DITË E DHEMBJES DHE E KRENARISË KOMBËTARE
31 JANARI 1997
DITË E DHEMBJES DHE E KRENARISË KOMBËTARE
Shkruan: Sejdi Veseli
Në historinë e njerëzimit, vështirë se gjendet një popull i tillë si ne
shqiptarët, që të ketë luftuar kaq shumë, që të ketë guxuar kaq shumë,
që të ketë treguar kaq trimëri e mençuri, që t'i ketë thyer të gjithë
armiqtë dhe të ketë dalë kryelartë përpara historisë, ta ketë rrëmbyer
fuqinë me armët e tij, asnjëherë në luftëra pushtuese dhe duke qenë
çdoherë në aleancë me të drejtën, siç ishte edhe UÇK-ja me NATO-në.
Armiq nga më të egërit janë sulur drejt nesh, me qëllim të na shfarosin,
jo vetëm nga trojet tona etnike, por edhe nga faqja e dheut.
Synimi kryesor i të gjithë armiqve që na u sulën ishte ta fshinin Atëmëmëdheun tonë
nga harta e Ballkanit, ta copëtonin dha ta ndanin ndërmjet veti. Por më kot. Ne
luftuam e fituam. Ne ishim, jemi dhe do të jemi të pavdekshëm!
Për këto qëllime, armiq të shumtë kanë shkelur mbi tokën tonë amtare,
romakët e Cezarit e të Markë Antonit, osmanët, hordhitë serbo-sllave që
nga Stefan Dushani, Karagjorgjeviqët e gjerë te ato të Millosheviqëve,
etj. Por populli ynë u bëri ballë tërë këtyre invaduesve, duke dalë pas
çdo pushtuesi më i bashkuar, më i përtërirë dhe më i vendosur për të mos
ulur kokën kurrë përpara askujt.
Arkivat e kancelarive të huaja janë të mbushura me dokumente që
dëshmojnë për luftën, trimëritë, sakrificat dhe aspiratat e ligjshme dhe
të zjarrta të popullit tonë, për të jetuar i lirë dhe dinjitoz në trojet
e tij, trashëgim prej të parëve. Por, këto arkiva nuk u hapën deri më
sot. Të mbyllura mbetën arkivat e Stambollit, Beligradit, Athinës,
Moskës, Romës, Berlinit, Parisit dhe të Londrës. Por, më mirë e më
qartë, se sa në shkresat e kancelarive të huaja, historia jonë e
madhërishme është shkruar me djersën dhe gjakun e vetë popullit tonë
liridashës. Ajo është kënduar dhe do të këndohet brez pas brezi, nga
vetë populli.
Pak popuj në botë e patën fatin e shqiptarëve, që të gjitha ditët e
motmotit t'i kenë Ditë të Dhembjes dhe Krenarisë Kombëtare. E tillë
është edhe dita e 31 janarit. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të
historisë të lavdishme shqiptare, të cilën ia dhuruan tre bijtë e tyre
besnik: Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nëntor 1962-31 janar 1997), Edmond
Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 - 31 janar 1997) dhe Hakif Sabit Zejnullahu
( 22 qershor 1962 - 31 janar 1997).
Siç dihet, në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e
përcjelljes speciale ("japoneze") të sigurimit armik, këta tre kuadro të
larta drejtuese të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë
rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të
mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin
e quajtur Pestovë. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin
luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet
më të sofistikuara.
Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit!
Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar
serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë.
Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri
Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar:
Cit. "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për
çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë
besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i
gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t'i mbrojtur
interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet
më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!"
( Citim nga: "RREGULLORE E PËRKOHSHME E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS -ORGANIZIMI I
JETËS SË BRENDSHME NË USHTRI", e cila u ndryshua më vonë pa u pyetur fare ata që
ishin betuar më parë dhe pa u mërzitur fare, se te shumë shqiptarë nga diaspora,
teksti i këtij dokumenti kishte ndikuar që të përcaktoheshin dhe të vendosnin për të
lënë punën dhe familjet në mërgim dhe për t'iu bashkuar radhëve të UÇK-së).
