestellt:
Denken sie daran,irgendwan den anschluß des Kosovo an Albanien zu fordern,vorausgesetzt dass-Aus damaliger sicht-Sich situation in Albanien verbessert ?
-Das war vorübergehend ja der Fall,-Darauf hat er gesagt:
„Nein,nein wir denken überhaupt nicht daran.Wir wollen innerhalb des serbischen Staatenverbundes bleiben.,
-Wir wollen nur unsere Autonomie wiederhaben.Wir wollen als Menschen und als Nationale Minderheit geachtet und respektiert werden.Wir wollen uns entfalten können,unsere Sprachen sprechen dürfen,unsere Zeitungen drucken und lesen dürfen usw.“
(citat i marrë nga libri zyrtar i Bundestagut gjerman-Deutscher Bundestag-13.Wahlperiode-200.Sitzung Bonn,Donnerstag,den 30 Oktober 1997,seite 18139)
***
Ibrahim Rugova,politikën e vetë paqësore(të mosveprimit)e të ndejtjes urtë,e konsideronte si të paalternativë,dhe prandaj as që ka menduar ndonjëherë në përgatitjen e popullit për një rezistencë të armatosur.
Xhavit Haliti(njëri nga themeluesit e UÇK-së)në një intervistë dhënë gazetës „Zëri i ditës“ të datës 8 shkurt 2001 faqe 11,thekson se në vitin 1991 ka pasur një takim në Lugano të Zvicrës me Ibrahim Rugovën,ku është biseduar për përgatitjet për rezistencën e armatosur.
z.Haliti thotë(po citoi):
“Me Rugovën jemi takuar në Lugano.Kjo ishte një ndejë miqësore, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e degëve të LDK-së. Dhe, të nesërmen, pas asaj darke shoqërore, kërkova të bisedonim veç me Rugovën. I sqarova atij se ne po përpiqemi që të bëjmë diç në këtë drejtim dhe e informova se jemi duke futur armatim në Kosovë.
Me tutje z.Haliti nënvizon:”Biseda ishte normale, pa tension, shumë miqësore. Në fund, Rugova më tha: “Unë nuk i futem kësaj veprimtarie. Unë s’mund t’ju pengoj, por mos i thoni kujt se jeni marrë vesh me mua, sepse unë nuk dua të kem punë me këtë çështje!”
Pra z.Rugova duket se nuk punuar as vet dhe as që ka bashkëpunuar me të tjerët për këtë qëllim,edhe pse e ka ditur fare mirë se kush qëndron prapa aktiviteteve të njësiteve të armatosur,të cilat më vonë (1994) u bashkuan nën emblemën e UÇK-së.
Në të vërtet kryetari Rugova,me asnjë veprim konkret ,nuk ka treguar gadishmëri se është për çlirimin e Kosovës nga Serbia,madje ai ishte edhe kundër demonstratave paqësore që i organizonin studentët...dhe për këtë arsyetohej se “duhet të jemi të kujdesshëm e të mos e tensionojmë situatën pa nevojë..,në mënyrë që të mos e prishim rendin e krijuar demokratik ...” Dhe për cilin rend e kishte fjalën se,-për atë rendin demokratik të krijuar nën sundimin klasik të Kosovës nga Serbia,ku mbretëronte dhuna e përditshme,vrasjet e shpërnguljet masovike të të rinjëve nga Kosova etj.
***
Ibrahim Rugova ka ushtruar disa funksione politike në karierën e tij 15 vjeçare.
Ka qenë:
1.Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;
2.Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
3. Kryetar i Republikës së Kosovës;
4.Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës;
5.Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;
6.Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi;
Pra,z.Rugova ishte kudo maja e piramidës...!!!
***
Çka thonë Milazim Krasniqi dhe Fadil Hysaj,dy bashkëpunëtorët më të afër të Ibrahim Rugovës,pas largimit të tyre nga radhët e LDK-së në shenjë pakënaqësie ndaj verimeve të pa matura politike të kryetarit Rugova?!?!
