Rrefime Shqiptare
Sami Gjoka
Albanian Stories
Rrefime Shqiptare
RROBAT QE SU DOGJEN
Ai jeton me afer fantazise, me larg realitetit se shumetjeterkush ne fshatin e
vendelindjes sime.
Mali e therrasin shkurt. Maliq e quajn. Ne fakt theret veten Mali. Ose me
qarte akoma me “C’kemi Mali” u drejtohet ai te tjereve qe nga larg.
Ai eshte ndryshe, teper ndryshe nga shumica e fshatareve te mi.
Veshur e pispillosur si per dhenderr. Rrrobat ngrire e hekurosur. Kepucet me maj
fshire e llusteruar. Koken ngrehur, hapin me te shpejte. Me te shpejte sikur
kerkon t’i ike fshatit ku banon, syrit te njerzeve qe aq shpejt e pikasin
nis-ikjen e tij per diku larg, larg vendelindjes dhe pyesin, pa shpresuar
pergjigje, me ate kureshtjen e tyre te bezdiseshme “Per ku keshtu Mali”?
E Mali eshte lodhur jave per jave se pergjigjuri “Ja deri ketu”.
Ai e di qe fshataret e dine se ku po shkon e perse po vete. E di shume mire se
syte qe shndritin me zili, buzet qe qeshin me aprovim, fjalet qe pyesin me habi
jane momentale se sapo largon ata tallen dhe kenaqen brenda orbites se ngushte
te injorances se tyre, me veshjen dhe krehjen dhe ikjen dhe vajtjen e Malit per
atje ku ata shkojne a nuk shkojne pese a gjashte here ne jeten e tyre. Ai e di
shume mire qe ata tallen ose duan te tallen, nuk I ka degjuar por i ndjene
pertalljet e perqeshjet e tyre gjith sa ndahet. E di shume mire qe fshataret
me ikjen e tij nisin e flasin per te, e quajne njeri I marre, burre qe kurre su
burrerua, burre qe humb vetveten si cunak ne joshjet fallso te grave, mbremje
per mbremje atje neper trotuaret e Tiranes.
Por Mali nuk iken kurre ne te errur, jo se Tirana eshte larg, qe me transportin
e paket nga Manza s’eshte afer, por se ai nuk mund te iki nga fshati pa u pare
prej fshatareve, pa pare ate ziline e dobet fshatarke per veshjen, per stilin e
prerjes se rrobave te tij, pa ndjere fjaline qe ngroh aq edhe sa bezdis, “Per
ku keshtu Mali”?
Dhe pastaj, pastaj Mali ndjen akoma me shume se ai nuk eshte nisur te vinte
ketu. Kushedi c’denim prej nga c’tjeter bote vuan qe ka lindur ku zduhej te
ishte, se madje dhe rrobat qe mbane per shtat jane prere e qepur per jete
urbane e per me tej, jane fjalet e fshatareve te tij ata qe perfecojne ne
ndergjegjen e Malit besimin gudulises se ai I perket nje tjeter bote jo kaq
rurale. Dhe kembet ecin me shpejte, te mberrijne nje cast e me pare atje ne
qytetin e bukur, nga ku zdo te deshte te ikte me kurre. Atje te pinte e te
dehej. E dehur te flinte atje, e esell te ngrihej atje. Dhe mbremje per
mbremje serishmi te vinte tryeze me trez e bufe me bufe, te shkonte te vinte jo
me si rreke qe vjen vrullshem nga fshati dhe humb vrullin me te mberritur ne
Tirane, por I qete e I shlodhur, te shkonte si zot shtepie, te ulej e shtrohej
me paf-puf cigaren e bram-brum dolline. Kur klubi te mbyllej ta mberrinte
shtepine me kembet e veta. Jo te mos mbetej pas mesit te nates endecak I vetem
Tiranes, ku degjohej vetem zeri I cjerrur I fshesaxhinjeve me ngjyre. Sa deshte
te njdente se qe krejt i kulluar nga llumi dhe pislleku fshatar, se njollat
fshatare qe mbante ne shpirt, u treten sic treten tymnajat ne qiell. Ah sikur
t’i hiqte perzhishkat all-katundarce, si rroba te grisura, si rroba te dala
jashte mode t’i digjte e t’i shkilte me kembe.
Ikte nga bota perreth ne boten e enderres se tij.
Gjithkush e sheh nga larg kupton se Mali eshte nisur serish per ne Tirane. Si
duket ka marre rrogen tjeter, ka kthyer ne shtepi goten e pare dhe rakia ka
bere pune e saj.