Jeta edhe e këtyre dëshmorëve të kombit ishte një luftë e vazhdueshme,
të cilën e kurorëzuan me lavdi. Dëshmorët jetuan dhe ranë ashtu si u ka
hije vetëm bijve të vërtetë të popullit shqiptar që i lindi dhe Truallit
Atëmëmëdhetar që i rriti!
Komandant Zahir Pajaziti, i lindur nga babë Qerimi dhe nën Fatimja, bir
besnik i Turanës galabiote-vendlindjes edhe të Justinianit, djalë trim,
i palodhur, i afërt me popullin, ndër themeluesit e UÇK-së, njeri i
aksioneve, tmerr për pushtuesit dhe tradhtarët e popullit, por i prenë
hovin plumbat e armikut, të ndihmuar nga të pabesët, që nuk do të falen
nga gjykatësi popull!
Komandant Edmond Hoxha, i lindur nga babë Hysniu dhe nënë Nurija, birë
besnik i Junikut kreshnik, me dell trimërie të ngjashëm me atë të Sylë
Vokshit, i afërt me popullin dhe i ashpër me shkelësit e truallit
atëmëmëdhetar, e shkriu jetën në fillet e saj, për të mirën e popullit
që e lindi!
Komandant Hakif Zejnullahu, i lindur nga babë Sabiti dhe nënë Qamilja,
birë besnik i Llabit burrëror dhe liridashës, i gatshëm ku e lypte
detyra, me tërë qenien në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit
kombëtar. Për realizimin e aspiratave shekullore të popullit që e lindi,
ishte i gatshëm që të futej në zjarr!
Edhe këta tre dëshmorë, me qëndresën e tyre heroike që bënë ditën
kritike, në përballje me qindra e qindra efektiva represive të
pushtuesit, të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb, me mitralozë,
snajper, autoblinda e helikopter, trasuan itinerarin që duhet të ndjekin
shqiptarët, drejt realizimit të plotë të aspiratave të tyre shekullore,
për të jetuar të ribashkuar, të lirë dhe me dinjitet në Atëmëmëdheun e
tyre - Shqipërinë!
Edhe këtyre tre dëshmorëve populli ua ka borxh, jo vetëm për t'ua marrë
hakun, por për të jetësuar idealin e tyre, e ideali i tyre është çlirimi
i plotë i trojeve shqiptare dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm
- Shqipërinë!
Me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana përbri Galabit
(Orllanit), Besianë, familja e Hysni Hoxhës nga Juniku, Deçan dhe ajo e
Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianë, i kanë portat e
shtëpive më të hapura se zakonisht. Ato presin bashkëluftëtarët e më të
dashurve të tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe të gjithë ata
që ndjejnë dhembje për rënien e parakohshme të tyre.
Edhe në këtë përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë kombëtare, familjet
e dëshmorëve, do t'i presin ballëhapur vizitorët nga të gjitha viset
shqiptare . Me këtë rast, vetëm familjet e dëshmorëve, nuk e kanë
konsumuar të drejtën e plotë për t'u krenuar me veprën heroike të bijve
të tyre dëshmorë.
Një soj i vizitorëve të këtyre familjeve, përkundër dhembjes dhe mallit
që "ndiejnë" për dëshmorët, me plotë të drejtë janë të privuar nga e
drejta për t'u krenuar me veprën Madhore të tyre. Ngase, jo vetëm se nuk
e kanë quar deri në fund veprën për të cilën u flijuan dëshmorët, jo
vetëm se lejojnë që të shkelet mbi gjakun e tyre, por edhe janë
shndërruar në përfitues të luftës, duke e shfrytëzuar gjakun e
dëshmorëve dhe sakrificat sublime të popullit për interesat e tyre
karrieriste, përfituese dhe skajshmërisht meskine.
Prishtinë, me 30 janar 2006

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.