&
Milazim Krasniqi shkrimtar dhe publicist i shquar,dhe njëri nga themeluesit e LDK-së i pakënaqur me politikën e Ibrahim Rugovës në qershor 2000 largohet nga LDK-ja.Shkaqet e tërheqjes nga LDK-ja z.Krasniqi i bënë të njohur në një konferencë me gazetarë më 16 qershor 2000.
Ai para gazetarëve vuri në pah se „njëra nga çështjet, e cila ka filluar dhe po përfundon kontekstin ndërmjet nesh, është çështja e vlerësimit të UÇK-së, kontributet e saj për çlirimin e Kosovës,për dimensionin dhe rolin historik që ka pasur UÇK-ja për çlirimin e vendit dhe për historinë më të re të Kosovës“, u shpreh Krasniqi.
Në vijim z.Krasniqi thotë:
„Siç e dini,Ibrahim Rugova në vazhdimësi ka refuzuar të pranojë edhe ekzistencën e kësaj Ushtrie,madje edhe pasi që është transformuar dhe demilitarizuar ajo,ai nuk ka pranuar t'ia shqiptojë as emrin e plotë,por ka vazhduar në mënyrë fanatike t‘i quajë grupe të armatosura ose grupe të frustruara“.
Sipas tij ky qëndrim fanatik i Ibrahim Rugovës,është edhe njëri nga shkaqet kryesore të tensionimeve të tashme në skenën politike të Kosovës. Nëse një Parti, e cila për dhjetë vjet ka qenë partia më e madhe, e cila ka pasur edhe mandatin që të udhëheq popullin, nuk pranon se në Kosovë kanë rënë mijëra dëshmorë në mbrojtje të atdheut, atëherë shtrohet dimesioni moral se a ia vlenë të angazhohesh dhe të punosh në një parti të tillë siç është LDK-ja-thotë z.Krasniqi. Mospajtimet e tij me Rugovën, kishin filluar, siç thotë z.Krasniqi, me përpjekjet e tij për të ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të tij të mbrapshtë për UÇK-në.Gjatë kohës së luftës, unë kamë marrë njëherë një gjysmë miratimi për të kontaktuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Kam qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka shkuar në Shtabin e Përgjithshëm dhe jam përpjekur për të vënë një kontakt, që të bëjmë një proces unifikimi dhe e them me përgjegjësi se fajtor për mungesën e unifikimit ka qenë gjithnjë Ibrahim Rugova. Këtë e them jo se e kam dëgjuar,por e them se kam qenë palë në mes, tha para gazetarëve z.Krasniqi.
Milazim Krasniqi theksoi po ashtu se ka qenë i vetmi zyrtar i LDK-së që ka reaguar ndaj takimit të Rugovës me Milosheviqin pa prani ndërkombëtare në maj të vitit 1998.
Në vijim z.Krasniqi ju drejtohet gazetarëve:”E dini se çfarë përpjekjesh janë bërë nga faktorët ndërkombëtarë veçanërisht nga diplomacia amerikane,për të formuar një grup negociatorësh të shqiptarëve,e dini se çfarë improvizimesh banale bënte Ibrahim Rugova me lloj-lloj grupesh në kohën kur faktori që determinonte jetën dhe realitetin në Kosovë ishte UÇK-ja. Fatmirësisht u arrit me presione politike të faktorëve ndërkombëtarë të aleatëve,tani që të formohet një delegacion shqiptar dhe aty u arrit edhe një marrëveshtje për formimin e një qeverie të përbashkët(në krye me Mehmet Hajrizin-vërejtja ime),e cila do të ishte shpëtimi i vetëm i Kosovës në kohën e luftës dhe pas saj,mirëpo përsëri ishte Ibrahim Rugova njeriu që minoi formimin e asaj qeverie“.