Krejt i pafjale ecen rrugeve te fshatit. Si hije shkon e vjen. Askush nuk e
ndjen pranine e tij, askush nuk e kupton qe ai mungon kur nuk duket per ditet
te tera rrugeve te Manzes.
“Per ku keshtu Mali” nuk eshte vertete habi. Nuk eshte pyetje kureshtare.
Eshte thjeshte nje sforcim qytetrie nje gjest mirsjellje sa per t’I dhene
tjetrit te kuptoj, se ja te pashe e te njoha, se te pershendes e te nderoj ne
menyren time, se nuk je ai qe je ne te vertete, - person qe s’i mungon ndokujt
ne kete katund te humbur edhe pse je ndryshe nga gjithe ne te tjeret dhe per me
teper akoma model jo I deshiruar per djemte tane, per djemte tane qe shetitjene
e mbremjes nuk e nisin te Skenderbeu por Gryka e Pusit, dhe aty I japin fund
defrimit te vetem te mbremjes.
Rrallehere e sheh Malin te dale te Gryka e Pusit. Keshtu quhet vendi ku
mblidhen fshataret a Manzes, mbremjeve ne falje te Diellit, natyrisht pasi kane
punuar ter diten neper arat e perbaltura te kooperatives.
Ata qeshin me Malin sikur flasin per nje njeri me byke ne koke e kembet pa toke.
Edhe kur flet edhe kur qesh, edhe kur shkon edhe kur vjen ai te jep
pershtypjen e nje njeriu qe I ka ikur kesaj bote, me trupin ketu por mendjen
gjetiu, shkon e vjen si qeni pa ere. E ne te njejten kohe kur Mali afron te
gjithe syte drejtohen nga ai. Te gjithe pershendesin me ate qeshejen e paster
ne sy dhe buzet qe terhiqen celur vesh me vesh, qe eshte ciltersia e te qenit
prane nje njeriu te kendeshem per bisede.
Ashtu sic iken krejt pa u vene re, ashtu vjen pa u ndjere tek Gryka e Pusit, por
kur me ne fund ai eshte aty, gruprrethi I djemeve qe rrine per ore te tera
sekoti me kembe, hapet njeheresh dhe Mali behet pernjehere ligjeruesi I vetem
dhe lezeti e kendesia e bisedes. Mali nuk eshte mosha e tyre. Djemte e Malit
jane sa ata. Moshataret e Malit jane neper oborret e shtepive, krasitin
hardhite, vadisn token, shkarkojne gomarin me dru a kullotin lopen. Ata I kane
kaluar keto momente te shperqendruara rinie, I kane harruar me kohe rendjet pas
fustaneve e enderrave te kota si Mali. Mali kurr s’u maturua e kurr s’u plak.
Ja tek rrine mes djemeve, me femij se ta. Djemte kujtojne se tallen me Malin
por ne fakt degjojne me vemendje cka ai rrefen per Tiranen. Ate kamarieren per
te cilen merr e humb rrogen Mali I fshatit te tyre. Mali eshte njeri nga ata
qe ka rrjedhur ose ka ikur me kohe prej tyre. Ndryshe flet e ndryshe vishet.
Djemte te Gryka e Pusit nuk pyesin “Per ku keshtu Mali”? Ata e dine mire se per
ku eshte nisur Mali. Fjalet e tyre jane “Hajde Mali hajde si minister qenke
bere!” E Mali I krekoset vetes dhe rrugeve dhe syve te kamarieres qe hapin
qerpiket lehtas ne te qeshur diku ne imagjinaten e tij te ndezur.
Per djemte qe punojne tere diten arave te perbaltura dhe krihen mbremjeve per
syte e vajzave qe kalojne aty pari, Mali eshte nje bote e larget qe edhe
deshirojne ta mberrijne edhe kane frike ta qasin. Rrobat me te mira te tyre
zbehen dhe humbin vleren para rrobave te Malit. E Mali e ndjen, e ndjen nga
veshtrimi dhe zeri dhe fjalet e tyre.
Tani qe Mali ka ndalur, fshataret qe vijne edhe shkojne pasi u thone te gjitheve
mirmbrema, flasin “Ku paske qene keshtu Mali?”
“Ku paske qene keshtu Mali?”
