Kujt i prishi punë fjalimi im në Kuvendin e Kosovës: LDK-së,
Xhevat Bislimi
Kujt i prishi punë fjalimi im në Kuvendin e Kosovës: LDK-së, RTK-së apo…
Para tri dite, më 19 maj, u mbajt mbledhja e shumëkërkuar e Kuvendit të Kosovës
për çështjen e “decentralizimit”. Kjo mbledhje pritej me një interesim të
jashtëzakonshëm edhe nga populli i Kosovës, sepse tashmë të gjithë e kishin të
qartë se qeverisja e LDK-së nuk kishte për qëllim reformimin ose decentralizimin e
pushtetit, por krijimin e disa komunave politike dhe etnike dhe paragjykimin e
statusit të Kosovës. Ky projekt i Qeverisë së LDK-së, nëse do të realizohejë, mund
të ishte edhe një bazë e mirë për copëzimin e mëtejmë të Kosovës.
Në këtë mbledhje e mora fjalën edhe unë. Mirëpo, për dallim prej fjalimeve të
tjera, të cilat u transmetuan nga RTK-ja pa ndërhyrje dhe pa cenzurim, fjalimi im
u cenzurua, duke u përgjysmuar. Nuk e di kend e pengoi më shumë ky fjalim: LDK-në
e Rugovës dhe të Dacit, RTK-në e Agim Zatriçit, apo dikend tjetër? Apo kjo ishte
vetëm nostalgjia për kohën e tyre të artë, kur soji i këtyre njerëzve, siç thotë
populli “vranin e kthjellnin” në Kosovë. Kuptohet nën çadrën e sigurtë të
Serbisë. Kur do ta kuptojnë këta njerëz se në Kosovë ekziston edhe mendimi
ndryshe, mendimi që nuk merr parasysh “dëshirat” dhe “shqetësimet” e Serbisë, por
ato të popullit shqiptar dhe të pakicave që duan të jetojnë në një Kosovë të lirë
dhe demokratike.
Fjalën time po e dërgojë të plotë ashtu siç është lexuar në Kuvendin e Kosovës.
Zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë dhe rreth saj e kanë kapërcyer çështjen e
decentralizimit apo të reformimit të pushtetit vendor, siç po thuhet nga pozita.
Qytetarët që po na ndjekin para televizorëve të tyre do të habiten me këtë komoditet
të Kuvendit dhe të deputetëve të Kosovës. Ky luks, siç e tha edhe një koleg yni,
vërtet do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës.
Fqinjët tanë, veçmas Serbia, pastaj Bashkimi Evropian, Grupi i Kontaktit dhe
Qeveria amerikane po merren intenzivisht me çështjen e statusit të Kosovës,
ndërsa qeveria dhe kuvendi i vetë Kosovës me kokëfortësi po vazhdojnë t’i mbyllin
sytë para kësaj çështjeje dhe po merren me “reformimin e pushtetit vendor”.
Prandaj unë jam kundër dhe kërkoj që kjo çështje të mbyllet në arkivat e
Qeverisë. Me të do të merremi vetëm pas krijimit të shtetit të Kosovës.
Projekti i qeverisë për reformimin e pushtetit vendor, që sot e kemi përpara,
thënë më së buti është një përkthim i dobët, një studim jo serioz. Me sa duket
qeveria nuk ka pasur kohë ta përkthej dhe përpunojë më mirë, sepse ishte e
preokupuar me përgatitjet për bisedime me Serbinë dhe për pritjen e
kryeministrit serb, Koshtunica.
Dihet botërisht se projekti për decentralizimin e Kosovës është iniciativë dhe
prodhim i Serbisë. Ky projekt nuk ka asgjë të përbashkët me reformimin apo
decentralizimin e pushtetit. Rrënjët e këtij projekti janë politike dhe etnike.
Qëllim i fundit i këtij projekti është ndarja e Kosovës mbi baza etnike dhe
paragjykimi i statusit të Kosovës, më shumë se autonomi, më pak se pavarësi,
prandaj unë jam kundër.
Kosova dhe populli i saj kanë pritur dhe kanë besuar se Qeveria dhe Kuvendi do të
ofrojnë dhe realizojnë projekte për unifikimin e Kosovës dhe të qytetarëve të
saj, projekte për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit tonë. Pakica serbe në
Kosovë nuk mund t’i realizojë të drejtat e saj me struktura dhe komuna paralele,
por duke hyrë në institucionet e Kosovës. Ajo nuk mund t’i realizojë të drejtat e
saj as duke kërkuar ndarjen territoriale dhe administrative të Kosovës, por duke
u integruar dhe bashkëjetuar me fqinjët e vetë në komuna dhe institucione të
përbashkëta. Kjo është porosi edhe e qeverisë dhe e Kongresit amerikan.