Z. Krasniqi, më tutje argumentoi edhe gabimet e Ibrahim Rugovës në planin partiak:”Në planin e brendshëm partiak z. Rugova ka bërë privatizimin e plotë të Partisë deri në masën sa sinqerisht po ju them,ajo mund të quhet parti private e Rugovës.Sipas Krasniqit,Ibrahim Rugova nuk është duke lejuar që të bëhen ndryshime në program dhe statut të partisë duke rikujtuar se„statuti i vjetër i Partisë, neni 24, kryetarit të Partisë i jep të drejtën të propozojë 55 kandidatë për Këshill të Përgjithshëm,ndërsa Kuvendit, i cili është organi më i lartë i Partisë, i jep të drejtën që t‘i propozoj vetëm 20 kandidatë. Kjo, vlerësoi Krasniqi, e vë kryetarin e LDK-së mbi Partinë“. Ai po ashtu tërhoqi vërejtjen para gazetarëve duke e bërë të ditur „se LDK-ja, ende punon me programin e vitit 1990“, nga i cili program citoi një fjali,"LDK-ja angazhohet për Jugosllavi federative, ose konfederative dhe për reformën e këtij sistemi politik në këtë drejtim“, dhe më pastaj theksoi „se ky është programi zyrtar i LDK-së“. Po ashtu në këtë rast ai shprehu edhe pakënaqësinë e tij me politikën e kuadrove në parti, anëtar i së cilës ishte edhe vet. „Ekziston vetëm një klan rreth zotëri Rugovës,i cili harton lista,dërgon njerëz nëpër departamente,krijon borde dhe asnjë zgjidhje nuk bëhet në organet drejtuese të Partisë, të cilat kanë mandat statutar për të marrë vendime“.
Në vazhdim z. Krasniqi pa hamendje vuri pah edhe faktin se në ditën e çlirimit të Prishtinës, Ibrahim Rugova u ka dhënë urdhër aktivistëve të LDK-së,që të mos dalin në qytet as për ta përshëndetur defilimin e TMK-së dhe as për të marrë pjesë në gëzimin,për ditën e çlirimit të vendit vetëm për shkak të faktit se këto manifestime ishin organizuar nga faktorë të tjerë, sipas tij. Ndërsa përpjekjen e dështuar të LDK-së, për të organizuar një kremtë të 12 qershorit në Prishtinë e quajti disfatë totale.
Milazim Krasniqi,gjithashtu fajson z.Rugova edhe për një deklaratë të papërgjegjshme të tij,ku thotë se "ka informata të sigurta se të burgosurit shqiptarë do ta kremtojnë ditën e çlirimit në burgjet e Serbisë.” Për një njeri normal kjo është një deklaratë e pakuptueshme dhe e pamoralshme,sepse sipas kësaj deklarate të z.Rugova del se burgjet serbe janë aq humane sa lejojnë edhe kremtimin e ditës kur ata kanë kapitulluar.
&
Edhe regjisori i njohur Fadil Hysaj(bashkëpunëtor i Rugovës që nga themelimi i LDK-së)gjithashtu i pakënaqur me veprimet politike të z.Rugova detyrohet të largohet përfundimisht nga kjo parti.Në një intervistë dhënë revistës”Kombi”,Viti IV Nr.29,datë 05.08.2000,faqe 30,në pyetjen e gazetarit:”Koluareve politike flitet se Rugova në fakt nuk ka këshilltarë të mirë dhe se as që di çfarë ndodh rreth tij. A mendoni se është e vërtet kjo?”