Kurkund s’ka qene Mali. Askund nuk po shkon. Por fjalet, fjalet e tyre “Ku
paske qene keshtu Mali?” kumbojne ne koken e tij. “Ku paske qene keshtu
Mali?” “Ti duhej te kishe qene diku, ti duhet te jesh diku, ti duhet te shkosh
diku. Diku, diku”.
Mali ska vend tek ky rreth I vogel djemsh qe presin te shohin e te shihen prej
ca fshatarkeve te Manzes.
Rrobat e tij mbase, qendrimi I tij mbase, ai mbase nuk eshte per ketu. Mali
ndjen se dheu po shket nen kembe, ndjen se eshte I tepert ne kete rreth te
ngushte djemsh qe nuk e dijne se jeta nuk eshte mes kesaj lugine te erret
rrethuar me kodra nga te gjitha anet. Ketu po bie nata dalengadale, koha te
shkojne secili ne shtepine e tyre, te shlodhen per diten e neserme, per lodhjen
e mundimeshe te punes ne arat me balte. Atje, atje ku duhej te ishte Mali,
jeta sapo ka nisur te geloj gjallerishem. Atje duhej te ishte pas Kalit dhe
Burrit me Shpate, te shkrihej me turmen Tiranese qe derdhej si lum ne shetitje.
Atje eshte jeta. Dhe Mali per atje po nisej si gjithmone ikte sikurse kishte
ardhur, gjithmone ne nxitim e siper.
Teksa largohej permes xhadese qe cante parcelen e hurmave drejt perendimit, I
gezohej veshjes se tij krejt ndryshe. Ai nuk kishte lindur per kete fshat te
humbur. Atje ishte Tirana. Klubi ku ajo priste.
Sa here mori rrugen ne te errur dhe su kthye per dite te tera gjersa iu mbarua
edhe qindarka e fundit neper pijetore me njerez qe si kishte njohur me pare e
qe as do ti shihte me ne te ardhmen.
Futi doren ne xhep dhe preku parat e palosura te rroges. Tani e kuptonte me se
miri se qekur doli nga shtepia, ai nuk ishte nisur per te Gryka e Pusit. Nuk
ishte veshur per fshataret e Manzes, ai per ne Tirane qe nisur. Si gjithmone
kur sa kishte marre rrogen. I vinte inate si gruaja nuk I’a kishte hequr
parate nga xhepi. Nuk ishte faj I tij. Ajo e kishte fajin, ajo. Ajo ia
ngrohu ujin, ajo ia solli kusine dhe peshqirin dhe rrobat e reja pas dushit,
ajo ia kishte sjelle. Ajo duhej t’ia kishte kontrolluar xhepat para se ai te
dilte nga dushi. Ai kishte ikur naten neper shi kodrave te Manzes drejt
minjeres. Kishte ardhur pa gdhire nga minjera, bloz I zi prej qymyrit per ata
para e ajo I’a kishte lene ne xhepa. Ne xhepa per konjak e raki klubeve te
Tiranes. Ajo e dinte shume mire se paraja nuk ngjiste ne xhepat e Malit. A
nuk qe mjaft pazari I lopes? Si pra si do t’i harxhonte edhe njehre parate e
rroges, si parate e pazarit te lopes?
Ate dite pasi qe kthyer nga Tirana ku kishte harxhuar tere rrogen, Mali I pati
thene gruas t’i bente gati lopen.
- I kemi prere jonxh,- qe kthyer e shoqa duke kujtuar se Mali desh ta nxirrte
lopen ne kullote.
- Per pazar,- kishte sqaruar Mali.
- S’kemi lope per Pazar,- pati kundershtuar ajo.
- Ku ka gje ne bote qe seshte per t’u shitur.- I’a mbylli fjalen Mali asaj, dhe
morri lopen, shtyj me dajak e tiq me litar.
Mali s’kishte ber mend ta shiste lopen. Si ta shiste ate ne mes te dimrit kur I
vetmi burim ushqimi ishte qumshti dhe djathi, gjalpi dhe gjiza e lopes? Shtyj e
terhiq. Rrih lopen me kot qe kaparcente kanalin, mbush nje goje ketu e mbush
nje goje atje, arave me grure gjithe rruges. Jo, se kishte marrr lopen per ta
shitur por thjeshte per te justifikuar daljne e tij te kote ne pazar.
Me te vajtur te Pazari I kafshave, atje ne breg te Erzenit, Mali I tha nje
bashkfshatari te tij ta kqyrte pak lopen ndersa vete u nis t’i fuste ca dru
oxhakut te fikur, te ngrohte shpirtin me pak raki, diku ne ndonje klub te
Shikjakut.