Ky projekt do t’i kushtonte bugjetit të varfër të Kosovës miliona euro në kohën e
një krize të tmerrshme ekonomike dhe sociale që po kalon vendi. Kategori të
tëra të shoqërisë sonë: pensionistë, arsimtarë, profesorë të Universitetit të
Prishtinës, punonjës të Institutit Albanologjik, mjekë dhe infermierë të
spitaleve publike punojnë për një pagë mujore që nuk i plotëson as për së afërmi
nevojat e një jete normale. Veteranë dhe invalidë të Luftës Çlirimtare të UÇK-së,
familje të dëshmorëve, minatorë e punëtorë të dikurshëm dhe një armatë e tërë të
papunë dhe të pastrehë ndodhen në një gjendje skajshmërisht të vështirë, ndërsa
një dorë e njerëzëve
dhe e familjeve në Kosovë mezi po sigurojnë një kafshatë buke. Mijëra të rinj e
burra po kërkojnë rrugë e kanale për të shkuar atje ku rrezikohet jeta, në
Afganistan e në Irak, për të siguruar bukën e gojës, ndërsa pozita, për qejfin e
Serbisë dhe të disa qarqeve të caktuara ndërkombëtare, insiston të harxhojë miliona
euro për krijimin e komunave të reja. Këto fakte nuk i bëjnë nder asnjë qeverie dhe
as këtij Kuvendi.
Të gjithë sa jemi këtu kërkuam votën e qytetarit tonë për ta bashkuar Kosovën e
jo për ta copëzuar atë, për ta bërë shtetin e Kosovës (kompromisi më i madh që po
bëjnë shqiptarët) e jo për t’u tallur me Kosovën dhe pavarësinë e saj, për ta
zgjedhur një qeveri që prodhon paqe, siguri, mirëkuptim dhe zhvillim ekonomik e
mirëqenie sociale dhe jo një qeveri që prodhon tensione politike, që thellon
krizën ekonomike e sociale, abuzimet dhe korrupcionin.
(Këtu e poshtë nuk është transmetuar fjalimi).
Reformimi i pushtetit vendor apo decentralizimi nuk është përfshirë në standardet
e famshme për Kosovën.
Në interesin e Kosovës dhe të rajonit janë projektet dhe angazhimi i UNMIK-ut dhe
i Qeverisë për një Kosovë të sigurtë për të gjithë qytetarët dhe për një Kosovë
ku do të sundonte rendi dhe ligji. Krijimi i zonave speciale në zemër të Kosovës
është i papranueshëm për popullin e Kosovës dhe nuk përbën kontribut për paqen
dhe sigurinë.
Klasa politike dhe institucionale e Kosovës duhet të kenë konsensus të plotë në
çështjen e ndryshimit të raporteve me UNMIK-un, i cili do të duhej t’i bënte
valixhet gati. Vendin e tij do ta zinte shteti i Kosovës dhe institucionet e tij
shtetrore.
Përveç tjerash ky Kuvend dhe Qeveria e Kosumit nuk kanë mandat për realizimin e
këtij projekti dhe as për angazhim në bisedime me Serbinë. Ndërhyrjet e Serbisë
në çështjen e organizimit territorial dhe administrativ të Kosovës duhet të
marrin fund. Serbia nuk mund të injorojë dhe harrojë kaq shpejtë terrorin,
gjenocidin, spastrimin etnik dhe holokaustin që ka bërë në Kosovë. Këtë të
vërtetë të dhimbshme mund ta harrojë ndonjë politikan i Kosovës, por nuk mund ta
harrojë kurrë populli i saj. Përfshirja e Serbisë në çështjen e statusit të
Kosovës dhe pjesëmarrja në bisedime është e papranueshme për popullin e Kosovës.
Kosumi dhe kushdo tjetër në bisedime të tilla do të përfaqësonin vetëveten dhe jo
Kosovën, madje as lagjet e tyre.
Është koha e fundit që klasa politike e Serbisë t’i kthehet problemeve të shumta
të vendit të saj dhe ta lerë të qetë Kosovën dhe rajonin. Këto janë vetëm disa
nga arsyet e shumta pse unë, dhe besojë fuqishëm edhe populli i Kosovës, është
kundër këtij projekti dhe politiksë së kësaj që po e quajmë pozitë.
Krejt në fund edhe një pyetje për Kryeministrin. Me sa pash dhe dëgjova unë të
gjitha grupet parlamentare janë kundër projektit të Qeverisë. Kundër ishte edhe
secili deputet veç e veç. Kryeministri dhe Qeveria e tij janë votuar dhe zgjedhur
nga ky Kuvend. Atëherë, pyes Kryeministrin dhe Ministrinë praën tij (Lutfi
Hazirin): Politikën e kujt po bëjnë?
Ju falemnderit për vëmendjen!
Xhevat Bislimi – Deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.