z.Hysaj përgjigjet:
“Rugova nuk njeh këshillë që i vjen në gjuhën shqipe.Ai nuk njeh këshillë që i flitet në shqip.Është ky një sindrom i çuditshëm.Ai të njejtën këshillë mbase mund të dëgjojë nga dikush i cili nuk i flet shqip,por shqip jo.Ai nuk ka sens,nuk ka nerv dhe nuk mund të të dëgjojë që t´ia thuash mendimin deri në fund nëse i flet shqip.Unë e kam këtë përvojë të komunikimit me të.Ai bëhet nervoz kur të dëgjon sepse i flet shqip.Në të njejtën kohë e kam dëgjuar se kur t´i vjen një administrator i huaj dhe ky ka pasur durim që ta dëgjojë me orë të tëra,edhepse nuk ka thënë asgjë,ka folur bosh.Ndërsa nga ana tjetër edhe sikur Robert Doll t´i fliste shqip,Rugova kurrë nuk do ta dëgjonte.Unë pandeh se këtu ekziston një kompleks historik.Ai nuk e beson se ekziston shqiptar në rruzull që do të dinte këtij t´i jap këshilla. Sepse ai mendon se është i vetmi shqiptar që din.Por,për të qenë fatkeqësia më e madhe,ka edhe mjaftë shqiptarë që mendojnë se ky është shqiptari që din ndërsa shqiptarët tjerë nuk dijn asgjë.Kjo do të thotë se ne jemi viktim e një koncepti injorant në politik,të një mazohizmi në këtë plan,sepse ne mendojmë se jemi të mjerë dhe dikush tjetërduhet të na lëkundë e të na rrisë si jetimë.Pra,është ky kompleksi i jetimit.”
(...)

Komentet e ruajtura
Une o tungjatjeta s'kam c'fare i shtoje kesaj analize poltike por,mendoje qe keto argumente dhe fakte te zbresin
poshte ne popull per t'ia shpjeguar masave se pa ia shpjeguar masave popullit te thjesht sherbetoret e Serbise nuk ndalen se ngrituri ne qiell ate gomarin e tyre.
Sa me prane popullit se ate e genjejne Millosheviqet e vegjel te Kosoves si Kelmendi
Vllasi dhe tipa si keta. Jungjatjeta!

Te gjitha keto fakte mjerisht qendrojne dhe uroj per guximin qe te thuhen se paku diku.Ka shume vite qe i kisha te gjitha keto te qarta dhe per fat te keq ne cdo bisede me miq e shoke e ndija vehten keq ngase "populli yne i shenjte "kursesi sdo te te degjoj e lere me te bindet se cdo veprim politik i ketij matrapazi ishte i gabuar.Natyrisht,qe nje artikull gazetaresk i shkurter siq ishte ky nuk mund te perfshije as nje te mijten pjese te biografise se tije kunder interesave popullore per liri dhe pavaresi. Edhe pse ai kete e thoshte deklarativisht si papagaj ne fakt puna qe ai bente ishte me qellim perqarja ne popull(shih qeshtja e flamurit,himnit, kombit ,fese,uck,etj.) dhe mbetja per gjithmone nen serbi.Ai e dinte mirefilli se serbia ishte nje shtet i pranuar nderkombetarisht dhe se asne shtet i botes e as keshilli i sigurimit nuk guxonte tia mer nje pjese te teritorit te tij.prandaj mu per kete duhej qe botes ti prezentohej nje situate e rrejshme e qete pa demonstrata pa lufte e qe gjoja ne kosove cdo gje eshte ne rregull,qe po mbahen zgjedhjet e lira qe e kane parlamentin bile edhe kryetarin e tyre etj.etj.dhe qe bota ka vatra te tjera lufte qe te meren me to e ta harojne Kosoven.Ne fakt parlamenti ishte vetem formal se nuk guzonte te tubohej e lere me te binte ligje,arsimimi ishte shkaterur me mesim ne podrume dhe me diploma qe si pranonte askush ne bote,shendetsia ishte ne nivelin me te ulte boteror,maltretimet rrahjet burgosjet poshtersimet nuk kishin kufij.Nuk mbete tjeter zgjidhje veqse ta leshoshe kosoven e tia mesysh botes siq beme 500 000 veta per mandat te tije ose te rrokesh armet edhe pse dihej se serbet ishin akoma nje force e forte dhe me pervoja te reja lufte kurse ne krahas armatimit te serbeve vume zemrat tona dhe duar thate i mesuam botes se nje popull qe eshte i vendosur per liri dhe pavaresi i pamposhtur eshte.
Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.