-Sa,- kishte pyetur fshatari,- pazari i lopes?
-60 mije.- tha Mali, nje shume qe lopa se vlente sipas kokes se tij gjithnje te
renduar nga mosqenja esell.
Por kur u kthye ne darke tek pazari I kafshave, Mali pa fshatarin e tij ulur mbi
trungun e prere te nje peme, pikerisht ku kishte lidhur ca ore me pare lopen,
qe s’ishte me.
-Ku eshte lopa,- kishte pyetur Mali.
- Gjashtedhjetemije leke – qe pergjigjur fshatari dhe I kishte zgjtur nje top me
para.
Si mori leket Mali, mori rrugen me kembe drjet kodrave te Goxhasit per ne Manez.
Kur po afrohej drejte stacionit te trenit ne Sukth, si per dreq pa ate balozin
e madh qe afronte caf cuf, caf cuf, caf-cuf dhe krejt vetiu I’a dha vrapit.
Kembet vraponin e zemra rrihte me te shpejte jo nga vrapi por nga emocionet e
trurit te turbullt. Epo te hapesh syri de te shkoje me nje top me para klubeve
te Tiranes. Oh se c’frike te shkoje atje me ter keto para. Vrap I thoshte
vetes se te iku treni. Shpejt I lutej trenit nis e m’u zhduk syve se me more ne
qafe me more. As kembet s’iu binden atij, as treni s’i degjonte lutjet e tij.
Sa me shum lutej qe treni te iket aq edhe me shpejte kembet vraponin, aq edhe
me gjate treni priste. Ai mberriti e treni u nis. Ne nisje u hodh nder
shkallet e trenit. Nje jave qendroi ne Tirane, nje nate nuk fjeti ne hotel.
Dilte nga klubi kur dilnin kamarieret, ulej diku e dremiste ter naten duke
pritur trenin e mengjezit per ne Durres, te zbriste ne Vore e te mirte kodrat e
Gerdecit ne kembe per ne Manez, por para se te nisej treni, hapeshin bufete ku
shkonte per kafe e ferrnet, te nxehej e te hiqte te dridhurat e nates, por gota
sillte gotten, ora kapte oren, pi vete e qeras te tjeret gjersa parat u sosen e
xhepat u teren. Vetem atehere e la Tiranen e la kamarieren- syrin qe qesh kur
afron goten e rakise aq embel.
Si leket shterren nje dite e Mali prap hyri ne zgafellat e errata te minjeres,
mendja e tij thosh se kurr me nuk do tia shihte bojne Tiranes, sakaq mezi
priste rrogen tjeter per tu nisur prap nje mbremje te dehej nen syte e
kamarieres qe mbante nate e dite ne mendje.
Atje vajti dhe atje e gjeti prap ate kamarieren qe solli “skenderbeun” pa u ulur
mire. Ja keshtu e niste pijen me nje gote konjak.
Ajo e dinte fare mire porosine, e dinte se ku ulesh ai. Po pse nuk qendron me
gjate me te, perse nuk pyti njehre per emrin e tij, se pyti njehere nga vinte,
si tha njehere pse pinte? Duhej, duhej dicka t’I thoshte ajo. Ai pinte prej
saj, ai pinte per te. Por ajo nuk pyeste dhe atij I pelqente qe ajo nuk
pyeste. Ai do te ndjehej teper keq t’i rrefente asaj se ishte nje cope fshatar
nga Manza. Se leket qe harxhonte ne kete klub I kishte marre me shpirtin ne
dhembe neper galarite e errata te minjeres se Manzes, se ato leke I perkisnin
femijeve te tij e jo rakise ne Tirane.
Ajo sillte rakin e bashke me goten e rakise braktiste nga syte e saj e linte ne
syte e tij, nje qeshje qe Mali e kapte nxitimthi me veshtrimin e vet e fshinte
dhe e ruante te mos vyshkej nje jete ne kujtese, e mirrte ate qeshje te embel
minjeres t’I behej drite neper zgavrat e errata, dhe ajo drite e ndriste rrugen
prap per ne Tirane, ku harxhonte dhe qindarken e fundit. Ajo nuk ishte femer e
turpeshme. Ja tek shkonte e ulej nder tavolina te tjera, fliste e qeshte me
burra te tjere, por jo me te. E nga atje nga atje shikonte, si nena qe femine
ne djep e mekonte, vezhgonte ate apo gotten e tij dhe sillte tjetren gote. E
Mali e kthente gotten me fund, se deshi ajo te ngrihej nga ku ishte e te vinte
e te ulej njehere, njehere se paku prane tij. Perse valle vononte? Sa shume
vononte! Buzet prisnin kristalin e gotes t’I hap-cante buzet. E ajo sapo ulej
ndjente e kuptonte se duhej te cohej serish te sillte dhe nje tjeter gote
gjithnje pas nje tjetre. E prap gota thahet, oret shkojne e vijne, tavolinat
mbushen e karriget zbrasen, syri ze sheh turbull, gjuri ka pertim, nga pertimi
rrine e te dale s’ngutet. Gota eshte thare por ajo nuk vjen. Ajo pret qe Mali
ta therrase, por Mali s’therret. Mali ka nevoj te qesh te gezoj ngrija zerin
radios thirre te vallzoje, tymi I cigars a mos ardhja jote neper syte e tij
motin mugetoi. Gota rri e zbrasur. Ajo po vonon. Mali do te ngrihet e vrapin
te marre. Kurre me zdo te kthehet ne klubin e saj, por eshte gjysem dehur e
kemba perton, ska fuqi te qesh e s’ka guxim te qaj, gjuha, buza trashet, qepall
rendon. Ajo rri atje ulur me te tjere. Po perse xhanem ulet me ata? E ajo atje
qendron madje -. Ja tek ndez cigaren e qesh nga atje. Eshte flirt tinzar apo
tallje shqeto? Tallje me ate? Perse rri ajo ne tavolinen e tyre? E Cfare kane,
ata, valle cfare kane me teper?
Mali sheh ata, sheh rrobat e tij. Rrobat qe ka veshur ndryshe jane tani. Ai nuk
ka xhinsa, nuk ka xhup meshini. Me kostum I veshur si fshatar peqini.
“Oh ata kane tjeter, tjeter bukuri, jepma pse s’ma jep shishen me raki. Te pij
e te dehem te shtrihem te prehem, se nuk gjeta vend te rri kesaj bote, me
shkatroi ketu mosperfillja jote. Jepma pse s’ma jep ta thaj domixhanin, te pij
e te plas te vdes nga inati.”
Rrobat e Maliqit, rroba si prej fshati.
“Do cohem do ik, do ik e do te vete, ne fshat do te shkoje se rrobat qe kam I
kam llum mbi vete, do t’I hq e do t’I flak, do t’I mbledh, t’I grumbulloj, do
t’I djeg me flake ne mes te oborrit”.
Kamarierja vjen, tabakan ne dore. Mali eshte ngritur. Mali eshte vone. Trenin
ka mberritur. Mberriti ne Vore.
Hidhet qe nga treni. Desh t’I digjte rrobat nje cast e me pare.
Njerzit qe hypnin e zbrisnin nga treni, nuk qene veshur me mire se ai. Shih sa
krenar ecin! Shih si pershendesin! Perse ai rrobat t’I digjte perse? Jo jo
do t’I digjte. Nuk do te shkonte me ato rroba me kurre ne Tirane. Po ja si te
tij jane rrobat e tyre. Nga Tirana vijne ne Tirane shkojne Voraket me rroba si
te tij. E Mali ecen drejt Gerdecit, te marre kodrat e Gerdecit per ne Manez.
E deshira per t’I djegur rrobat ze venitet pakez.
Ndersa ecen neper luginen e Gerdecit edhe pershendet dhe e pershendesin. Rrobat
e tij po bien ne sy. Burrat I shtrijne doren e nderrojne cigare. Grate
ngrejne pak napen e qeshin pak fare. Veshur fytyrqeshur prap shkon si zotni.
E Mali me z’di se cduhet te bej me rrobat e tij. Ne Tirane rrobat I pat llum
mbi vete. Ne Vore qe normal veshur si te tjeret. Ne Gerdec njerzit shikojne
me zili. E kur ngjiti kodrat e zbrit ne Manez, njerzit nuk u tallen, folen me
gjithe zemer, “-“Hajde Mali hajde rroba si per dhenderr.”
Keshtu prap mbeten rrobat pa u djegur.
I hoqi e I vari me kujdes, se do t’I vishte prap serish kur te mirte rrogen
tjeter.

Arkiv për lexim. Datat janë datat e postimit në forumin origjinal. Titujt mund të jenë të shkurtuar nga sistemi i vjetër. Adresat elektronike dhe IP-të janë fshehur.